Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Sot te gjithe jemi bere ekspert te ketyre rrjeteve sociale,edhe pse shpesh abuzojme duke humbur goxha nga koha jone qe mund ta kalonim ne natyre,duke lexuar a ku di une. Per nje gje jam e
lumtur qe vertet ekziston,,lidhemi me familjaret e miqte e dikurshem. Sa te cuditshem jemi ne njerezit,pak nga malli,e pak nga ndryshimi i menyres se jeteses e shoqerise se sotme,ndjejme nostalgji per kohen dikur(marrdheniet shoqerore e familjare e kam fjalen) e kapemi pas cdo detaji e personi qe na e kujton. Me ka rastisur te pershendese dikush nga vendlindja ime,e sa te kujton dicka nga atje,hapesh ne bisede,e kujton e rikujton,,qesh e ndjen mall,flet e flet..e te duket kaq i/e afert sa vetem flet me te...e kur e gjitha kjo mbaron,i thua-Pak te mbaj mend,di vetem ku kishit pallatin....ehhhh Te duket absurde kur dikush qe je rritur me te,nga te afermit apo miqte te pyet-Me fal,mund te pyes cila vajze e filanit je Ti,,apo me keq-Nga qyteti yne je edhe ti? Te nderpritet biseda e fillon e vret mendjen,kaq shume kam ndryshuar,,,!?po ne jemi rritur bashke,e kujton gjithcka,e fajson veten pse u harruam kaq kohe sa as te mos me njohe...po kjo eshte jeta. Ndjehem me fat qe e kam jetuar ate kohe,qe ruajme ate lidhjen e mrekullueshme miqesore,qe sot kam miq e mikesha te mira nga ajo kohe,,e qe besoj me ate kulture e njerzellekun qe morem nga femijeria jone te mundemi vetem pak tu japim femijeve tane. Si do jene ata e brezat me pas? Nuk e di,,,di qe sdo jene kurre si Ne.

Bona Mulaj Lluka
 

Hektor12

Locus omnem
Gjithcka nis aty,tek te pasurit nje zemer.
Nje zemer qe mos te funksionoje vetem per qarkullimin e gjakut,,nje zemer qe mos te jete egoiste vetem per veten,nje
zemer qe te dhembe jo vetem kur personit qe e mban i dhemb diku,po qe dhemb edhe kur dikush tjeter vuan.
Nje zemer qe dhe kur pushon se rrahuri,jeton ne zemrat e shume e shume njerezve me te cilet ndau gjithcka sa jetoj.
Nje zemer qe dashuron me pasterti,qe di te pranoje se gabon,qe rinis gjithcka nga e para pa meri,pa urrejtje po plot perulesi e dashuri.
Nese Zoti te vuri nje zemer te tille ne kraharor,mos e ndrysho,mbaje te paster ashtu sic tu dha.
Nese nuk mund te falesh dashuri,te pakten mos mbjell urrejtje.

Bona Mulaj Lluka
 

Hektor12

Locus omnem
MOS HARRO .....

Edhe nèse jeton Paris ,Romè apo Londèr , mos harro kurrè origjinèn Tènde !
Mos harro vèndlindjen , shokèt e fèmijèrisè , mos harro fshatin apo qytetin, ku u rrite, aty ku kalove fèmijrinè Tènde e lodrat e para mèsove.
Mos harro atè vend ku thure èndrat e Tua , aty ku pate njè simpati apo njè dashuri , tè lènè aty , apo tè marrè me vete.
Tani qyteti Yt ndihet i braktisur pèr largimin Tènd , pèr larminè e zhurmèshme tè "lodrave tè Tua" .Ai ndihet "i zemèruar "pèr qetèsinè nè tè cilèn e ke lènè ,duke marrè me vete gjallèrinè Tènde.
Nganjèherè era qè vjen nga bregu i detit apo nga rrèzè e malit èshtè shumè e fortè ,si njè revoltè shpèrthyese e "mendimeve" pèr largimin Tuaj .
Pastaj era fillon tè zbutetet dhe qyteti fillon tè "qartèsojè mendimet" e tij .
E nè heshtje vazhdon :- Bijtè e mi ..dhe duke u mallèngjyer shton : -
Unè jam i lumtur me ju , pasi di mirè qè nè botè ju thoni me krenari fjalèn --JAM SHQIPTAR !
Dhe nè fund pèrfundon mendimin , me zèrin qè i dridhet :
"Edhe unè jam krenar pèr ju djem dhe vajza , bijtè e mi tè shtrenjtè ,
qè u rritèt nè gjirin tim , po po jam krenarè pèr dinjitetin tuaj , pèr virtytet e cmuara qè zotèroni , por di mirè edhe vèshtirèsitè tuaja , sakrificat , me tè cilat jetèn pèrballoni . QOFSHI GJITHMONE FAQEBARDHE BIJTE E MI TE SHTRENJTE " !
Dhe lotèt e mallit tè pèrvèluar fshin , duke mos dashur ta shikojnè kalimtarèt ,qè me nxitim kalojnè , pa vènè re mallèngjimin e tij.

Tè kam gjithmonè nè zemèr qyteti adoleshencès , èndrave dhe rinisè time .
Dhe jam e bindur qè shpreh mendimin ,rrespektin dhe dashurinè e tè gjithè
bashkèatdhetarève tè mi kudo qè jetojnè pèr Atdheun ,pèr Shqipèrinè tonè .

Apo jo ...???


Me rrespekt Margarita Stoja .
 

Hektor12

Locus omnem
Kurrè nuk mund tè imagjinoja ,qè pas buzèqeshjes aq dashamirèse ,
aq njerèzore dhe aq tè ngrohtè tè asaj gruaje qè mè pèrshèndeti pa mè njohur , tè fshihej njè histori aq e dhimbshme dhe aq e trishtuar .
Kurrè nuk mund tè imagjinoja ,qè ato orè tè pasdites, qè ishin pèr mua orè clodhje tè mèndjes e tè shpirtit nè kontakt me natyrèn ,
do t'mè shèndronin pikèrisht mua, nè dèshmitare tè asaj ngjarje tè hidhur, qè mè tronditi thellè nè shpirt.

Unè vetèm dicka dua tè theksoj :
Shoqèria nè tè cilèn jetojmè , sot mè tepèr se kurrè ,ka humbur dashurinè njerèzore dhe cdo princip tè jetès .
Asgjè nuk vlen mè shumè ,sesa egoja pèr vetveten .E pa konceptueshme .
Kètè do ta kuptosh mirè duke lexuar mè poshtè .


BRAKTISJA

E ndèrsai ngjitesha asaj rruge si cdo ditè nè ecjet apo vrapin e pasdites ,shikoj njè grua qè po hapte rrobat nè oborr tè saj .
Gruaja e panjohur me pèrshèndet me shumè pèrzemèrsi duke mè buzèqeshur ,sikur t'mè njihte prej kohèsh.
I pèrgjigjem pèrshèndetjes sè saj me tè njèjtèn dashamirèsi.
Mè bèri pèrshtypje kjo pèrshèndetje , pasi kètu èshtè vèshtirè jo vetèm pèrshèndetja dashamirèse ,por edhe t'i pèrshèndesèsh pèrpara ,pèrgjigjen shumè ftohtè , sic janè nè tè vèrtetè vetè njerzit .
Por sot ndodhi krejt ndryshe.
Ndèrsa i ngjitesha kètè pasdite asaj rruge si zakonisht ,gruaja mè shikon nga larg dhe ngre dorèn pèr tìmè pèrshèndetur.
I pèrgjigjem pèrshèndetjes sè saj me tè njèjtin xhest .
Kur afrohem, vè re qè ajo po pastronte abazhurèt e kristaltè .
Lè mènjanè abazhurèt dhe kuptoj qè kish dèshirè tè fliste me mua , gjè qè e kisha kuptuar qè nga pèrshèndetja e parè .
Mè pyet pèr emrin dhe fillon t'mè flasè .Gjithmonè ajo nga dritarja
dhe unè nè cep tè rrugès ku u pèrshèndetèm herèn tjetèr .
Gruaja mè thotè qè kètè shtèpi e kish blerè vetèm prej pak kohèsh dhe krejt natyrshèm mè fton pèr tè parè shtèpinè.
Pranoj ftesèn e saj me njè normalitet tè jashtèzakonshèm , pasi unè jam tepèr e kujdesshme me njerzit e panjohur , por kjo njohje qe ndryshe , pèrshèndetja e saj e pèrzemèrt dicka mè kish trasmetuar .

Ajo del tek porta pèr tè hapur derèn dhe unè futem brènda .
Fillon t'mè tregojè dhomat .
Ish njè vilè 2-katshe e arkitekturès sè viteve 1800.
Shtèpia jo e madhe por shumè mikpritèse .
E mobiluar me shumè stil , mobilje antike .
E ndèrsa vèshtroja dhomat e larta , sallonin ku ishin kolltuqet dhe njè tavolinè , gruaja mè pyet se doja njè caffe' , i them jo - pasi sapo e kisha pirè .
Ajo fillon t'mè flasè pèr jetèn e saj :
-Jam e divorcuar prej shumè vitesh ..pas njè pauze vazhdon .
-kam njè vajzè qè bashkèjeton me tè fejuarin e saj .
Po ju ? -e pyes unè ,
Me kè jetoni ? _ Vetèm ?
Ajo vazhdon : - Kisha njè shok me tè cilin bashkèjetoja ..
Jam operuar nga njèri gji -mè thotè ..
dhe ai , kur mori vesh sèmundjen qè kisha , vendosi tè largohet .
Unè ngriva dhe nuk mundja ta ndiqja mè .
Ajo , me qetèsi vazhdonte tè pastronte abazhurèt e kristaltè ,
e po me atè qetèsi mè tregonte :
-Dhe unè kam pèrballuar 40-radio-terapi vetèm .

Unè qè sytè m'u errèsuan mundohesha tè kapja fillin e bisedès ,
pa mè shpètuar asgjè .

-Pse vetèm ? ---E pyes unè ? Shokè , miq tè njohur .
Tè gjithè m'u larguan ---vazhdon ajo -me qetèsi .

Kanè kaluar dy vjet - mè thotè
por akoma nuk kam garanci pèr jetèn .

Unè merrja frymè me vèshtirèsii - doja tè isha e kujdesshme
nè pyetje , pèr t'mos e lènduar .

Mè vjen keq ! -Shtoj unè --pèr veprimin e tij .
Kush e di sa shumè tè ka thelluar lèndimin ...

Jo ! - mè pèrgjigjet .

Nè momentin kur je duke luftuar ..pèr jetè , apo vdekje
nuk tè intereson mè asgjè ! -pèrfundon ajo .
Unè nuk dija ctè thoja .
Dhe sikur tè mos mjaftonte e gjitha kjo , vazhdon duke mè thènè
qè edhe motra e saj nè kèto momente tè vèshtira , e kish braktisur .

Unè nuk mund tè qèndroja mè ,nuk isha mè nè gjèndje ta ndiqja .

Cfarè pasionesh ke ? --- Mè pyet me qetèsi
Tè shkruaj ! -i pèrgjigjem unè ..
Po ju ? ---
Shkoj nè diskotekè ! --pèr tè larguar mendimet dhe stresin --pèrfundon ajo.Kam edhe njè pasion tjetèr :
-Mè tregon disa canta tè cilat i bènte ajo vetè dhe dilte nè markatè
pèr t'i shitur 2-3 herè nè javè .

Shumè bukur ! - Jo vetèm pèr tè kaluar kohèn , por tè krijosh
èshtè ...Art -i them unè .
Ajo mè buzèqesh -ashtu si atè ditè .

E pèrshèndes me pèrzemèrsi dhe i them, nè se ka nevojè , unè do t'i gjèndesha afèr pèr nè spital . I lash numrin e telefonit dhe largohem e shokuar .

Nuk isha nè gjèndje tè vazhdoja as vrap , as shètitje dhe me hap tè rènduar , kthehem pèr nè shtèpi .

Unè njoha tek ajo grua njè personalitet shumè tè fortè ,
por njè shpirt tè akullt .

Vallè tè ketè tè drejtè ????
Ku èshtè dashuria njerèzore ?????


Margarita Stoja
 

dr love

Locus omnem
Edhe pse syte i mbaj mbyllur e ndjej qe jashte ka zbardhur dite e re.
Ti hap apo mos ti hap syte...mendoj..s'guxoj !
E pse ti hap kur ti s'je aty !
I shtrengoj fort..dua te te mbaj brenda ne burgun e endrrave te mia..
Jam e sigurt qe na aty nuk iken..s'ke ku..edhe sikur ..nuk do mundeshe.
E veshtir eshte te zgjohesh vetem..ne nje dhome te madhe..te ftohte..pa jete..pa ty.
E veshtire eshte te zgjohesh me duart e zgjatura deshperimisht drejt ajrit te thate qe te mbyt e te kerkosh te kapesh dicka edhe pse e di shume mire qe nuk e ke aty.
E veshtire eshte te zgjohesh me syte e mberthyer diku pa pasur deshire per asgje dhe te ndjesh zemren qe do te shpertheje muret e trupit e te vrapoj drejt teje..

E veshtire eshte te zgjohesh pa ty !
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Nje cast malli
Nuk pot e shkruaj sot per te te thene se te dua shume, jo as per te te thene se per ty po derdh lot ne kete momente. Ajo qe sot me shtyn te shkruaj eshte malli qe kam per ty.Vertet ne keto momente po ndjej mall.Respekti per ty eshte e vetmja gje e me ka mbete ne keto momente Brenda meje dhe une nuk dua ta zhduk. Dhe malli ne keto momente nuk po me le vertet te qete. Sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe enderrat qe thelle I kam varrosur ne shpirt. Ato million enderra qe vertet kane kohe qe kane filluar te treten. Por sot vetem malli eshte qe po shtyn te te shkruaj,me ben qe te bashkoj edhe njehere eshtrat e tyre per te te kujtuar si nje mike te vjeter qe arrita te ja hap zemren edhe ne skutat me te thella te saj E vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte “Respekti” per nje njeri te cilin dikur e kam pasur thelle ne zemer. Po sot kjo ndjenje po me con ne mallin qe kam per ty.Malli qe kam per te te pare dhe te te perqafoj sin je mike te shtrenjte, dhe te pime nje kafe te tavolina jone si dikur,dhe te bisedojme per te gjithe kete kohe qe ka kalur,dhe per te kujtuar momentet e bukura.dhe te rrime bashke thjesht si dy miq te mire. Dhe ndersa u ktheva me nga muri me dolen dy pika lot nga syte e mi.Nuke kuptova se isha duke qare,por vetem kur lotet lagen faqet e mija e kuptova qe po benin rrugen e tyre qe kishin kohe pa e bere.Vertet sa shume kohe kishin pa e bere per ty.Sa keq.Dhe ndersa ende po mendoj se sa shume mund te kesh ndryshuar,shtrengoj fort syte qe te mos me dalin me lote te tjere.Vetem ajo ndjenja e mallit me bent e shpalos edhe nje here tere kohen e kaluar me ty. Ndjej vertet mall. Megjithese e urrej te flas per nje kohe te shkurter sepse eshte vertet dicka qe ka kaluar. Sot dua ti kujtoj vetes tere momentet e bukura qe kaluam bashke. Mundohem te te kujtoj sin je mike te mire qe me kujton , Sot pot e kujtoj sin je engjell qe pata fatin ta kem prane. Une prape them se rrespekti qe une kam per ty me bent e besoj se ti ne jeten tende kurre nuk do te harrosh se Diku…….Dikush…. Dikur
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Dua te me flasesh,qe te me zgjosh nga gjumi..Te me celesh perseri, se zeri yt me ngjall pranvere..
Hyr dhe rri perjete me mua, brenda ne qenien time sepse me mungon shume , me mungon menyra se si i mendon dhe i merr ti gjerat, ironia me te cilen flet shume here, me mungon shpirti dhe dashuria jote..
Oh, sa larg je dhe pse un te ndjej shum afer, sepse te dua gjithnje e me shume..
Hajde pra, foli zemres sime, qe edhe ajo te shkrije nga akulli qe e ka zene, sille djellin tend dhe driten e syve te tu qe edhe un te arrij me ne fund te shoh..
Eshte e veshtire..cdogje duket e pamundur tashme, se ti nuk je me per mua, nuk rri me te me degjosh kur une te flas, nuk lexon kur une te shkruaj, nuk je me pranvera ime..
E ku ti kerkoj une te gjitha keto tani???
Duhet te dal ne rruge e te bertas??Te kerkoj perseri nje yll tjeter..me te mire?? Nuk mundem..as kembet sme bejne me, e as ze e fuqi nuk kam qe te kerkoj dike,qe mund te jete mbase me e mir..se u mesova me ty..
Ta dish se kenaqem me ty edhe nqs e gjithe bota mund te zhduket, kenaqem me syte e tu edhe nqs sdo shoh sy te tjere me ne jeten time, kenaqem me ty, se vetem ty te dua..aq shume..
Prandaj me fol, hyr perseri ne porten e zemres sime dhe me fol, vetem me pershendet te pakten..se me ka marre malli per zerin tend qe me ngroh, gjithmone..
Por ti..e merzitur me mua, vetem me largohesh dhe mbase nuk arrin t'i degjosh fare keto fjale, qe vijne nga thellesite e shpirtit tim e qe jane vetem per ty..Mbase ste interesojne shume ose mbase nuk me beson me..sepse asnjeher nuk me ke besuar!!
Dhe ti ike..papritur..pa thene me asgje..qofte edhe..Lamtumire..
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Na ishte Nje here nje vajze...me plote jete, e dashur e bute e mire shpirterisht, kishte shume enderra, jetonte jeten me plot vullnet derisa nje dite u fut nen ujerat e te ashtuquajtures dashuri...
Kishte mesuar te mos i besonte askujt...por mendja nganjiher fluturon sikur zog i sapo leshuar nga kafazi, i besoj dikujte qe i mbushi mendjen se dashurija egziston, dikujt qe ajo i fali te gjjitha, por ai dikush nuk i diti vleren kurre ketyre gjerave...
Vajza luftoi shume, duroj shume, por edhe dashuroj shume me gjith forcen e zemres saje...por keto i ktheheshin vetem me ofendime e mosbesim nga dikush...nga dikush te cilit ajo i besoj shume.
...Sa veshtire e kishte e gjora, qante cdo nate me lotet me te thelle te syve te mekur...me denesjen e shpirtit te mbytur, therriste emrin Neneeeee, por ajo nuk shfaqej askund, kishte deshire ta ngushellonte dikush, por ai, ai vetem e shkelte me kemben e nje diktatori, e mbyllte ne merzine e saj te gjithe ate qe ajo deshironte ta bente...i ndaloj Lirine qe i fali Zoti...
Por ajo vetem vazhdonte te qante...derisa nje dite i tha qe donte te ndahej edhe pse e kishte te veshtire, shume te veshtire aq sa shpesh here i`u kishte lutur Zotit ti merrte jeten, sespe per te s`kishte mbetur me per te jetuar...
Sa lote pati derdhur por asnji nuk u qmua nga ai, ai qe e mban peng nga frika, kjo nuk quhet dashuri, ajo eshte peng e tij, qe eshte i vyshkur nga tjerat femra ne zemer...
Ajo do te vdes nje dite, te lirohet nga prangat qe i jane vene...
Ai kujton se ajo do ti nenshtrohet gjithnji, sepse ajo gjdohere i kthehej, por tani qe ajo deshirone lirine ai e mban peng...
Ajo eshte peng i nje gjeje qe nuk egziston...ajo eshte peng i dashurise
"Cmojeni lirine qe keni...mos i besoni askujt as per nje gje te vetme, jeta juaj vlene, jeta juaj nuk meriton te udhehiqet nga askush, dashurija nuk egziston, dashurija eshte thjesht nje iluzion, sepse ju i besoni verberisht dikujte, por kur ai heq masken ju e kuptoni gabimin me te madh te jetes tuaj"
...Dhe nje dite vajza vdiq nga merzija e madhe qe kishte brenda vetes, nga lotet qe ishin deshmitaret e heshtur te vuajtjeve te saja, vdiq nga cenimi i te drejtes te jetoi...vdiq nga vuajtjet e medha qe ai i shkaktoi...
dhe vetem nje gje i`u lut Zotit: "Zot nese ndonjihere e merr ate malli per mua i thuaj sa here me kishte marre malli mua per ate e ai nuk ishte aty, nese ndonjihere ai pyet per mua i thuaj se kam shkuar ta kerkoj lirine ne boten jeter sepse ti ma ndale lirine time ketu... nese ndonjiher pyet se ke deshta une, i thuaj se un e deshta vetem ate, qoft ajo dashuri e mire apo e keqe ai me mesoj ta kem ne shpirt, dhe nese ndonjiher ai qan per mua...i thuaj : Mos qaj sepse lotet nuk jane per ata si ti, lotet jane per dashuri te paster, lotet jane per vajzen qe kurr se kuptove se qfare donte"
Dhe vajza la nje amanet te vetem, mbi varrin e saj te shkruhen vetem keto fjale: BOTA E HICIT PER HICIN PREJ HICIT, SILLET RRETH QELLIMIT TE HICIT...
" thone qe eshte dobesi ta mbytesh veten, thone se vetem njerezit e lige e bejne kete...por o Zot a mund te jetosh nen hijen e dikujte, a mundesh tere jeten tende ta jetosh pa liri, prandaj po ju them se veten e mbyta vetem qe te jem e lire ga ai qe i besova shume, aq shume saqe ja fala te gjitha, por ai sme la te jetoi ashtu siq dua. Sa shume u mashtrova, me dhimbset familja ime te cilet sdo te kene me per qka te jetojne...por smundem me, e ai shpresoj te jetoi i lumtur pasi beri qe un te mos jetoi me, gjithqka me eshte bere monotone, dua te jem vetem, e tera vetem, te gjithe me jan bere te tepert, madje edhe prinderit e mi, urrej gjdo gje qe shoh, por askujt si ve faj per gabimet e mija, dashurova thjesht dashurova derisa ajo dashuri u kthye ne urrejte per veten time separi pastaj per jeten qe jetoi, mos mendoni se dua te vdes...kisha pas deshire te jetoi edhe shume gjate, por kjo jete me mundon, sepse jam peng e askush se di, skam kujt ti qirrem, sdua qe edhe keta te vuajne si une, keto gjera po i le kur dikush ti lexoi e te kuptoje se pse shkova nga kjo bote, per te vetmen arsye se desha te jem e lire, i them prinderve te mi me falni qe kurr nuk iu rrepsektova sa e meritonit, por ju dua, kam qajtur shume per ju kur kam menduar se nuk i dita vleren lirise qe me dhate...po vuaj shume smundem me...dua te ik por se di menyren se si...por me duket se dua te bej diqka qe askush te mos jet i lenduar, ju le amanet qe askush te mos qaj per mua sepse po iki vet...askush te mos mbaje zi per mua....sepse po iki vet, te mos me futni ne dhe por te me digjni se sdua te jem as e vdekur ne kete toke.
Mos qani per mua sepse mjaftojne lotet qe i derdha un, per lirine time qe ma morri dikush...
Lamtumire "
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Po e nis kete leter me nje pershendetje, CKEMI, me kte fjale qe po pres cdo dite ta degjoj nga ti por nuk po vjen. E di qe ndoshta te vjen si e papritur pasi heshtja per nje kohe te gjate ndoshta i ka ftohur gjerat por une po ta shkruaj kete leter per te te thene qe jam ketu, kam qene dhe gjithmone do te jem. Pavaresisht nga gjithcka ndodhi ndjenjat e mia per ty nuk ndryshuan, une vazhdoj me te njejtin intensitet te te dua dhe kjo ndjenje po rritet gjithmone dhe me shume me ditet qe kalojne. E kam te pamundur, te te shoh cdo dite dhe mos te te flas, me duket sikur po me pushon zemra dhe shpirti qe me tretet nga pak. E kam shume te veshtire kur mendoj ku ishim dhe tani ku jemi, por me beso zemra ime ka vec nje emer, emrin tend. Ate emer qe e mbaj si gjene me te shtrenjte qe kam, ate qe dikur ishte gjysma ime, e zemres time, e shpirtit tim, e teresis time. Nuk dua te pretendoj dicka me kte leter por dua te te them qe me vjen keq per gjithcka, me fal qe u bera dicka e madhe per ty qe me pas te ikja dhe te te leje vetem dhe bosh, tashme e kam kuptuar se tek ai boshllek qe lash une ka zene vend dikush tjeter, dhe une uroj qe ai te mos bej gabimin qe bera une, ate gabim foshnjarak, qe la njolle ne jeten tende dhe tani po tenton ta pastrosh. Tani qe po te shkruaj kete leter me duket vetja si nje budalla qe kerkon me shume se cmund te kete, po kerkon dicka te humbur tashme, po te kerkon ty, se mos ndoshta ka ngelur ndonje rrenje nga e kaluara ne zemren tende qe pret te cel serisht, se mos ndoshta mund te kete nje rikthim qe te mund te mbush jetet e te dyve. E di qe eshte vone ndoshta por une u ndjeva i detyruar te te shkruaj pasi kisha shume per te te thene por dhe se ne sy nuk e di nese do te gjeja fjalet. Me fal per gjithcka, me fal per gabimet e mia por me beso qe dhimbjen e kemi ndjere njesoj sepse dhe une isha larg nga ti. Me fal, me fal, me fal. Dije se jam penduar qe nuk u bera pjese e jetes tende por vendosa per dicka pa kerkuar mendimin tend dhe pa arsyetim te forte. Me fal, me fal se ndoshta tani e di qe per ne eshte vone..
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
E beson kaluan me shum se 1 vit nga puthja e fundit , nga gjesti qesharak i fundit apo nga gjithqka qe mbeti e fundit.
E them e fundit sepse nuk u pam më,u degjum por su pam,ndoshta kishim mall per njeri tjtrin por su pam.
E kupton u ben me shum se nje vit ne shtator do te mbushim 2 , ne shtatorin tjeter 3 e keshtu me radhe, pas cdo shtatori do vije nje tjeter dhe ne sjemi me një, me mir sjemi fare , se vetem bashk ishim dikush.
Me trego dicka e dashur si e sheh dallimin mes dashuris dhe miqesis , dikur me thoje qe eshte lule me nje rrenje veq se dashuria ka petale me shum, a po tash ke ndryshuar mendimin dhe thua qe dashura paska vyshkur, e vertet e lam te thahet , dashuria kerkon dashuri dhe ne ja mohuam.
E di qe flas kot dhe kot kam folur me muaj me ty , kur ti skuptoje gje nga ajo qe flisja unë, her pas here dhe mbyllje veshet , dhe her pas here ke ikur krejt.
Ste ve faj se sme degjon , dhe une si budalal mundohem te them fjale sheksiriane, kur jam larg me mija kilometra nga guri i varrit, kaq eshte largesia mes nesh ... mes asaj qe dikur e quanim te pa thyshme , te papar , te ashtu , te kshtu heshtt ti se une smundem ... duhet te nxij kete flete te bardh me fjal te ndyra , qe pikojn drejt nga zemra ne kete hapsir te bardh.
Mir po iki si gjithnje dhe mos u ndi fajtore per per fajin tend , e marr unë at , jo qe dua te behem i mir por dua te kem diqka nga ty.
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,
U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,
Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,
Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.
Por, jo pastaj s’munda te flas,sepse dy syte e saj plot gaz
Dicka me kujtonin,kohen e shkuar me afronin
Ne syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristal
Gjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.
O EDA ku je ti,per pak kohe te harrova
Ty te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.
Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyeta
LINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.
O moj LINDA bukuroshe me mua a mund te flasesh
As me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturi
LINDA e vogel buzeqeshi,une foli e pastaj qeshi
Po pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.
Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kuj I ngjan,
Dhe ne balle syte e bukur,te EDES qe dua ti mban
Ja ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoi
Nje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.
Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuan
Se ne duart e mia pak me pare vajza e ime kish qendruar
Ne te dy ne ate cast si statuja po qendronim
EDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.
Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuar
Prane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.
Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtua
Kur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,
Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytet
Por jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete plage,
Duke thene se ajo kash vdekur!
Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronte
Duke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.
EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuar
Cdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruar
LINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht me
Me thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.
Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,
Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.
Na le e u largove,me le dhe me tradhove
Duke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.
Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me larg
Shpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma nxive!!
Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.
Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjim
Qe ti jepja pak ngrohtesi,
LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten ti
Te lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam baba
Babai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin kemi gjetur,
LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte
Mamin e saj te perqafonte .
Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,
Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??
Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoli
Kur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmi
LINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare kur e pushtova
Ne kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.
Ne duar mbante nje tuf me lule,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lot
Valle mos ishte e semure apo kish lumturi plot
Mendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.
I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA lulet kuj po ja dergon??
Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuron
Jo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet lule po I coj
Por jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!
Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot hidherim,thirri ku je GONI im??!!
Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe donte te dilte,sesi e ndalova
Kapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per nga varrezat u drejtova
Ne te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish shkruar EDA, EDA qe vdiq ne rini!
U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me te puthura ta mbuloja.
EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh ato sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!
EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjon
O ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te dale,te mos rri aty ne varr.
Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle engjell si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!
Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja EDES ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,
se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoi
EDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim ne ferr ta coje
Deshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te bashkohem
Ne kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e LINDES qe me embelsi me foli
Babi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti mos e lendo.fjala babi me tronditi,
O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,
Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti im e I saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!
Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per dore,nga varezat te dy dolem
Ktheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me dashurine ,kisha lene edhe shpirtin tim.
Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora LINDEN une per krah,dhe fot e perqafova,
Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.
LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qene
Njehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.
Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e shikonte
Po pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe mami,sa bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,
Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!
Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te puthura e lot fotografine tende mbulonte!
Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne gruaje te vraponte
Mami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,
Kur e pa qe s’ishte ajo
U kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi I saj me rreshqethi!!
Qe te dy ne trishtim,
Ne krahe te njeri tjetrit rrinim
Dhe yjet lart ne qiell
Lotet tane shihnin…..!!
 

dr love

Locus omnem
Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,
U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,
Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,
Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.
Por, jo pastaj s’munda te flas,sepse dy syte e saj plot gaz
Dicka me kujtonin,kohen e shkuar me afronin
Ne syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristal
Gjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.
O EDA ku je ti,per pak kohe te harrova
Ty te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.
Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyeta
LINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.
O moj LINDA bukuroshe me mua a mund te flasesh
As me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturi
LINDA e vogel buzeqeshi,une foli e pastaj qeshi
Po pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.
Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kuj I ngjan,
Dhe ne balle syte e bukur,te EDES qe dua ti mban
Ja ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoi
Nje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.
Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuan
Se ne duart e mia pak me pare vajza e ime kish qendruar
Ne te dy ne ate cast si statuja po qendronim
EDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.
Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuar
Prane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.
Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtua
Kur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,
Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytet
Por jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete plage,
Duke thene se ajo kash vdekur!
Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronte
Duke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.
EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuar
Cdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruar
LINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht me
Me thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.
Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,
Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.
Na le e u largove,me le dhe me tradhove
Duke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.
Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me larg
Shpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma nxive!!
Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.
Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjim
Qe ti jepja pak ngrohtesi,
LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten ti
Te lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam baba
Babai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin kemi gjetur,
LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte
Mamin e saj te perqafonte .
Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,
Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??
Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoli
Kur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmi
LINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare kur e pushtova
Ne kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.
Ne duar mbante nje tuf me lule,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lot
Valle mos ishte e semure apo kish lumturi plot
Mendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.
I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA lulet kuj po ja dergon??
Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuron
Jo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet lule po I coj
Por jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!
Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot hidherim,thirri ku je GONI im??!!
Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe donte te dilte,sesi e ndalova
Kapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per nga varrezat u drejtova
Ne te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish shkruar EDA, EDA qe vdiq ne rini!
U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me te puthura ta mbuloja.
EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh ato sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!
EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjon
O ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te dale,te mos rri aty ne varr.
Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle engjell si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!
Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja EDES ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,
se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoi
EDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim ne ferr ta coje
Deshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te bashkohem
Ne kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e LINDES qe me embelsi me foli
Babi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti mos e lendo.fjala babi me tronditi,
O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,
Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti im e I saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!
Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per dore,nga varezat te dy dolem
Ktheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me dashurine ,kisha lene edhe shpirtin tim.
Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora LINDEN une per krah,dhe fot e perqafova,
Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.
LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qene
Njehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.
Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e shikonte
Po pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe mami,sa bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,
Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!
Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te puthura e lot fotografine tende mbulonte!
Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne gruaje te vraponte
Mami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,
Kur e pa qe s’ishte ajo
U kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi I saj me rreshqethi!!
Qe te dy ne trishtim,
Ne krahe te njeri tjetrit rrinim
Dhe yjet lart ne qiell
Lotet tane shihnin…..!!

ne mos gaboj keto kan qene doreshkrime qe kalonin dore me dore neper gjimnazet e kohes tone ?..kam dhe une ca...besoj se gjith moshataret tane kan pasur blloqe me citate e poezi dashurie.
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Dite vjeshte...... dhimbja ime

Nje rruge e shkrete....

shume gjethe te vyshkura shtruar
si nje qilim vjeshtor plot trishtim
nje ere e thate me perplaset fytyres
shume ftohtesi me sjell
Ne kete dite Tetori dicka ndodhi...
Se ndjej egersine e natyres pasi..
skutat e shpirtit tim jane ndezur
si vullkane te shumte, ku llava
si nje lum i marre merr cdo ndjenje
qe del perpara. Eeshte egersia, krenarie thyer
humbja dhe se fundi dashuria e lenduar. Pse duhet te
ndodhte, Pse?
Eshte pyetja qe me persekuton
qe nga momenti qe morra ate telefonate
e cila shkundi pemen e dashurise sime te paster,
ku cdo frute ra pa jete ne tokene copetuar
nga korrupsioni imoral.
Ai ze me kumbon akoma, me ndjek me sy hapur, ne
enderr, kudo.
Ajo njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim,
kohen time, me theu ne bese. Mbylli me force librin
e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur dhe gervishi
cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndjej, qenien time
te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh,
kur ajo lajmeroi ne telefon, . Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therese nxiste me shume rrahjet e zemres qe po
dilte nga kraharori si nje kale i terbuar, deshte lirine, hapesiren per
te jetuar por ishte vone. Cdo gje u erresua, degjova zerin tim qe morri
komande dhe mesazhin qe perpunoi, Dhe mbyllja e receptorit me
pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente mua
kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta
adoleshente qe deshte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste
mua per nje kohe te gjate.
Euforia u shnderrua ne dhimbje, lot pa fund qe merrnin me rrjedhen
e tyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e cmendur kembet me conin ne
drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre si ne nje gare ku trofeu do
te ishte shkaterrimi.
Por une e kisha marre goditjen tashme ajo cngelej ishte perfundimi im.
Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke me shkonin si nje
film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim,
perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle
rreth meje. Mendoja se telefoni do binte, do degjoja zerin e saj por
intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij
qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje........ qetesia varr me
tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje
formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? Cte kisha
bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te pafund
konfuzioni,une isha vetem, i dermuar, i lenduar por mbi te gjitha i
thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta prekte, ma
burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan Dark.

E doja? Jo, nese e doja sdo ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe
qenien e saj mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ajo erdhi
atehere kur une ndjeja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por cte jete
valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe ndertuam
qeshjet , lotet.

Serish jam vetem, i plagosur, carmatosur nga cdo imunitet social,
shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me
neveritet akti "te ha", e urrej te ndjerit
"gjume", kam dal nga cdo faze njerezore dhe kam krijuar
nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes,
eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.
Kane kaluar 4 dite, zeri i saj akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani
cdo shprese po tretet, ajo sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur,
folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu
keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume
keshilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per
ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere.
Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke
kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo
here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film
Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje
lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e
shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me
torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj ,

Jeta vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe
dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag
faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye
krenaria e bashke me te besimi tek njeriu....

Te duash eshte te vuash, por ska gje me te bukur sesa vuajtja per dashurine e paster e te sinqerte.......
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Dashuri e pa Fat
Per here te pare jane perballur ne nje stacion
autobuzi.. Ai vazhdonte mjekesi, Ajo arkitekture. Mbas perballjes se pare, per tu takuar edhe njehere edhe njehere edhe njehere tjeter, hipen cdo dite ne te njejten ore ne te njejtin autobuz. Ishin te rinj, shume te rinj. Te dy nuk
banonin ne lagjen ku i hipnin autobuzit. Djali kishte hipur ne autobuz ate mengjes sepse kishte qene tek nje shoku vet, vajza tek e motra. Mbas nje periudhe e pranuan se te dy ngriheshin heret ne mengjes, dilnin nga shtepia dhe shkonin ne anen tjeter te qytetit vetem per te hipur ne autobuzin ku perballeshin.
Kur mbaruan shkollen u martuan menjehere. Ishin te
lumtur, shume te lumtur. Ndonjeher mbeteshin pa leke,
ndonjehere pa pune, por aq shume ishin lidhur me njeri tjetrin saqe edhe kjo nuk u interesonte. Ishin njesoj te lumtur, si kur mbeteshin pa leke ne fund te muajit, edhe kur u bene nje doktor dhe nje arkitekte te njohur. Nuk ishin nga ato dashuri te cilat mbarojne me kohen apo kur kane pak ose shume leke ne llogarite bankare. Kalonin ditet, kalonin vitet por dashuria e tyre vazhdonte te rritej. E vetmja mangesi ishte se nuk kishin nje femije. Mbas nje kurimi te gjate perseri nuk arrinin te kishin femije, por menduan se do te ishte egoizem qe te prisnin qe gjithe lumturite te ishin te tyre' ndaj e vazhduan normalisht jeten e tyre. Ne vend te femijes ata rritnin dashurine e tyre. ”Une do te vdisja per ty' thoshte gruaja duke e perqafuar forte burrin, kurse burri i thoshte
gjithmone: ”jo, une do te vdisja per ty'”.
Ndonjehere kur vinte ne shtepi gruaja gjente nje
shenim mbi pasqyre, ”
E vetmja ime, shiko mbi raftin e
librave”... tek rafti i librave shikonte nje
shenim tjeter, ”
Shiko mbi tavolinen ne guzhine dhe mos
harro se te dua shume”. Gruaja vazhdonte te shkonte nga
tavolina ne guzhine, tek dollapi ne dhome duke lexuar
shenime te mbushura plot me dashuri, dhe shpesh gjente
nje tufe me lule, apo cokollatat qe i pelqenin me shume,
ose dhurata te shtrenjta. Por sidoqofte nuk kishte rendesi
dhurata qe merrte.... Sado shpejte qe kalonin vitet e jetes, sado pune te
kishin, ata gjenin gjithmone kohe per njeri tjetrin, por
perseri kur arriten mbi moshen 38 vjec, vendosen qe te punonin me pake. Burri e la punen ne spital dhe filloi te merrte vetem paciente ne kliniken e tij. Gruaja e mbylli zyren e arkitektures dhe filloi te merrte vetem projekte te
vecanta. Tani kishin me shume kohe per njeri tjetrin.
Nje dite duke shetitur ne breg te detit, gruaja pa nje
shtepi te rrenuar, me tabelen 'shitet'. 'si thua
e blejme' i thote burrit. 'e prishim kete dhe
ndertojme nje shtepi fantastike, e kam menduar gjithe
projektin. Bejme nje verande te madhe ku mund te hame
mengjesin bashke me pulebardhat'. ”
te duash ti
dicka une nuk mund te te them jo” i pergjigjet
burri.'sapo te kthehem nga kongresi i mjekesise ne
Amerike do ta blejme shtepine, sado qe te kushtoje, kete mundta quajme te tonen tashme'.
Do te rrinin vetem nje jave larg njeri tjetrit, por
per ta edhe kjo ishte shume. Cdo dite, cdo ore folen ne
telefon. U perqafuan duke qare ne aeroport. Por mbas disa ditesh vuri re qe i shoqi kishte nje sjellje paksa ndryshe. Nuk ishte me i lumtur si me pare, nuk donte te fliste. Per ta gezuar ate i kujtoi shtepine ne breg te detit dhe i dha
projektin qe kishte bere, por u perball me nje pergjigje qe nuk e priste: ”
shpirt, ajo shtepi eshte shume e
shtrenjte per ne. Ti ben me mire ta harrosh ate shtepi.”
Merzitja eshte me e veshtire per njerez te cilet jane
mesuar te jene perhere te lumtur. Gruas nuk i pelqeu
aspak ky 'mik' i papritur. Iu lut qe tia thoshte
cfare halli kishte
”ti e di qe do te vdisja per ty, te
lutem ma thuaj” por ishte e kote. Burri qe donte prej
vitesh sikur kishte nderruar vend me nje njeri pa ndjenja dhe pa dashuri. Kur perpiqej ti afrohej atij, ishte si te
perplasej me muret prej betoni, dhe ne cdo perplasje i
dhimbte me shume shpirti.
Nje dite duke i treguar per problemet e veta nje
shoqeje me te cilen kishte kaluar femijerine, rinine dhe gjithe jeten, ajo e nderpret dhe i thote 'nuk duroj dot me, me duhet te ta them. Ai takohet me nje grua te re, dhe ha
dreken cdo dite ne nje restorant perballe vendit ku punoj une.Pastaj te perqafuar largohen qe aty.'
“Pusho pusho, nuk dua te te degjoj me” i
bertiti gruaja. Dhe e fajesoi miken e vjeter se e kishte zili ate. Diten tjeter u ul ne nje cep te atij restoranti dhe atehere e kuptoi se perrallat ishin vetem perralla. Dhe e njohu menjehere doktoreshen e re te femijeve qe punonte ne spitalin ku kishte punuar me pare i shoqi. Dhe e pa se
si e perqafonte burri i saj ate grua qe shpesh e kishin
ftuar edhe ne shtepine e tyre. Dhe sapo i erdhi i shoqi ne
darke, here duke bertitur, here duke e perqafuar, here duke egoditur i thoshte cdo gje ne fytyre.

Burri nuk e mohoi. Tha se ndjenjat mund te ndryshojne, se kur jane rreth te dyzetave kerkojne dicka tjeter, dhe duke mermeritur neper dhembe i morri plackat e tij dhe iku. Kur doli nga dera i tha “Dua te te perqafoj edhe nje here ty” por gruaja i bertiti gjithe inat “Ik”.
U ndane qe ne gjyqin e pare. Asnje nuk e besoi qe nje
histori dashurie moderne mund te perfundonte keshtu.
Gruaja u mundua te ishte e forte me ndihmen e miqve te saj.
Mesoi se burri se bashku me te dashuren ishin larguar per ne Amerike qe te jetonin atje. Ndonjehere kur ishte vetem
e ndjente qe e donte akoma ate, dhe fillonte te qante,
dhe lutej qe urrejtja te zinte vendin e dashurise.
Kaloi nje vit. Edhe pse thuhet se koha eshte ilaci i
gjithckaje, kjo nuk i zgjidhi pune gruas. Nje mengjes
u zgjua nga zilja e deres qe binte pa pushim. Kur e hapi
deren pa perballe ate grua. ”Me cilen fytyre mund
te vish ti ketu” i tha. Gruaja e re i thote ”Ju
lutem me lini te hyj, duhet te flasim patjeter”. U
ul ne divan dhe filloi ti fliste me nje ze te ulet.
”Asnje gje nuk eshte ashtu si duket. Me vjen keq
por ai VDIQ para nje ore. Vitin e kaluar kur ishte ne
Amerike e mesoi se ishte i semure dhe se i kishte ngelur vetem nje vit jete. E dinte se ti nuk do te duroje dot, dhe si thoshe gjithmone do te doje te vdisje me te. Per te te
larguar nga vetja me kerkoi qe te dukeshim sikur ishim te dashur. Nuk e lajmeroi as familjen e tij. Perhapi genjeshtren se ishim te dy ne Amerike. Por ne te vertete morri nje shtepi me qera perballe stacionit te autobuzit ku jeni takuar per here te pare. Po kurohej dhe mendonte se do tia dilte mbane, por nuk ia doli. Naten ishte renduar, kujdestarja e tij me telefonoi dhe une arrita momentin e fundit. Deshi qe te te jepja kete kuti.” Gruaja e dinte se nuk do ti mbante dot lotet. Donte te vdiste menjehere, aty ku ishte. Ne letren e pare shkruante, “Te lutem lexoi letrat me rradhe, e vetmja ime”. Dhe ajo i lexoi me rradhe,
Te desha shume ty”,
“Nuk hoqa dore kurre
se te dashuri ty”, “Me thoshe gjithmone se do te
vdisje per mua, dhe e dija se thoshe te verteten”,
“Por une nuk desha qe te vdisje per mua”,
“Tani dua qe te me premtosh”, “Do te
jetosh per mua, dakort”. Kur e mori letren e fundit ne
dore, gruaja pa se ne kuti ndodhej nje celes dhe ne leter
shkruhej:”Shtepine tone ne breg te detit e kam bere sipas
projektit qe bere ti.
Kur ti te jesh duke ngrene
mengjesin me pulebardhat ne verande, une do te jem duke te te pare....
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
E pyeten nje te ditur : Nga ta di une se cila eshte gruaja me e bukur ne bote ?
Ai iu pergjigj : Me e bukura ne bote eshte ajo grua nga e cila ti largohesh shume i zemeruar dhe prapeseprape mezi pret te kthehesh perseri tek ajo ..!!:)
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Pse pret?
Pret qe jeta te beje nje mrekulli?
Qe rrethanat te ndryshojne ne favorin tuaj?
Ke pret? Pse? Sa?
Nese nuk ngrihesh dhe te behesh i zoti i vetes nuk mund te shpresosh se do ndryshoje ndonje gje.
Nese nuk fillon asgje nuk behet.
Nese nuk troket asnje porte nuk te hapet.
Mrekullite ndodhin kur fillon dhe hedh hapin e pare drejt realizimit, drejt endrres.
Asgje nuk vjen si dhurate....
Asnje s'te ben te lumtur......vetem vetja jote, keshtu qe ngrihu, bej udhetimin drejt lumturise tende.
Udheto ne detin e emocioneve.
Jeto.
Mos shtyj asgje per me vone, mos prit njeri.
Dora jote eshte e afte te dizenjoje endrrat e tua, te shkruaje fatin tend...!:)
 

Soleil

Valoris scriptorum
Dua te me flasesh,qe te me zgjosh nga gjumi..Te me celesh perseri, se zeri yt me ngjall pranvere..
Hyr dhe rri perjete me mua, brenda ne qenien time sepse me mungon shume , me mungon menyra se si i mendon dhe i merr ti gjerat, ironia me te cilen flet shume here, me mungon shpirti dhe dashuria jote..
Oh, sa larg je dhe pse un te ndjej shum afer, sepse te dua gjithnje e me shume..
Hajde pra, foli zemres sime, qe edhe ajo te shkrije nga akulli qe e ka zene, sille djellin tend dhe driten e syve te tu qe edhe un te arrij me ne fund te shoh..
Eshte e veshtire..cdogje duket e pamundur tashme, se ti nuk je me per mua, nuk rri me te me degjosh kur une te flas, nuk lexon kur une te shkruaj, nuk je me pranvera ime..
E ku ti kerkoj une te gjitha keto tani???
Duhet te dal ne rruge e te bertas??Te kerkoj perseri nje yll tjeter..me te mire?? Nuk mundem..as kembet sme bejne me, e as ze e fuqi nuk kam qe te kerkoj dike,qe mund te jete mbase me e mir..se u mesova me ty..
Ta dish se kenaqem me ty edhe nqs e gjithe bota mund te zhduket, kenaqem me syte e tu edhe nqs sdo shoh sy te tjere me ne jeten time, kenaqem me ty, se vetem ty te dua..aq shume..
Prandaj me fol, hyr perseri ne porten e zemres sime dhe me fol, vetem me pershendet te pakten..se me ka marre malli per zerin tend qe me ngroh, gjithmone..
Por ti..e merzitur me mua, vetem me largohesh dhe mbase nuk arrin t'i degjosh fare keto fjale, qe vijne nga thellesite e shpirtit tim e qe jane vetem per ty..Mbase ste interesojne shume ose mbase nuk me beson me..sepse asnjeher nuk me ke besuar!!
Dhe ti ike..papritur..pa thene me asgje..qofte edhe..Lamtumire..

sh interesant si shkrim...por madhesia e germave jo dhe aq :p
 

Hope

dans ton coeur
Nëse nuk mundesh që të më harrosh aq sa unë tashmë ty, të paktën
mundohu që të më harrosh aq sa më harrove edhe atë ditë kur vendose
të ikje dhe të më braktisje duke më lënë me lotë në sy si një fëmijë jetim
i mbetur në mes të udhës së jetës, i pa strehë dhe i pashpresë për të
vazhduar për më tej!

Mundohu të më harrosh edhe përse tashmë është e vështirë një gjë
e tillë për ty, sepse jam i sigurtë në vetvehte që je penduar thellë në
shpirt për lëndimin e ndjenjave të mia dhe lotët në sy që m’i dhurove!

Mundohu pra, mundohu të më harrosh, mblidhi edhe njëherë të gjitha
forcat e shpirtit dhe bëja të ditur vehtes njëherë e mirë përgjithmonë,
se unë nuk egzistoj më për ty, madje as që pata egzistuar as edhe më
parë, sepse gjithshka që përjetuam sëbashku dikur, ishte thjeshtë një
lojë aventurieske për ty, paçka se ishte krejtësishtë ndryshe për mua!

Mundohu të më harrosh, sepse u bënë kohë që tashmë edhe unë të kam
harruar ty, pas shumë e shumë stërmundimesh që përjetova në këtë luftë
të shpirtit që nuk dorëzohej lëhtë edhe përse ishte i plagosur dhe e kishte
të qartë që e pati humbur këtë betejë që mbante emrin Dashuri e Hidhur!

Mundohu të më harrosh, me shpresën që një ditë, në mendjen dhe shpirtin tëndë,
nuk do të ketë më as edhe një fije më të vogël ndjenje ndaj meje, apo ndaj
dashurisë që dikur vërtet t’a pata falur me gjithë shpirtë!
Inkurajoje vetvehten tënde dhe shëndrroje ç’do kujtim të bukur të timin, në një
kujtim të hidhëruar e të trishtë për të cilin nuk do të kishe patur as edhe dëshirën
më të vogël për t’a risjellë më në kujtesë!

Mundohu të më harrosh, hapi sytë dhe zgjohu nga gjumi, mos e gënje vetvehten
me ëndërra që kurrë më nuk do të bëhen realitet!
Përqëndroje shikimin mirë në realitet dhe shumë shpejt do të vësh re që,
të harruarit mua, do të jetë diçka e dobishme dhe e mirë për ty dhe jetën tënde
në vazhdim.

Mundohu të më harrosh, sepse fundja e fundit edhe nëse nuk më harron,
jam i mendimit se e ke kuptuar sadopak që, unë tashmë të kam harruar
dhe nuk mendoj më aspak për ty!
 

Hope

dans ton coeur
Sonte kjo nate nuk me ngjan aspak me netet e tjera qe i kam kaluar ne vetmi.
Mundohem te mbyll syte e te bej nje sy gjume, te qetesohem sadopak prej
mundimeve te dites qe nuk kishin te sosur, por jo syte nuk me mbyllen.
Edhe ato i tremben erresires nen qepallat e lagura nga lotet qe rrjedhin si gurre
uji pa shterim as ne dimer e as ne vere.
Kerkoj te gjej prehje duke u kapur ne krahet e ndonje kujtimi te vjeter qe ende
zvarritet si calaman neper trurin e turbulluar, por me kot se prehja u shua perfundimisht.
Prehja dhe qetesia me kane braktisur mua qe prej kohesh dhe as qe jane kthyer
te me shohin nese jetoj me apo jo.
Vendin e tyre te pluhurosur e ka zene trishtimi dhe ankthi qe vetem i shtrijne
thelle e me thelle rrenjet e tyre ne shpirtin tim te plagosur qe renkon pa reshtur,
teksa pret qe edhe ai te ngrihet si shume shpirtra te tjere ne formen e nje rrezeje
drite drejt qiellit te pafund qe me ngjan per nga madhesia aq shume me dhimbjen
qe mbart zemra ime perbrenda.
Dua te bertas, te uleras dhe t'a nxjerr tere mllefin qe me eshte mbledhur si nje lemsh
celiku prej vitesh ne shpirt, por forcat nuk me premtojne, edhe ato me tradhtojn dhe
me lene ne gjysem te udhes ashtu sikurse edhe fati i mallkuar i kesaj jete qe paskam
patur.
Lodhje arrin kulmin por syte ende nuk i dorezohen lehte gjumit.
Ato qendrojne si truproje besnike te hidherimit qe here zbret poshte e me helmon shpirtin,
e here ngrihet larte e me turbullon trurin qe po me duket se edhe ate perbrenda ka nisur
t'a mbuloj myshku sikurse nje trung i thare e i mbetur zhveshur lakuriq nen shirat e vjeshtes
qe shkoi.
Kujtimet qe me kane mbetur ende gjalle prej atyre diteve qe sapo isha njohur me ty, zgjohen
nje e nga nje me radhe dhe rreshtohen si ushtare te rrahur mire nga lufta, por te perbetuar
perjete qe do te me qendrojn besnike deri ne frymen e
fundit te jetes.
Sillem rreth e rrotull neper krevat, mbi carcafet e bardhe e te ftohte qe s'me ngjajne me asgje
tjeter vecse debores se pare te dimrit qe mbulon lehtas me bardhesine e saj te ftohte e
shendritese majat e larta te maleve shekullore.
Dhe serish gjumi nuk me merr, por vetem arratiset larg e me larg prej meje, sikurse te isha
armiku numer nje i tij.
Shikimi nis te me turbullohet gjer ne ate pike saqe nuk arrij dot te ndaj deren nga dritarja,
dhe po te me mjaftonin forcat per tu ngritur prej krevatit ku ndodhem i shtrire sikurse nje luan
i plagosur, jam i sigurte qe do te dilja nga dritarja dhe ndoshta ketu mund edhe te marre fund
gjithshka e trishte per mua, sonte ne kete nate...
 

Hope

dans ton coeur
Sonte kjo nate po me duket teper e veshtire.
Me duket sikur nuk gjej forcat e pamjaftueshme per ta kapercyer edhe
kete nate qe mbase mundet te jete e fundit ne jeten time, por ndoshta
edhe jo.
Vetmia me mberthen fort kthetrat e saj rreth fytit dhe nuk me lejon qe
te marr fryme lehte, si rrjedhoje nje dhimbje e forte me godet si cekic
ne kraharor, sepse mushkerit nuk arrijn te mbushen plotesisht me ajrin
e duhur.
Zemra pershpejton ne maksimum rrahjet e saj te c'orientuara qe duket
se nga casti ne cast do te pelcase.
Syte me jane zgurdulluar mbi tavanin e kesaj dhome te ftohte qe me
vjen verdall mbi koke dhe vetes nuk mundem me as qe ti jap edhe me
te voglin ngushullim qe e gjitha kjo do te marre fund shume shpejt.
Dhe ja, teksa gjithshka nis qe t'i rikthehet qetesis se meparshme, ti me
shfaqesh serish ne cdo cep te dhomes ku gjendem i vetmuar dhe sa hap
e mbyll syte vetmia e trishtuar nis te me trembe akoma me shume.
Ndersa mbyll syt per t'iu shmangur paksa kesaj drame te frikshme qe me
rrethon, rreshkas lehtas ne nje tjeter bote te mallengjyeshme, krejt ndryshe
nga kjo ku jetoj, parajse me vete sepse aty te gjej ty gjithnje te qeshur qe
me pret me krahet e hapur si hyjneshe.
Dua qe te qendroj perjet ashtu me krahet e tua hedhur ne qafe dhe koken
me floket e gjata e te buta mbeshtetur mbi kraharorin tim, por nuk e di se
si ndodh dhe zgjohem me nje tronditje ne shpirt qe s'po me len te qete aspak,
duke marre fryme thelle me veshtiresi.
Kuptoj qe isha thjesht ne nje enderr te shkurter dhe nga syte me rreshkasin
pikat e loteve qe nuk thone asgje tjeter vecse:
-Sonte kjo nate po me mundon jashte mase, kam ftohte, kam frike nga vetvetja,
kam ankth ne shpirt, kam trishtim ne sy dhe mall te madh ne zemer, thjesht te te
shoh njehere ashtu sikurse moti kur te kisha prane dhe s'na ndante asgje nga njeri
tjetri, deri diten kur vdekja e zeze, te perpiu dhe te dergoi atje larg ku une nuk
mundem te te vij as edhe per vizite, ashtu sikurse ti vjen dhe me viziton mua here
pas here neper enderra...

...gjithsesi nje gje tashme e kam te qarte, se kur do qe une te nisem asaj rruge nuk
do te kem asnje frike, sepse ti do te jesh duke me pritur e buzeqeshur ne fundin e
rruges, krahehapur dhe syndritur ashtu sikurse nje zane e bukur maje nje mali te
mbuluar nga gjelberimi i prenaveres.
 
Top