browseri më i mirë!!!

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

A është Avant Browser një shfletues i sigurtë?

Po, Avant Browser është i sigurtë. Ngaqë bazohet mbi Internet Explorer-in, Avant Browser është aq i sigurtë sa Internet Explorer-i...

Paragrafi i mësipërm është shkëputur nga FAQ i Avant-it.

Për ata që nuk e dinë ende, AVANT-i nuk bën dot një hap përpara pa IE. Pra më tepër se një shfletues duket të jetë një shtojcë e IE-së. Ose një kalë i vogël Troje.
 

Sineri

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Fjalori i kundërshtarëve të Windows-it. Në këtë mënyrë Besniku përpiqet t'i bëjë marketing Linux-it dhe sistemeve të tjera operative.
Unë e kam përdour Mozailla Firefox-in nja 2 javë. Isha i detyruar pasi s'kisha mmundësi ta kontrolloj Gmail-in në IE gjë që nuk i ndoh të tjerëve por unë nuk e kam kuptuar pse e kam këtë problem. Pas 2 javë përdoirmi të Firefox-it në sistem më kanë hyrë disa viruse. Deri atëherë nuk kam parë me muaj të tërë viruse. U detyrova ta formatizoj. Nga atëherë më nuk kam problem me Gmail në IE e as Avant Browser.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Jo, je gabim. Gabim sepse unë nuk shes Linux, as Firefox. (MS shet, dhe kripur madje, produktet e veta, dhe kjo gjendje përkeqësohet nga viti në vit: referoju licensave të reja për service packs, për të pasur një ide tënden se ç'do të thotë 100 - 300 USD për një sistem operativ dhe një shfletues kinse "falas"...)
Gabim, më tej, sepse nuk janë fjalë të mijat, por artikuj që botohen përditë, (dje shkruajti më në fund edhe Le Monde), nga media në të katër anët e botës. Nuk besoj se mendon që i kam paguar unë për marketingun e Linux-it. Edhe sikur, dy groshët e mij të fukarait nuk kahasohen dot me buxhetin vjetor të publicitetit 5-10 miliardë dollarë që shpenzon MS... /pf/images/graemlins/tongue.gif

Sa për viruset që përmend është pak relative të bazohet krahasimi vetëm mbi rastin tënd. (Mbase MS bën paraprakisht ndonjë dhuratë të vockël që fillon e hedh valle sapo përdoruesi instalon Firefox-in?)
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Fillimisht postuar nga Siner Naresi:
[qb] Isha i detyruar pasi s'kisha mmundësi ta kontrolloj Gmail-in në IE gjë që nuk i ndoh të tjerëve por unë nuk e kam kuptuar pse e kam këtë problem. [/qb]
Pikerisht dhe ti vazhdo ti rrish besnik nje sistemi operativ, qe kur ka nje problem mund te shkapesesh koken vetem tek microsoft.com /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps: Nqs ti merr viruse kjo nuk eshte faji i browserit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Ngrihet nga varri morr IE i pangordhur /pf/images/graemlins/tongue.gif

Një bug i mbyllur më 2002 rikthehet sërish te shfletuesi i MS, me pak fjalë.

Fakte të tilla nuk hedhin poshtë realitetin që IE është një shfletues. Problemi është që tashmë ka një tjetër më të mirë se ai. Kjo nuk mund të kuptohet pa provuar tjetrin.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Firefox RC 1.0 si instalues i plotë në Shqip për Linux dhe Mac është gati dhe mund të shkarkohet prej këtu . Gjenden diku nga fundi i faqes, për arsye renditje alfabetike, /pf/images/graemlins/smile.gif ...sq-AL.
Përkatësi për sisteme Windows pritet me sot me nesër, gjithçka është gati, Tinderbox-i për Shqipen është krejtësisht i gjelbër, mbetet vetëm dora e fundit e ekipit të Firefox-it...
 

Sineri

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

A e keni bërë përkthimin dosido si shumica e programeve në shqip, apo kësaj here së paku jeni konsultuar me gjuhëtarë autoritativë?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Jo, kemi bërë përkthim autoritativ konsultuar me gjuhëtarë dosido /pf/images/graemlins/tongue.gif .

Për më tepër shih te tema Përkthime Termash
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Më në fund instaluesi në Shqip për Firefox-in 1.0.RC për Windows është gati:

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...2.installer.exe

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...L. langpack.xpi

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...nstaller.tar.gz

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...nux-i686.tar.gz

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/f...-AL. mac.dmg.gz

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/nightly/latest-0.11-l10n/firefox-1.0.sq-AL. win32.zip

Vetëm 4.7 MB për t'u shkarkuar.

Për gjithçka që ka të bëjë me programin apo përkthimin e tij, tema "Firefox-i në Shqip" do të jetë vendi për t'u grumbulluar. Me gurë, shkopinj, zinxhirë dhe çfarëdo mjeti tjetër që ju zë dora, yxhym te tema!
 

ladio

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

- Vulnerabilities in Mozilla -
Oxygen3 24h-365d, by Panda Software (http://www.pandasoftware.com)

Madrid, October 26, 2004 - According to SecurityTracker, two security
flaws
have been detected in the browser Mozilla Firefox and one in the email
program Thunderbird.

The first of the flaws detected in Mozilla Firefox is a Denial of
Service
vulnerability, which occurs when the browser uses all of the resources
available to try to display a binary file over 5 MB in size in HTML.
The
second problem detected in Firefox lies in the fact that temporary
files are
store in an unsafe manner, allowing the files downloaded by other users
to
be obtained.

The third vulnerability detected, which affects Mozilla Thunderbird,
occurs
when an attachment is opened using the "Open with" option; the file is
saved
in the '/tmp' directory with world-readable permissions.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Mysterious,

Ndryshimi është që IE, megjithë buxhetin marramendës që ka prapa, qoftë për R&D, qoftë për reklamë, megjithëse është shumë më i vjetër se Firefox-i, mbetet plot morra. Pse? Përgjigjja për këtë pyetje nuk mund të jetë: "Po edhe Firefox-i ka morra!"
 

ladio

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Besnik,

une nuk kam ndonje gje kunder firefox. Personalisht e perdor si browser kryesor ne kompjuterin tim edhe me pelqen. Postimi qe kam bere me pare eshte thjesht per te lajmeruar ata persona qe e perdorin qe me e upgarde dhe gjithashtu per nje person qe diku ne kete teme ka thene qe Firefox eshte 100 i sigurt /pf/images/graemlins/wink.gif

cheers
 

Sineri

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Nncncnc, unë nuk jam kundërshtar i Firefox-it qy. Por ju jueni kundërshtarë të produkteve të Microsoft-it. Ju kuptoj, djema. Çdo produkt i ri që del për të pasur sukses duhet së pari të merret me mangësitë e tjetrit. /pf/images/graemlins/smile.gif
Unë jam pro Avant Browser-it, browser-i më i kërkuar në www.download.com.
Përndryshe shumë sukses Firefox-it dhe çdo browser-i tjetër. Sukses edhe më të madh çdo programi që përkthen B. B. dhe programues-përkthyesit e tjerë shqiptarë.
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Besnik, eshte çeshtje gustosh, idesh dhe lekesh. Zgjedhja e browserit shkon bashke me sistemin operativ, per shumicen e perdoruesve final (ato qe shkojne te www.kohajone.com per te lexuar lajmet)
Une kam nje mik timin, qe ne nje P3 800Mhz harxhonte gjysem dite te instalonte Windows 2003 Server, thjesht se ishte i dashuruar pas produkteve Microsoft.
Perdoruesi final, nuk eshte aspak i interesuar te dije bugs qe ka IE, FireFox, Opera apo AvantBrowser. Ai do qe ai qe instalohet per Default (sepse nuk ka nerva te merret, nuk di te merret, apo ka frike te merret me instalim) ti kryeje punen (ti hapi homepage msn.com /pf/images/graemlins/tongue.gif dhe ti lejoje te lexoje lajmet te kohajone apo gazeta shqiptare /pf/images/graemlins/laugh.gif )
Ajo qe me shqeteson eshte deshira e pakte, qe gjenerata shqiptare, ka per open source. Ne Shqiperi shqetesohen te blejne pentium 4 (AMD se njef njeri /pf/images/graemlins/tongue.gif se ben gati 100$ me pak) me sa me shume Ghz, sa me shume memorje, skeda grafike nga 256MB, dhe gjithe kjo, per te luajtur solitario /pf/images/graemlins/tongue.gif , gje qe une e bej ne menyre perfekte me redhat 6.1 nen nje pentium 100, me 16MB ram memorje. Nejse, pa lidhje me temen. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Hulio,

e ke vënë re që këta surretërit te postimi yt e nxjerrin gjuhën njëkohësisht? Po e provoj dhe unë, 1, 2, 3 hopa djema: /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

(Vdeksha unë për ju /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif )
 

MLK

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Une jam per firefox per vete i kam te dyja po IE eshte si kullojse per pop-op dhe viruset. Firefox pak i ngadalte kur e hap ne fillim normal po pastaj eshte me i shpejte se IE dhe me duket me i sigurte. Pastaj ka shume me teper opsione se sa IE "onglet" thema personalizohen, ewtensione dhe h
 
Top