... trendafili im ...
gjithmone i kam dashuruar trendafilat !!
aromen,ngjyrat,formen,gjethet dhe pak me pak gjembat e tyre ...
i urreja kur me shponin gishtat teksa perpiqesha t'i vidhja sa me shpejt ne kopshtin tend dhe me pas te vrapoja s
i e cmendur nga ana tjeter e rruges me friken se ms dikush me shihte ...
derisa nje dite rashe ne rrjeten e shikimit tend...
e skuqur,me duart qe me dridheshin dhe trendafili qe u shkeput lehtas nga to dhe puthi token pa zhurme, te kerkova falje dhe me gjysme zeri te thashe se i pelqeja se tepermi trendafilat e kopshtit tend...
me ironizove si disa vjet me i madh qe ishe. !! t'u duken budallalleqe adoleshence dhe romanticitete moshe ato qe te thashe ...
e turperuar,duke te kerkuar ndjese,ula koken dhe vazhdova rrugen me fjalet e tua qe me gufonin ne vesh si jehone !! ....
ndoshta kishe te drejte,isha vertet nje adoleshente ose romantike e pandreqshme !!
muajt kaluan dhe trendafilat u vyshken,koha u ftoh dhe Korca u mbulua nga bora,vendin e trendafilave ne kopshitin tend e zune disa dege te ngrira,pa jete qe lekundeshin me eren si fantazma te harruara nga epoka e ekzistences se tyre njerezore !!
mezi prisja pranveren,te perqafoja serisht aromen e tyre,te shija ngjyrat dhe te ndjeja pickimet e gjembave neper duar .... por pse jo ,te shihja edhe ate...
kishin kaluar kohe dhe cuditerisht shikimi i tij nk me shqitej nga kujtesa,e kisha imazhin e tij kudo shkoja ndonse vetem nje here e kisha pare,deshiroja me gjithe qenien time ta rishihja e ta rishihja pafund derisa te ngopesha,dhe te largtohesha serisht nga ai,pastaj te me merrte malli serisht dhe ta rishikoja prape e prape,madje pse jo,te qendronte para meje qe t'i beja nje portret qe ta mbaja gjthm me vete !!
ndonse pranvera erdhi imazhin i tij mungonte,trendafilat e tij nk me dukeshin me aq te bukur... valle ai ju kishte marre nurin ?! apo syte e mi ishin verbuar dhe nk shihnin me bukurine e tyre ?! ....
derisa nje dite me shpresat e vrara dhe me idene e humbjes tende te pergjithmonshme,hasa shikimin tend ne ate rrugice trendafilash,vetem se kete here nk isha une ajo qe te kerkkoja,por ti ..
mbaje nje trendafil te kuq,si ai qe u shkeput nga duart e
mi ate dite...
me hapa te sigurt u afrove drejt meje dhe me syte qe te shkelqenin,me dhurove trendafilin tend dhe me butesine e nje petali me preke duart te cilat qendronin mes duarve te tua,pastaj ne nje moment ushtrove force mbi to,ndjeva dhimbje... nga bishti i trendafilit vura re se dilnin shume gjemba dhe nga gishtat tane gjak .. e habitur te pashe ne sy me nje veshtrim kuptimplote,me zerin qe te dridhej shqiptove :
'' e kupton tani se sa me ka dhembur mungesa jote,trendafili im '' ...