Dhembja e pare
Ku deti I sorrentos ne bregun gjithe zhurme
Lag rrenje portokallesh,perbri shtegut te murrme
Ne mes kacubesh ngrihet nje rras e vogel varri
Kur kalon andej e ndesh pa pritur udhetari…
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…
Perse si sonte une s’kam enderruar kurr?
Edhe ne zemren time nje yll plote drite e nur
Sa buze te delira,sa sy plot kthjelltesi!...
Veshtrimi I saj m’I mbushte me drite syt e mi…
Liqen I rrall I Nemit,qe se rrudhos dot era,
Nuk ka aq kthjelltesi,as shtjellave te thella..
C’mendonte I lexohej nder syte fare qarte
Dhe asnjehere s’mundi qerpiku saj I gjate
Ti fshihte ciltersine,as brenga e zemernxire
Si hapi dot nje rrudhe ne ballin e dlire…
Gjithcka ne te vec qeshte,dhe qeshja e saj rinore,
Si me trishtim pershuhej fytyres-qumeshtore
Gjithnje endej mbi buzet e saj si trendafili,
Si nje ylber qe hapej ne qiell ne dite prilli
Nuk kishte asnje hije,keshtu nje rreze drite
Mbi re bije plot gas e vrull nga lartesite.
Dhe hapi si shkujdesur,I druajtur, I lehte,
Ishte nje shkum dallge,qe valle hedh ne breg
Apo vrapon me gaz,dhe zeri tingellor…
Jehone e kulluar e shpirtit foshnjeror…
Muzike e ketij shpirti,ku kenge gjithcka ishte
Gezonte dhe ajrin qe frynte nder zallishte
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…
Ne shpirt ajo mbeti si mall I pa fashitur
Si drita qe puth syt,kur cel agimi ndritur
Dhe nga ai cast I lumtur,kur zemren ma rrembeu
Kur prane ate e kisha me ndrinte gjithe dheu…
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…
Keshtu dhe shpirti I saj,kur une e braktisa
U nxi dhe u err,I humbi shpresa e drita
Ne qiell nje streh gjeti,dhe nuk u kthye me,
E ardhmja s’kishte fare asnje kuptim per te
Nuk deshi te sfilitej nga shpresa e dyshimi,
Nuk deshi te mundohej nga dhembja dhe zgjenjimi
Dhe kete kupe helmi piu menjehere
Mes loteve te para,I plasi zemra e mjere!....
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…
Mjafte mote,ajo dergjet ne kete shtrat prej balte
Askush nuk derdh nje lot,ne age apo ne ndajnate
Harrimi per te vdekurit eshte qefini dyte
Ate e mbulon shtegu,s’e shohin lehte syt
Dhe rrasen e braktisur tani se njeh asnje,
Asnje nuk vjen e lutet…..vec une si gjithnje..
Mendoj,kur dallge e mallit vershon si pa pandehur
Dhe zemren pyet se c’njerez te afert kane vdekur
Dhe duke pare portretet e afert e te shtrenjte,
Ze qaj,ne qiell mu fiken mjafte yje,ah,perjete
Ajo mu fik e para,shkelqimi I saj I ndritur
Ne shpirt me hedh nje drite qe s’ka per tu venitur….
Fraza nga libri Graziella. -.A.DE LAMARTINE,