Copëza shkrimesh.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Karma është koncept thelbësor për besimet fetare Budiste dhe hinduizmi.
Do të thotë veprim.
Çdo mendim , fjalë , veprim që bën një përson do të ndikojë në të ardhmen. Ose ndryshe është pasojë , përfaqëson atë që ndodh në të ardhmen.
 

Hope

dans ton coeur
  • Njeriu që ka mendjen dhe zemrën të fortë e përdor veten e tij sipas rastit dhe nuk bëhet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndërsa njeriu mendjelehtë jepet pas iluzioneve, dhe njeriu me zemër të dobët pas ndjenjave duke mos zotëruar vetëveten.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Për FENIKSIN , nësë nuk e ke lexuar , të këshilloj Scott Peck-Rruga në të cilën rrallë kalohet.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nga t'ia nis të shkruaj , si mundem të udhëhiqem drejt fillimit kur e ndjen se ke prekur fundin?A ka kuptim vallë? A duhet të ketë?!
Një puhizë mendimesh , kapën fort pas meje. E ndjej butësinë e saj por edhe vrazhdësine e mendimeve që përplasen furishëm mbi qënien time. Nga t'ia nis?
Mbase nga ty? Mbase nga vetja? Mos tregohem egoiste nësë mendoj për këtë të dytën?! Ti që fle në skajet më të pafundme të shpirtit tim , ke gllabëruar çdo ndjenjë timen... Por për një çast gjithçka ndal pakuptuar, pa fjalë ,lotët këta shoqëronjës ngushëllues rrjedhin pa zë , por nën trishtim.
Dëshpërimit lamturisë , nuk i bëj dot ballë.
Nga t'ia nis sërisht?Kur ndjehesh e rrëzuem përtoke...
A ka kuptim vallë e gjitha kjo?
E gjithë kjo mesele 'fle' tek mua... A mund të rilind një fillim i ri , një vetvete e re pa këto shtojca e pa këto kujtime?!
A ka kuptim?Vallë nga t'ia nis?!
 

joetisti_

Locus omnem
c'ti besh, keshtu e deshi
c'ti besh, keshtu e tha
c'ti besh, keshtu besoi
c'ti besh, keshtu mendoi

per te dashuria harron
 

joetisti_

Locus omnem
tendin cep buze
ashtu perhumbshem, pa magji
ne te miat buze te njomta...
kam ndjenje, kam merak
buze qe duan freski
buze qe kane marre flak'.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
.Ora 4:00 e mengjesit, fiks 4...nuk mund te fle, po degjoj muzike, dhe te them te drejten te gjitha keto kenge me jane bere hite ne koken time...muzika ne njefare menyre me qeteson...por sonte jam e merzitur, paksa e trishtuar, frikesuar nga vetja ime...s`dua me te vuaj...s`ikur te kisha guxim ti tregoja gjithcka...gjithcka qe nga dita kur u pame e deri tani, se cfare kam filluar te ndjeje per te, te mendoj per te...te enderroj me te...marrezi, mbylle i them vetes, mos enderro kot, kjo nuk mund te quhet shprese, kjo quhet marrezi e zemres time...
Me vije inate se pse e takoje ne kete kohe, pse tani, kishim 3 vite qe studjojme ne te njejtin fakultet por drejtime te ndryshme, dhe ja tani, tani ne takohemi...sa cudi, vertet interesante, se kishim pare njeri tjetrin me pare, apo e kishim pare por se kishim verejtur...une nga ana ime e di se pse se kam verejtur, sepse kam qene e zene duke besuar genjeshtra te nje egoisti te shpellave te Sokratit, kurse ai...ndoshta ishte i zene edhe ai...por se besoj se me ka verejtur ndonjehere sepse heren e pare qe folem me tha: S`te paskam pare me heret ne fakultet... Hey e besoni dashurine ne shikim te pare ju ??? e di qe thoni jo, ose mendoni qe jo, ashtu edhe une kam thene...por tani e besoj ose ose mund te them se e takova ate dashuri...prit , ndoshta s`eshte dashuri...porcfare dreqin eshte, cfare, kur mendoj per te sikur ta kisha njohur nje shekull te tere, edhe pse ate shekull s`do e jetoj, sikur ta kisha prekur edhe me pare, edhe pse ato prekje ja fala dikujte qe se meritonte...
...S`mund te jemi bashk edhe pse duam...une dua, se di ndoshta edhe ai do...se si me shikon tani qe flasim thuajse cdo dite...eshte viti i fundit dhe shihemi shpesh...me pershendet me shikon, jo si shkohet dikush qe e ke nje miqesi ose shoqeri apo ..me shikon ndryshe e ndjej, e shoh besomeni e shoh...kur me takon doren me shtrengon jo ne menyre vulgare, jo jo jo...ne nje menyre miresie...une, hmm dridhem, mbrenda meje jam ajo Helena e cila shikon me dashuri, simpati, mallengjim per dashurine qe se pa kurre edhe pse e besoi nje kohe se ishte e tille, por gabohej...por jasht meje perpiqem te jem ajo Helena e forte qe te gjithe e njohin, dhe sillem shume ftoht...e nderpres ne mes te bisedave dhe largohem sikur s`kam kohe...dhe ai, ai me shikon sikur don te thote edhe me shume...se di ndoshta vetem duket keshtu...se di...
...S`mund te jemi bashk...por kurre sdo harroj 3 dite ne nje udhetim qe kishim me shoqerine, aty u takuam u njohem...shikuam ndoshta edhe i jemi bere te tepert te merzitshme per njeri-tjetrit sepse shpesh ndesheshim me shikime...derisa une i thash vetes: mbaju mos u bej budallaqe!!
Se harroj se si me ka prekur nje nate kur po benim muhabet me shoqerine per deshirat se ku do donim te studjonim...dhe per cudi ju betohem te dy donim te studjonim ne te njejtin vend...dhe, e besoni u fiken dritat e hotelit sepse ne oren 3 te mengjesit aty fikeshin dritat...me preku leht ne krahe...dhe une ja largova duart...perseri tentoi, perseri ja largova duart...s`guxoja, frikesohesha...nga asgje me shume se nga ajo se cfare do lind me vone, sepse ne s`mund te jemi bashk, por as ai s`guxoi me...se di a ishte ajo provokim nga ana e tij apo..se dii ahh...dhe une s`dua te vuaj prap...jo s`dua pamarre parasysh se sa do jete e veshtire ta shoh cdo dite...pastaj po ate nate me shoqeri ne erresire vetem me nje drite qe dikush nga ne kishte leshuar sa per te dalluar njeri tjetrin, me tha ben te te bej floket gershete...hahaha paramendojeni, smund te besoja...ai po me prekte floket, ai qe kisha filluar te ndjeja dicka per te...ai qe tani e mendoj edhe ne oren 4:15 te mengjesit...e pseee???
...me prekte floket dhe po bente nje gershete te cilen me dhimbsej ta prishja ate nate kur shkova te flija...bile kur e perfundoj me ngacmonte ne buze me floket e mija...kurse une behesha nervoze....jo se ai luante me floket e mija, per ate isha e lumtur, por sepse s`doja te ndeja me asgje....asgje....Smund te jemi bashk...
Dje e pashe, me foli...u ndal s`mendova se do ndalej...por u ndal, sa embel me shikonte...kurse une dredhoja shikimin tjeter vend...s`mund tu rezistoja syve te tij...sa i mire qe eshte... dhe shume i sjellshem... e kam verejtur edhe ne udhetimin me shoqerine, sillej shume mire me te gjithe, me te gjithe...kishte nje sens humori te embel....nje buzeqeshje qe cdoo femer e magjepste...
Nuk e di pse jetoj kete ndjenje...dua te jem e lire nga kjo...sepse ne te dy s`mundemi kurre te jemi bashk...e dini pse sepse nje ZOT na ka krijuar na ka falur jete...por pse na ndau ne fe, une dhe ai...kemi fe te ndryshme...mua s`me pengon kjo, as atij...e kuptova gjate bisedave tona mes shoqerise kur flisnim per religjion...por nje fjale e urte thote: " si eshte vendi, mbahet kuvendi"...
Nuk mund te them e dua, sepse kete fjale e pata thene njehere, ndoshta isha ngutur teper shume te vrapoj drejt asaj qe me dukej e persosur dhe me doli e kalbur...nuk mund ta quaj dashuri...por mendoj shume per te...
Shpresoj qe te jete vetem feja ajo qe na ndane...dhe asgje tjeter !
Por...edhe nese s`do kemi kurre bashkim...mjafton qe te dy te jemi te lumtur ne rruget e jetes...
...kam kaluar shume gjera ne jete, do e kaloj edhe kete!
Er..... te pershendes shume sonte, ti je ne gjume, kurse une, Helena...sikur HELENA e trojes po mendoj per ty...ushtarin tim!
 

joetisti_

Locus omnem
esmere, as qe e diskutoj se cka ke shkrujtur eshte per "te lepire gishtat", por kaq e gjate une s'gjeta forcen ta lexoja. Mbase heren tjeter do ta lexoj me vemendje :)
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Sa Here ke thene qe ka me te Pashem se Ai dhe Perseri Ai te ka Pelqyer me Shume se te Gjithe ? Sa Here ke thene qe S'do t'ia Dish per Te dhe ne Vetvete ke Deshiruar aq Shume te Dije c'po Bente ne ato momente ! Sa Here ke thene qe s'do t'ia shohesh As Syte , Kur ne te vertet sa Here qe shetisje rrugeve kerkoje vetem fytyren e Tij ! Sa Here ke thene qe ka Shume te tjere qe Duan te te kene prane dhe Ai ka qene i vetmi qe ke dashur t'i dhurosh prezencen tende ! Sa Here ke thene qe Do Gjesh Dike tjeter qe do te te trajtoje me Mire dhe ne Fund Gjithmone je Kthyer te Ai ? Por me Kryesorja Sa Here ke thene qe nuk e ke dashur aspak dhe Sa here qe eshte Permendur Emri i Tij Zemra s'ka pushuar se Rrahuri Fort ? Sa here . . . .
 

Balahk

Locus omnem
Nga t'ia nis të shkruaj , si mundem të udhëhiqem drejt fillimit kur e ndjen se ke prekur fundin?A ka kuptim vallë? A duhet të ketë?!
Një puhizë mendimesh , kapën fort pas meje. E ndjej butësinë e saj por edhe vrazhdësine e mendimeve që përplasen furishëm mbi qënien time. Nga t'ia nis?
Mbase nga ty? Mbase nga vetja? Mos tregohem egoiste nësë mendoj për këtë të dytën?! Ti që fle në skajet më të pafundme të shpirtit tim , ke gllabëruar çdo ndjenjë timen... Por për një çast gjithçka ndal pakuptuar, pa fjalë ,lotët këta shoqëronjës ngushëllues rrjedhin pa zë , por nën trishtim.
Dëshpërimit lamturisë , nuk i bëj dot ballë.
Nga t'ia nis sërisht?Kur ndjehesh e rrëzuem përtoke...
A ka kuptim vallë e gjitha kjo?
E gjithë kjo mesele 'fle' tek mua... A mund të rilind një fillim i ri , një vetvete e re pa këto shtojca e pa këto kujtime?!
A ka kuptim?Vallë nga t'ia nis?!
Shume e bukur,shume e ndjere.
 

Hope

dans ton coeur
2:30para ... nen qiell pa drita qyteti.

Me ka ndodhur nje nate te gjate,
te me shpetoj jeten nje yll qe vinte nga lart,
me la shakull , shtrire me fytyr nga qielli,
te mos qe per te, do kisha kthyer thembrat nga dielli,
u shurdhua cdo zhurme, erresira u ndricua,
luani i purpurte u sul plot mall mbi mua,
ate me kujtoi i rezuari yll,
po sfidonte ne renie universin erresir.
 

joetisti_

Locus omnem
Sa Here ke thene qe ka me te Pashem se Ai dhe Perseri Ai te ka Pelqyer me Shume se te Gjithe ? Sa Here ke thene qe S'do t'ia Dish per Te dhe ne Vetvete ke Deshiruar aq Shume te Dije c'po Bente ne ato momente ! Sa Here ke thene qe s'do t'ia shohesh As Syte , Kur ne te vertet sa Here qe shetisje rrugeve kerkoje vetem fytyren e Tij ! Sa Here ke thene qe ka Shume te tjere qe Duan te te kene prane dhe Ai ka qene i vetmi qe ke dashur t'i dhurosh prezencen tende ! Sa Here ke thene qe Do Gjesh Dike tjeter qe do te te trajtoje me Mire dhe ne Fund Gjithmone je Kthyer te Ai ? Por me Kryesorja Sa Here ke thene qe nuk e ke dashur aspak dhe Sa here qe eshte Permendur Emri i Tij Zemra s'ka pushuar se Rrahuri Fort ? Sa here . . . .
vertet e bukur. vetem se: nje mashkull e pelqen si shkrim sepse imagjinon te jete ai, ai qe ajo do edhe kur s'e do, dhe nuk mendon asnjehere te jete ai tjetri qe ajo e shikon me te bukur por s'e afron :)
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
vertet e bukur. vetem se: nje mashkull e pelqen si shkrim sepse imagjinon te jete ai, ai qe ajo do edhe kur s'e do, dhe nuk mendon asnjehere te jete ai tjetri qe ajo e shikon me te bukur por s'e afron :)
Eh pune e juaj smerret vesh..por ky eshte nje monolog mes nesh..mes meje dhe vetes time :D
 
Top