Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

Ema

Goddes
Re: Copeza mendimesh....

NE GRATE (per hir te se vertetes dhe jo vetem per

vetevleresim)

- Nese dikush eshte e stresuar, mjafton te kujtoje

se ne quhemi "seksi i bukur"

- Nuk kemi nevoje te veshim kollare

- Nuk na dhemb kur kryqezojme kembet

- Nese vendosim te bejme profesione burrash,quhemi

"pioniere" (nese ata(burrat) vendosin te bejne

Profesione grash quhen pederaste)

- Inteligjenca jone eshte e krahasueshme me ate te

burrave. Por pamja jone eshte me e mire.

- Nese vrasim dike dhe arrijme te vertetojme qe kjo

ka ndodhur gjate ciklit menstrual, na ulet denimi.

- Truri yne ka te njejtin kapacitet me trurin e

burrave, megjithese kemi 6 miliard nervura me pak.

Kjo do te thote se jemi me eficente.

- Ne jemi ne gjendje te bejme disa gjera

Njekohesisht.

- E dime gjithmone se ku i kemi vene corapet.

- Gruaja e presidentit quhet "first lady". (burri i

presidentes eshte nje zero ne te majte, megjithese

rri ne te djathte)

- Nese martohemi me trashegimtarin e fronit jemi

"mbreteresha" (nese nje burre martohet me trashegimtaren e fronit,

eshte vetem burri i mbretereshes)

- Ne jemi ato qe vendosim sa femije te bejme.

- Ne i ndiejme femijet te na levizin brenda nesh.

- Gjithmone jemi te sigurta qe femija eshte i yni.

- Kemi leje lindje

- Vizita te gjenekologu eshte me e kendeshme sesa

vizita te mjeku i prostatit.

- Jemi gjithmone te pranishme ne lindjen e femijeve.

- Ushqejme me gji.

- Ne quhemi "ylli" i dasmes.

- Keni degjuar ndonje here te flitet per "muze

frymezuese" ne gjinine mashkullore???!!!!!

- Jetojme me shume

- Jemi me rezistente ndaj dhimbjeve dhe

infeksioneve.

- Kemi me pak probleme kardiake.

- Djersijme me pak.

- Kur mbytet anija ne kemi perparesi te hipim te

parat ne varkat e shpetimit.

- Jemi me te ndjeshme.

- Kemi Festen tone Nderkombetare.

- Jemi vertete te mrekullueshme!
 

Guest
Re: Copeza mendimesh....

...Na pelqen te na duan e perkedhelin,por pa e kuptuar,duam e perkedhelim me shume.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Copeza mendimesh....

The rose did caper on her cheek
----------------------------------
The rose did caper on her cheek,
Her bodice rose and fell,
Her pretty speech, like drunken men,
Did stagger pitiful.

Her fingers fumbled at her work,--
Her needle would not go;
What ailed so smart a little maid
It puzzled me to know,

Till opposite I spied a cheek
That bore another rose;
Just opposite, another speech
That like the drunkard goes;

A vest that, like the bodice, danced
To the immortal tune,--
Till those two troubled little clocks
Ticked softly into one.
( - Emily Dickinson - )
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Copeza mendimesh....

vllajo un e di qe ty t'mallengje seksi femer, edhe mua, po t'i leje gocat me fol se ishin duke u rrefy. t'shifshim se mos ksaj rradhe do e nxirrshin veten tamom ne pah, qe mos thoshin masnej "ju s'na kuptoni :mad: " /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

belle

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Pjese-pjese, gradualisht eshte ndertuar nje ditar virtual me jete te bashkuara ne nje ditar te vetem, ku ngjarjet nderlikohen e rendesia e tyre fshihet pas njera-tjetres...
S'ka vend per mua ne nje ditar ne grup.
Kam shume per te thene, por shume pak per te ndare me te gjithe.
Po e mbaj ditarin vec, diku ne nje nga fletoret e vjetra mbetur mbi tavoline.
Shpresoj vetem te di te shkruaj akoma...pas kaq shume kohesh duke shtypur mbi tastieren e kompjuterit...cdo ndjenje a mendim.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Kur bie shi Tirana eshte shume e qete,tamam sikur njerezit e presin te ndodhi e struken te gjithe neper strehat e tyre me qetesi dhe ngrohtesi.Kete ndjesi te jep gjithmone vjeshta ne tirane.parqe te boshatisura e tek tuk letra te hedha pa kujdes.kur ecen rruges sheh drita te zbehta qe po te jesh ne gjendje te keqe shpirterore ste ndihmoje aspak te ndihesh me mire.Por per cudi kjo eshte tirana jone.Vjeshta si gjithmone vjen me paralajmerim,dhe ne mbyllim dritaret e shtrojme ne krevatet tona nje cohe me teper per freskine e nates.Une ngrihem dhe me pelqen te qendroj ne dritare duke degjuar muzike te zgjedhur e duke shkruajtur ne kompjuterin tim mendime te voneta.Papritur kupton qe vitet kalojne shpejt dhe se ato veti qe me aq shpejtesi I perveteson fillon ti harrosh.Cdhimbje te plakesh.Une me siguri duhet te kem sindromen e plakjes,e kam frike ,tmerr ,fobi cfjale tjeter mund te gjej.Pasioni qe shuhet dhe duart e fishkura ato qe sdo doja te shikoja kurre te vetja.Bejme betime dashurie,bejme betime rinie,por sbetohemi dot se do rishihemi.Sa e rende eshte humbja,vertete e tmerrshme,po t e mos arrija ta shkruaja do isha cmendur tashme..Jam bere paranojake e pranoj,dua vetem te ndihem mire asgje me teper,po ne kete gjendje qe jam sdua te bind veten se mund te kete me mire.Sot tek shikoja syte e tu qe shkelqenin sdoja vertete te gjeja me mire.Te prek ,je I gjalle afer meje ti dikur fantazma pas se ciles aq shume isha e dashuruar.Ti sekreti I zemres sime,sot je me I gjalle se kurre dhe une prane teje qe te shtrengoj doren per betimin tone te perjetshem ne ate librin e vogel te kuq ku do shkruanim kontraten tone te dashurise.E bukur,por e vertete?Afer teje me duket kaq afer vdekja,dhe e kam kaq frike se do na ndaje e do na duket kaq e shkurter dashuria jone.Kur jeton e lumtur te duket jeta kaq e shkurter sa ne fund shikon frytin tend dhe do doja brenda teje te ishe dhe ti sa ajo.Gjithcka duket se mbaron me se miri,por une dua ta rifilloj me ty dashurine time.Ne vesh te peshperis : Mos ki frike zemer,ne do jemi gjithmone bashke,te kujtohet une kam lindur per ty,Ti je misioni I jetes sime.Me hapet zemra tek te shoh qe me prêt per te dale,me kembe te mberthyera dhe syte ngulur te une me shoqeron derisa te vi prane e te hidhem ne qafe.Se din e e kupton qe syte me rrezatojne dashuri sepse te tute e tregojne komplet.Te kapur per dore ecim perseri ne rruget e Tiranes sone,ne dritat e heshtura dhe ne qofte se je I dashuruar dritat duken kaq romantike.E them me vete dikush mendoi dhe per te dashuruarit.Me shtregon doren e me mban fort si per te me treguar qe je me mua ne rrugen tone.
 

belle

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

...keshtu po e mbyll kete histori, mbi buzeqeshjet e tua dhe kohes qe me ke munguar. Degjoj akoma gishtat e tu mbi pianon e femijerise time. Te kam kerkuar gjithandej, madje dhe gjetke. Te gjeta, e kudo qe te jem, fle nen shikimet e tua. Trupi yt ish trupi im. Nga gjysmat tona shpikem premtime; bashke ishim e nesermja jone. E di tashme qe endrrat me te cmendura shkruhen me bojen e zemres. Kam jetuar aty ku te gjithe kujtimet formohen kur je DY, larg shikimeve, ne sekretin e nje konfidence te vetme ku mbreteron vetem ti.
Me dhe gjithcka qe nuk e dyshoja, nje kohe qe cdo sekonde e jotja vlen ne jeten time me shume se cdo sekonde tjeter. Isha nga cdo fshat, ti me shpike nje bote. Do te te kujtohen keto nje dite? Te kam dashur ashtu sic nuk e imagjinoja kurre te qe e mundur. Ti hyre ne jeten time ashtu sic hyjme ne stinen e veres.
Nuk ndjej as inat e as keqardhje. Momentet qe ti me dhe mbajne nje emer, mrekulli. E mbajne akoma kete emer, sepse ti je eternitet. Edhe pa ty, nuk do jem me kurre vetem, sepse ti do egzistosh diku.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Copeza mendimesh....

Bare your Throat to your Master, so that I may Feed...
Bare your Heart to your Mistress, so that I may Devour...
Bare your Soul to your Lover, so that I may Embrace...
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

<font color="brown"> Me erdhen mendimet sot copa copa. As u mundova t'i mblidhja ne nje te vetem, edhe po te doja, nuk do ta beja dot. Ishin kaq te ndryshme ngacmimet qe i jepnin trurit, saqe hoqa dore t'u njesoja permbajtjen. E ku nuk me cuan, nga njeri cep ne tjetrin. M'u duk sikur per disa ore pershkova gjendje kaq te kunderta, saqe s'mund te clirohesha nga njera pa mberthyer nje tjeter. Me dukej se mblidhja copa guackash qe nje te tere asnjehere s'e bejne dot. Sa me lodhen... </font>
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Copeza mendimesh....

...perseri vetem...perseri ne kete dhome...perseri ne fund te nje dite te lodhsme...
 

ana_karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Eh sa shumtuar genjejne te gjithe, te gjithe pa perjashtim. Edhe te rriturit, edhe te diturit, edhe te urtet, te dashurit, fisniket dhe idhujt. Te gjithe! Sigurisht, genjeshtrat jane me thjesht te shkruhen se te thuhen e keshtu mbetet e shkruara e kalon dore me dore, deri tek dora qe e beson e keshtu ndodh qe bota vertitet mbi boshte dredhish. Keshtu ndodh qe perballesh me dy mundesi: ose te mesosh te genjesh edhe ti, ose te luftosh me rrymen. Po kush e lavderoi Don Kishotin? Po as konformistin nuk e do njeri. Dil tani nga rrethi po ta mbajti...
 

Dua

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Baaaaaaaaaaaaaaammm!! Buuuuuumm!! Gggrrrrrrrrrrrrrr! Pppshhtththt ttkkhfshfknlkc!! Iiiihhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaa!!
Uuhhh sa dhemb!
 

Ema

Goddes
Re: Copeza mendimesh....

Isha ulur ne banke.Nila ishte ngjitur me mua.Ne nuk ishim shoqe banke.Me kujtohet,ajo rrinte ulur pas meje m Belen(cudi si u martuan te dyja...).Poshte,aty ku veme cantat ka ca dokumenta,carta d'identità,patenta e letra te ketij lloji.Une qesh me dyzimin,sa bukur i perzjej te shkuaren me te pamunduren.Athere ja ku ja behin mikeshat e te sotmes.Hapin,shfletojne,cuditen.Njera me tregon nje fotografi te montuar.Po une s'e kam bere kurre kete foto.C'eshte ky mur?E di qe nuk i besoja kesaj historie?(Kujt?).Une kam veshtrim te perenduar,golfi eshte ngjyre cokollate dhe muri gri ku une kam peshtetur berrylat e menduar.Me duket sikur koka ime leviz ndonjehere si ne ato kartolinat me imazhi iluzive.Po,qenkam une vertet.Me duket si Ure e psheretimave,apo eshte Ura e Vjeter ne Firence?Po lumin kush e ka prere?
Hajt,vrapojme per ne stacion.Dikush vjen per te marre dokumentat qe nuk i perkasin.Po nga vjen treni kur jetojme ne nje qytet?C'eshte ky trishtim qe mne shtyp zemren?
C'jane keto endrra dhjetori?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

give me a break, will you?!
I don't care! It is time I don't think about it, and now I just want to live my present!
honestly, I am tired to death with the [ndaluar]! and I'd rather lose every memory of this endless nonsense, than dedicate it one second more.
give me a break, will you?
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

<font color="brown"> Do you really want a break...?
Perhaps...if you wanted...really meant to want...you'd...
(Do you see how many breaks in the sentence, but the sense remains. So much a puzzle isn't it?)

</font>
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Oh yes I do dear.
I actually left yesterday, although I could feel the stubs in my back.
Who cares, right?
The puzzle is to be resolved, but the key is to understand that I am part of the puzzle, not an external force watching and solving it /pf/images/graemlins/idea.gif
 
Status
Not open for further replies.
Top