Copëza shkrimesh.

hareid

Papirus rex
"Që nga koka e deri në fund të këmbëve unë jam bërë ti.

Asgjë nuk mbeti nga unë, pos emrit.

Tu plotsua dëshira. Vetëm ti ekziston.

Unë u zhduka sikur një pikë e uthullës

në oqeanin e mjaltës."
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Sytë e lodhur më nuk ëndërrojnë nuk kan kujt t'i gëzohen.. Ditët kalojnë... me kohë çdo gjë ndodh vetvetiu. Por që prej ikjes tënde qielli është me një ngjyrë më ndryshe ... Sidoqoftë,bëra një shëtitje përmes ëndrrave,andej kah bliri ende mban aromë ... Ti fjete për tërë jetën dhe nuk do të zgjohesh më kurrë....:(
 

hareid

Papirus rex
Burri dhe gruaja -Viktor HUGO

Burri eshte qenia me e lartesuar
Gruaja, madheshtia e idealeve
Zoti, per burrin beri nje fron; per gruan nje altar
Froni larteson, altari shenjteron.
Burri eshte truri, gruaja, zemra,
Truri krijon driten, zemra dashurin,
Drita krijon, dashuria ringjall.
Per shkak te arsyes burri eshte i forte, Per shkak te loteve gruaja eshte e pathyeshme,
Arsyeja eshte bindje, lotet trondisin.
Burri eshte i afte per cdo heroizem, Gruaja per cdo martirizem
Heroizmi fisnikeron, martirizimi madheshton.
Burri ka epersi, gruaja preference,
Epersia eshte fuqi, preferenca eshte drejtesi.
Burri eshte nje gjeni, gruaja nje engjell
Gjeniu eshte i pamatshem, engjelli i papercaktueshem
Aspirata e burrit eshte lavdia supreme. Aspirata egruas eshte virtyti ekstrem.
Lavdia krijon gjithcka eshte e madhe, virtyti, gjithcka eshte hyjnore.
Burri eshte kod, gruaja nje ungjill Nje kod rregullon, ungjilli persos.
Burri mendon. Gruaja enderron,
Te mendosh do te thote te kesh nje krimb ne tru,
Te enderrosh do te thote te kesh aureole permbi vetull.
Burri eshte nje oqean. Gruaja nje liqen,
Oqeani ka perlat e adhurueshme, Liqeni, poezine verbulluese.
Burri eshte shqiponja fluturuese, Gruaja, nje kenge bilbili,
Te fluturuarit eshte te kerkuarit e hapesires, Te kenduarit eshte te pushtuarit e shpirtit
Burri eshte tempull. Gruaja faltore,
Perpara tempullit zbulojme vetveten, Perpara faltores gjunjezohemi
Shkurt, burri gjendet ku mbaron toka Gruaja ku parajsa fillon
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Ti ke qenë jeta ime, bota dhe gjithçka e imja. Por gjërat kanë ndryshuar,më nuk janë të njëjta si më parë,e unë kamë ngelur e vetmuar... me kujtime.. . Unë gjithmonë do të kujtoj Ty, dashurinë time të parë, dhe Ti do të kesh gjithmonë një vend në zemrën time.......:(
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Trishtimi

Pyes trishtimin dhe zbuloj
Se nuk e ka dhuntinë e fjalës.
E megjithatë po të mundte
Jam i bindur që do të shqiptonte
Një fjalë më të ëmbël se gëzimi.
Khalil Gibran
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
“Një grua”
Hajnrih Hajne

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
Kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte,
në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i shkruante: Oh, eja këtu
Se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes” – i theshte,
Ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
Pinte verë të kuqe dhe qeshte.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
NËSE TË MËRZITA

Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

...Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!


SOKRAT HABILAJ.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ahaha , ti je shoku im i leximit. Përqendrohu me vëmendje gjatë leximit , mirë edhe aq do vazhdosh ta shtosh rendimentin në ditet në vazhdim.
 
  • Like
Reactions: h3o

h3o

Papirus rex
Ahaha , ti je shoku im i leximit. Përqendrohu me vëmendje gjatë leximit , mirë edhe aq do vazhdosh ta shtosh rendimentin në ditet në vazhdim.

Sishin nga ato librat qe te qetesojne. Ishte nga ato qe te konsumojne :D
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Autobiografia-----
Emri: Femer
Mbiemri:e pamposhtur
Profesioni: Thures enderrash dhe mbrojtese besnike te tyre..
Gjendja civile: Enderr ne vazhdim..
Gjatesia: E mjaftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar..
Pesha: Sa vetja, sa ndjenja, sa fjala e thene dhe e shkruar..
Shenja te vecanta: Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne mendje dhe nje melodi e krijuar nga dashuria ne zemer..
Syte: te gjelber me nuanca deti pasionesh te djegura..
Ngjyra: E erret per fshehjen e skuqjes nga faje te lehta..
Titujt: E dekoruar "NJERI" qe diten e lindjes nga NENA..
Bindjet: Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu..
Antipatite: Lojen egoiste te mashkullit ...
Simpatite: Cdo qe me fal lumturi..
Frikerat: Uji, zjarri, turma dhe Zoti! ..
Pasuria: Drita e zemres, me te cilen per fat te keq fitoj zhgenjimin! Synimi:Te sfidoj boten e cila synon te vrase cdo enderr timen....!
 

Dreamer

Under the Dome
@e panjohura jane shume te bukura shkrimet edhe tek ajo tema e jote me shkrimet e tua :)
E shikoj qe shkruan shkrime pak te vecanta e dua te them se duhet te fillosh te shkruash shkrime edhe per te ardhmen e jo vetem te kaluaren :) Jeta eshte e bukur e ja vlen ta jetosh e ta shijosh ate aq sa te jepet mundesi :)
 

Dreamer

Under the Dome
Whitman-Honig-Stoddard.jpg
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
NËSE TË MËRZITA

Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

...Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!

SOKRAT HABILAJ.


P.S shume e bukur kjo e dashur..:( :(
 
Top