Ca vargje nga unë,e panjohura!

e panjohura

Valoris scriptorum
BABI, JAM PËRMALLUAR

Jam përmalluar shumë
Të kërkoj me mallëngjim
Të thërras me zë të shterrur
Tek Ti kërkoj strehim!

Më merr Babi atje
Dua të të kam pran
Dua të qaj në prehër
Se shumë vuajtje kam!

Asgjë nuk shof me sy
Më janë errësuar
Vetëm këto duar të zgjatura
Më mbetën duke të kërkuar!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
MË THUAJ!

MË thuaj shpirti im
A ndjeve këaqësi
Kur isha aq afër
Të vija tek Ti!

Athua u lute zemër
Që toka mos t'më pranoj
Pasi më ktheu në jetë
Dhe prap duhet të jetoj?

Pse s'më doni pran
Ti dhe engjellusha ime?
Pse më leni kështu?
Pa Ju jam jetime!

E Ti o babi im
A s'ke mall si unë?
A e di or Burrë
Se të deshta shum?!

Ti nënlokja ime
E di që pran s'më don
Gjithmon më ke thënë
Se jeta vazhdon!

Po vazhdon moj Nënë
Po a jetoj unë?
Ju më ikët të gjithë
Që Ju desha aq shumë!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
NGA QYTETI I NDARË

Shikoj e menduar
Me shumë përmallim
Atje lartë kalaja
Athua mban një kujtim!?

Në një gur të lartë
Ka dy shkronja të shkruara
A thua qëndrojnë ende
Apo janë të demtuara?

Po te isha zog
Atje të fluturoj
Vetëm një minut
Shkronjat t'i përqafoj!

Me krahët e lehtë
Pluhurin t'jua fshi
Ato ishin shkronja
Që i shkruam UNË DHE TI!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Të mbushi një gotë raki..---

A të mbushi një gotë raki
Apo t'i mbushi dy
Njërën ta pi gjerë në fund
Tjetrën me lot ta përzi!

A të ulem mu në skaj të detit
Me dy gota të mbushura plot
Njerën të mbushur raki
Tjetrën të mbushur me lot!

A të shkoj në rrëzë të malit
Me një shishe të mbushur plot
Të pi për Ty e për vete
Se ndihem e mërzitur sot!

O qiell i kthjellët si loti
O diell qe fare s'më ngroh
A thua do t'ia dal me jetën
E ATË më mos ta shoh?
 

e panjohura

Valoris scriptorum
E ti i dashur??
---------------------

Athua ike me qëllim
Ani qe të dashta aq shum
Apo vdekja të rrëmbeu
Dhe të ndau me dhunë!

Pse nuk më berë një vend?
Atu afër tek Ti të vij
Të jetojm të bashkuar
Atje nën tok vetëm unë dhe TI!

Edhe pse s'jam atje
E vdekur jam në këtë botë
Nuk ka asnjë ndryshim
Vetëm që jam mbi tokë!

Nuk besoja kurr për jetë
Se do të ikësh nga unë
Ani që shum mirë e dije
Që u dashtëm aq shum!

Vdekje e mallkuar
Pse na ndave në rini
A nuk të erdhi keq
Që ishte shum i ri!
 

Balahk

Locus omnem
-----Të mbushi një gotë raki..---

A të mbushi një gotë raki
Apo t'i mbushi dy
Njërën ta pi gjerë në fund
Tjetrën me lot ta përzi!

A të ulem mu në skaj të detit
Me dy gota të mbushura plot
Njerën të mbushur raki
Tjetrën të mbushur me lot!

A të shkoj në rrëzë të malit
Me një shishe të mbushur plot
Të pi për Ty e për vete
Se ndihem e mërzitur sot!

O qiell i kthjellët si loti
O diell qe fare s'më ngroh
A thua do t'ia dal me jetën
E ATË më mos ta shoh?
c'menyre te bukur te shkruari keni :)
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Nuk dijë!...--

Nuk dij pse te dashta aq shum
Nuk besova se keshtu mbaron
Ti nen toke te zeze po prehesh
E jeta per mua vazhdon!

Nuk me shkonte mendja kurr
Se do te ndahemi per jete
Mendoja qe ata qe duhen
Do jetojn gjithmon te qete!

Ti gjete qetesin tende
Po ku mbeta une moj zemer
E vrar thell ne shpirt mbeta
Gjithmon duke te thirre ne emer

As loti nuk me ndalet kurr
As fat tjeter nuk kerkova
Nese ndojhere me shkon buza ne gaz
Mos mendo qe te harrova!

Tek varrezat e beje pushimin
Ulem tek koka jote lotoj
Qaj per fatin tend dhe timin
Athua edhe sa do te vazhdoj?
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Doja ndryshe-------

Kaluan disa ditë pa shkruar
Doja ndryshe të shkruaj
S'po mund të ndryshoj
Pasi me shpirt vuaj!

Të gjithë ikën në pushime
Unë me Ju kam mbet
S'doja të ju lë vetëm
Nuk do ndihesha e qet!

Ju pushoni nën dhe
Unë mbi tokë me lot
Si atë ditë që ikët
Ndihem edhe sot!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
DIKUR!


Dikur isha e lumtur lozonjare
Dikur isha plot jetë e gëzime
Dikur isha një fëmi fatëlum
Dikur kisha nënë e babë
Dikur i kisha ata që i doja shumë
Kjo ishte jeta ime
Nuk më quanin JETIME!

Tani u rrita
Nuk kam më lumturi
Nuk jam ajo vajzë lozonjare
Nuk kam shkëlqim në sy
Nuk kam në goje buzëqeshje
Të gjitha më shkuan me Ty!
 

e panjohura

Valoris scriptorum

---Edhe unë.....

Edhe une jam njeri sikur Ti
Edhe une kam zemer e jo guri
Edhe qe jam vetem nje femer
Une kam nje bese Burri---(me dy RR)

Te pabes nuk pata as fis as fare
Ball hapur kokelart jetova
Shume cka nga te paret trashegova
Kurr nuk genjeva
Kurr nuk mashtrova!

Nuk trembem nga askush ne bote
Perveq nga Ai qe me krijoj
Me zemer te paster si loti jetova
Keshtu do mbetem gjersa ket bote ta leshoj!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Nese....

Nese nje dite me thua shko!
Mos me kerko me kurr
Edhe une kam nje organ ne trup
Qe quhet zemer e jo gur!

Nese don te me lendosh
Mos me kerko per jete
E lenduar jam qe moti
Sherim nuk mundem me gjete

Nese loti me rrjedh mbi fytyre
Mos kerko t'ma largosh
U mesova te jetoj n'kete menyre
Nga sot je i lire te shkosh

Nese kam gabuar me ty
Dua te kerkoj falje
Ne tunelin e erret qe u futa
Gjeta hyrje pa dalje!

Nga ti s'kerkova asgje
As ti mos kerko nga une
Plaga me plage nuk sherohet
Vetem zgjerohet me shum!!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Peshku i arte!

Ne breg te lumit e ulur
E tretur ne mendime
Nje peshk doli nga uji
Me pyeti per deshiren time

Me thuaj moj e perlotur
A mund te te ndihnoj
Une jam peshku i arte
Deshirat do ti plotesoj

Fshiva lotin nga syri
Fillova ta kerkoj
Nuk pash as peshk as njeri
Qe me mua bisedoj

Eh po te eshte e vertet
Deshirat peshku t'mi plotesoj
Do zija peshqit e botes
Deshiren te ma realizoj...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Pak ,,mix''!
Permallimi!
---------------------

Jo une nuk e urrej largesin!E urrej vdekjen!Largesija mund te ofrohet nese vetem pak i mundohesh.E cka te beje une si ta kthej at qe me nuk eshte?Kot permallohem,kot e therras,nuk me degjon!Pse nuk me zgjodhe mua,po vdekjen?Gjithmon i kthehem kesaj pyetje,edhe pse e dij qe pergjigjeje sdo kem kurr.Sot nuk do te doja fare te mendoj qe je i vdekur,po nuk po mundem,dicka ne mua sot eshte zgjua dhe ne cdo kend me duket qe te shof,po kursesi te besoj qe me nuk je!Pse,pse o shpirt me ike?
Mora nje laps ne dore dhe nje leter,per cudi vetem emrin tend e shkruaja asgje tjeter nuk me shkonte dora te shkruaj.I lash te gjitha dhe erdha zemer tek ti se bashku me gjithe letren,thuase do ta shohesh!U ula atu pran veshtroja fotografin tende dhe mu duk qe me thoje"Pse shpirt me rendon?E si te beje moj zemer kur ti ike dhe me vete more te gjitha,asgje nuk me le!Sa shum e xhelozova at gur mbi varrin tend,ato lule qe ishin siper varrit i xhelozova,por edhe ju kisha lakmi qe gjithmone ishin me Ty!E une here pas here te vij por nuk me mjafton!Ndoshta nuk mund te qendroj aq gjate zemer,por te betohem qe kurr nuk do te ndaloj deri sa edhe une ti mbylli syt dhe ta mbylli kete kapitull te ,,jetes'sime''!Shum te dashta zemer!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Mengjesi!------


U zgjova ne mengjes
Dielli me ra ne dritare
Mendoja ne vetevete
Athua deperton ne varre?

E perlotur u nisa
Atje tek Ju ne vizite
S'munda te duroj me
Sa shum isha merzit!

U ofrova ngadal
Gurin perqafova
Mu duk qe me the
SA SHUM U GEZOVA!

U ula pran varrit
Me rrodhi nje lot
Dashta te them Zemer
Se te dashta fort!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Mesnatë...-----

Mesnat pa yje sante me duket
Erresire pa Yje e pa hene
E ulur pran dritares se dhomes
Per Ty mendoja o xhan!

Kujtoja ato netet e lumtura
Jo,keto sot qe i vuaj
Sa te shkurta ishin ato nete
Tani me duken si shekuj!

Pse asgje nuk eshte e bukur
Sikur qe ishte dikur
Nuk po mund te pajtohem
Qe nuk do te shof me KURR!

Mundohem ti mbylli syt
Te mendoj dicka tjeter
Po me qfaqet vetem zeri Yt
Dhe koha jone e vjeter...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Hënë!-----

Me thuaj moj hene
A tu bera e merzitshme
Qe cdo nate nga ti kerkoj
Varrezat te jen te zdritshme?

Pa me thuj te lutem
Nese e teproj
Do te shkoj une me qiri
Atje do te qendroj!

Nuk e donte terrin
Ishte e vogel shum
Kur erresohen varret
Vend nuk gjej askund!

Nese ti me thua
Do ta bejm me rend
Kur ti te jesh e lodhur
Une do ndriqoj ate vend!

Do te ndezi qirinj
Mbi ato varre te njoma
Dua qe ata te dijn
Qe si harrova akoma!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Leje ndertimi!-----

Me erdhi te bertas
Te ndihem ne kup te qiellit
Te kerkoj nje leje ndertimi
Per nje pallat pran diellit!

Ndoshta ma nxen zemren
Qe eshte ngri kahmot
Te ma than edhe lotin
Qe me kaploi sot!

Te mi nxen kto duar
Qe me jan ngri fare
Te nisi te shkruaj ndryshe
Te filloi... si ne abetare!

Mos te shkruaj kurr me
Per dashurin e humbur
Leja nuk mu dha..
Me than:Nuk eshte e mundur!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Eh sa......



Eh sa here te thashe
Jo vetem nje fjale
Por kur po ja nisi
Spo di as me u ndal!

Te them se jam merzit
Nuk po mund te duroj
Krejt cka kisha te mire
Mi mori dhe shkoj!

Te them se me dhemb shpirti
S'po mundem me durua
Krejt T'mirat e botes
Me te me kan shkua!

Te them se nuk kam fjale
Eshte genjeshter e kulluar
Kam shum cka te them
Po kush me me degjuar!

Ai qe me vemendje
Gjithmon me degjoj
Me shpejtesi te vetetimes
Iku me la dhe shkoj!

Tash kujt ti drejtohem
Toka s'me degjon
Atje thell nen toke
Zeri nuk deporton....
 
Top