Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

b.k.

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

edhe kete here koha po me ndihmon. eshte mesim i hidhur por prape mesim.
nuk dua te mendoj per te ardhmen, ose me mire nuk kam fuqi te mendoj per te ardhmen. E di qe dhe ti nuk ke fuqi per momentin, dhe mendon se une jam burimi i pashtershem i energjise per te dy.
Ndoshta, ndoshta jam, por kam frike se nje dite do te mbaroje, dhe me te gjithcka qe me lidh me te ardhmen.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Ndodh nganjehere qe jeta lodhet se u mari me ty dhe ben pak pushim, dhe ti cuditesh nga qetesia qe te bie papritur per ise. Disa kujtojne qe ja arriten me pune e perpjekje dhe kjo qetesi eshte rezultat i mundimeve te shumta qe shperblehen, e nuk kuptojne qe pas zhurmes vjen domosdoshmerisht qetesia, edhe sikur mos kishin levizur as gishtin e vogel.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Shpeshhere shkaqet dhe pasojat gjenden te renditura mu para syve te tu dhe ti ndjen nje lloj kthjelltesie te cuditshme tek i kupton. Gjithcka eshte e qarte, ne vendin e vet, per cdo 'pse' ti ke nje pergjigje te prere dhe bindese. Nuk te ngec mendimi ne asnje lloj rrjete dyshimi apo pasigurie, kupton gjithcka dhe je e sigurte. Ti je njekohesisht subjekti dhe vezhguesi, shkaku dhe pasoja, fajtori dhe viktima, dhe kjo dy-rolshmeri nuk te turbullon gjykimin. Por kjo nuk mjafton, nuk eshte fundi, kurre nuk mund te jete clirimi nga nje mundim i gjate, qetesia, paqja ne vete... Pasi ke zgjidhur ca hesape me te shkuaren dhe beson se gjithcka u sqarua, te duhet te shohesh para ku shtrihet nje humnere e erret dhe e thelle. Atehere fillon e mendon se te kuptosh shume eshte fundi i gjithckaje dhe fillimi i asgjeje! Dhe gjindesh duke pyetur: Po tani?

:shrug:
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

It is never easy, and saying or understanding something mostly cannot be compared with doing it. But it gives you a direction to which direct your efforts. It is like choosing which way to go to get out of a deep forest - but you still have to walk the trek. You have to take each step with your own limbs. That is the hardest part, and that is the part you must do for yourself :angel:
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Gjate dites, kur cdo gje e menduar dhe e jetuar i lene radhen njera tjetres dhe kur radhes i takon ekzistenca jote, e vetmja ndjenje eshte nje dore e rende qe shtrengon fort brenda ato rahjet e parregullta te momentit.....
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

...dhe në pyllin e dendur ku ecën Ariel, ku asgje nuk shihet e qarte, por veçse ne nje mjegull te zymte, rastis nganjehere qe na duket te pikasim njefare shtegu... por oh sa keq... shtegu gjendet ne anen tjeter... dhe ne deshperohemi kur shohim shtegun aq afer dhe qe nuk mund t'a arrijme... dhe pastaj... dhe pastaj fillon simfonia e shpirtit e dirigjuar nga ererat e lageshta te perendimit ose te jugut aq drite-verbues... :wink: ... edhe pastaj kujtohem qe me duhet te zgjidh edhe nje pune tjeter qe thuhet se eshte e rendesishme... te shkuarit ne pune per te siguruar vazhdimesine dhe nga kjo futjen perseri ne pyll... :confused:
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Pse njerezit qe duam me shume i lendojme dhe i fshehim nga e verteta.pse skemi guximin ti themi te verteten pa e ditur se kjo gje mundet edhe te na ndaje.a eshte frika mundesia e vetme per te mposhtur .nje cigare e ndezur sot me ktheu kenaqesine e veseve,mbase dhe te genjeshtres.e piva me nje fryme sikur ajo flake te ishte flaka e fundit qe ndizja nga vete duart e mia per te ngrohur dashurine time.kur e do nje njeri e lendoke kaq shume dhe nuk e kupton.te duket sikur ti mund ta kuptosh,te duket sikur je ne gjendje ta perceptosh mendimin e tij,por thelle thelle kur e dime se cndjejme pse vazhdojme tu bejme keq njerezve qe me shume duam.nuk eshte paradoksale kjo?te fshihesh pas nje cigareje vesit tend te harruar,per tju rikthyer perseri te kaluares se trishte vesndjellese duke harruar qe nje minute perpara e kishe vete ne dore ti thoshe vetes mos ai se meriton te lendohet /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Copeza mendimesh....

Fai attenzioni quando scegli i ragazzi come possibili fidanzatti...Riccordati che i soldi sono un elemento importante..Basta con gli squatrinati...

Keshille e bukur per ti dhene ish.te dashures!Aq me teper ne nje kartoline urimi!
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Nuk mund te dhurohen dylbite qe bejne te shohesh ngjyra vezulluese dhe as ato qe shohin vetem ngjyrat e zbehta. Lindim me to, ashtu sic lindim me floke kacurela apo te drejta, bjonde apo brune. I kemi brenda vehtes ne ngjyrat e jemi te vetem padrone dhe piktore te horizontit qe na rrethon.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

dhe telashet s'kane te sosur, por gjeja me e mire tek une eshte se bie gjithnje ne kembe... :cool:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

sa e hidhur qenka vdekja, sidomos kur je larg e nuk mund te besh asgje.
 

drops^of^enigma

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

I keep searching for a way to relieve my pain that I feel when I look at nature and the horizon and sky; I keep fearing the world, trying to embrace it and the religion which nature has become to me, nature, the only religion I have ever cherished...but there's a longing. It shoots up in my stomach and laps up against my glands, and my face tingles. The trees blow and colors are clear and fiercely spring.

Disappear, happy couples holding hands; away with hormones; away with messy rooms; slamming doors; homework; math; sickness; calories; away with the dumpsters of teenhood.

The weather is perfect, and when I look outside or am outside I am overcome with acute longing for something indescribable. WHAT is it that I want? I feel as though I'm a blind hunter. Do I need love? A soul mate-best friend? Medicine? Distraction? Food? Water? A massage? Reincarnation? A new soul, like one of the awesome, always confident ones on sale at fine drug stores? Do I need to cry and cry and then feel better? Do I need hugs? Kisses? A tune-up on my dad?

I don't know what I want. My sensitivity is up, my guard is halfway down, and I don't care if my mascara is smeared or what the hell I look like.
All I know is that I'm longing...for something...and all I can do is wrap my arms around this world, this life, this soul, even if it's a lot to take in and love and accept...
 

gjekec

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] dhe telashet s'kane te sosur, por gjeja me e mire tek une eshte se bie gjithnje ne kembe... :cool: [/qb]
kesaj i thone ndryshe dhe Zar, ke parasysh, sfere, ngadoqe bie vazhdon te rrotullohet
 
Status
Not open for further replies.
Top