browseri më i mirë!!!

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Mozilla - Shfletuesi i vitit për 2003.
Ky është vlerësimi i "PC World Magazine": http://www.pcworld.com/reviews/article/0,aid,110653,pg,11,00.asp
Jo keq. Ja komenti përkatës:

Lufta mes shfletuesve mund edhe të ketë marrë fund, por jo risitë në shfletuesa. Gjatë pesë vjetësh, bashkësia "open-source" ka vazhduar përpunimin e Mozilla-s, një program falas që tani është i qëndrueshëm, i shpejtë, i përputhshëm me standardet, dhe plot përbërës të dobishëm.
Ndryshe nga Internet Explorer, Mozilla bllokon flluckat ("pop-ups") përmes një mjeti të brendshëm , administron "cookies" dhe fjalëkalime rast pas rasti, dhe përfshin qoftë një klient "IRC chat", qoftë një lexues të fuqishëm email-esh, me filtrim të mençur për "spam". Mund të lundroni njëherazi në shumë "sites" përmes një dritareje shfletuesi me skeda (si mundeni në Opera, një tjetër alternativë shfletuesish që na pëlqen).
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Kam vetëm dy ditë që po provoj "Firebird" dhe më duket se është një projekt që ja vlen. Shumë i shpejtë, më kryesorja. Firebird ofron tërë mundësitë rreth shfletimit që mund të gjenden tek Mozilla. Vetëm se duke qenë vetëm shfletuesi, (ndërkohë që Mozilla ka edhe përbërs të tjerë), punon shumë më shpejt. Për ta provuar:
http://www.mozilla.org/products/firebird/
 

aspahiual

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Une kam nje jave qe po e perdor ket Mozilla_firebird 0.7 dhe kam mbetur shume i kenaqur sidomos me shpejtsin.
Nuk e di pse:-(,kam perdorur Opera-n,Mozillen,Ariadna,Neoplanet,Netscape por prap se prap nuk e di se pse me terheq me shume IE...ndoshta se me eshte mesuar syri...se di.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Nuk kam aq pervoje me shfletuesa sa per te bere nje liste. Por midis tashme tradicionalit MIE dhe Opera, pa as me te voglin dyshim zgjedh kete te dytin. Me opsionin qe hapet aty ku e ke lene, eshte ideal. Sidomos kur hedh nga nje sy ne AF nga puna dhe me duhet ta mbyll pernjeheresh /pf/images/graemlins/wink.gif (shefi vjen papritur /pf/images/graemlins/laugh.gif ).

Shpejtesia shume mire, dhe sidomos mund te ruash edhe "file" qe psh. nga MIE nuk i merr dot. :thumbsup: Jua keshilloj te gjitheve.
 

olti

Neo
Re: browseri më i mirë!!!

Mozilla Firebird e kam perdorur dhe une pak dhe kam ngelur relativisht i kenaqur.

Clipboard.jpg
 

zog

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

ndersa una perdor ket, me i shpejti me praktiku dhe me bukuroshi tek lundrusat e botes Mac OS.

indexbookmarks02022004.jpg



he mre lal, apple i qan programet qe i prek me dore. per me teper faqet e bera keq dhe nga amatore nuk i hap, a ka me mire.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Një shfletues është më i mirë kur pranon dhe hap më tepër faqe se një tjetër, jo e kundërta.
Tjetër, dhe më e rëndësishme, është kostoja për rastin e një shfletuesi nga Apple: për ata që nuk e dinë, është kostoja e një makine që xhiron Mac OS, dhe që shitet përjashtimisht nga Apple. Pra e pamundur për shumicën e atyre që tashmë e kanë një makinë. Dhe e papërligjur sa kohë që flitet për diçka që mund të kryhet edhe me shfletuesët e përmendur deri tani, për bukuri.
(Plotësisht dakort për "të qamen" që Apple u bën produkteve të veta, thjesht një dëshirë për saktësim anësh të turbullta.)
 

glamdring

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Pershendetje!

Mua me pelqen te them te drejten Netscape, sidomos versionet 7.xx. Per mendimin tim eshte mjaft i shpejte, grafiku me pelqen (ndonese kjo eshte brima e fundit e kavallit per mua), sigurine e ka te larte, ka opsione si hapja e tab-eve, gje qe lejon shikimin e disa faqeve nen te njejten browser. Kjo e fundit eshte nje mangesi e llahtarshme e IE. Pasi ke filluar te perdoresh tab-e, nuk do te shikosh me 10 faqe te hapura nga IE, kur mund te kesh vetem nje faqe te hapur nga Netscape (apo Mozilla) dhe 10 tab-e.

Nga ana tjeter, perpjekja e kote e MicroCrap ta beje IE te domosdoshem te nge kacabunjte dhe eshte arsye e mjaftueshme per te mos e dashur. Pastaj kemi venien e IE si default browser(e cila nuk mund te ndryshohet) apo heqja e mundesise per ta hequr komplet qafe IE, etj etj...

Nese flitet per shpejtesi, une do permendeja lynx, te cilin akoma e perdor, kur nuk kam nevoje te shikoj asgje grafike. Nuk besoj te kete ndonje browser me te shpejte, por merret vesh qe ka mangesite e veta.

Per mendimin tim, Netscape, Opera dhe Mozilla jane me te miret. Sic eshte permendur me pare, Netscape ka support shume te mire per Java, dhe eshte nga browser-et e vetem qe respekton HTML deri ne detajet me te vogla...
 

oneo

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Mozilla Firebird eshte fantastik, nuk eshte i ngarkuar me lloj lloj ikonash lart, nese do ia vendos ti, por si dafault e kane bere shume te lezetshem, eshte browseri im qe perdor gjithmone.
(sidomos pas nje problemi qe po me nxjerr IE keto kohe)
 

oneo

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Update Information

Sapo e pashe tek www.osnews.com qe Firebird ishte riemertuar si Firefox me release te ri 0.8, do ta provoj kur te shkoj ne shtepi.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Firebird nga sot quhet Firefox. Nga zog u bë dhelpër.
Lëshimi 0.8 sjell përparësinë e një instalimi normal, si ata që jemi mësuar në Windows. Dhe si edhe më parë, bëhet fjalë për një paketë instalimi të vogël, diçka më pak se 6MB e gjysmë. Dallim i dukshëm me 11.3MB që do IE, pa përsëritur çka është thënë më sipër në përgjithësi rreth dy shfletuesve në fjalë.
 

Admirali

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Fillimisht postuar nga Glamdring:
[qb] ...Pastaj kemi venien e IE si default browser(e cila nuk mund te ndryshohet) ... [/qb]
Kjo ndryshohet fare kollaj. E para e punes, mbasi te kesh instaluar nje browser tjeter, psh Netscape ose Opera, duhet qe te ndryshosh se kush browser duhet te hape fajelat tip htm. Kjo behet tek Windows Explorer - Tools - Option - File Types. Aty percakton fare kollaj qe cdo fajel tip html, htm, etj te hapen vetem me ate browser qe don ti. Pastaj tek IE - Tools - Internet Option - Advanced ke nje kuti qe e zgjedh, ajo kuti "sheh" nese IE eshte browser default, sa here qe hap IE, deseleksionoje (uncheck), dhe IE nuk te can me tr*** duke te pyetur. Dhe e fundit, tek Add/Remove Progams, ne te majte te dritares ke nje opcion qe thote Set Program Access and Defaults, kliko aty, do te dalin 3 opcione, Microsoft Windows, non-Microsoft dhe Custom, selekto Customs dhe zgjidh Use my Current Browser (hap browserin tend te preferuar para se te besh kete modifikim, mos hap IE), jepi OK, ene mbaroi puna.

Dhe dicka, kur instalova Opera, vete browseri i "konvertoi" fajelat htm, html qe te hapen me Opera. Madje i dha dhe ikonen e vet, qe te dallohen qe hapen vetem me Opera.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Faleminderit per keshillen. Per cilin version te Windows e ke llafin? Une kam pas perdorur rendshem NT dhe me ate kisha probleme te ketij lloji, ndonese NT eshte Windows me i qendrueshem. Besoj se do kaloj ne 2000, meqe ne Uni e perdorin kaq shume. Fundja, ketu ne Uni te jepet mundesia te perdoresh Linux apo Windows, por nejse muhabet ne vete ai...
 

voodoo

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

une gjendem shume mire me GALEON! ndoshta me mire se me te gjithe te browser-art e tjere.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Kam gëzimin e madh t'ju njoftoj se paketa gjuhësore për Shqipen për Firefox-in, versioni 0.8, është gati dhe funksionon. Të paktën në makinën time Linux. Paketa duhet të instalohet dhe funksionojë pa probleme, teorikisht,edhe për mjedise Windows dhe Mac. Mund ta shkarkoni prej:


firefox.zip

Hapi tjetër është riemërtimi si firefox.xpi
Më tej hapeni si një "file" vendor, duke përdorur Firefox-in e versionit përkatës (0.8) dhe ndiqni udhëzimet. Fillimisht përfundoni instalimin. Mandej duhet rinisur Firefox, jo duke klikuar mbi ikonën e tij këtë radhë, por duke përdorur command line. Nga command line hyni tek dosja ku keni të instaluar Firefox dhe prej andej jepni urdhrin:

firefox -UILocale sq-SQ -contentLocale SQ

Duhet t'ju shfaqet Firefox-i në Shqip.

Duhet edhe pak kohë për saktësimet e rastit. Shpresoj që të kem sa më tepër vërejtje lidhur me gabime të mundshëm si dhe ide të tjera nga ato që shfaqen të materializuara në përkthim.

Do isha shumë i interesuar të di nëse paketa funksionon realisht edhe në Windows dhe Mac.

Pas saktësimeve të rastit, shpresoj t'ja dalim të krijojmë instalues të veçantë e të plotë për secilin sistem operativ, jo thjesht një paketë gjuhësore. Kështu do të jetë lehtë për këdo të instalojë dhe përdorë Firefox-in në Shqip.
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

o ky MOZILLLA FIREFOX eshte great fare. Kam nja dy muaj qe po e perdor rregullisht :thumbsup:
 

aspahiual

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Kurse mua nuk me pelqeu.Nuk me pelqeu perkthimi,ndoshta ndoshta nga qe me eshte mesuar syri vetem me Anglishten,ku ta di /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

opera - shume komod dhe me grafik shume te kendshme

gjithashtu kam aktiv dhe explorer, por kohet e fundit perdor vetem opera
 
Top