Re: Banka e SHQIPERISE bashke-fajtore
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Paraprakisht dua t'ju them se duke qene se nuk kam shume njohuri rreth sistemit bankar, mund te bej edhe pyetje qe mund te tingellojne infantile per ju.
Atehere sipas nje analize qe po bej tani qe lexoj temen, pyes nese depozitat e bera ne leke a mund te konvertohen dhe te jepen kredi konsumatore ne valute?
Duke qene se prirja e bankave eshte per te dhene kredi ne valute kryesisht ne Euro qe eshte me e qendrueshme, atehere ky 46 % depozite ne leke (po i referohem 2005-es), a mundet te jete konvertuar dhe te jete dhene kredi ne valute?
Nese mund te ndodh kjo, atehere i bie qe Bankat per 2006-en nuk kane dhene kredi 2/3 e depozitave, por nje shifer qe mund te shkoj diku edhe tek po ja fus kot 1/4 e tyre (per shkak se kane aktivizuar dhe depozitat ne leke), apo jo?
[/ QUOTE ]
kthimi i depozitave nga lek ne valut edhe dhenia e kesaj valute ne formen e kredise do ti shtonte bankes rrezikun e kursit te kembimit.
mesa di une keto gjera nuk ndodhin ......por nqs se nje banke ka 100 euro te depozituara mbasi heq 10 % si depozite sigurie te Banka e Shqiperise e mbasi mban nje perqindje si gjendje per veprimet e perditshme qe ben me valuten ne sportellet e saj mundohet qe pjesen e mbetur ta investoje me nje perqindje sa me te larte nga ajo qe paguan si interess depozituesve.
duke pare qe bankat nje depozituesi euro i jep 3.7 % ne vit , banka
http://www.raiffeisen.al/, por edhe te tjerat jane shume te tentuara qe ta japin kredi me 9 % (mesatarja ne perqindje qe jepet nga bankat e nivelit te dyte per kredine ne euro , burimi BSH).
rrezikun e kursit te kembimit bankat preferojne tja kalojne shqiptarve .
deri tani shqiptarve ju ka ecur sepse qekur ka filluar ky fenomen i kreditimit ne valut i ekonomise leku eshte forcuar gjithmone keshtu qe kesti mujur i dollarve e i eurove i marre si borxh ka kushtuar gjithmone e me pak ne vlere ne lek.
deri tani te gjithe kreditmarrsit jane te lumtur edhe jo shume te lumtur ata qe kane depozituar kursimet e tyre ne valute.
nuk eshte gje e bukur qe te shikosh qe 20 mije dollar qe ti i bleve me 110 lek/$ para disa vitesh(ose edhe me 140 akoma me pare) ta shikosh me 95 lek mgjs se ke marre edhe interessin.
pra deri tani .......kush mundi bravo i qofte , fitoj kredine qe per dike jo vetel nuk pagoj interess por edhe fitoj dicka.
kam frike se ka arritur momenti se do te ndodhi e kunderta.
mesa di une Bankat nuk duan te perzihen ne keto rreziqe ,ato per 100 euro depozita duan te fitojne 5 % ne euro duke e dhene kredi edhe per 100 mije lek duan te fitojne 5 % ne lek.
pra te dhashe kredi ne euro ma kthe ne euro , ta dhashe ne lek ma kthe ne lek .
nqs se ke marre kredi ne valut edhe valuta zhvlersohet (sic ka ndodhur nga '97 deri me sot), ti shqiptar bravo te qofte fitove , por ne te njeten kohe nje tjeter shqiptar depozitues valute ka humbur , sepse valuta qe ka depozituar ka vlere me pak.
vetem banka fiton gjithmone se ajo eshte ndermjetesja edhe fiton diferencen qe ne kete raste eshte ne euro.
pra po te ishe ti banke ...do te rrezikoje po te fusje edhe fenomenin kurskembimi ne mes.
per parane qe shqiptaret i kane depozituar ne lek eshte gjithmone shteti qe kerkon kredi me 7.5 % ne vit (bono thesari) kur shqiptarve depozitues i ofrohet 5%.
edhe ne kete raste 2 % per banken .
sigurisht banka kerkon tju japi edhe 12 % kredi ne lek por shqiptaret u duket si e larte ky numer edhe i drejtohen valutes duke pare edhe situaten e kursit te kembimit nga '97 e ketej.
e thame me larte .....vesin tone qe shkojme si dele (firmat piramidale , kredia ne valute etj etj ) deri sa ti vije fundi sepse nuk mund te vazhdohet ne infinit.
prandaj duhet ndaluar sa nuk eshte vone e te kemi nje shfryrje te tullumbaces avash avash perpara sesa te pellcasi ashtu si '97.
shpresoj qe te kem qene i thjesht edhe i kuptushem