Cfarë mëson vërtet Bibla?

gurax

Pan ignoramus
Re: Cfare meson vertet Bibla

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Albanski</div><div class="ubbcode-body">
A mund Zoti te genjeje?
A mund Zoti te beje budalleqe?
A mund Zoti te krijoi nje Zot tjeter, mund te krijoi nje te Pakrijueshem tjeter?

Pra Zoti eshte i limituar te beje vetem gjera qe i takojne Zotit, gjera hyjnore. Zoti im nuk ben cdo gje sepse Zoti nuk ben gjera budalleqe, por ben vetem gjera hyjnore </div></div>

As Kondra as Shtegtar nuk jane te gjendje te dallojne fare cfare eshte hyjnore. Une jo e jo.

Po ti? Se Zoti jot nuk ben budallalleqe dhe derisa ti e thua kete gje di ta dallosh dhe kjo gje shpreh qarte qe eshte nje Zot shume racional. Gje e mire, e kam seriozisht.
A i fal Zoti jot ata njerez qe deri me tani zgjedhjen e tyre e kane bere gabim dhe do te donin ta korigjonin? Apo eshte i njejti Zot dhe te tereve u shfaqet ndryshe?
Une s'e di si quhet ne hyjnisht kjo, por ne njerezorce quhet kukamcefti.
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Cfare meson vertet Bibla

Gurax,

Zoti i fal te gjitha mekatet nqs nje person, qe ka bere gabime, kthehet ne udhe te drejte, pra beson Zotin me konceptin e sakte te Zotit dhe ben veprime te mira, dmth i mban komandat e Zotit.

Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.[Kur'an, Suretu Zumer (39):(53-54)]

Te cilen, te njejten gje e gjen nga tregimet e Jezusit ne Bibel:

Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt".Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.[Luka 15:(21-24)]

Pra kur njeriu pendohet, Zoti ia fal dhe nuk do asnje pagese nga mekatari. Nuk do gjakara kafshesh dhe aq me pak gjakra njerezish te pafajshem prej njerezve. Vetem sa kerkon vullnetin tend te pendohesh. Pra nqs mban komandat e Zotit, "Te adhurosh vetem Ate" dhe jo 2,3 apo miliona Zotra dhe te mbash komandat e Tij qe te mos vrasesh, te mos besh seks jashte martese, te mos vjedhesh etj., Zoti te premton parajsen.

Zoti eshte nje Zot dhe shfaqet njesoj te gjithe te derguarve te Tij dhe njerezimit midis shpalljes te Tij. Zoti nuk shfaqet ne opinionet e gabuara te njeriut. Njerezit shkruajne tregime imagjinare, fabla, perralla, madje edhe per Zotin, por keto nuk jane shfaqje te Zotit dhe jane gjera qe Zoti i mohon. Pra jane "genjeshtrat e njerezve ndaj Tij". Jane vecse fabrikime, asgje me shume.

Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.[Kur'ani, Suretu Bekare (2):79]

E njejta gje gjendet edhe ne Bibel:

Si mund të thoni: "Ne jemi të urtë dhe ligji i Zotit (Torah, Testamenti i Vjeter) është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet.[Jeremia 8:8]

Pra, nuk luan Zoti kukamcefti, por njerezit qe mos te pranojne gabimet e tyre ne konceptin e Zotit thone qe Zoti shfaqet keshtu e ashtu dhe Zoti ben cfaredo qe vete ne mendje atyre, pra njerezit thone... . Ka ndryshim te madh se cfare thote njeriu dhe se cfare thote Zoti per Zotin. Zoti nuk ben gabime, por njeriu edhe ndonjehere kur e kupton se e ka gabim, nuk kerkon ta pranoje nga arroganca.

Besoj se me kupton.

Gjithe te mirat.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Cfare meson vertet Bibla

Nje pyetje sa per kuriozitet: Ku e mesoni kaq mire Biblen ju Albanski? Ne xhami? Se po qe ashtu do filloj te vete dhe une ne xhami...
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Cfare meson vertet Bibla

Regele,

Hajde ti se te mesojme edhe Biblen edhe Kur'anin bashke. Vjen per nje, merr dy me vete. Si eshte ajo puna "Bli nje, tjetra falas", pervec se ketu nuk paguan gje.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Cfare meson vertet Bibla

Shume i njohur ky koncepti i gr.. gjerave me shumice. Nejse Albanski, sic eshte vene re dhe me pare ti shkruan shume por shpreh pak. Dhe me e keqja eshte se zhytesh perhere e me teper ne kontradikta me ato qe thua sepse si pergjigje te asaj qe te pyes une ti me shkruan sure qe s'kane te bejne fare me ate qe po diskutojne te tere, pervec teje. Thua qe njeriu cfare thote per Zotin ka ndryshim nga cfare thote Zoti per Zotin.
... po ti o derebardhe, cfare je?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Cfare meson vertet Bibla

Mire e ke, kompani e mire tregtare qenkeni, madje dhe idete e marketingut i paskeni te mira /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Albanski, pa ofendim, sepse mund te shkruash cfare te duash: Si do te te dukej ty, nese nje i krishtere do te vinte ketu te shfletonte faqe me faqe Kuranin dhe te kapej pas cdo fjalie apo paragrafi qe nuk perputhet me realitetin e sotem (sic eshte pershembull rrahja qe i duhet bere gruas)? Mua personalisht, do me dukej shume me e ndershme nje respekt reciprok ndaj krishterimit dhe anasjelltas se sa humbje kohe me analiza te Librit te Shenjte te seicilies fe, qe pervec ofendimit te se drejtes per te besuar, qe eshte dicka intime, nuk sjellin gje tjeter pervecse percarje midis dy komuniteve fetare ne Shqiperi.
Besoj se nuk ke kete qellim...
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Cfare meson vertet Bibla

Gurax,

Nqs ti kerkon te mistifikosh pyetjen tende dhe se ndoshta une nuk jam pergjigjur.

1. A u pergjigja se a i fal Zoti njerezit qe bejne gabime dhe kthehen ne udhe te drejte apo korrigjonin gabimet sic the vete?

2. A u pergjigja se si shfaqet Zoti njerezve?

Kishe na nje pyetje tjeter ti? Apo keto pyetje nuk kane kuptimin e pyetjes, por kane ndonje kuptim misterioz qe vetem ti ke ne mendje?

Une thashe Zoti jep shpallje njerezve, te cilet te tille jane profetet, Ibrahimi, Moisiu, Jezusi, Muhamedi. Pra keto jane shpallje te Zotit dhe jo pjellja imagjinare e ketyre njerezve. As Kur'ani qe citova nuk eshte tregimi im personal, as i Muhamedit, por Zotit. Por une e shkruaj, profeteve dhe ti prape nuk arrin te kuptosh se keta jane njerez.

Pastaj une nuk thashe diku se "cfaredo" gjeje qe "cfaredo" njeriu thote eshte gabim. Por ti kete synon, qe te krijosh paradoksin tend dhe te ma veshesh mua. Llogjikon ti, Gurax, por ne nuk hame bar, kemi edhe ne, me respekt llogjike. Une thashe se "cfaredo" gjeje qe thote "cfaredo" njeriu nuk eshte e sakte, por kjo nuk eshte synonimi se cfaredo qe thote njeriu eshte domosdo e gabuar.

Une njeri jam, por nuk kam shkruar tregime per Zotin nga pjellja e mendjes time dhe po te rrefej ty tani. Nqs keshtu me trego kundershtimet e mia, dhe mos sajo gjera qe nuk jam shprehur se po behesh cik qesharak.
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Cfare meson vertet Bibla

Regele,

Se pari, "rrahja qe i duhet bere gruas" eshte shpjeguar ne temen perkatese. Se ca konsideron ti me "rrahje qe duhet bere" eshte dicka tjeter, por shpjegimi i sakte eshte dhene. Nqs ke na nje pyetje bej ne temen perkatese dhe vazhdojme diskutimin aty.

Pra eshte tjeter gje te marresh fjale dhe ti japesh "koncepte te kunderta me kontekstin" ose te krijosh "fantazira" se ca alludon nje fjale apo nje fjali, dhe tjeter gje te kerkosh shpjegime jo-kundershtuese nqs gjen.

Ti beso se Zoti edhe genjen, por mos thuaj se ne po genjejme se po themi se Zoti nuk genjen dhe se po kundershtojme veten kur themi se Zoti eshte i plotfuqishem. Pra eshte tjeter gje te marresh kete fjale "plotfuqishem" dhe ta perdredhesh dhe te thuash se perfshin edhe genjeshtren.

Pra ka ndryshim midis kundershtimeve llogjikore te kuptimit qe jepen nje fjaleje dhe midis sperdredhjeve te kuptimit te fjaleve qe nuk i perkasin kuptimit te sakte te fjales.

Pra kur akuzon dike dhe merresh pas kapjesh fjalesh qe nuk kane kuptimin qe tjetri thote eshte dicka e ulet. Kete gje ja ben edhe Jezusit me nje fjale shume te perdorshme ne ate kohe si "bir i Zotit" qe e akuzuan se po e bente veten Zot, kur per vete ishin quajtur "bijte e Zotit" ne liber.

Une s'po bej kete. Une kerkoj nje shpjegim qe te kuptoj se ca thoni kur thoni se "Jezusi eshte Zot". Nqs di nje shpjegim qe ben llogjike, thuaje... por deri tani, nuk kam degjuar njeri te ma shpjegoje dicka qe ka kuptim.

Psh mund te citoj edhe une se "Jezusi thote se nuk ka ardhur per paqe ne toke por per te sjelle shpaten". Por kjo eshte nxjerrje jashte kontekstit.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Cfare meson vertet Bibla

Albanski nuk kam asnje konsiderate per ate shprehjen ne lidhje me rrahjen e gruas dhe nuk kam aspak deshire te diskutoj mbi fene tende, ku normalisht, duke qene se i perkas nje feje tjeter mund te jem subjektiv, i painformuar, jo ne gjendje per te kuptuar plotesisht mentalitetin dhe nenkuptimen e cdo pasazhi te fese suaj, prandaj dhe si rrjedhoje mund te gaboj ne gjykime dhe pa dashur mund te te ofendoj ty apo ndonje tjeter te fese tende. Ne kete kontekst te kerkova dhe ty, qe me mire se te vish te na analizosh fene, besimin apo librin te cilin ndjekim, me mire sill ndonje mesazh qe me shume na bashkon si shqiptare se sa na ndan si myslymane e te krishtere.

Mendja e nje te krishteri do te mbushet me interpretime qe i behen Bibles nga nje myslyman, po aq sa i mbushet mendja nje myslymani me interpretime te bera nga nje i krishtere mbi Kuranin, prandaj, me mire t'i leme keto muhabete dhe te shohim anen pozitive dhe bashkuese te fese. Besoj se kristianizmi dhe myslymanizmi kane me shume gjera pozitive sesa negative qe fatkeqsisht ketu ne forum nuk vihen re puthuajse fare....
 

deshmi

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

Faleminderit Rexhele. Krishteret dhe Myslymanet bien dakort qe ka gjera qe ne nuk perputhemi por prape se prape te dy palet kane me shume te perbashketa me njeri tjeterin se sa me njerez qe nuk bejne pjese ne njeren prej ketyre kategorive.

Si Bibla e Kurani mesojne Monotezmin, besimi ne nje Zot.
Ky Zot nuk ben gabime as ne Bibel e as ne Kuran. Eshte i Drejte, is Shenjte, i Gjithedijshem, i Plotfuqishem.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

Bibla eshte manifest i shfrytezimit kafsheror.
Bibla justifikon skllaverine jo vetem te prindit por edhe te femijes qe do te lind.
Mekati me i madh qe Bibla na meson eshte dinjiteti.
Bibla na meson qe te jemi per perunjur dhe te peshtire.
 

deshmi

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

Bibla merret me shpetimin e shpirtit te njeriut me direkt, dhe reformimi i shoqerise vjen vete si rezultat. Ne rradhe te pare Bibla meson te duam dhe te sherbejme si Zotin ashtu edhe njeri tjetrin. Dashuria per te cilen Bibla flet eshte shume e rralle ne kete bote.

Lexo Gjoni 3:16.

Pra Bibla thote se Jezusi, Biri i Zotit, vdiq per njerezimin me tallje dhe vuajtje te medha. Ai dha jeten e vet dhe me pas u ringjall per ne se ne ishim te cmuar ne syte e Tij. Shpirti i njeriut ka shume vlere ne syte e Zotit, me shume vlere se sa une e ti mund ta imagjinojme. Ky eshte thelbi i Bibles.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

Munde ta argumentoni ato qe thate?
Edhe sa mijera vjecar i duhen Bibles qe te reformoje shoqerine?
Bibla flete per dashuri dhe justifikon skllaverine. Ne Bibel munde te gjeni leksione te perkryera hipokrizie.

Vete Bibla ne teresi eshte nje vjedhje. Pershembull Zeusi imagjinohet me fytyre njeriu, Zoti ne Bibel gjithashtu...
(Teme tjeter, jeni dakort ta hapim?)
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Cfare meson vertet Bibla

Ne fakt do te ishte shume interesante nje teme e tille.

Disi jashte teme, por besoj se te tere e pranojme qe besimi eshte dicka personale dhe cdokush ka te tjera rezultate per sa i perket debatit "i drejte apo i gabuar", e une po perfitoj shume nga rasti e te pergezoj te tere ata qe jane duke diskutuar me mendje dhe zemer te hapur dhe pa acarime ne keto tema delikate.
 

deshmi

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

Ne rradhe te pare, ne asnje vend ne Bibel nuk thuhet se Zoti e perkrah skllaverine.
Nqs dikush e rrembente dike dhe e bente skllav per vete ose e shiste, ai njeri duhet te vritej(Eksodi 21:16).


Ne rradhe te dyte, vargjet ne Bibel jane argumenta ne lidhje me qellimin e Bibles.
Zoti e deshi aq boten sa Ai dha Birin e Tij te Vetemlindur qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por te kete jete te perjetshme (Gjoni 3:16)

Te gjithe kane mekatuar....dhe paga e mekatit eshte vdekja(Romaket 3:23, 6:23)

Po ju them juve, o miq të mi, të mos keni frikë nga ata që vrasin trupin, por pas kësaj nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.
Unë do t`ju tregoj prej kujt duhet të keni frikë: druani nga ai që, pasi ka vrarë, ka pushtet të të hedhë në Gehena(Ferr); po, po ju them, nga ai të keni frikë.
A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë. Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela. Dhe unë po ju them: Kushdo që do të rrëfeje për mua përpara njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë përpara engjëjve të Perëndisë. Por ai që do të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë. (Luka 12:4-9)

Pra vete Jezusi thote se qellimi kryesor i Bibles eshte shpetimi i njeriut nga mekati, vdekja dhe Ferri.


Skllaverimi i detyruar denohej, ndersa formave te tjera ku njerezit e shisnin veten si skllever u jepeshin rregulla.
Zoti e denoi skllavermin e detyruar te Izraeliteve ne Egjipt per 400 vjet. Ai e beri kete nepermjet 10 denimeve te renda qe ata moren. Gjithashtu ne Dhiaten e Vjeter ka plot rregulla qe mbronin sklleverit. Nuk mund ti shaje, ose te riktheje te pronari nje skllave qe ishte larguar.
10 urdherimet gjithashtu japin rregulla si ti trajtosh njerezit--te lire ose skllever, mos vrit, mos merr gruan e tjetrit, mos jep deshmi te rreme...
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

I nderuari Deshmi,

1;Juve po jipni shembuj se si Bibla justifikon (pranon) skllaverine. Jo vetem kaq por edhe si organ ekzekutiv (Bibla) na jep rregulla se si duhet proceduar me gjene e gjalle njerezore.

2;Bibla na meson se njerezit per Perndine nuk jane njesoj. Disa jane te zgjedhurit e saj (njesoj si qverite) dhe duhet te shfrytezojne pjesen tjeter.

3; Jepini Cezarit ate qe eshte e Cezarit... a i takon kjo Bibles?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Cfare meson vertet Bibla

Petrit. Je shume konfuz. Ti e ke studiuar Biblen dhe vjen ketu per te dhene perfundimet e tua, apo ke deshire te mesosh me teper rreth Bibles?
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

Une deshire kam te mesoje sa me shume gjera, perfshi edhe Biblen...
Juve postoni dhe une do t'jua a di per nder.

Juve me thoni se ku jam gabim. Deshironi ta marrim nga fundi?

Ai kafsha atje larte qe juve e parafytyroni me fytyre njeriu ka zgjedhur nje grup njerezish si te preferuarit e tij, te tjeret jane te dores se dyte.

A jam gabim? Ku dhe pse?
 

deshmi

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

1. Bibla e pranon skllaverine ne te njejten menyre qe pranon divorcin. Psh Ligjet e Moisiut, perkrah ligjeve mbi skllaverine ndodhen ligje qe lejojne divorcin. Por kur u pyet Jezusi per kete Ai tha se keto ligje egzistojne vetem nga ngurtesia e zemrave te njerezve. Dhe nje varg tjeter thote se Zoti e urren divorcin. Ka gjera qe Zoti i ka lejuar megjithese nuk jane cfare Ai kishte si qellim per njerezimin. Ai na njeh mire ne ,Ne Zanafilla 8:21 Zoti thote, "sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij." Zoti na krijoi ne me vullnet te lire, dhe nuk do te krijoje diktature ku njerezit bejne gjera edhe pse nuk duan ti bejne ato. Ai eshte i interesuar ne zemren e njeriut, sepse ajo ndikon veprimet. Prandaj jane dhene rregulla ne Bibel per ti mbajtur nen kontroll keto veprimi. Dhe ato rregulla ki parasysh nuk na jane dhene neve por Izraeliteve, sepse ata kishin Teokraci.
Dhiata e Re thote: nqs je skllav mundohu te lirohesh.


2. Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.
Galatasve 3:28

Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: ``Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;
por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga Ai.
Veprat e Aposujve 10:34-35

3. Jepini Cezarit ajo qe i takon Cezarit, pra vete Jezusi eshte duke thene qe jepini qeverise cfare i takojne--taksa etj. Krishterimi nuk ka qellim ti coje njerezit ne kryengritje ndaj qeverive, por ne krijimin e qytetareve qe i binden autoriteteve. Vargu perfundon...dhe jepini Zotin cfare i takon Zotit. Autoriteti me i larte eshte Zoti. Vetem kur qeveria dhe Bibla ne ndonje ligj jane komplet ne kundershtim athere nje i Krishtere nuk duhet ti bindet qeverise.
 

deshmi

Primus registratum
Re: Cfare meson vertet Bibla

Ne nuk po te ofendojme ty, prandaj nqs verte do te mesosh mos ofendo Zotin tone qe eshte i shtrenjte per ne dhe qe ti nuk e njeh. Dhe ne rast se je serioz tamam te keshilloj te blesh nje Bibel apo ta lexosh ne Internet.
 
Top