Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.
Re: Copeza mendimesh....

...mu kujtua qe ne fund te marsit, ti mblidhje batanije e velenxa, me kapje mua per dore dhe shkonim buze lumit. Gjithmone shkonim ne te njejtin vend, ku uji ishte i ceket, rrembesa e forte dhe bregu i mbushur me gura te medhenj. Pasi i kishe zhytur mire ne uje i hidhje siper nje zalli dhe une insistoja ti ferkoja me ato sapunet e neveritshem jeshile qe me teper se pastronin i fusnin nje sjtrese zhuli cdo gjeje qe preknin. Pasi une kisha ferkuar fort, me duart e mija te vockla qe gje s'benin, ti i kapje nga njeri cep dhe i perplasje fort pas ndonje shkembi te lemuar. Kisha qejf te degjoja zhurmen qe batanijet e lagura benin ndersa godisnin shkembin, si thellima e nje kamzhiku. Dhe une te imagjinoja ty si nje Jean D'arc qe kishte shaluar kalin-shkemb e i binte forte me batanijen kamzhik. Pastaj te shikoja si i terhiqje zvarre batanijet tashme 10 fish peshen e tyre ndersa i terhiqje perseri drejt lumit. Shikoja jeshilen e sapunit te tretej dalengadale ndersa uji i valezonte batanijet si te ishin flamuj ne ere. Pasi i kishe shtruar batanijet ne zall, te thaheshin nga dielli, hiqje shamine e zeze dhe leshoje floket. Ateher i kishe floket akoma te zinj, me pak thinja e shume onde, e ndersa te derdheshin mbi bel, mendoja qe ti ishe me e bukura nga te gjitha. Ky ishte momenti kur beja te njeten pyetje cdo vit. Pse marika e zoica mbajne shami te bardha, blu, me lule, ndersa ti shami te zeze? Nje dite kur isha me e rritur me the :"E njeta arsyje pse cdo Mars kam qejf ti laj batanijet ne lume, edhe pse ne shtepi kemi lavatrice"
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Eshte rruga e perbashket, pa nostalgji te nisjes dhe as te mberritjes. Ne fund te fundit fluturohet pikerisht per kete aresye, per ate sodisfaksion te vogel qe cdo here na jep nisja, me qellimin per te mberritur, casti i te ndjekurit te nje linje te papercaktuar drejt finishit. Ndodh keshtu per miliona hapa e eksperienca qe perzihen e ndahen pa fund.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Cdo lot qe derdh per ty
cdo buzeqeshje qe me jep kur te kam prane,
cdo gje e jotja me ben te jetoj,te jetoj nje jete duke patur frike me shume se kurre vdekjen.thone se jeta eshte shume e shkurter kur je e lumtur,keshtu qenka vertete.kam frike nga ditet qe kalojne,kam frike se dicka do na ndaje per te na larguar nga njeri tjeteri.te dua me shume se cdo gje ne kete bote.ta them perdite edhe atehere kur me thua se sot ke qene shume e heshtur.po cmund te te them i dashuri im,spo i gjej dot fjale kesaj dashurise per te te thene se sa je ne mua.ditet kalojne prane njeri tjeterit te perqafuar.kur ulidhem te thashe qe vjeshta eshte koha per dashuri zemer,dhe ajo per mua ishte vjeshta me e bukur e jetes sime.kudo nje fresk qe lekundte dhe rrezonte gjethet e thara ne toke dhe nen nje peme te larte qendronim ne te dy duke pare njeri tjetrin ne sy.me puthe ne buze e me the qe me doje e do me doje gjithmone.dhe une brenda meje i perserisja vetes qe kjo ishte pikerisht koha per dashuri.ndonjehere se kuptojme se sa dashurojme,por kur sje prane tij e kupton qe sje me vetem ,sje me numer nje,jemi dy dhe se keshtu do doja te isha gjithmone...
 

champaign girl

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

it's 3:11
i always get amused when i look at my cell phone and i see hours like 311, 9/11 or 7 eleven...it makes my day or night in this case.

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Nuk kuptoj pesimizmin, mbi te gjitha kur rethanen e krijon vete. Nuk arrij dot ti pershkruaj keta njerez edhe pse rri bashke me ta. Ndoshta kerkojne keqardhje , ndoshta eshte sinjal i nje gjendje te renduar, i afron doren fjalen e mire, ne menyre te gabuar, nuk e di, por di vetem qe rri prane ne merzitjen e tyre, por prape nuk arrij te kuptoj pesimizmin, pse duhet te jete kaq i forte valle, nuk shikojne bukurine e nje te puthure, nje shikimi, nje buzeqeshje, thjesht fare thjesht. po po thjesht fare, apo nuk mjafton, pra nuk e kuptoj, jeta eshte aq e bukur thone, je ti qe nuk e shikon apo mbeten fjale te bukura te thena nga nje njeri qe shikon pas te shkuaren e tij!! Nuk e di nese arrita ti pershkruaj, ndokush do me thote bere lemsh gjithcka, e prishe, ndoshta nuk jane fjalet e duhura per te pershkruar ate qe shikoj dhe jetoj, por kjo eshte e bukura, "gjithkush kupton dhe shikon ate qe do".
 

champaign girl

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

it's time that i make things right for the first time...since the last time /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Re: Copeza mendimesh....

There is a moment right after you have said something wrong, that you become aware and feel wildly regretful. In your mind you chaotically start and destroy a thousand words to ease into an apology, until you realize the other person isn't aware of your folly. You start your process anew, now battling with yourself on the righteousness of an apology under the current circumstances. Before you have time to decide, you notice the abrupt stop in conversation, which then resumes in softer tones and impersonal topics, which don't require attention or thoughtfulness, and you know that the other person is aware, and you decide you shouldn't apologize until they bring it up. And while you continue muttering something nonsensical, to continue the conversation that a conversation is no more, you see the eyebrow raise and the corners of the mouth curl down, and you know that that other one has decided their moment has passed. You feel the wrath of resentment, but strangely you now become even more convinced, you should have never thought of apologizing at all. We have such a logical way of rationalizing our mistakes.
 

epremte

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Ah neser Boten plot shamat e lashe
Nga qindra xhevahire nje e dhashe
pa folur me kane mbetur qindra fjale
se nuk i merrte vesh kjo bote e trashe
 

epremte

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Ja ku kthye prape, armiku yne i perbashket.....frika.
Me kerkon ndihme mua, pa e ditur qe kam frike po aq sa ty. Dhe une uroj qe te jete nje fllucke sapuni edhe kete here, dhe ti uron qe te jete preokupim i kote edhe kete here.
 

Anna O.

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Te menduarit ne menyre reduktive eshte i lodhshem per vete faktin se perfundon gjithmone duke menduar te njejtat gjera. Si mund te mendohet ndryshe pervecse me ane te analizes shkak-pasoje?
 

abs

nuk e di...
Re: Copeza mendimesh....

Sot u mbushen 2 vjet e nganjeher kujtoj se eshte vec nje anderr e keqe nga e cila do zgjohem e do te te perqafoj.
Tkam gjithmone ne zemer LILI
 

Diddy19

Su@mi
Re: Copeza mendimesh....

..Dikush ka marre persiper misionin te me zbuse mua...Dhe nuk eshte i pari qe merr persiper the same mission impossible ...E di se jam e ftohte po s me duket se jam e eger...Po ndryshon njeriu kur behet 21 vjec?? :confused:
...Nje tjeter mit do bjere per mua.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Nuk e dija se edhe e verteta ndryshonte ne vartesi te interesave personale! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Copeza mendimesh....

duket sikur gjithcka ka mbetur ne vend...hedh syte rreth e qark...nje monotoni vetvrasese...
 

drops^of^enigma

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

My eyes are rolling into the back of my head, and I can’t seem to keep my body upright in my chair. I believe my mind to be slowly decaying. Internet games and the recurrence of the same song for four hours can lead one to insanity. Therefore, I quit!
 
Status
Not open for further replies.
Top