Copëza shkrimesh.

katsune

cherry blossom
...................

Ah moj dite sa e gjate mu duke sot!Nga mengjesi me shkoi mbrapsht.Hapa dritaren te shof se si eshte koha dhe veshtroja kalimtaret qe kalonin rruges me nguti,papritmas para meje u qfaqen nje grup femijsh te cilet shkonin ne shkolle..Ishin regjistrua ne klas te pare dhe per tu njoftua me rregullat e shkolles kta femij fillojn te shkojn nje jave ne shkolle!!!Nga thellesija e zemres me doli nje ofshame e dhembshme dhe dy pika lote mu rrokullisen neper faqe......Mendja me shkoj tek Bija ime te cilen dje e vizitova,edhe ajo kete vite do shkonte ne shkolle,fillova ti shtroj veti pyetje:Athua si do te dukej po te ishte gjalle,athua si do e perjetoja percjelljen e pare ne shkolle?Sa e lumtur do isha por kto ishin vetem mendime e mundime,asgje nuk do te ndodh asnjeher nuk do te percjell se nena te percjelli ne nje rruge pa kthim.....Une jam shum e fort e mblodha veten dhe dola ne qytet bleva ca fletore dhe lapsa e i dergova ne nje shkolle per ti shpernda atyre qe kan nevoj,shiqoja femijt kercenin ca qanin ishin te vegjel dhe nga zemra u luta per ta qe te ken jete te lumtur e pa brenga.....
Do te mundohem qe gjithmon te jem pran ketyre femijve do i edukoj te ken sjellje njerzore do ti mesoj qe mos te behen Tradhetar,ti mesoj si eshte me se miri do te mundohem me mish e me shpirt per ta sepse ardhmerija jone jan femijt,ani qe une si kam dhe nuk do ti kem kurr te gjithe kta i kam femij.......

Constance%20Spry%20Rampicante%20%28Ausfirst%29.jpg
 
Hope

dans ton coeur
kjo mungesa jote
s'asht si më pëlqen.
t'më kishe lanë
nji mungesë tjetër
ma t’bukur
ma t’plotë
se mjafton nji telefonatë
a dera kur troket,
nji fotografi
dikush që më flet në rrugë
nji kangë
nji fjalë
edhe vetëm nji fjalë
e unë mendoj se je ti
e t’kujtoj në gjithçka.
kështu mungon shtrembt
më mungon keq
më mungon krejt në mënyrë të pa saktë.
se meqë ke ikë
unë du që t'më mungosh përsëmbarit
du që t'më mungosh shumë
du që t'më mungosh plotësisht
siç i ka hije dikuj që t'ka dashtë shumë
du që të jem i sigurt që më mungon
du që t'jem i qetë me shiju mungesën tande
të tmerrshme

t'lutem,
shtoji diçka kësaj mungese,
bane ma të plotë!
 
Last edited:

e panjohura

Valoris scriptorum
Doja fuqi dhe jeta më dha veshtiresi per te me bere te forte...Doja mençuri dhe jeta me dha probleme per ti zgjidhur...
Doja kurajo dhe jeta me dha rrezik te perballesha...Doja dashuri dhe jeta me dha njerez ne nevoj per ti ndihmuar...Nuk mora ato qe doja,por jeta me dha ato qe me nevojiteshin... Asgje ne jete mos e nenvlerso...
 
e panjohura

Valoris scriptorum
Zhgënjehesh që nuk mbahen premtimet......

Premtomë ! Që nuk do t'i harrosh të qeshurat tona. Shakatë tona. Buzëqeshjet tona. Bisedat tona. Planet tona. Lotët tanë. Kujtimet tona. Eksperiencat tona. Miqësinë tonë.

Unë po i mbaj',po TI???:(
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Dhembja e pare
Ku deti I sorrentos ne bregun gjithe zhurme
Lag rrenje portokallesh,perbri shtegut te murrme
Ne mes kacubesh ngrihet nje rras e vogel varri
Kur kalon andej e ndesh pa pritur udhetari…

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…
Perse si sonte une s’kam enderruar kurr?
Edhe ne zemren time nje yll plote drite e nur
Sa buze te delira,sa sy plot kthjelltesi!...
Veshtrimi I saj m’I mbushte me drite syt e mi…
Liqen I rrall I Nemit,qe se rrudhos dot era,
Nuk ka aq kthjelltesi,as shtjellave te thella..
C’mendonte I lexohej nder syte fare qarte
Dhe asnjehere s’mundi qerpiku saj I gjate
Ti fshihte ciltersine,as brenga e zemernxire
Si hapi dot nje rrudhe ne ballin e dlire…
Gjithcka ne te vec qeshte,dhe qeshja e saj rinore,
Si me trishtim pershuhej fytyres-qumeshtore
Gjithnje endej mbi buzet e saj si trendafili,
Si nje ylber qe hapej ne qiell ne dite prilli
Nuk kishte asnje hije,keshtu nje rreze drite
Mbi re bije plot gas e vrull nga lartesite.
Dhe hapi si shkujdesur,I druajtur, I lehte,
Ishte nje shkum dallge,qe valle hedh ne breg
Apo vrapon me gaz,dhe zeri tingellor…
Jehone e kulluar e shpirtit foshnjeror…
Muzike e ketij shpirti,ku kenge gjithcka ishte
Gezonte dhe ajrin qe frynte nder zallishte
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…

Ne shpirt ajo mbeti si mall I pa fashitur
Si drita qe puth syt,kur cel agimi ndritur
Dhe nga ai cast I lumtur,kur zemren ma rrembeu
Kur prane ate e kisha me ndrinte gjithe dheu…

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

Keshtu dhe shpirti I saj,kur une e braktisa
U nxi dhe u err,I humbi shpresa e drita
Ne qiell nje streh gjeti,dhe nuk u kthye me,
E ardhmja s’kishte fare asnje kuptim per te
Nuk deshi te sfilitej nga shpresa e dyshimi,
Nuk deshi te mundohej nga dhembja dhe zgjenjimi
Dhe kete kupe helmi piu menjehere
Mes loteve te para,I plasi zemra e mjere!....

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

Mjafte mote,ajo dergjet ne kete shtrat prej balte
Askush nuk derdh nje lot,ne age apo ne ndajnate
Harrimi per te vdekurit eshte qefini dyte
Ate e mbulon shtegu,s’e shohin lehte syt
Dhe rrasen e braktisur tani se njeh asnje,
Asnje nuk vjen e lutet…..vec une si gjithnje..
Mendoj,kur dallge e mallit vershon si pa pandehur
Dhe zemren pyet se c’njerez te afert kane vdekur
Dhe duke pare portretet e afert e te shtrenjte,
Ze qaj,ne qiell mu fiken mjafte yje,ah,perjete
Ajo mu fik e para,shkelqimi I saj I ndritur
Ne shpirt me hedh nje drite qe s’ka per tu venitur….

Fraza nga libri Graziella. -.A.DE LAMARTINE,
 
e panjohura

Valoris scriptorum
Gjersa po shkruaja kete mesazh ( leter) per Ty..

Ngrita koken perseri e menduar dhe pashe qe rete s'duruan me. Zemerimi i tyre kishte nxire qiellin dhe plasi shiu i shumepritur. Nje shi aq i fuqishem,me vetetima te fuqishme sa dukej se u ca qielli. Une u ndjeva e lehtesuar,mu duk se nga ai shi mora fryme me lirshem. Ula koken e lehtesuar dhe pashe qe shiu kishte hyre deri ne dhomen time e kishte lagur letren qe po shkruaja.

Ah,jo...nuk ishte shiu,2 pika lot me kishin pikuar nga syte pa e kuptuar as une vete. Buzeqesha mes atyre loteve qe papritmas me mbuluan faqet si ai shiu qe po binte fuqishem mbi toke. E lexova letren dhe nje here dhe kuptova me sa zemerim e mllef e kisha shkruar. Edhe une vete u befasova nga ato fjale qe sapo kishte shkruar shpirti,jo mendja ime. E fsheha letren sepse e dija qe me te do beja qe te shperthenin vetetima e stuhi ne shpirtin e atij qe do e lexonte.

E futa ne sirtarin e dhomes time dhe aty e fsheha bashke me zemerimin tim.

...mbeti letra ime,e paderguar per Ty te cilen e shkruajta......
 
Balahk

Locus omnem

kur i shkruan kaq bukur hidherim/trishtimit,mendo se sa bukur do i shkruaje gezimit;(ndjenjes se bukur,ndjenjes se lumtur)
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

ISMAIL KADARE.

Gëzuar ditëlindjen e 80-të shkrimtarit tonë Ismail Kadare!
 
Balahk

Locus omnem
Mua nuk me pelqen ky...... ky ishte servil,dredharak.shiu leme ne komunizem edhe iku ne fund...me pelqen driteroi,ai eshte me i mire se ky:)
 
Top