Re: Copeza mendimesh....
Mbreme kur u kthye ne shpi, im shoq me solli nje pellumb qe e kishte gjetur teksa parkonte makinen. Kishte te vrare sqepin dhe mezi fluturonte. I vume perpara pak therrmija buke dhe uje dhe ndersa ai çukiste buken ne "ziheshim" se ku do e linim. Im shoq thoshte: "Ja, ketu ne shpi". Une: "Jo, te na vije tek krevati pastaj :lol: , perjashte ke ballkoni line, mbeshtille ene me ca rrecka". Si perfundim e lame ne ballkon, por do ti ngaqe kishte ftohte ai i afrohesh sa me prane deres. "Sa katile qe je"- me thoshte im shoq, ne nje kohe qe edhe mua po me pikonte ne shpirt tek e shihja ashtu. Atehere me erdhi nje ide: ti ndertojme nje si tip kafazi me koshat e pazarit. Ia shtruam me nje kanatiere te vjeter, i vume pak buke, misra te ziera, qe i preva ne vopa te vockla fare, dhe uje.
E vume prane kaloriferit ne dhomen e gjumit, i ndezem driten (sepse sipas meje zogu ka frike pa drite :lol: ) dhe nje e dy e shkonim dhe e shikonim.
ç'kenaqesi!!
Kisha harruar sa i embel dhe
premuroso eshte im shoq
.
Vendosem qe ta çonim tek mjeku por sot, pasi i dhame mengjesin dhe hapem grilat, ai filloi te perpelitej ne kafaz. "Do te fluturoj"- tha im shoq. E ne fakt ishte ashtu. Nga dritarja kishte pare pellumbat e tjere qe kishin ndalur poshte ballkonit prandaj tundte krahet ashtu. E nxorrem ne ballkon dhe sa hap e mbyll syte u gjind poshte prane nje pellumbi tjeter, qe duhet te ishte e ema.
Edhe pse ne vendosem qe te kujdeseshim per te, perseri ai preferoi te emen!! Gjithe kjo me beri te mendoj nese eshte i drejte apo jo adoptimi. çdo vogelush qofte ky njeri, kafshe apo shpend ka nevoje per ate ngrohtesi qe di ta japi vetem nena /pf/images/graemlins/frown.gif