Copëza shkrimesh.

Hope

dans ton coeur
Nje pike loti ra
ne vendin e vjeter
ktu ku ishim ne
sot esht dikush tjeter
ah sa fjal jan than
ne ktë ven dikur
askush fatin ton
n'jet mos e past kurr.

Maaalli
malli nje zemer e ka marr
pa ty jetoj por nuk jam gjall
ta kishe dit sa jam merzit
dot kishe ardh me m'pa nje dit. (2x)

- Edhe po t`largohem
skam ku shkoj prej teje
si gjaku n`vena
ti je brenda meje
let te jet kjo dhimbjee
e madhe sa bota
nese vdes pa te pa
zemra esht e jotja.

Maaalli

pa ty jetoj por nuk jam gjall
ta kishe dit sa jam merzit
dot'kishe ardh me m'pa nje dit
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Dëshiron të largohesh , t'i arratisesh brenges që vesh zemren time , të humbasesh diku as vete nuk e di...të shpetosh nga kaosi i mendimeve shterpë por gjithçka është e kotë ,
asgjë nuk e ndryshon vrazhdësine e vazhdueshme të jetës!
Gjithçka më duket e mjerë dhe qesharake...
 
Mystique

Larg
E dua një shok afër vetes.
Një që nuk më gjykon.
Një që nuk më bombardon me një milion pyetje.
Një që, vetëm për hatrin tim, do të dehej vetëm me aromën
e trishtimit tim.
Një, të cilit pa frikë mund t’ia hap zemrën dhe t’ia tregoj të
gjitha.
A ka më shokë të tillë?
Tregomë!
Më duhet vetëm një.
(A.R)
 
FENIKSI

Forumium maestatis
KËNËNGË QYQJE !

Vdekje ! Ahhh sa kam nevojë!
Një vdekje që t'më zhduk më t'mos egzistoj!
Një vdekje që emrin të ma shuaj fare
As pllakë varri t'mos kemë ndër varre!

Shigjetat e ferrit zemrën m'kan shpuar
Me llavë përcëlluese m'kan përvëluar
Shpirtin me kthetra ma shqyejn një mijë djaj
Këtë shpirtë të zi skëterra ta hajë!

Bota po fundoset s'kam forcë më ta mbaj
Jo, si dua lotët! Askush të mos qajë!
Mjafton ti këndojnë qyqet nëpër shi,
ti këndojn pa fund fatit tim të ZI!!!

FENIKSI
 
Hektor12

Locus omnem
Nëse merr një udhë të ndryshme, përgatitu për reagimet.
“Një njeri që ka një ide të re, është një i fiksuar, deri kur ideja rezulton e suksesshme”.

Mendoj se kjo gjë ka shumë lidhje me vetëpërmirësimin. Nëse fillon të ndryshosh, apo të bësh diçka të ndryshme nga ajo që bën zakonisht, njerëzit mund të kenë reagime të ndryshëm. Disa mund të jenë të lumtur për ty. Të tjerë bëhen indiferentë. Të tjerët mund të jenë të çuditur, dhe reagojnë në mënyra negative apo shkurajuese. Shumë prej reagimeve me shumë gjasa nuk kanë të bëjnë me ty, por me personat që i shprehin këta mendime dhe për jetët e tyre. Mënyra si ata ndihen për veten shprehet në fjalët që përdorin dhe gjykimet që bëjnë.

Dhe nuk është problem. Mendoj se ka shumë gjasa që ata nuk do të reagojnë aq negativisht sa ti e imagjinon. Ose ndoshta, shumë shpejt ata do të kthehen të fokusohen tek sfidat e tyre. Kështu që, ajo që njerëzit mund të thonë dhe mendojnë, si dhe lejimi i këtyre që të të sprapsë, mund të jenë thjeshtë fantazi dhe barriera që ti vetë i ndërton në mendjen tënde. Mund të zbulosh se, kur më në fund e kapërcen atë pragun e brendshëm që vetë e ke krijuar, atëherë njerëzit që ke përreth nuk do të të qortojnë apo të rendin me “cfurk” në dorë pas teje. Me shumë gjasë, thjeshtë do të të pranojnë.
 
Hektor12

Locus omnem
Largoje zemërimin.
“Zemërimi është një acid që i bën më shumë dëm enës ku ndodhet se sa cdo gjëje mbi të cilën derdhet”.

Në pjesën më të madhe të kohës, zemërimi është i pakuptimtë. Mund të bëjë që situatat të dalin jashtë kontrolli. Dhe nga një këndvështrim egoist, ai është shpesh herë më i dëmshëm për të zemëruarin se sa për personin me të cilin ky është i zemëruar. Kështu që, edhe pse ndihesh i zemëruar me dikë për ditë të tëra, kupto që më shumë po dëmton veten tënde. Personi tjetër mund të mos jetë as i vetëdijshëm që ti je i zemëruar me të. Kështu që, ose fol me personin dhe zgjidhe konfliktin, ose hiq dorë nga zemërimi sa më shpejtë të jetë e mundur
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Sa e vështirë të heqesh dorë së kërkuari , së dashuri ato gjëra që të plotësojne! Dhe ndjehesh sikur heq dorë nga të qenurit vetvetja, ndjehesh vetëm , një boshllëk mpin trupin dhe zemren.Ftohtësi, ngurtësi ngado! Vetmia nuk nguron të marrë në krahë bijën e saj mëkatare!
Qesh me veten si e marrë,e përsëri lolo iluzionesh të dëmshme...
Kjo ish gjithçka , e pra çdo gjë e paskërkash një fund , edhe vetë dashuria!
 
joetisti_

Locus omnem
s'di qe e vecante qe je
zgjidh a krijon problem
s'di qe shume te pelqej
ti ne distance e ndien
s'di ere te te mbaj
te shton jete nje femer
s'di si lule ndryshe
duhet te t've nje emer

ftohte kur te kem gjithsesi
me puthje do t'me mbulosh
etjen te me shuash e di
e di se do t'lotosh.
 
Mystique

Larg
E kur te te thone - "ti je e cmendur"!
pergjigju: - Po!
e kujto:
Nuk do te jesh kurre aq e cmendur
Cmenduri eshte te pushosh se guxuari
Cmenduri eshte te pushosh se besuari
Cmenduri eshte te pushosh se shpresuari!

A. Vanlight
 
joetisti_

Locus omnem
pse s'i putha ato buze,
ne shtratin tim pse s'te futa !
te thoja nga ketu ku te kujtoj
une, embelsine, e putha

nuk qaj kenaqesine qe mungoi
edhe te t'shihja ishte mrekulli
edhe dijenia se me deshiroje
edhe dyshimi se rame ne dashuri
nuk qaj kenaqesine qe mungoi
dicka me shume imagjinova
te thoja nga ketu ku te kujtoj
une, jeten, e kafshova.
 
joetisti_

Locus omnem
s'di qe e vecante qe je
s'di e vecante qe je
zgjidh a krijon problem
s'di qe shume te pelqej
ti ne distance e ndien
s'di ere te te mbaj
te shton jete nje femer
s'di si lule ndryshe
duhet te t've nje emer

ftohte kur te kem gjithsesi
me puthje do t'me mbulosh
etjen te me shuash e di
e di se do t'lotosh.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ti ,
ti je ndjenjë , vullkan , mahnitës , lumturi.
Ti je më i mirë se droga , se heroina , më i mirë se një patatina patos , mariuana, kanabis , LSD , ekstazia , seksi , 69 , dhe se masazhi tajlandez.
Je akoma më i mirë se çokollata Lacta, mali i bardhë , se shtatë liqenet e Lures , se triologjia e George Lucas , edhe më i mirë se puntatat e Friends e show Oscar , më i mirë se Garko , Pitt , David Becham, Ronaldo dhe Mesi. Po ti , je akoma më i mirë se Rock , Hip Hop , Piano , Punky , Pop, Hendrix , Nirvana dhe Guns N Roses.
Je më i mirë se malet ruse , tomorrowland , se pasuria e Bill Gates , se netët shfrenuese kaluar nëpër pubet e natës , më i mirë se Dalai Lama , Woodstock , Morrison , Rainbow , Metallica.

TI je më i mirë edhe se vetë liria!
Më i mirë edhe se vetë jeta!
Je gjithçkaja.
 
Dreamer

Under the Dome

WooW
 
Hope

dans ton coeur
shof syte e tu
e habitem si shteti
ia len ne dore privatit
nje force aq te madhe
prej syve tuj
ekuilibri jone mendor
na dergon cdo dite
letra lamtumire
 
SNAP

Papirus rex
Ti ,
ti je ndjenjë , vullkan , mahnitës , lumturi.
Ti je më i mirë se droga , se heroina , më i mirë se një patatina patos , mariuana, kanabis , LSD , ekstazia , seksi , 69 , dhe se masazhi tajlandez.
Je akoma më i mirë se çokollata Lacta, mali i bardhë , se shtatë liqenet e Lures , se triologjia e George Lucas , edhe më i mirë se puntatat e Friends e show Oscar , më i mirë se Garko , Pitt , David Becham, Ronaldo dhe Mesi. Po ti , je akoma më i mirë se Rock , Hip Hop , Piano , Punky , Pop, Hendrix , Nirvana dhe Guns N Roses.
Je më i mirë se malet ruse , tomorrowland , se pasuria e Bill Gates , se netët shfrenuese kaluar nëpër pubet e natës , më i mirë se Dalai Lama , Woodstock , Morrison , Rainbow , Metallica.

TI je më i mirë edhe se vetë liria!
Më i mirë edhe se vetë jeta!
Je gjithçkaja.
wowwwwwwww Gjith ky Shperthim te ben te ulesh ne gjujne.
 
Top