Copëza shkrimesh.

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Me fal vetja ime..Me fal qe te shkaktoj kaq shume dhimbje,kaq shume shpesh!
Me fal qe jam koke forte dhe zemer bute.me fal qe nuk mundem te uurrej.Me fal qe mendoj ende per njeriun qe te shkatron perher e me shume me shume me ane te mendimit e me ane te mungese se TIJ
Me fal per te gjithe ato tortura qe heq ne mes te nates nga ato te qara dhe fortuna mendimesh
Me fal qe po te shkatrroj ngadal...,pak nga pak dhe nuk mundem te te jap qofte dhe nje doze PERMISIMI...E di qe po kalon kohe te veshtira per fajin tim,e nje dite do mundohem ti kethej ne gezime.Do mundohem VERTETE..Por deri ateher me FAL PER GJTHCKA!
 

Hope

dans ton coeur
Me vjen inad kur bahesh xheloze
se kam nji dashni tjeter, se flase me vajza tjera,
se qeshi me t'pa njoftuna
se t'vonoj pergjigjet, se shpesh as nuk dalim
me te drejt asht kjo xhelozija jote
tek e fundit ai që t'don bahet xheloz,
(megjithse tham ai qe t'don t'len t'lirë
me e dashte me deshire e mirkuptim)
Por une nji dashni qe kam s'dita me ja fitu pushtetin,
ajo dashni e brisht ma mori shpirtin
qysh se t'kam pa syt,
lene ma, me mujt me pase edhe nji tjeter,
e dashtun...
 

Hektor12

Locus omnem
Shpirti është fluidi i gjallërisë, që njeriut i jepet nga zoti, për ta bartur gjatë jetës si një dhuratë. Ata që kanë patur fatin që nga dhuruesi t’u falet shpirti i mirë, gjithë jetën e jetës do të jenë të mirë.
Njeriu me shpirt të mirë, e urren të keqen me shumë guxim, dhe me shumë guxim e bën dhe e proklamon luftën e tij kundër të keqes, madje edhe në rastet kur është i pagjasë. Mirësia e ushqen atë deri në atë masë, sa është për të besuar se pikërisht ndjenja e mirësisë e mban atë në jetë. Ushqim i tij jetësor nuk është droja për veten, as nuk është droja nga të tjerët. Ushqim i tij jetësor është vetësakrifica, ajo gjëja e paprovuar, që i mundëson ta ndjejë atë si një mëkat të ëmbël. Ky mëkat i ëmbël është për te si molla e ndaluar e parajsës, shijen e së cilës s’mund ta shijojë çdokush.
Njeriu i mirë është ekzemplar i rallë. Atë s’e takon dot. Madje, edhe po ta takosh, e ke shumë të vështirë ta dallosh, sepse është aq i natyrshëm në jetë, sa s’e dallon dot.
Njeriun e mirë e përshkon modestia. Ai nuk flet kot së koti. Nuk shqetësohet nga rregullsia, dhe në çaste rregullsie është si qengji: i butë dhe i dëgjueshëm. Ai del në dukshmëri vetëm në raste të veçanta, në raste rreziqesh të mëdha, në raste havarishë. Del krejt i vetmuar, dhe shkel me shumë guxim mbi tokën e ndaluar. Është pikërisht toka e ndaluar, ajo që e prodhon hormonin e gjallërimit tek ai. Uji i kulluar që rrjedh mbi tokën e ndaluar, është burim jete për te. Dielli që e ngroh atë tokë, është shpresë jete për te.
Por, njeriu i mirë ka një mangësi tmerruese: nuk di gjë për vyrtytin e vet. Është pikërisht kjo mangësi, ajo që e bën të jetë kokëulur, modest, dhe t’u besojë nganjëherë edhe njerëzve më shpirtligë, ndaj ka rrezik që vyrtyti i dëlirësisë së tij të keqpërdoret në masë të madhe nga të ligët, të cilët nuk kanë mision tjetër përpos së keqes.
Popujt që synojnë lirinë e mirësisë dhe mirësinë e lirisë, duhet të shndërrohen në parajsë për njeriun e mirë, dhe në ferr të vërtetë për ngulmuesit e së keqes.
Liria e ndërtuar dhe e përkujdesur nga njeriu i mirë është liria vërtetësore.
Liria e përkujdesur nga ngulmuesit e së keqes është liria që vret.
Zoti na shpëtoftë nga një liri e tillë
 

Hektor12

Locus omnem
Shazim Mehmeti

MONARKU I NDJESISË

Ditë e mirë është. Në binarë të zemrës jam. Jam duke pirë,(në Kaffe Fantastika), një kafe të mirë. Në Gocë Tivar (kështu më pëlqen ta quaj Gostivarin në shënimet e mia), vështirë gjen një vend ku mund të jeshë në binarë të zemrës, dhe të pijsh njëkohësisht, një kafe të mirë. Nga kati i dytë i dhembjes (dhembja është ndërtesë shumëkatëshe që herë pas here detyrohet të durojë një lëkundje, a një tërmet), shoh si bie përtej xhamash, një borë e dendur, e bardhë. Aq dendur bie, sa i duhet vetëm pak kohë, për ta zbardhur fare qytetin.

Bora në vetëvete paraqet disa arsye. E para arsye është vetë të qenët e saj arsye. Arsyeja tjetër është rënia e saj (jo zbritja). Një tjetër arsye e vetëkupton mbulesën që ajo (bora, pra) ia bën qytetit. Nga ana e tij, edhe qyteti paraqet një tjetër arsye, me shumë e shumë arsyet e tjera që ka brenda vetes. Rrugët, fjala bie, dritat, neonët, ndërtesat publike (ndërtesat publike në gjuhë e në mendje gjithnjë na vijnë të parat), ndërtesat e banimit, etj, etj… Me një fjalë, lartmadhësia e saj, Arsyeja, ka mbuluar gjithçka, tamam si kjo borë që është e bardhë sa vetë verbimi (verbimet jo gjithëherë janë terret, verbimet natyrisht që mund të jenë dhe vezullime).
Zemra e njeriut të arsyeshëm është e ftohtë, e mërdhirë, si qyteti nën dëborë. Poeti (kur them poeti nuk mendoj vetëm në njerëzit që shkruajnë poezi) është ndryshe. Ai nuk është edhe aq i arsyeshëm, edhe aq racional. Ai ka zemër të mëngjër, që jo shpesh i bën vend arsyes. Ndjesia është gjëja së cilës i bën vend domosdo. Zemra e poetit reflekton përballë ftohtësisë së arsyes, si një xixë zjarri në dëborë që kundërshton të fiket. Natyrisht, mundësia e dëborës është e madhe sa vetë arsyeja, dhe xixa e vogël detyrohet të fiket, duke pushuar së qeni xixë.

Por, pavarësisht arsyes, pavarësisht bardhësisë verbuese të dëborës, vetë fikja e xixës lë gjurmën e vetë në dëborë. Qoftë edhe vetëm sa një njollë e vogël, kjo gjurmë është e atillë sa s’fshehet asesi, dhe mbetet në dëborën e bardhë, fare e zezë, thua se është një tush i zi i derdhur.
Njolla e zezë në dëborën e bardhë (kontrast i bukur, Zot i mirë), vetvetiu do të thotë jetë, do të thotë kujtesë (në të vërtetë, jeta është ndërlidhje kujtesash e brezash në kohë e gjithësi).
Nëse vihet gishti në mendje, dhe nëse pranohet fakti se jeta është kujtesë, atëherë, e zeza që xixa lë pas vetes në dëborë, është fati i dëborës dhe jo fatkeqësia e bëborës (në fakt jeta është e tillë që kurrë s’na lë të dijmë saktësisht ç’gjë e kemi fat, dhe ç’gjë fatkeqësi).
Gjithësesi, ne njerëzit e ndjejmë se , bardhësia e pafund, e paprekur fare, e lënë krejt virgjine në bardhësinë e vetë të bardhë, do të thotë pagjallëri, inercion i plogët i kotë, moslëvizje, mos lënie shenjë.
Kur shenjën e zëmë në gojë, detyrimisht, mendja na shpie te ngjyra dhe penda e poetit. Dhe e dijmë domosdo, se penda e poetit dhe shenja e poetit, nuk janë fati i tij, por fati i të tjerëve. Sa për vete, poetit i mjafton që ka ndjerë. Ai aktin e shkrimit e bën natyrshëm, si vetëfikje e një xixe, e një zjarri që i ndizet përballë arësyeve aq të ftohta, që mund të jenë edhe fare banale.
Thashë, domosdo, mendja na shpie te poeti. E them detyrimisht "mendja na shpie…", sepse " mendja është monarku i vetëm…", ka thënë, s’di kush. Do shtoja këtu, se mendja është vetëm monarku që shpie në arsyeshmëri. Në të vërtetë, jetës, për të qenë jetë, nuk i mjafton vetëm arsyeshmëria. Ka dhe një monark tjetër që shpie kah hapësitë e jetës, e ky monark është Monarku i Ndjesisë. Nga ky monark udhëhiqet poeti. Pa këtë monark , poeti do të ishte i shkretë, i shkretë, si gjithësia pa diellin, a si bota pa ajrin. Mendja më thotë se,bota pa diellin e pa ajrin do të ishte rërë e vdekur edhe shkëmbinj, pa fije bari e gjelbërimi, pa zëra fëmijësh, pa zëra zogjësh, e zëra të tjerë harreje.

Poeti, kurrën e kurrës, nuk arrinë të shkruajë aq sa ndjen (nuk mund ta mundë bardhësinë e pafund të arsyes në dimrin e ftohtë të jetës e të mendimit!). Por, poeti sfidon edhe kur qeshet, edhe kur lëvron, edhe kur bën dramë, muzikë, a komedi (nuk jemi të vetëdijshëm sa komikë bëhemi kur meditojmë për ligjet e jetës).
Poeti është xixë në dëborë. Të rastis ta gjejsh edhe ndër prozatorë, bile ndër prozatorë i gjenë poetët më të vërtetë. Ridvan Dibrën e Shkodrës e kemi argument.
Borë e bardhë bie mbi kujtesën e nxirë.
Më pëlqen kafeja.
Në binarë të zemrës jam.
Në Kaffe Fantastika bën ditë e mirë.
Mirëmbetshi, shpirtra të dëlirë.
 

Hektor12

Locus omnem
Ali Podrimja

Pertej dhimbjes

Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,
duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?
 

Hektor12

Locus omnem
Ali Podrimja

Emrin e ka Dashuri

Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
kerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur...
 

Hektor12

Locus omnem
Aida Dizdari

Refren...

Jashte bie shi. Une i kam perkulur mosfjalet tona dhe i kam fshehur nen tryeze. Mbi te darka jote e ftohur pret akoma. Jam mbledhur kulac mbi poltrone dhe nen gishtat e mi pulsantet e telekomandes levizin nje nga nje figurat ne televizor.
E kam lene dritaren hapur qe te degjohet edhe me zhurma e shiut. Se une e dua shiun!
Ne telefon zeri yt me erdhi i cuditshem qepare kur me lajmerove kthimin tend pas ores dhjete. Ka trokitur mesnata dhe une jam e ndergjegjeshme mbi vonesen tende.
Trendafili i bardhe qe zgjodha ate dite nuk paskesh qene me i pastri. E kuptoj tani qe prehet ne vazon time, pa arome...Aroma ka bredhur tutje, shtreterish te tjere...
Jashte bie shi. Ti kthehesh gati ne ag dhe me sheh te fjetur ne
poltrone... te ngrire si nje cope akulli...Me merr ne krahe dhe une zhys fytyren ne gjoksin

tend. Ti me peshperit "te dua" ne vesh... nje "te dua" te zjarrte ashtu si aroma e tjetres mbi kemishen tende. E ndiej zemren te me gremiset per te milionten here...
"Te dua" - peshperis. Nje "te dua" plot ankth, dhembje, poshterim...plot perulje...plot mohim.
Ti rreshqet prane meje ne shtrat dhe pas se puthures se pernateshme kthehesh nga ana tjeter. Te ze gjumi.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Une... ! Jam krenare… Jam kokforte... Jam e vendosur, nuk heq dore nga e imja, kur e di qe kam te drejte... Nuk kam frike nga asgje dhe asnje... Nuk i trembem fjaleve... Nuk i trembem kritikave... Nuk i trembem te vertetes... Nuk kam frike nga perballjet... Nuk kam frike te them mendimin tim ashtu sic e ndjej, kur e ndjej edhe kur e di qe mund te lendoj dike… Nuk jam lajkatare.. Nuk i behem servile e askujt... Nuk i pelqej fjalet e thena pa ndjere... Nuk trembem nga ngritjet e zerit... Nuk i shmangem sherrit, ama nuk i them sherrit hajde... Nuk kam turp te them "Me fal" , e pranoj me kenaqesi nje dor te zgjatur per ndihme... E dhuroj me kenaqesi nje buzqeshje... E them me zmr nje 'Faleminderit"... Ama si cdo njeri kam dhe un nje pike te dobet... Un kam frike nga genjeshtrat dhe zhgenjimet... Di te fal, por nuk harroj edhe kjo eshte me e keqja qe nuk harroj as1her, edhe pse them "Te kam falur"... Zhgenjimi do te thote nje bilete 'Vetem vajtje' pa kthim, se nk kam turp ta perplas deren pas shpines dhe e kam te veshtir te rifus ne
871976.gif
dike qe e kam nxjerre... Kjo jam un : Ajo e cila jepet pas detajeve, qe vlerson veprat jo fjalet… Ajo qe duron shume po thyhet shpejt... Ajo qe di te doje dhe te mbaje inat... Ajo qe sdi te fali por e ben... Ajo qe perpara vetes vendos persona te tjere... Ajo qe familjen e vendos mbi gjithcka... Ajo qe ka provuar zhgenjimin... Ajo qe jeton pavarsisht gjithckaje... Ajo qe vdes per surpriza dhe gjeste te pa parashikuara...Ajo qe buzeqeshjen e ka aksesorin kryesor... Ajo qe adhuron thjeshtesine dhe te qenit e lire... Ajo qe do te kete gjith boten dhe bota per te eshte vetem nje person... Ajo qe vuan dhe nuk e shfaq... Ajo qe pret shum nga te tjeret po shum pak merr... Kupto kte qe jam un!!!
 

Hektor12

Locus omnem
Une... ! Jam krenare… Jam kokforte... Jam e vendosur, nuk heq dore nga e imja, kur e di qe kam te drejte... Nuk kam frike nga asgje dhe asnje... Nuk i trembem fjaleve... Nuk i trembem kritikave... Nuk i trembem te vertetes... Nuk kam frike nga perballjet... Nuk kam frike te them mendimin tim ashtu sic e ndjej, kur e ndjej edhe kur e di qe mund te lendoj dike… Nuk jam lajkatare.. Nuk i behem servile e askujt... Nuk i pelqej fjalet e thena pa ndjere... Nuk trembem nga ngritjet e zerit... Nuk i shmangem sherrit, ama nuk i them sherrit hajde... Nuk kam turp te them "Me fal" , e pranoj me kenaqesi nje dor te zgjatur per ndihme... E dhuroj me kenaqesi nje buzqeshje... E them me zmr nje 'Faleminderit"... Ama si cdo njeri kam dhe un nje pike te dobet... Un kam frike nga genjeshtrat dhe zhgenjimet... Di te fal, por nuk harroj edhe kjo eshte me e keqja qe nuk harroj as1her, edhe pse them "Te kam falur"... Zhgenjimi do te thote nje bilete 'Vetem vajtje' pa kthim, se nk kam turp ta perplas deren pas shpines dhe e kam te veshtir te rifus ne
871976.gif
dike qe e kam nxjerre... Kjo jam un : Ajo e cila jepet pas detajeve, qe vlerson veprat jo fjalet… Ajo qe duron shume po thyhet shpejt... Ajo qe di te doje dhe te mbaje inat... Ajo qe sdi te fali por e ben... Ajo qe perpara vetes vendos persona te tjere... Ajo qe familjen e vendos mbi gjithcka... Ajo qe ka provuar zhgenjimin... Ajo qe jeton pavarsisht gjithckaje... Ajo qe vdes per surpriza dhe gjeste te pa parashikuara...Ajo qe buzeqeshjen e ka aksesorin kryesor... Ajo qe adhuron thjeshtesine dhe te qenit e lire... Ajo qe do te kete gjith boten dhe bota per te eshte vetem nje person... Ajo qe vuan dhe nuk e shfaq... Ajo qe pret shum nga te tjeret po shum pak merr... Kupto kte qe jam un!!!
Big like ... per ate qe shpreh ...
 

Hektor12

Locus omnem
e erret nata,
qe zbret tek shtepite
e dritave te fikura,
mbi endrra
dhe poshte ndriçimi i henes.
e qarte nata
ne dhomen e ndriçuar
nga flaka e nje qiriri,
nate aspak kurnace
psheretimash.
nate nudo
e thjeshte dhe e zhveshur
nga gjerat e kota dhe boshe.
nate çarçafesh
qe vallezojne ne tingullin
e shume yjeve...
 

Hektor12

Locus omnem
ne kete nate i vetmuar
rivishem dhe zhvishem
nga fjalet e tua.
mungesa jote eshte prania vibrante
qe rijeton ne zemren time
ne udhe te panjohura dhe te fshehta.
sy te mbyllur qe burgosin imazhin tend
dhe pluhur frymemarjesh mbi gjoksin tim.
 

Hektor12

Locus omnem
syte e mi zgjohen
ne kerkim te syve te tu
ne erresiren
e kesaj nate
te magjishme.
te pres i etur
ti me ndjek si hena token!
te kerkoj si yjet naten!
dhe etja djeg shpirtin
deshira ndez trupin tim
nderkohe i joti eshte zjarr.
 

Hektor12

Locus omnem
Kuptimi i vertete i jetes jane emocionet e jetuara duke gervishtur shpirtin.....deri ne fund
sot ndjej eren te me marri larg,
te terheqe shpirtin dhe trupin deri tek ajo
ajo eshte vete ajri qe marr fryme.
me magjine e saj, me ka lidhur,me fjalet e saj
me magjine time,e lidha,me fjalet e mia.
dhe fjala ka germuar deri ne fund te shpirtit
deri ne qender te zemres
ne te gjitha ndjenjat,shqisat.
dhe tani shpirti,zemra,ndjenjat,
jane te gjitha nje
ne pritje te ekstazes...
 

Balahk

Locus omnem
Kuptimi i vertete i jetes jane emocionet e jetuara duke gervishtur shpirtin.....deri ne fund
sot ndjej eren te me marri larg,
te terheqe shpirtin dhe trupin deri tek ajo
ajo eshte vete ajri qe marr fryme.
me magjine e saj, me ka lidhur,me fjalet e saj
me magjine time,e lidha,me fjalet e mia.
dhe fjala ka germuar deri ne fund te shpirtit
deri ne qender te zemres
ne te gjitha ndjenjat,shqisat.
dhe tani shpirti,zemra,ndjenjat,
jane te gjitha nje
ne pritje te ekstazes...
I like,i like,i like :)
 
Top