Re: 2-Kush eshte Jezu Krishti?
Kondra,
Eshte gabim llogjikor qe shume njerez e bejne qe te thuash "Zoti ben gjithcka".
A mund Zoti te genjeje?
A mund Zoti te beje budalleqe?
A mund Zoti te krijoi nje Zot tjeter, mund te krijoi nje te Pakrijueshem tjeter?
Pra Zoti eshte i limituar te beje vetem gjera qe i takojne Zotit, gjera hyjnore. Zoti im nuk ben cdo gje sepse Zoti nuk ben gjera budalleqe, por ben vetem gjera hyjnore.
Argumenti qe Zoti ben cfaredo gjeje eshte vetem argumenti yt, dhe jo imi.
____________________
deshmi,
Ejani, pra, dhe të arsyetojme bashkë, thotë Zoti...[Isaia 1:18]
"Korintasve" qe citon ti, kush eshte ky? Pauli, Pauli dhe vetem Pauli... Nqs ty Pauli te thote ndiq verbazi, urime per mjeshtrin tend Paulin. Zoti ne Bibel dhe Jezusi ne shume vende i therret arsyes dhe jo ndjekjes se verbert.
Arsyetimi i Jezusit:
Gjoni 10:
31Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
32Jezusi u përgjigj atyre: ``Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?``.
33Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ``Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi``.
34Jezusi u përgjigj atyre: ``A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë (Zoti) thashë: Ju jeni perëndi"?
35Nëse Ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
36ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?
37Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,
Si arsyeton Jezusi, i thote ne librin tuaj "Profetet quheshin Zota, atyre qe Zoti i dergonte liber quheshin Zota, njerezit e mire quheshin Zota" dhe duke qene se ju nuk mund te kundershtoni librin, atehere pse akuzoni kot, duke cituar fjale per fjale nga libri i tyre (Testamenti i Vjeter):
Unë (Zoti) kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit."(Isaia 82:6)
Eshte sikur te me vije nje musliman e te me thote se "Triniteti mund te jete korrekt". Dhe une i them, "A nuk e ke te shkruar ne Kuranin tend qe triniteti eshte gabim?". Pra Kur'ani eshte dhe libri im, por i them ta shikoje ate qe ka ne shtepi. Pra dhe Jezusi i thote "A nuk e keni ne librin tuaj" edhe pse ai liber eshte dhe libri i tij gjithashtu. "Ligji" eshte Torah, dmth Testamenti i Vjeter.
Ka me arsyetim te forte se kaq, dhe ti citon Paulin...qe mohon arsyetimin....pervec asaj qe thote vete.
Me nje fjale duke cituar Paulin arsyeton ti se nuk duhet te arsyetojme. Kesaj i thone paradoks.