Ca vargje nga unë,e panjohura!

e panjohura

Valoris scriptorum
------Furtunë-----

Furtunë,uragan i papërshkruar më është bërë jeta
Meskujtimesh a jetohet vall,e pyes vetëveten
Si sot si dje sikur ditët qe vijn në vijim,pa risi
Enigmë më është bërë jeta,s'ja mësova të vërtetën!

Edhe imagjinatën e humba diku,nuk e gjejë dot
Iku nga unë edhe ajo,më la të vetmuar
Pse ti moj e uruar,nuk më shoqërove deri në amshim
Por ike ashtu sikur që erdhe,më le të humbur e piklluar?!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Më falë----------


Më falë,për shum gjëra që nuk ti thashë kurr
Por një dua ta kesh në dijeni,ti ishe Ai
Shkakëtar i asaj që e quaja,Dashuri.
Më falë,për ca gjëra që nuk mund ti bëja dot
Cdo gjë do të bëja kohën ta kthej prapa
Mundohem eh sa shum mundohem,por kot!
Më falë,që i dashta syt e tu aq shum
Ky është shkaku i netëve të mia pa gjumë!
Më falë,që shkruaj kaq me dhimbsuri
Por më duhet zemër të shkruaj kështu
Se vetëm me këto shkrime,i fshij lotët e mij!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
---Një lutje-----

E luta qiellin sot te me degjoj
Marrveshje dashta te beje
Ai vetem te vranesohet
E une ne vend te shiut te lotoj!

Thua se ndiu dhembje per mua
Deshiren ma plotsoj
Por prap me pa qe u lodha
Filloj te bie shiu,mua t'me ndihmoj!

U lodhem qe te dy dikur,pushuam
Tek une mbeten denesjet
E shiu i la prapa rete e hinta
Edhe ato me shum u erresuan!
 
  • Like
Reactions: h3o

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Kujtimi i hidhur------

Tek kalaja mbi qytetin tim shiqoja me permallim
Syt i kisha te ngulitur ne nje pike te caktuar
Ne kete dite me shi qe bie pa pushim
Mendja me shkoj,tek vendi ku kemi qendruar!

Po afrohet ditendarja jone,sa shpejt
Nuk doja t'i kujtoja keto dite pikllimi
Eshte dicka me e fort ne shpirtin tim
A thua me humbi edhe durimi?

Sa mire qe u erresua,kalaja nuk po duket
I largova syt nga ai shiqim i gjate dhe ika
Vetevetja mu duk si zogu krahethyere
Qe mundohet te fluturoj nga friga!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
---Ne oret e vona----

Ne oret e vona,kur te gjithe bijn ne gjum
Mbetem une dhe vetmia,te ulura pran
Mundohem ta perbij lotin,qe me rrjedhe si lum
Nje ofsham leshoj,,Ah si s'te kam prane"

Te rrij e vetmuar,kurr s'do me lejoje
Lot nuk do te kisha,do isha e lumtur
Kur s'do te kisha gjum,do me ledhatoje
Kurr nuk do mbetesha,e gjalle por e humbur!

Kur qielli eshte i kthjellet,me leht e kam moj zemer
Jane yjet qe me bejn shoqeri,sme lejojn te merzitem
Bisedoj une me ta,e ty te thrras ne emer
E shtrati mbetet i paprekur,pa fjet fare ngritem..
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Nene!

Te lutem o nene e dashur
Nje deshir ma ploteso
Bijen time o nene
Nga prehri mos e largo!

Eshte e vogel nene
Nga terri frigohet
Kur merr vajin nene
E din si pajtohet!

I kendo ninullat
Une s'pata mundesi
Kur n'kete bote ajo erdhi
Isha kah mbaj zi!

Kur ta degjon zerin
Ajo do qetsohet
Zeri ime nga i Yti
Shum pak dallohet.

Edhe Ty o nene
Te dashta shum
Por kjo eshte pjes e imja
Zemren ma beri shkrum!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
------Pse???-----

Pse mu ngrin damaret e zemres
Kur toka ishte zbardhua me bore
Lotshiqimi mu ndal tek varrezat
Ah sikur te kisha mundesi,ti mbuloj!

A nuk ishte i mjaftueshem dheu
Qe i kishte mbulua ka mot
Po edhe ti moj e uruar,pa pertes
Te tera i mbulove,i rëndove edhe me fort!

Nuk mundem te shkoj me afer
Mallin nuk po mundem ta shuaj
Edhe te behem zog qe fluturon
Kjo zemer e piklluar,per ju do te vuaj!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Gjumi tradhetar!------

Edhe Ti o gjum i uruar
Fillove te luash me mua
Kur dua te jame e zgjuar
Me vjen pa te ftua!

Syt kur i kam te lodhur
Me lotet e mij i freskoj
Por mbrem ky gjum mashtrues
As kete nuk ma lejoj!

Doja te flej me boren
Te behem mike me te
Por nuk me dashti as bora
Me tha:Edhe ashtu si bora je!..
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----PC-s----

Ti kuti e shemtuar
Qe me vjedh kohen e lire
M'u bere e merzitshme
Kurr s'u tregove e mire!

Nete te tera pa gjum
Me lot rreke neper fytyr
Pse kurr nuk u mundove
T'me thuash nje gje te mire!

Edhe kur s'dua te qaj
Shum gjera m'i perkujton
Nisi e shkrehem ne vaj
As ti nuk me kupton!

Nuk te adhuroj fare
Por kohen me ty e kaloj
Shum shpejt do te braktisi
Pa ty dua te vazhdoj!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Perkujtim--------

Pran pllakes se mermert qendrova
Shkurt shum shkurt
Me gjate nuk mund durova
Gjaku nga zemra dhe loti
U shendrruan ne gjendje te ngurt
Duart mu shtanguan
Ne trup nuk me mbeti fuqi
Mezi arrijta zemer
Ne ball ta puthi at fotografi!
Si ta kthej shpinden
Si te le ne vetmi,me thuaj
Une se gjeje pergjigjejen
Zemer shuum po vuaj!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----------A i mban mend fjalet e fundit??-------

Nje keshille--Ruaju-------Do te ruhem..
Nje lutje---Mos ndrysho-------Jo kuuurr!
Nje deshire----Mos me harro----As ne enderr nuk te harroj,
Nje genjeshter--Nuk te dua dhe..---Kjo vertet ishte genjeshter
Nje e vertet---Shum me mungon!----
Pasi shum me mungon...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Engjëllushë!

Çdo vit t'blej dhuratën
S'kam si ta dërgoj
Kur marr t'shkruaj adresën
Më kthehet,se e gaboj...

Do i mbledhi të gjitha
Dua t'i mbajë kujtim
Kur të jamë e mërzitur
Me to gjejë ngushllim..

Në këtë vit mi zemër
Kukullat s'të shkojn shum
Do ishe më e rritur
Dhuratë ke një parfum...

Kur t'shpërndajm dhuratat
E të kaloj viti i vjetër
Prap aty pran bredhit
Mbetet një dhuratë më tepër...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
---------Vuajtja.....-----------

Me shiqonte,e une fshihesha
Me kerkonte,e une ikja
Nuk doja te me gjej
Nuk doja me me helmua
E tani nuk kam me ku
Me gjeti
Me mbyt ngadal
Por nuk vdes
Ekzistoj,por veshtir e perjetoj
Dhe kur te gjithe te harrojn
Une do te jame aty
Te te kujtoj pa frig
Pasi qe nga vuajtja qe kam
Nuk mundem as me ik!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Eh bora.....----------

Keto rreze dielli qe shkelqejn mbi bore
Me peshperisin dicka,nuk i kuptoj dot
Me duket qe me thone:Afrohu,por pa lot!

Une e pervuajtur ne shpirt,murmuris dicka
Si ta ndaloj kete t'shkret loti,me thuaj si ta hedh..
Une me e ndal mundohem,ai me shum po rrjedh..

Nese ne garë futem me boren,cila jemi me e ftoft
Dua te jesh e bindur,une ta kaloj ty
Ti nganjehere shkrihesh, e une tersisht ngri!

Moj bore e uruar,sa shum ta kam lakmi
Pa te ndalu askush,edhe varret i mbulon
Nganjehere te xhelozoj,me ta gjate qendron!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Të isha...unë----

Po të isha nje zog mali,
e t'fluturoja degë më degë -
Do ndalesha në atë vënd,
ku më së shumti shpirti m'djeg!

Nga ajo degë ku do ndaloja,
do ja thoja cicërrimën -
Ti atje thelle ne tokë ke,
zemrën tënde edhe timen!

A thua do ma kupton gjuhën,
kur si zog të cicërroj?
Ah, sikur të ishte e mundur,
të dal nga varri e ta perqafoj!

E di që kjo s'është e mundur,
kjo është një dëshirë
Të ç'mallem pak me vargje,
mbase s'mundem në tjetër mënyrë!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Ku je...?----

Jo,nuk te pyes Ty,po e pyes veteveten
Me thane te kerkojn,po askund s'te gjeten!

Kush me kerkon?Kujt i duhem aq shum?
Edhe une kerkoj veteveten,nuk e gjej askund!

Nuk dij ku te fshehem,ne kete ndrrim motmoti
Dua te qendrojm bashk,vetem une dhe loti!

Me thuaj ku te futem,askend mos ta merzis
Lotin nuk mund ta ndali,e kjo do ju bezdis!

Te vij atje tek ju, loti juaj eshte tha
Ta pres ndrrim-motmotin,per Ju duke qa!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----------Ne fakt...------

Ne shpelle jame futur qysh moti
Por jo ne at te dashuris
U futa ne nje tunel pa dalje
Mbeta ne shoqerin e vetmis!

Lotin e kam mik,vetmin e kam mikeshe
Jane shum te qmuar,jane shum me vlere
Kurr s'me lene t'vetmuar,fjalen nuk ma kthejn
I kam gjithmon pran,s'largohen asnjehere!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
--Nje Enderr-----...

Isha diku tek varret,dicka kerkoja
Shetita gjithe at vend te gjere e t'gjate
Ne gurvarret shkrimet me rend i lexoja!

Isha e kembezbathur,por per qudi ftoft nuk kisha
Askund nuk gjeja emrin qe doja ta shof te graviruar
Atehere me doli gjumi,nuk e gjeta,pasi e gjalle isha!

Sa shum e urrejta gjumin qe me doli aq shpejt
Pse nuk vazhdoj ajo enderr me gjate,ta gjeja
Ate qe kerkoja ishte:Une qe isha ende ne jete!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Sa shum me mungove sonte-----

Me mungove sonte,sa shum te kerkova
Te jesh e ulur ketu pran meje,e ulur
Doja dikush te me pajtoj,ah sa shum lotova!

Askush nuk ka forcen e nenes,qe te me pajtoj
Askush nuk ka dore te bute si nena ime
Me nje dore t'me fshij lotin,me tjetren t'me perqafoj!

E uritur mbeta,per keshillat e tuaja prinderore
Ani qe mendova qe isha e rritur,por ende po ndihem
E vogel shum e vogel,sikur te isha ne shkollen fillore!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
---Më gjejë....-----


Më gjejë,të lutem
Folë me mua..
Dua të të ndij
Ti je drita ime
Të cilën e përcjelli
Dhe më përcjellë
Je drita...
Je shpresa...
Po....Pse?
Ma more gjysmën e zemrës sime
Gjysmën ma le mua
Të kërkoj,se më duhet zemra e tërë
Më duhesh TI...
Ti ishe forca ime
Jeta ime...
Vetëm me ty do shkoja më tej
U ndala...
Më ndalën...
Erdha deri tek yjet
Nuk ishe...
Më gjejë te lutem
Ti je krejt cfar dëshiroj..
Krejt cfar dua...
Pra më gjejë
Më merr pranë...
Të lutem....shum!
 
Top