C'fytyre ka armiku yt sot?

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

Morpo une jarebi ta firmos, ti me thua ta shkruaj me dy 'rr' /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

Une armiq nuk kame,ama jame armiku i te gjithve /pf/images/graemlins/tongue.gif
L-r ki kujdes..

p.s
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

@d@

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

Armiku i te gjitheve : KOHA.

Ps : kete e zbulova para dy minutash /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

rudi123

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

Nje fjale e urte gjermane thote:"Fitorja ka shume nena"
E perkthyer per ne shqip do te thote:"Humbja ka po po aq shume nena sa dhe fitorja"
Besoj se e dini mire qe jemi me te humburit, te fundit ne Europe(mos te themi ne bote) per gjithcka.Ska se si te jete ndryshe me aq shume armiq qe kemi.

Armiku jone eshte mjerimi dhe skamja ku jetojme!
Armiku jone eshte politika e prape dhe Hajdutet politikane!
Armiku jone eshte emigrimi masiv i popullit tone!
Armiku jone eshte percmimi qe perjetojme ne cdo cep te botes ku shkojme!
Armiku jone eshte liria e tepert e turmave injorante!
Armiku jone eshte humbja totale ne cdo fushe te jetes!

Por Armiku yne me i madh eshte Vetja Jone,mungesa e dijes dhe e formimit tone ne baze te Drejtes dhe se Vertetes,mungesa e aftesise dhe deshires per te zgjidhur problemet e jetes me pune dhe perkushtim,mungesa e nje morali te paster dhe te sinqerte per te punuar e jetuar se bashku ne miqesi dhe harmoni,mungesa e shume gjerave te tjera qe njeriu i perjeton kudo ne ambjentet ku degjon gjuhen shqipe!
Ketu nuk ben perjashtim as ky forum!!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

te lagur...me pikla transparente qe shkasin neper te...te zymte-grisatre...shoqeruar me "shine on your crazy diamond"
:book:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

Helene, je bo xhelozja modhe :wub: this means love :wub: :kiss:
jo mi jo, D. ka fytyre engjellore :wub: she'll never make me sad dhe s'ka kurrsesi shanse te behet armikja ime :wub:
 

zecovina

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

NE KOHEN QE TASHME JETOJME BESOJ QE ARMIKU ME I MADH TONI ESHTE ....PASQYRA...HA HA..NUK E KAM FJALEN PER PASQYREN SI OBJEKT POR NE REFLEKTIN E SAJ....
 

the_doctor

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

armiku me i madh imi eshte .....koha e humbur kot.....nuk shoh gje me negative e kjo.. :thumbsup:
 

epiphany

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

mua ne keto momente do me ishte shume i embel nje armik i tille se nuk e mbaj mend heren e fundit qe e kam takuar.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

scary.face.jpeg
 

b.k.

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

Cne psikologjia sociale ne Filozofi. Hera e pare qe e shoh kete teme dhe duke shume interesante.

Mendoj se perceptimi i armikut eshte shume here individual dhe nganjehere (si shembujt e marre nga hapesi i temes), kolektiv. Koha ka percaktuar midis ngjarjeve historike (shpesh te nderthurura me ato politike, shoqerore etj) shume armiq per grupe te caktuara.

Armiqte mund te jene te qellimshem (te formuar pas nje perjekje te qellimshme mendore) dhe disa here thjesht te udhehequr nga emocionet (ku proceset kognitive thjesht jane me pak ne sipefaqe).

Eshte nje nevoje e domozdoshme per individed dhe grupet e dallojne veten nga "te tjeret". Ne anglisht termat e perdorur jane "in-group and out-group".

Nje menyre per te rritur vetevleresimin e vetes/grupit ku bejme pjese eshte dallimi nga "te tjeret", te cilet nuk jane ne nivelin tone. Ne jemi me te mire sepse ata jane me te keqinj. kemi nevoje per ata, per te percaktuar se kush jemi.

p.s. kjo nuk eshte absolute, eshte thjesht nje nga mekanizmat (ndonese nder me te diskutuarit ne psikologjine e grupeve).
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

Armiku im eshte sistemi ku jetoj, cfare do lloj sistemi qofte ai (komunist, kapitalist...) ai do ngelet gjithmone armiku im.
 

moonlight

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

armiqt e mi sot kane fytyrat e shitesve pas banakut qe ma kontrollojne ID-ne very suspiciously!
My age has given me the right to alcohol and tobacco, mos ma humb kohen kot! :mad:
 

nilsi78

Primus registratum
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

armiku im sot...vetvetja e fshehur ne nje cep dhome duke numeruar petalet e nje luleje qe e kziston ne imagjinaten time dhe qe perciptaz parakalon para syve te mbyllur pergjysem
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: C'fytyre ka armiku yt sot?

fytyren e nje plani qe kisha bere per punet e dites te cilin nuk e ndjek dot pasi asgje e programuar dhe e planifikuar nuk ben per mua...
 
Top