Re: Copeza mendimesh....
Renea xhan!
Po kerkoja ate temen tende,ate mbi Diapazon por s'e gjeta. :shrug:
Ate mbi katundin qe u be qytet.Mbi dukjen qe eshte vetem dukje dhe jo esence.
Mbi ato skicat nudo qe te japin imazhin e kontureve por s'te tregojne dot si rrumbullakoset krahu prane sqetulles,si derdhen floket permbi shpatullat,c'harmoni pershkron duart kur levizin,drita e syve(drita!!!),te gjitha ato qe jane ne menyre verbale perfekte por qe s'dalin dot prej ekraneve te te kapin prej fyti.
Per trimat e trimereshat,Dullen,Bythemadhen,Cimin,Nurien,Nexhin dhe Hysenin.Per ata qe kishin shume endrra,qe flisnin me pasion dhe mbi te gjitha me ciltersi.Qe lexonin si te etur Kantin,Fjodorin,Suskindin.Ata qe ushqeheshin me Essenin,qe hanin vargje,enderronin si Listz.
Ata qe u rriten dhe u poqen me ata qe populluan katundin ku u rritem.Per ata qe shkembenin mall me mall:"nje kile qumesht nga lopa ime, per nje krah dru prej te tuve!"
Pastaj katundin e mori lumi("Lumenjte derdhen ne det e deti kurre nuk mbushet,ashtu dhe zemra e njeriut"-citonte dikur Kordelja).
Banoret e rinj u perzien me te vjetrit.Gomaret i shitem e bleme Bicikleta(Ollga shoke,Ollga).
U lind metropoli.
Nje vend ku flitet per gjithcka,nje vend ku njerezit mund te jetojne virtualitetin si ne cdo cep te botes.Gjithe kjo po te mos ishim katundare.Po te mos shkruanim per te gjitha ato qe nuk dime ne Diapazon.
Po mos linim per ketu gjithe lloqet qe s'dime nga ti fusim,te gjitha ato qe s'jane as thashetheme,as dije,as diskutime,as filma,libra,arte vizive,programe.
Lame per ketu,si ato grate qe u eshte thare qumeshti i gjirit,pikat e fundit,shtrydhje me ashtu makinash(affff
) per te ushqyer femijen.Pastaj e perzjeme qumeshtin me uje;ose me keq e bleme te gatshem ne supermarket dhe me reklama dhe ninulla,me komplikime e sterhollime,me te rena nga Kina,India apo Durrsi ja dhame kalamanjeve ta pinin qe te na e vjellin helm sa me shpejt mbi preher.
Se temat si:"ah;Une;Ti;Sa cudi;Edhe pse;Po sikur;Ne te dy;Vetem une;Sa do desha;Kur nuk isha,Nje pishman dhe Dy letra..." i kemi lindur me sforco,ca per ironi,ca me copa librash,ca me copy-paste duke shpresuar qe askush te mos e kete pare para nesh.
Duke lene anonime poezite,shprehjet.Keshtu kush e ha mendon:"ja edhe nje gjeni tjter,nga ata qe ne jeten e perditshme nuk i takojme dot(se ne fakt nuk ekzistojne)!".
Gjithkush nga ne,ketu ne Diapazon perpiqet te formuloje mendimin ne menyre te sterhollluar dhe aq te fshehte,ne menyre qe askush te mos kuptoje, pasi dukja eshte krejt e pakuptimte.
Ne kete menyre meqe ne dime te shkruajme,meqe kemi marre 10-ta ne hartime dhe bukurshkrime hedhim rreshta neper diapazon,shohim qe s'na kuptojne,marrim ndonje kompliment nga ata qe nuk dine c'te thone dhe ne fund shohim me veshtrim te humbur ekranin duke thene me vete:"Sa e zgjuar je moj ***** ime!"
Gjithe kjo behet duke shkruar gjera personale,gjera qe te tjereve nuk u perkasin,gjera qe s'na perkasin,duke kerkuar te fshehten,sekretit ne fjalet e tjetrit,duke lozur: " ta pashe,s'ta pashe","me rroc a me rruac" pa ndonje gje konstruktive ne fund.
Pa ndertuar,pa nxene,pa respektuar.
Se ne jemi katundare(e deri ketu shkova me auto-ironi ),se kam frike qe po te shkepus veten nga tuma,pavaresisht nga qellimet me te cilat kam shkruar ketu turma do me kthehet kundra(sikur eshte ndonje gje e re) vetem e vetem se ata,ju dhe ne durojme eren e
p@rdhes se tjetrit se perzjehet me eren e tones.
Keshtu Renea!
Ky muhabet s'ka per tu bitisur kurre,se te gjithe lehim e askush s'kafshon,se te gjithe therrasim "Ujku,ujku!" por askush s'e sheh ne sy rrezikun.
Se katundi,o shpirt...
Katundi...
Pike