Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Artan Fuga
"Loje shahu"

Rovena Xhili

Kjo loje shahu është e pafund. Ti me kë luan? Me të tjerët, me veten,me Zotin? Me kë? Dhe unë endem nën këtë tabelë të stërmadhe bardhë e zi të shpëtoj nga eleminimi. Ç’të bëj unë nuk u linda mbretëreshë, por thjesht një ushtar i pafuqishëm, me ata lëvizjet robotike njëkutijëshe. Kam frikë jo se do të dal jashtë kësaj loje, por përse do të luajnë të padrejtët. Ata që çdo ditë ndërrojnë kutitë e tyre, të bardha, të zeza, të bardha përsëri. Do të mbeten në këtë lojë ata që ishin ushtarë dhe më pas u çuan në cdo pozicion tjetër, torë, kalë, mbretëreshë, mbret. E di kush do mbetet tjetër në këtë lojë, ata që me disa buzëqeshje të shtirura më kanë dalë çdo ditë para, ata që çdo ditë këmbejnë maskat e tyre, ata që mbajnë kokën poshtë, por nuk e mbajnë nga modestia,por nga frika se nëse çojnë kokën lart do t’ju bie fytyra dhe do mbeten pa një të tillë. Keni dëgjuar për njerëzit e pafytrë, unë nuk i urrej ata, unë urej ata me shumë fytyra . Një miqsore, një armiqsore, një të lumtur, një të trishtuar, një besnike, një tradhëtare, një të betuar, një të pabesë, një të humbur, një të gjetur, këta kategori janë më të urryera. Unë vazhdoj të përpiqem me lëvizjet e mija nga nje kuti dhe disa herë kthehem pas ndërsa këta njerëz përshpejtojnë dy kuti më tepër, lëvizje të pjerëta, kthesa. Dhe ata më dalin para, majtas, djathtas duke pyetur përse unë nuk po bëj ndonjë lëvizje, përse kam mbetur në vend, përse jam bllokuar. E di përse??? Sepse unë jam mësuar të lëviz vetëm në mënyrë të drejtë, por nuk po gjej ndonjë rrugë që të lëviz në këtë drejtim. Prandaj kam ndaluar, ndoshta një ditë një rrugë e tillë do të hapet përpara meje. Ndërkohë endem në tabelën time bardhë e zi duke pritur, ç’më ka rezervuar fati, Zoti, fuqia hynore, nuk di ç emër t’i vë. Disa gjëra në jetë janë të paemërtueshme, disa njerëz janë të paemërtueshëm, disa ngjarje janë të paemërtueshme.
Ndonjëherë mendoj ndoshta nuk do t’ja arrij, fundja dhe të dështosh është një formë fitoreje sepse nëse dështon do të thotë që kjo humbje erdhi nga përpjekja për të fituar diçka. Ndoshta duhet të heq dorë, shumë shumëfaqësha do të ishin të lumtur, kështu nuk do të lodheshin të fshihnin fytyrat e tyre, por do t’i shfaqnin më natyrshëm, më hapur. Shumë të tjerë do të ishin të lumtur sepse do të ishin më të lirë të shfaqnin paaftësinë e tyre. Një grup tjetër do të ishin të lumtur thjesht duke parë dështimin tim. Por e di çfarë mendoj të mos heq dorë, ndoshta do endem me nga një kuti tërë jetën por e di që lëvizjet e mia do bëhen ndershmërisht. Ndoshta do t’i lodh fytyra ime duke e parë tërë jetën, por të dihet unë vetëm këtë kam. Ndoshta mund t’i lodh dhe serioziteti im ,por unë nuk kam një buzëqeshje të shtirur për raste krizash, ndoshta mund t’i trishtojë e vërteta ime, por ajo do të jetë e sinqertë. Kështu më mirë nuk do heq dorë, nuk mund t’jua ofroj këtë kënaqesi atyre që e dëshirojnë, fatkeqsisht…
 

Hektor12

Locus omnem
Historia e vertete e Nard Ndokes

Nard Ndoka ishte femija me i madh nga 7 femije ne nje familje te varfer dhe me halle. Ne moshe te rritur, Nardi ishte me sherbim ushtarak , pasi u kthye nuk gjente dot nje pune. Nje dit nje drejtor me emer ate kohe takon babain e Nardit dhe i thot: Ore ti je me halle pa pune keshtuqe ma dergo djalin neser tek zyra qe ti gjej nje vend pune. Shkon Nardi neser tek drejtori dhe ky i fundit e pyet: A e ke shkollen e mesme ?! Po - ja kthen Nard Ndoka...
Po ku e ke,i thote drejtori... -Perballe shtepise , pergjigjet Nard Ndoka.
 

Hektor12

Locus omnem
Endrroj te gjej nje njeri se e kupton fjalen dashuri. Te shoh at dashuri ne syt e ti. Endrroj te perfundojn ditet se me vetmuan. Te takoj dikend se me nje ZEMER nuk luan. Te zgjohem me nje gezim ne mengjes. Te di se me at dashuri dua te vdes. Endrroj nje njeri se me don dhe me gabime. Endrroj nje Engjull per tja falur zemren time. Endrroj te me shtrengonte fort ne gjirin e ti. Por ku esht aj engjull ne ket dit te zi. Aj engjull se dua tja lexoj deshirat nga buzet e mira. Veq ket engjull e kerkoj skam tjera deshira. Ndoshta aj do me gjen se Zemren e kam hapur per te. Po shpresoj, se ne endrra per nat e kerkoj me ze. Te pres Engjulli im deri ne fund te jetes te pres. Se kam deshir te jem pran teje deri sa te vdes
 

Hektor12

Locus omnem
Me kalimin e kohës do të kuptosh që të rrish me dikë vetëm sepse të ofron një të ardhme të mirë, do të bëjë që herët a vonë, të duash të kthehesh në të kaluarën...
Me kalimin e kohës do të kuptosh që të martohesh vetëm sepse “po ngelesh vetëm” është një paralajmërim i qartë që martesa do të jetë një dështim total...
Me kalimin e kohës do të kuptosh që vetëm ai që është i aftë të të dojë me gjithë të metat e tua, pa pretenduar të të ndryshojë, mund të të japi të gjithë lumturin. . . . .
 

Hektor12

Locus omnem
Ne jeten time kam njohur shum njerez te mire edhe mashtrusa.. nga ata qe me kan dhuruar buzqeshje e caste te paharrueshme e nga ata qe me kan dhuruar vec lot e trishtim... kam njohur njerez qe s'ishte nevoja te flisja se me kuptonin ne sy e nga ata qe me kan lodhur duke ju dhen shpjegime e kurre s'kan kuptuar si jam... Tani qe vitet kalojn kam vendosur te mendoj vec per veten time... dua te mendoj x ndjenjat e mia e pretendoj njerez te sinqert e te paster ne shpirt..jam lodhur me fjale boshe e tani ka ardh ai moment qe kam nevoj vetem per fakte ,qofte edhe xheste te vogla per te me dhen te kuptuar qe edhe un meritoj..
 

Hektor12

Locus omnem
Buzëqesh edhe nëse zemra jote vuan,
buzëqesh edhe nëse je i dërrmuar.
Duke kapërcyer frikën dhe dhimbjen tënde,
buzëqesh dhe ndoshta nesër
do të shohësh diellin të ngrihet
dhe të shkëlqejë për ty.
Të ndriçojë fytyrën tënde me gëzim
Duke fshehur çdo gjurmë trishtimi.
Edhe pse një lot
mund të jetë gjithmonë kaq afër.
Kjo është koha që duhet të vazhdosh të përpiqesh,
Buzëqesh.
Cfarë kuptimi ka të qash?
Do të zbulosh se ja vlen ende të jetosh,
nëse vetëm buzëqesh.

Charlie Chaplin
 

Hektor12

Locus omnem
Një ditë nga ditët, një pasanik e mori të birin e vet dhe udhëtuan në drejtim të një shteti të varfër, me qëllim që ta sheh i biri se si jetojnë fukarat. Atje i kaluan disa ditë e net, edhe atë në një fermë së bashku me një familje të varfër. Gjatë kthimit nga udhëtimi, e pyeti prindi të birin:

Si ishte udhëtimi? - I biri iu përgjigj: Udhëtimi ishte i mrekullueshëm. – A e vërejte se si jetojnë fukarat, o biri im?! - Po, iu përgjigj i biri.

Atëherë biri im, më trego se çka mësove nga ky udhëtim?! - I biri tha:

E pash se ne e posedojmë një qen, kurse ata i posedonin katër.

Ne kemi liqen në mesin e kopshtit tonë, kurse ata kishin përrua i cli nuk ka fund.

Ne kemi vendosur fenerë ta ndriçojnë kopshtin tonë, kurse ata kishin yje në qiell që u bëjnë dritë.

Muri i shtëpisë sonë përfundon tek kopshti, kurse ata nuk kishin aspak mur, i rrethonte horizonti.

Ne posedojmë hapësirë të vogël ku jetojmë në të, kurse ata posedonin hapësira që i tejkalonin ato fusha.

Ne kemi shërbëtorë të cilët na shërbejnë, kurse ata e shërbenin njëri-tjetrin.

Ne e blejmë ushqimin, kurse ata hanin nga ajo që vet e mbjellin.

Ne posedojmë mure të larta të na mbrojnë, kurse ata kishin shokë që i mbrojnë.

- Prindi i djaloshit mbeti pa tekst nga këto fjalë dhe i biri i tij në fund i tha: O babai im, të falënderojë që ma mundësove ta shoh se ne sa jemi fukara.

A nuk e sheh këtë tregim si shembull të mrekullueshëm për ta medituar?! Të vetëdijeson ta falënderosh Allahun e Madhëruar për të gjitha ato begati që ti ka dhuruar ... në vend se të pikëllohesh dhe të mendosh për ato që nuk i posedon!!

Ty të mbetet t'ia dish vlerën gjërave që i posedon, dhe në fund ta vërtetosh se kush është i pasur e kush i varfër!!
 

Hektor12

Locus omnem
Mikes sime te ngusht.
Do te dish mendimin tim per ty?! Ok!!. Edhe pse me merzit shume here, te kam xhan, edhe pse shume here me thua fjale qe me vrasin jasht mase prap te kam xhan. Edhe kur nuk flasim per nje kohe shume te gjate une prap te kam xhan. E di perse te kam xhan?! Sepse me njerezit qe don nuk mbahet hidherim, nuk mbahet inate pavarsisht qe grindesh shpesh, pavarsisht qe mund t'i thuash fjale qe vrasin per momentin. Nuk te mbaj inate per arsye qe inati nuk mbahet me dike qe kalon shume kohe duke qeshur, nuk mbahet inati me dike qe i thua gjithcka qe i perket jetes tende. Un nuk mund te te mbaj inate me shume se 5 minuta, sepse edhe ato 5 minuta qe kalojne me duken shekuj. Me personat qe ke perzemer, nuk ekziston inati dhe hidherimi. Ekziston dashuria, sinqeriteti dhe respekti.
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Unë mbeta në provimet e disa lëndëve në shkollë, ndërsa shoku im i ngushtë i kaloi të gjitha duke kapur pikët maksimale. Tani ai punon si inxhinier tek kompania gjigande Mikrosoft, ndërsa unë jam pronari i saj.:cool:
 

Hektor12

Locus omnem
Dhe meqënëse fundi është në fillim sepse pa fundin nuk ka kuptim fillimi, ja një shembull i vockël :

Marrim fjalinë : "Sot është data 2 tetor". Si mund ta them fjalën e fillimit "sot" nëse nuk di fjalën e fundit "tetor". Po të mos dija fjalën e fundit, kur të nisja të thosha "sot" nuk do të dija të vazhdoja më tutje.

Pra, është fundi që përcakton fillimin. Pra e ardhmja është e ardhme e së tashmes, për pasojë edhe e kaluara është e kaluar e së sotmes.

E kaluara na ndjek pas hap pas hapi, por edhe ne e shpikim të kaluarën hap pas hapi (pavarësisht se fotoja duket bardh e zi).

E ardhmja dhe e kaluara nuk ka kuptim pa të sotmen. Logjikisht historia e kaluar nuk ekziston dot më vete së sotmes.

Cdo e sotme e ndryshon të kaluarën. E kaluara nuk eshte nje poçe që e gjejmë aty të pandryshuar sa herë hapim syndykun e gjyshes së vdekur. E kaluara ndryshon sa herë që një brez interesohet për të.

Folja "isha" dhe "kisha" në vetvete, logjikisht janë pa kuptim ndonëse gramatikisht kanë kuptim.

Kuptim ka vetëm "kam qenë" ("kam" e tanishme, "qenë" - kaluar) - kaluara e tanishmes. Ose "kam pasur" - e kaluara e së tanishmes.

Ehuuu, histori e gjatë...

Kujdes mos i thoni këto para zyshës së gjuhës, zgjedhojini foljet si do ajo, se do t'u sterroset dita duke u mbushur në katra dhe unë nuk mbaj përgjegjësi.


Artan FUGA
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Dielli me nuk nxeh

Te gjithve na prek jeta,na prek dhimbja, na prek loti, kur humbim njerez te dashur, njerez te zemres, zemra thyhet copash shume her gjat jetes, shume her jemi gadi me u shtri per toke, me ju dorzua kesaj jete, por disi i mbledhim forcat dhe vazhdojm me jetua ashtu te perlotur te thyer e te vrare, te frigosur ne shpirt, se c'do njeri si do te takojm ne jete dot na ther ne shpirt, me pabesi me tradhti me vepra te kqia, sa shume nevoj si kemi per pak dashuri, me na ngrit kurajot guximin, me na ndalua lotin e dhimbjet, me na dhene pak frym pak shpres pak lumturi, frika e madhe ne shpirt, dhimbja me nuk durohet, mbyllemi ne vetmin tone, e cila eshte e vetmja mbrojtje, izolohemi nga bota e jashtme , dhe bota na behet shume e vogel , e lumturia edhe me e vogel , dielli me nuk nxeh, lulet s'kane arome, jetojm me vjet te tera te plagosur thelle ne shpirt, mundohemi me mshef dhimbjen , mundohemi me tregua sa te fort jemi , gjith kjo e ka burimin nga frika, ater kur kemi shume nevoj per pak dashuri njerzore, ater nga dhimbja e pabesia, strukemi si nje zog i vogel, jeta nuk eshte e drejt, ashtu si njeriu nuk eshte i drejt, ashtu si toka nuk eshte e drejt, diku fryn stuhi, diku bie termet , diku kerrset lufta, diku lulet jane te vyshkura, diku as dielli kurr nuk nxeh, kjo eshte jeta e jone, sa me shume dashuri e mirsjellje , nje dit te gjith do vdesim, nje dit ket bote do te leme mrapa sic e lane gjyshrit tone, nuk ja vlen me kalua jeten me lote e me dhimbje, nuk ja vlen me kalua jeten me grushta abuzime , paqe dashuri lumturi te jetojm si njeri...!:giggle:
 

Hektor12

Locus omnem
Jeton sot ne ''meshiren'' e se nesermes..Edhe dje jetove ne ''meshire'' e asaj te cilen sapo e kalove..Edhe cfare?..Iku dhe nje dite..Nje realitet i frikshem ne imagjinat por qe kur perpallohemi me te ne te vertet kuptojme qe s'ka gje te mos kalohet, s'ka problem mos te kete zgjidhje(pervec semundjeve)..Edhe megjithate, megjithese shume mesime ka marr nga jeta njeriu vazhdon te jetoj mbi te njejtat ''gabime''...Jeton sot duke menduar per neser, qe do te thote nuk jeton sot per te mos jetuar as neser sepse gjithmon do te kete nje ''neser'' per te..Gjersa vjen fundi..! Atehere cdo kush e kupton sesi duhej jetuar, por s'ka me mundesi te dyte..!Megjithese koshtient qe ka nje vdekje dhe gjithmone i shmanget asaj qofte edhe ne imagjinate ,menyra sesi e jeton jeten(ne te shumten e rasteve) e shpie me shpejt drejt saj..." Duhet kuptuar rendesia e minutes qe iken per mos thene e sekondit qe te kuptojme qe cdo cast ne kete jete eshte i paperseritshem''


Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
Me pelqen te bisedoj me veten time shpesh per dashurine..!Eshte kaq pranueshem tek une..Shume here kam prekur humnerat me te,shume here ja kam falur shpirtin ferrit per te..!Ja vleu?Nuk e di...Di qe ajo me ka mesuar tolerancen dhe te zgjedh...Te zgjedh syte qe dine te me duan per qindra difektet e mia,per menyren si di te dashuroj,fal,gaboj...Dashuria...misteri,mashtrimi perfekt por qe une e dua...
 

Hektor12

Locus omnem
Artan Fuga
Dhe meqënëse fundi është në fillim sepse pa fundin nuk ka kuptim fillimi, ja një shembull i vockël :

Marrim fjalinë : "Sot është data 2 tetor". Si mund ta them fjalën e fillimit "sot" nëse nuk di fjalën e fundit "tetor". Po të mos dija fjalën e fundit, kur të nisja të thosha "sot" nuk do të dija të vazhdoja më tutje.

Pra, është fundi që përcakton fillimin. Pra e ardhmja është e ardhme e së tashmes, për pasojë edhe e kaluara është e kaluar e së sotmes.

E kaluara na ndjek pas hap pas hapi, por edhe ne e shpikim të kaluarën hap pas hapi (pavarësisht se fotoja duket bardh e zi).

E ardhmja dhe e kaluara nuk ka kuptim pa të sotmen. Logjikisht historia e kaluar nuk ekziston dot më vete së sotmes.

Cdo e sotme e ndryshon të kaluarën. E kaluara nuk eshte nje poçe që e gjejmë aty të pandryshuar sa herë hapim syndykun e gjyshes së vdekur. E kaluara ndryshon sa herë që një brez interesohet për të.

Folja "isha" dhe "kisha" në vetvete, logjikisht janë pa kuptim ndonëse gramatikisht kanë kuptim.

Kuptim ka vetëm "kam qenë" ("kam" e tanishme, "qenë" - kaluar) - kaluara e tanishmes. Ose "kam pasur" - e kaluara e së tanishmes.

Ehuuu, histori e gjatë...

Kujdes mos i thoni këto para zyshës së gjuhës, zgjedhojini foljet si do ajo, se do t'u sterroset dita duke u mbushur në katra dhe unë nuk mbaj përgjegjësi.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Urime per 1937

nga Migjeni


Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937.
Se pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun.
Se dyti mbas gjumit t’ambel, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n’ane tjeter zemra te pelset, si paljaços. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te çalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s’ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi… Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht.
 
Top