Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

Guest
Re: Copeza mendimesh....

Tani e ndjej llodhjen dhe as redbulli spo me ben me efekt.Simbole te pafundme...por eshte e mrekulleshme se si cdo funksionon. Cdo molekule ka nje funksion dhe e kryen si te ishte nje njeri. Cdo gje eshte perfekte pervec trurit tim qe eshte KO.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

<font color="brown"> Jane cope cope vete o zogu, s'mundohemi fare /pf/images/graemlins/laugh.gif. Ja, ky ishte nje mendim cope cope /pf/images/graemlins/laugh.gif </font>
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

duke u rrezistuar dhe duke mos dashur te mendojme per to ose per ta...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Epo nganjehere edhe ato vijne si miq te paftuar kur nuk ke as bonbone as raki ne shtepi /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Copeza mendimesh....

Tashme disa nga telat qe leviznin marioneten dhe e benin te dukej kaq perfekte e te plotesuar deri ne ritmike, jane keputur. Nje pjese e mire e krahut te saj te djathte eshte paralizuar e s'do t'i pergjigjet me "thirrjeve" te fijeve per levizje, packa se ne thelb, fijet komandohen mire. Ky nuk eshte nje pohim qe levizjet jane te drejta, vetem se jane te komanduara mire. Marioneta nuk "ndjen" me nga krahu i djathte dhe kjo e ka shnderruar ritmin e saj ne dicka gjysmake. Ne fakt marioneta vete eshte nje gjysem "jete", nese me lejohet ta quaj te tille. Qenesia e saj eshte si e destinuar te jetoje ne Purgator pa gjetur paqe mes paralizimit te plote a jetes se plote.

U mblodhen te gjithe mjeket ane e kend e s'munden ta kthejne ne jete ate gjysem qe ish bere per keqardhje me gjendjen e vet superstatike. E te mendosh sa perfekte e kish anen e djathte...ose te pakten keshtu mendonte.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Kam aq shume pune per te bere,aq pak kohe per tu organizuar... Duhet te kthjellohem e te mendoj,but i don't feel like thinking...
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Ku ta gjej zjarrin e t'ia vesh shpirtit
qe te me veshe te teren
ku ta gjej zjarrin t'ia vesh qenies
qe te me mbroje te teren
ku te gjej zjarrin t'ia vesh vetes
qe te te shkrij te terin.
 

Kordelina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Sapo ndoqa nje kenge per te cilen pata simpati pasi perdorte nje isntrument foklorik. Pyeta se c'ishte dhe me thane eshte saze. E bukur por edhe kjo saze folklorike kishte efekte.

Me pas nisa te mendoj per efektet. Instrumenta me efekte, filma me efekte, ambjente me efekte, ndricim me efekte edhe kur shkon ne kinema me 3D te duket sikur te kalon miu poshte kembeve.

Mos ndoshta te gjithe jemi tashme produkt efektesh? ...perfshi ketu edhe sjelljet tona nen drita ciklamin dhe blusaks?
 

Guest
Re: Copeza mendimesh....

Nuk e di pse ka disa dite, qe ndihem kaq mire.
sikur me ka dhuruar dikush krahe.
Si?? I kam pasur gjithmone me vete??
Mbase...por nuk e paskam ditur, qe arrij dhe te fluturoj.

/pf/images/graemlins/angel.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

po lexoja copezat e meparshme te mendimeve dhe vura re se nje pjese e tyre ishin komunikime, nje pjese e mire ishin komunikime: copeza copeza, por ishin copeza mendimesh drejtuar diku. Kuptova ate qe mungon sot: ndjeshmerine, respektin per mendimin/ndjenjen e tjetrit, volitshmerine e heshtjes se te tjereve. Dikur ai qe te fliste ishte dhe ai qe te lexonte, dhe kjo qoshke ishte e jotja. Kush shkruante ne copeza mendimesh linte dicka te paperfunduar, nje mendim te paperpunuar hedhur diku, qe neser te mund te ktheheshe dhe ta vazhdoje aty ku e le. Nganjehere ishte dikush tjeter qe e bente kete si shtylla ime, nganjehere ishe po ti vete dhe perhere perceptoje gjeri ne lekure ndjeshmerine, respektin per mendimin/ndjenjen e tjetrit e volitshmerine e heshtjes se te tjereve.
Cope cope mendimet, e plote dashamiresia. C'bete me te o bisha te qyteteruara?
Tani mendimet humbasin tek rishiko shkrimin nga frika se mos dikush do vije te "zbuloje" komplekset e tua fshehur mes rreshtave.
Mjaft lexuat mes rreshtave, eshte thene plot dhe ne to!!!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Sikur me ke lexuar mendimet ,Jessica.Nuk do vazhdoj hallken e mendimit tend,hera e fundit,por eshte nje nga shkrimet me te goditura qe duhej bere.
Dua thjesht te jem e lire ,ketu ne boten time te vogel te krijuar,pa me prekur njeri shpirtin kur shkruaj.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Nje nga shkrimet me te goditura,vertete,por eshte bere nga personi me pak i "goditur" per te kritikuar mungesen e ndjeshmerise dhe respektit kundrejt ndjenjes se tjetrit!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Nuk tu drejtova ty Lips /pf/images/graemlins/thumbsup.gif Ai eshte vetem mendimi im per postimin e <font color="red">"I'm not bad"</font> te cilin e lexova pak me vone se ty.Kaq!
 

zog

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Dua thjesht te jem e lire ,ketu ne boten time te vogel te krijuar,pa me prekur njeri shpirtin kur shkruaj.

[/ QUOTE ]

liria fitohet duke shkruar (ose punuar studiuar themeluar shpikur krijuar etj) kur nuk e fiton dot keshtu tregon se nuk e meriton ate.

ps; si dhe kur nuk doni t'ja u ngacmojne boten shpirterore, nuk shkruhet ne forum publik, shkuani tek ditari personal ndonje rresht.
por kjo s'u mjafton, pra s'ja u jep lirine e kerkuar. apo jo ? mos u qani pra !luajeni lojen po njesoj me te njejtat arme.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Copeza mendimesh....

Bosh bosh sa bosh qe ndihem sot...............edhe pse sforcohem....prape jam bosh. Sot nuk mundem ti jap dicka dikujt ....por sot nuk dua edhe te marr. Mbase nuk i urrej edhe aq shume ditet si kjo.....
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Dua thjesht te jem e lire ,ketu ne boten time te vogel te krijuar,pa me prekur njeri shpirtin kur shkruaj.

[/ QUOTE ]

liria fitohet duke shkruar (ose punuar studiuar themeluar shpikur krijuar etj) kur nuk e fiton dot keshtu tregon se nuk e meriton ate.

ps; si dhe kur nuk doni t'ja u ngacmojne boten shpirterore, nuk shkruhet ne forum publik, shkuani tek ditari personal ndonje rresht.
por kjo s'u mjafton, pra s'ja u jep lirine e kerkuar. apo jo ? mos u qani pra !luajeni lojen po njesoj me te njejtat arme.

[/ QUOTE ]

Epo kjo eshte jeta ,pafundesi te kerkuarish.Une kerkoj lirine time te mos cenohet,qofte ne ditarin tim,qofte ne forum,qofte ne jete.Nuk po i qahem kujt,e kam mare parasysh ku shkruaj. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

Mono

Forumium praecox
Re: Copeza mendimesh....

Mendimi i saj me turbullonte gjithmone kur ndieja pranine e saj... Kur do e takoj serish !?
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

The snake
Do you know what it whispers?
can you immagine his walk, his climbing into your body and mind, his hipnosy.It has a very philosofical way of describing and acting, his nature is mute but strong, his whisper is love.
have you ever been under the power of a real snake?
under that ambiguos creature?

don't panic, I'm wake.
 
Status
Not open for further replies.
Top