Copëza shkrimesh.

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Kupto: … se nuk mund ta detyrosh dikë të të do. Krejt çka mund të bësh është të bëhesh një person që mund të duhet Kupto: … se duhen vite për t’u krijuar besimi (ndërmjet njerëzve), por vetëm disa sekonda mund ta shkatërrojnë atë.! Kupto: … se nuk është më rëndësi se çka ke, por kë e ke në jetë! Kupto: … se duhet shumë kohë për t’u bërë personalitet që dëshiron të bëhesh! Kupto: … se jemi përgjegjës për atë që e veprojmë, pa marrë parasyshë se si ndihemi! Kupto: … se, ose ti e kontrollon epshin tënd,ose ai të kontrollon ty! Kupto: … Se kur je nervoz, ndoshta ke të drejtë, por kjo nuk do të thotë se ke të drejtë edhe të jesh i ashpër! Kupto: … se nëse nuk të do dikush ashtu siq dëshiron, kjo nuk do të thotë se nuk të do fare! Kupto: … se pjekuria varet nga përvoja që e ke përjetuar dhe nga ajo që e ke mësuar, ejo nga numri i ditëlindjeve që ke festuar! Kupto: … se nuk mjafton që të tjerët ta falin, nganjëherë edhe ti duhet t’ia falësh vetvetës...
 

Hektor12

Locus omnem
.. Unë nuk do të mund të hesht kurrë ndaj atyre që ushqehen me dhimbjen dhe frikën tonë: kinse udhëheqësit tanë të nderuar. Janë ata që mjelin çdo gjë nga kjo bota jonë e vogël dhe e lodhur, ndërkaq veten e shohin si pjesë të një bote tjetër, thuajse ata vetëm aksidentalisht kanë lindur mes nesh.

Për shkak të tyre edhe kemi ngelur prapa të tjerëve; shqiptarët janë një popull inteligjent, por fatkeqësia jonë është se udhëhiqemi nga po e njëjta kastë mediokrish që arrin të mbijetojë në të gjitha sistemet. Dhe janë këta mediokër që duan të na mbajnë të kurthuar në lojën e pafund të intrigave dhe mjerimit, sepse kështu, duke u grindur me njëri – tjetrin, nuk kemi kohë t'i demaskojmë për atë çka vërtetë janë.
 

Hektor12

Locus omnem
(Edith)
Zgjuar jam...
Edhe pse shpirtin të përgjumur e kam.
Sytë natyrshëm tërhiqen drejt diellit, që ëmbëlsisht më josh ta shijoj virgjërinë e më të bukurës që jeta e fsheh.
Por nuk mjafton të hapësh sytë që të shpëtosh nga ankthet.
Mendja vetvetiu nuk di si të çlirohet nga hijet ku është ngatërruar.
Andaj nisem drejt diellit.
Drejt teje.
Sepse më mungon o yll i ndjeshëm.
Më duhesh që t'i jep kuptim dallgëve të frymëzimit tim.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse me sheh të heshtur nuk do të thotë se nuk kam çfarë të them.
Kujto një këngë të dhimbshme dashurie që ta ngacmon shpirtin në pafundësisht shumë mënyra. Aq shumë ngacmohesh saqë përnjëherë zgjohet çdo ndjesi e përgjumur, e fshehur dhe e harruar. Dhe e tëra synon të flas me një zë. Kujtoje! Më trego se çfarë mund të thuhet në një situatë të tillë. E vetmja që shpërthen është ndjenja e pafjalë dhe zhgënjimi me faktin se mendimet nuk mund të shpërfaqen nëpërmjet syve. Ky jam unë në çdo sekondë që kalon. Sepse në çdo çast mendoj për ty.
Nëse nuk të shkruaj dhe nuk të thërras nuk do të thotë se me mendje nuk jam te ti.
Kujtoje një situatë nga adoleshenca. Shihe një shpirt të trazuar që frymon brenda një trupi të përmbytur në djersë. Duar që drithërojnë. Duar që me qindra herë e formojnë një numër të vetëm. Dhe që asnjëherë nuk gjejnë guxim ta shtypin butonin THIRRJE. Është ky një shpirt i hutuar që tërë kohën e pyet veten: "Athua a po e pret ti thirrjen?" Apo kjo edhe mund të të prish punë?
Nëse futem në vallen e të gjithëve dhe qesh, luaj manekinin, shurdhohem në zhurma, humb nëpër turma....
Kujtoje Hamletin. Përpiqu ta kuptosh furtunën në shpirtin e tij dhe do ta ndien se gjithçka dhemb. Dhemb shumë. Sado që njeriu të përpiqet, sado që e sforcon veten, disa gjëra nuk mund të shlyhen nga shpirti. Ato kanë lëshuar rrënjë thellë dhe tashmë janë bërë një me atomet sublime të shpirtit. T'i shlyesh ato pashmangshëm e zhbën edhe veten.
Heshtja përballë teje dhe kakofonia përballë botës.
Është kjo lufta e pafund në mes të reales dhe iluzionit. E para mjaftohet në vetvete ndërsa tjetra tërë kohën pështillet nëpër gjithçka.
A e di pse?
Sepse ti je e vetmja gjë e vërtetë. Andaj edhe i bën hije çdo gjëje tjetër.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Të dëshiroj tani!
Këtu.
Dhe në këtë çast.
Ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty.
Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: "Nesër! Ka kohë"
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur sepse e di se çfarëdo që të bëj kjo ditë kurrë nuk do të vijë.
Çdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet.
Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë.
E fuqizuar nga hezitimi e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t'i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani.
Këtu.
Dhe në këtë çast.
E nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.
Sepse dashuria nuk guxon të pres.
(A.R)



Ti je porti i fundit ku dua te ndalet anija ime.
Streha ku do te ndihet i plotësuar një shpirt rebel që kurrë nuk diti të ndalet.
Përqafimi që do t'i jep fund bredhjeve të mia.
Puthja ku do të shpërthej zjarri luftarak që tërë kohën digjet brenda meje.
Përkëdhelja që ëmbëlsisht më nxit të përmblidhem dhe ta dëshmoj burrërinë time para teje.
Dua të besoj se tani edhe ti po e ndien...
Ti je fjalia përmbaruese ku lapsi im synon ta vendos pikën.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
"Nuk është se më nuk besoj në dashuri, por jam lënduar aq shumë saqë më nuk besoj te njerëzit", kështu më tha sot një mik i imi. Një djalë i kujdesshëm, i pashëm, por mbi të gjitha një shpirt i pastër njeriu.
Ishte i lënduar. Jo vetëm që shihej kjo gjë, por edhe ndihej në çdo atom të hapësirës përreth tij. E kisha ndjenjën thuajse po ia dëgjoja mendimet, që gumëzhinin në heshtje brenda shpirtit të trazuar të mikut tim.
"Thonë se të dashurojnë, thonë se do të bëjnë gjithçka për ty, thonë se nuk duan gjë tjetër pos që të të bëjnë të lumtur. Dhe më pas fjalët i merr era. Sikur e tëra të ishte vetëm një shaka e rastit, një batutë sa për të kaluar kohën, një parodi që të qeshurat i ngurtëson në lot të akullt".
E di shumë mirë se ku të degdis një gjendje e tillë.
Është si ato rrëfimet, që i mësonim në shkollë, ku thuhet se bie një mollë e kalbur dhe më pas e kemi një shportë përplot molla të kalbura. Kjo është e vërteta e jetës. E mira vjen ngadalë, pothuajse zvarrë, përderisa e keqja përhapet me shpejtësi të dritës. Dhe më pas njeriu zhgënjehet! E fillon një rrugëtim të dhimbshëm, nëpër një tatëpjetë të mosbesimit kronik, drejt stacionit të zymtë të të ndjerit bosh. Sepse kështu është njeriu pa dashuri. Bosh!
E keqja e kësaj bote, e fshehur në çdo skutë dhe kthinë, vazhdimisht na pëshpërit se duhet ta shikojmë vetëm veten tonë, se duhet të jemi të ashpër, të bëhemi të ngurtë, të lëndojmë para se të na lëndojnë. Sikur vërtet të ishte kështu atëherë pse nuk ndihemi më mirë, atëherë kur e përqafojmë vallen e poshtërsisë? Pse të gjitha qejfet e kësaj bote nuk ia dalin ta shërojnë këtë ndjenjë të hidhur të të ndierit bosh?
E di se miku im është i lënduar. E di se dëshiron ta bind veten se ai më nuk duhet të dashurojë. Por unë kam besim në zemrën e madhe të mikut tim dhe e di se një zemër e tillë nuk pranon kurrë që të ndihet bosh.
Beso në fuqinë e dashurisë brenda teje miku im.
Beso sepse vetëm kështu mund ta ndalim të keqen e akullt që është përhapur kudo.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Asaj i pëlqejnë akulloret.
I do aq shumë saqë hamendem, kush do të shkrihet më parë? Ajo apo akullorja në gojën e saj!
I pëlqejnë edhe luleshtrydhet. I do edhe më shumë atëherë kur zgjohet rrëmbyeshëm në katër të mëngjesit. Dhe dikush patjetër duhet t'ia sjellë.
Mund të rritet deri në pafundësi, por ajo çdo herë do të vdesë për Nutella. Në ritëm të ngadaltë e shijon çdo lëpirje, sikur e tëra të ishte një ritual i orgazmës së fshehtë.
Xhelozoj!
Xhelozoj shumë!
Por kush guxon të futet në mes të një zonje dhe çokollatës së saj? Kam frikë se ajo mund ta zgjedhë çokollatën!
Ajo është e llastuar!
Shume e llastuar, por kështu janë të gjitha princeshat.
Në krahët e atij që nuk përton ta ledhatojë, një princeshë refuzon të rritet.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Duke u plakur, njeriu jo domosdoshmërisht bëhet më i mençur por, në çdo kohë, kupton vetëm këtë: gjërat e bukura, ato të sinqertat, që burojnë nga loçka e zemrës, i bëjmë vetëm pse këtë e kërkon shpirti ynë dhe jo domosdo pse ato i do bota! Vetëm kështu mund ta bëjmë botën më të mirë!
Mos prano të bëhesh si gjithë të tjerët. Të pajtohesh me ato që sheh dhe t’ia mbushësh mendjen vetes se asgjë nuk mund të ndryshojë.
Mos u bëj si ata që thonë: "Të gjithë njerëzit janë bërë të këqij sot. Të tjerët janë të këqij me mua, prandaj dhe unë tani jam i mirë vetëm me veten time."
Mos u bëj as si disa të tjerë, që thonë: "Ti je sjellë keq me mua dhe tani unë do të sillem keq me ty."
Këso mendimesh, dhe të ngjashme me to, kam dëgjuar shumë këto ditë. Dhe kjo për mua ka vetëm një kuptim: e tëra është vetëm dhimbje. Një ndjenjë kolektive e një zhgënjimi të vazhdueshëm.
Në pamundësi për të ndryshuar diçka, çdo ditë po mbyllemi më shumë e më shumë në vetvete. Po bëhemi si ato macet e lënduara, që të grithin sa herë i mbështet për muri.
Kjo është vazhdimësi e së keqes që të tjerët bëjnë mbi ne.
Kjo është e keqja e pafund.

(A.R)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
E di çfarë është e bukur dhe pasionante?
Të zhytesh thellë nëper të vetmin shteg , nga buron dija.
Lypset një nevojë e madhe , një dëshire, një vetvete tjetër , një unë...
 

joetisti_

Locus omnem
s'je miresia e megjithate te pelqej
s'je dashuria e megjithate te dashuroj
s'je Zoti e megjithate te perulem
s'je jeta e megjithate te jetoj
 

Mystique

Larg
"It may not happen in the first instant, but within ten minutes of meeting a man, a woman has a clear idea of who he is, or at least who he might be for her, and her heart of hearts has already told her whether or not she's going to fall in love with him."
Orhan Pamuk
 

Mystique

Larg
And I can’t
help
but to run my fingers
down your spine
like you are my
favorite
book. But I still
cannot read you,
you are
your own language.
Your pages are
tired and torn,
but I want you,
I want it all.

Michelle K - Like a Book
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Katapultohesh mes mijëra formash të paskurpujt.
Ngjeshësh mes vetes ,
pështjellues i neverisë , frikës, e egërsires tënde.
Përpiqesh, por më shumë kanosesh në vorbullen e errët ,
i panjohur për vetveten.

O njeri , njih vetveten.
O njeri , je një BOLE.
 

joetisti_

Locus omnem
And I can’t
help
but to run my fingers
down your spine
like you are my
favorite
book. But I still
cannot read you,
you are
your own language.
Your pages are
tired and torn,
but I want you,
I want it all.

Michelle K - Like a Book
asgje s'kuptova por, marr me mend se do te jete gje e bukur :)
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Duaje veten tende ...
A e di sa e cmuar je?
Je buzeqesghja ne fetyren e nenes tende qe mbush ditet me ty.Je forca ne krahet e babait qe te ka te voglen e tij.Je perralla e neteve per gjysherit.TI je shume por e ke harruar,sps jeton mbi nje bote ku njerezit rrall here dhurojn buzeqeshje,rralle here hapin zemren,rralle here shohin poshte asaj qe duket.Jeton ne ate boten kur askuh nuk e kthen koken nese te degjon duke uleritur.ku askush nuk e zgjat doren kur te sheh ne buze te humneres...
Ti ke harruar qe vlen shume,si nje DIAMAND,me te gjitha difektet dhe imperfeksionet .Je unike!
Ngrije koken pra dhe buzeqesh.Dhe li pas cdo lot.cdo zhgenjim,cdo meri te te djeshmes.Fale veten per naivitetin,per gabimet,per dashurite e gabuara,per kohen e humbur...Fale dhe pastaj..pastaj fillo te DUASH perseri!Dp te shohesh do te gjesh te gjith forcen per te vazhduar PERPARA!
 

Mystique

Larg
...Por ti mos ik,
mos ik,
mos ik,
c'kuptim ka nese ik,
s'te kerkoj asgja,
te mbaj lehte
si leter.
Ikjet jane per boten,
jo per ne qe s'kena aq jete,
sa me u cmend per dike tjeter.

K.Kojashi.
 

Hope

dans ton coeur
S'du me t'prish rahatin e jetes me mesazhe
po kam frik mos te humbi
prandaj te shkruj deri sa edhe t'besdisi
se du me t'pase, me t'majt sa ma afer, me e dite se ça ban
ku je, me ke je, pse je
sa rrin aty, kur ike, mos u shqetso nga kto pytje idjote
mos mendo se jam xheloz, nuk jam xheloz aspak
por jam frikacak,
kam frik mos te humbi, se di pse
ndoshta ngaqe te ndjej se si edukon rritjen e dashnis
në kopshtet e zemres teme,
prandaj me lejo t'qendroj afer
largsija me trem
me t'ftohtin qe mund t'fryjn nga shikimi i nji tjetri
ti je e bukur e n'ty mund t'dashurohen kush e di sa vet'
ose, ndoshta e bukur me dukesh vetem mu

sa kisha dashte te ishte kshtu...
 
Top