Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Perseri vetem por jo vetem ne shpirt... Diku nje flutur a zog vertitet sikur me sheh merr dhe jep lajme, vetem por ndjej qe jo sjam vetem. Rropatem perplasem vertitem endem rrugeve te jetes i vetem ne dukje po jo ne shpirt. Dhe bateria e cel me tradhtoi po jo zemra kurre smund ta beje...
 

Hektor12

Locus omnem
Lum si ti do zoti gjthmone te shijojne te gjitha ditet, mua gjithmone e me shume po me shijojne ditet ketu sdo e harroj kurre ket muaj
 

Hektor12

Locus omnem
Mbase po per mua kane qene me te paharrueshmet, kam patur gjithcka embelsine kenaqesine dhe ato qe mendoja nuk egzistonin. Thjesht ishin ndrydhur ne veten time.
 

dr love

Locus omnem
Edhe pse kisha munguar ca ore..kur u ktheva kuptova qe as nuk e kishe vene re mungesen time.Kuptova qe per ty jam vec nje numer ne shtepi..Edhe sikur te isha zhdukur me dit te tera..prap nuk do e vije re..Vazhdon i qete ne rutinen tende te perditshme dhe mua me duket vetja si nje fantazem..mund te me pershkosh tej per tej ne trup..dhe prap mos t'me shohesh..

Ne kto raste njeriu fillon e analizon veten..Cfar ka te une qe nuk shkon??


Ne kte rast qesh me vete..hahahaaa..s'jam une..je ti..ti..ti. qe nuk vlerson gjerat e bukura qe te ka dhene jeta..
Ne i kerkojme dhe i vlersojme gjerat..njerezit atehere kur i humbasim..
Ti..do kthehesh nje dite..do kthehesh po s'do me gjesh
se me te prisja s'kish kuptim..atehere do jesh ti fantazma dhe do kuptosh c'do te thote te jesh vec nje numer .
 

dr love

Locus omnem
Ju ka munguar nje njeri shume?..kaq shume sa do donit te ishit ne gjume gjith diten qe t'a hiqnit nga mendja?
Doni ta harroni por s'mundeni !
Doni t'a shkulni nga shpirti..por ai eshte kapur aty me thonj..e mund te shkulet vetem duke te marre ate me vete.
Doni t'a hiqni nga zemra por ai ka hedhur spirancen aty..dhe as furtuna me e madhe nuk e permbyt dot.
Ju ka munguar njeri kaq shume?.. Mua sot tmerrsisht !..
 

Hektor12

Locus omnem
Dedikuar Nenes :''(

Plakem, e për nënën time gjithnjë jam i vogël. Ulem, por te ajo gjithnjë jam fëmijë. E vetmja ajo për mua ka derdhur lot, qumësht dhe gjak. Të gjithë më kanë harruar, po jo edhe nëna ime. Të gjithë më kanë lënë, përveç nënës sime. Bota për mua u ndryshua, por jo edhe nëna. Për Zotin, nënë, sa here i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam shkuar në rrugë? Sa net ke kaluar pa gjumë kur të kam munguar? Sa net ke kaluar pranë meje kur kam qenë i sëmurë?
Nënë....
Kur kthehesha nga udhëtimi, më prisje në derë me sy të përlotur nga gëzimi, ndërsa kur udhëtoja, më përcillje me pikëllim në zemër.
Nënë....
Më ke bartur në prehër me dhembje dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe rënkime. Më përqafove dhe më prite me puthje dhe buzëqeshje.
Nënë.....
Asnjëherë nuk ke qarë deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar përderisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja edhe ti buzëqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të pendohesha. Më arsyetoje para se të kërkoja falje.
Nënë...
Kush më lavdëronte, ti i besoje edhe sikur të më shpallte mbret i njerëzve. Kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dëshmitarët më besnik. Vetëm ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.
Nënë..
Unë jam gjëja më e rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më e ëmbël. Këto më bëjnë të ndjehem mirë, ndërsa ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua...
Nënë...
Sikur të mundem që me lot falënderimi t'i lajë këmbët tuaja, nga turpi edhe këpucët tuaja.
Nenë...
Do të doja, sikur të mundem, ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të pakëndshme që të ndodhë.
Shpirti më fol që më rrënon
Sakrifikohem për ty, e di apo nuk e di.
"Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
 
Top