Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

disku

UNI
Re: Copeza mendimesh....

Per xtmas coje ne columbus circle te takoje santan. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

.....ndodh qe je munduar shume dhe nefund nxjerr knkluzion qe gjithe ky mundim do te shkoje dem...por pikerisht atehre kur nuk e pret ndodh mrekullia...aha tani e kam kuptuar qe mrekullite u ndodhin atyre qe u besojne..
 

oneo

Forumium praecox
Re: Copeza mendimesh....

do pranoje te vazhdoje te bisedoje?

prandaj robte i terheq ajo ndjenja e pritjes, dicka qe behet interesante sepse nuk ka nje fytyre e te jep te drejten qe t'ia japesh ti kete.

Njerezve u pelqen te shfrytezojne horizontin e tyre, ne kete menyre te duken te vlefshem, te pakten perballe vetes se tyre.

Nuk eshte egoizem.... besoj
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

I'm back /pf/images/graemlins/wink.gif

Zogu, jo ai i forumit, erdhi. Krahet ishin lodhur nga pesha, por erdhi mire.
Ishte kenaqesi te endeshe faqeve te tij. shpresoj pronarja e re, te jete po aq e mire sa edhe burimi i dijes...
vera duket shume e ngarkur, sot 29, neser 30... ti duhet te jesh rrugeve, por do lexosh dhe shpresoj shtegtimi te te vere perseri ne rrugen time.
Kush eshte Johny? Me kishte dhene adresen e e-mailit, po s'di si t'i flas: anglisht apo frengjisht? Mos valle dhe ti po me rregullon?! :devil:
Nejse,
me thuaj ku je dhe si je, te te nis nje perqafim te madh :kiss:
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

zogu cuditerisht shtegetonte shume ngadale,nuk kisha me shprese,pothuajse.
john,nuk eshte askush qe ka shprese per rastein tend,e takova tek rendja ne poste dhe ngaqe nuk kishim nje cope leter me la adresen aty.nuk e fshiva dot pastaj ne mungese te nje gomeje,por me erdhi keq se nuk kisha shkruar nje mesazh,madje zogu nuk ka adrese derguesi.
jam kthyer rrugeve me pluhur e me dhè te verdhe,perpara kalerimit te 2 korrikut,kam takuar sot vetem motren time,e neser do jem serish e zene por ka 48 ore fiks tani qe nuk kam vene gjume ne sy.
ndryshimi i gradeve eshte mbytes,gjeta ne rikthim gjithe cfare kisha lene,ne mendjen time vallezoj nen ritme spanjolle e rri me koke mbi telefon tek pres mbaresat e nje semestri,mora notat para nisjes,gjithcka kish vajtur me se miri.
ketu komp nuk ka mouse,gjithcka cfare mund te them pervecse jam e cfazuar eshte se nuk ndihem ne timin habitat,mgjth kjo nuk perben aspak nje mungese ne sforcon per ta krijuar,do ngjitem ne dhome te lexoj te njejten kopertine portokalli,studim te mbare,te peraqfoj edhe une fort.
 

Thus_I_spoke...

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Zogun sapo e vrau feminorja hija ime me llastiqe. Ju afrova, pertueshem, dhe po e shikoja prej siper. Ngadale, e zhgryeva me majen e lekurte te kepuceve te mia te zeza, dhe duke peshtyre majtas, i hodha disa fraza, se ... Jo ti nuk duhet ta riktheje ate zog tek une, me te njejtin, timin mesazh te lidhur gjakshem pas kembes se tij te djathte. Kam degjuar se zogjte djathtas e kane zemren, nje zemer te vogel - une qendroja pa levizur, dhe degjoja rrahjet e fundit te asaj dhomeze te kuqerremte camcakizi!!!
Rizbulova syte e mi, teksa benin gare-gare me lengun e kadifenjte te whiskey-t ne goten ku ishin derdhur buzet e tua etshem, mbreme!!! Fshesa gjurmesh u bene gishtat e mi permbi kodrinat e blerta te gjokseve te tua. Adresat e vjetra t'i fshiva me te njomuren gjuhen time, teksa syte e mi u pushkatuan prej te kalterave zjarre te syve-pishtare te moters tende. Pse u habite?!
Shtrihem shfrenueshem permbi lageshtiren e tendosur te eko-sistemit tend. I lidhur ngaterrueshem ne nje zinxhir ekologjik, ushqej stolin e boshatisur me te rozten kemishen tende te nates - tani kercen porsi nje ketrushe, sediljeve te mbrapme te makines sime, perbrenda trurit tim. Kompjuterit tim i mungon butoni "Delete". Neser, ti do te rikthehesh, dhe une do te te pyes: "A eshte e vertete, se ...?!"
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

aj aj aj
te qenka prishur ekuilibri gjumeror. Mos u merzit, pluhuri te behet i joti shume shpejt, kapu pas kujtimeve duke jua treguar atyre qe te rrethojne dhe vetem ne kete menyre do te mund t'i shpetosh brenda vetes.
Se pse kam pershtypjen se diku nen jastek fle nje liberth personal.
po deshe johny-in ta nis me e-mail, ose ose po nisem une me e-mail drejt johny-it, mjafton te me thuash se kishte vajtur te postonte libra :wink:
behu gati per betejen tjeter, tashme armet te jane shtuar, o lexuesja e vogel me vullnet te madh.
E ke bere gati kornizen per te vene rezultatet?!

kjo do te jete vera qe paraprin ndryshimet e medha...
perqafimet dhe puthjet rebesh...
 

loris37

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Do ti ndash me mua sekretet e tua...Se kam mendjen te rripat e sytjenave qe te bien ne krahe.As te parfumi qe ta ndjej 20 m larg,as kur ngjit shkallet duke mbledhur floket,as kur qesh me ndjenjen e shtirur te fajit pasi te ngacmoj.As te ajo ngjyre çokollate qe te ka marre fytyra dhe kontrasti me dhembe kur buzeqesh.Mos i kap duart me njera-tjetren.E di qe jam si ajo shija e embel qe dal gjithkund.Mbij kudo...Qe nga mosperfilljet kur shkembehemi ne vendet publike,deri te shkallet gjysem te erreta.Gjumi i shqetesuar me dritaren e hapur dhe perdet qe valeviten...edhe nje gote vere...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

me dhemb shume koka.po pi nje kafe.sot u ngrita dhe pashe veten para pasqyres.po shikoja qe dielli me paska nxire pak dhe se syte me qenka shplodhur.sa shume lodhje kam kaluar keto kohe.me ne fund pak kohe per veten time.do doja me te vertete te kisha pak me shume kohe me veten,dhe me asnje tjeter...ahhhh sa me pelqen kjo aroma e kafese se sapobere.me duket vetja me e rritur kur e pi,tani me mbase jam me e rritur po do doja te isha femije,te isha akoma femije e te mos kuptoja asgje nga gjithcka qe me rrethon.do doja te isha e lire si femije.ahhhh se paskemi kuptuar kurre sic duhet kete jete.mbase kur u lindem ,u lindem me kete qellim.mbase...
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

ku nuk me cojne endrrat e nates :confused:
u zgjova me shijen e cuditshme te endrres se mbremshme (ose te ketij mengjesi, kush e di) dhe mu desh pak kohe te kuptoj qe jam ne shtepine time dhe jo gjetke. akoma konfuze nga gjithcka, me habit gjithcka dhe s'mund te ndaloj se menduari e ripari ne mendje endrren...
sidoqofte, endrra dhe realiteti jane dy linja paralele qe nuk priten kurre, nuk kam pse trembem, por si t'ja bej qe t'i largoj keto mendime te cmendura e shqetesuese?
duhet te shkruaj per to e te mundohem te hedh ne leter ato mendime qe s'duhen mbajtur ne koke, se kurre nuk i dihet cfare mund te shkaktojne...
 

Koli

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Nuk e kuptova ku po shkoja. Dritat e qytetit duket se po linin nje shije te hidhur ne gojen time. Kujtimi i neteve te gjata pa asnje lloj fillimi dhe fundi po me rendonte ne shpatulla. Ne anen tjeter te trotuarit pashe nje fytyre te njohur qe me ngriti doren dhe me pershendeti. S'e kuptova perse. C'kerkonte? Mbase deshte te tregonte respekt, mbase ishte nje flirt i shkuar, i konsumuar ne agimin e purpurt te kesaj morie reklamash. pub-esh, dyersh te stilin western, trokitjesh shurdhuese te takave ne asfaltin e lemuar pergjate bordellove. Mbase thjesht kerkonte mbeshtetje, ngrohtesi ne kete nate te ftohte ku jeta te zvarritet si hije dhe ne trup ndjen fshikullimat e te panjohurve.

Kerkova me sy te kapja edhe njehere ate shnderritje marramendese qe me kishte ndjelle ne kete qytet, por nuk po e gjeja dot me. Kishte marre fund... Duhet te largohesha prej ketej...
 

moonlight

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Do te doja te ndahesha ne kater-pese pjese e cdo pjese te shkonte tek ata kater-pese njerez te cilet prezenca ime duket se do i ngrohte. E tere sic jam nuk do me donit te tere sic jeni...
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

nese per te folur apo menduar duhet te mesoj edhe nje gjuhe tjeter fort te pakuptueshme do ta beja,kam menduar gjithmone se per nje fije miresie gjithcka ia vlente,per nje njeri te mire ia vlente te degjoje ne heshtje qindra budallenj qe flasin,te torturojne me fjalet e tyre e mendimet mbi mosekzistencen e botes po te mos kishin qene kure, e te mos kish peshe vetem ajo fjala e urte qe do degjoja...
tashme une mbaj vetem fjalen qe te pata dhene sa te kete nje rreze shprese do te jem pas saj,kerkome aty ku te kete drite.
e ti me ke thene edhe nese dikush mbjell nje peme te vetme ben dicka te mire.vertet asgje nuk ndodh kot,gjithcka ka rendesine e saj dhe gjithe pikezat e ujit valle nuk jane ne kerkim te oqeanit?
nganjehere rrugen e marre e ndjekim edhe per ta shpene ne fund pavaresisht nga oshilacionet e deshires dhe vullnetit.
dua te flej me ty,shtrenguar fort,fort e vogel si dikur,te hap krahet e te perqafoj fort ajrin,kur jam kaq larg perqafimin e shnderroj ne imagjinate.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Nje cope ide e vogel me ben te ndjehem mire,por nje me e madhe me ben te mbys ate ide e te ndjehem keq!pse?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Nuk kerkoj nje pse ne asgje... vazhdoj jetoj duke shijuar castin qe iken per t'ia lene vendin nje casti tjeter qe skam pse ta di si mund te jete, pres vetem ta shijoj ashtu sic do vije.
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

....Vetm ti je drita e syve te mi.Vetm ti je ylli qe shkelqen ne netet e errata... ti je gezimi I qiellit ne ditet me diell...ti si profete e zemres sime.Vetm ti si e vetmja dashuri…..
 

Alanis

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Nje cope ide e vogel me ben te ndjehem mire,por nje me e madhe me ben te mbys ate ide e te ndjehem keq!pse?
shiko shiko!! kujtoja se i kishe idete shume te qarta
ps: as e kam idene se per ca e ke pase keshtuqe nuk kemi te bejme me keqkuptime ok?
 
Status
Not open for further replies.
Top