Bisede me ateistet!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Nese s'jemi krijuar vijme nga kafshet dhe duhet te kete pasur faza gjysem njerez gjysem kafshe (flas tek filozofia, mos me hajde duke me folur per njeriun e nandertalit apo per ate kafken e gorilles me dhembe derri). ne fazat primitive nuk ka besim e koshience mbeshtetje tek nje superfuqi. Kafsha ne statin e saj primitiv (po ashtu dhe njeriu kafshe) nuk e ka frike natyren, e njeh mire ate dhe per me shume eshte e tera e vendosur ne shpresat e veta. Kafsha nuk ka shprese per meshiren e tjetrit, nuk kerkon falje, nuk qan per te sjell keqardhje e per me shume nuk i lutet dikujt tjeter.Ajo eshte e tera qe ekzston per veten e saj.

Po sikur të të them që e ke gabim Nahar? Thua që kafsha nuk ka frikë dhe kjo është më se e gabuar pasi kafsha ka frikë! Ajo ka frikë gjithë gjërat që nuk i kupton dhe orientohet apo vepron vetëm ndaj atyre gjërave të cilat përvoja e saj i njeh.
Një fazë gjysëm njeri gjysëm kafshë ka egzistuar në fazat e para të zhvillimit të homo-sapiens (ndofta edhe për neaendertalin ka patur besime) ku edhe kanë lindur besimet e para të njerëzimit një pjesë të të cilave i njohim edhe sot, madje edhe janë shtuar deri më sot! Kështu flasim për besimet e lashta (12 000 vjet më parë të paktën)në Mesopotami, Egjipt, Ballkan, Turqi, Indi, Kinë, Malajzi, Australi, etj., e më vonë edhe në Lindjen e Afërt, Europë, Amerikë, etj. E di që do të thuash që këto ishin Zotat kallpë të përmendur në Bibël por mos harro që për një tekë të rastit (të Zotit për ty) sot ti mund të mbroje Zotin tënd Dionisos me Pejgamer Orfeun! Pra është evoluimi i qenies njerëzore si dhe zhvillimi i mendimit të tij që ka çuar në lindjen e besimeve. Por zhvillimi nuk është ndalur aty, njerëzimi ka hecur shumë përpara aq sa të mund të hedhi poshtë apo të kundërshtojë që në zanafillë BESIMET. Kjo nuk do të thotë që Zoti (në çfarëdolloj forme) nuk egziston por që besimet fetare si i njohim ne sot janë fantazia e shfrenuar e popujve (shtriganëve të tyre) të lashtë (megjithëse me elemente të vërteta brenda).
Dhe për të vazhduar më tej me shkrimin tënd, ku e din ti që kafsha nuk qan? Ku e di ti që kafsha nuk ndien? Ku e din ti që kafsha nuk kërkon mëshirë? A ke mbajtur ndonjëherë kafshë në shtëpi? Nëse po a ke kaluar kohë me të?
Nga sa ke shkruar do të thoja jo, por më çudit vlerësimi që ti ke për kafshët dhe kultura jote e përgjithshme në lidhje me mëshirën, të drejtën dhe besimin!

Një nga arsyet për të cilat nuk besoj është zhgënjimi i vazhdueshëm që kam patur nga besimtarët!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

ark5.jpg


GPS.jpg



nganjehere per te pare qe gjerat kane dhe versione te ndrsyshme, per te mesuar qe te pakten flitet dhe keshtu...mjafton qe te perdoresh google.com!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Po të lexosh pak më shumë atë që njihet me emrin Arka e Noahs egziston në shumë legjenda të tjera të vendeve europiane e aziatike të cilët kanë një shtrirje të gjerë.
Po të kërkosh pak më shumë në Google do të gjesh mjaft gjurmë të tjera për objekte të pashpjeguara sot. Nuk e di cila do të ishte përgjigja jote ndaj kësaj çështje!
A din të më thuash ajo varka që ke treguar në fotografi me çfarë është ndërtuar? A mund të më thuash edhe epokën se kur është ndërtuar?
Do të ta dija shumë për nder!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Kete specien ketu "Noeja i shkrete" duhet ta kete harruar jashte arkes pasi australopithekus sot nuk jeton, por struktura e tij thote qe ai nuk ishte njeri, por qe nuk ishte as kafshe pasi ngjante shume me teper me njeriun edhe ne format e te vepruarit.

australopithecus2.jpg
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Australopithecus afarensis
LUCY1.gif

Australopithecus africanus
afr.gif

Australopithecus robustus
ROBpict.gif

Australpithecus boisei
boisei.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

SHEME.gif

TITLE.gif


Keto jane disa nga provat materiale dhe bindese te evolucionit te njeriut, prejardhjes se tij, nderkohe qe "pala tjeter" na tregon arkat prej druri te Noese(dhe qe po te arsyetosh drejte, druri nuk i reziston kohes pasi kalbet), por qe une dyshoj se kalbesira e vertete qendron ne mentalitetin e tyre te krimbur dhe ne strukturen e tyre kockore te shtrember, ne mospranimin e realitetit te frikshem, ne idhulltarine e neveritshme dhe ne perhapjen e mashtrimit ZOT ne shekuj.
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit


http://www.harunyahya.org/other/evolucionit/evolucionit.html

Teoria e evolucionit është rrëzuar

Teoria e evolucionit është një teori që dështon që në hapin e parë. Arsyeja është se evolucionistët nuk janë të aftë të shpjegojnë as formimin e një proteine të vetme. As ligjet e probabilitetit, as ligjet e fizikës dhe kimisë nuk ofrojnë ndonjë shans për formimin e rastësishëm të jetës.

A duket e logjikshme apo e arsyeshme: kur nuk mund të ekzistojë qoftë edhe vetëm një proteinë e formuar rastësisht, si është e mundur që miliona proteina të tilla u kombinuan rastësisht në mënyrë që të formonin qelizën e gjallesës? Si është e mundur që biliona qeliza u formuan rastësisht dhe pastaj u bashkuan rastësisht për të formuar gjallesat? Si është e mundur që këto gjallesa pastaj u shndërruan vetë në peshq? Si është e mundur që këta peshq u hodhën po vetë në tokë dhe u kthyen në zva- rranikë… zogj… gjitarë… dhe në miliona specie të tjera mbi tokë?

Megjithëse kjo nuk mund t’ju duket e logjikshme, për evolucionistët ajo është e tillë. Kjo, në të vërtetë. është një këmbëngulje e kotë, sepse ata nuk kanë qoftë edhe një provë për të vërtetuar historinë e tyre. Ata kurrë s’kanë gjetur qoftë edhe vetëm një formë kalimtare si p.sh. një gjysmëpeshk - gjysmëzvarranik ose një gjysmëzvarranik - gjysmëzog. Ata s’kanë qenë kurrë në gjendje të provojnë se një proteinë, apo thjesht vetëm një aminoacid, të jetë formuar rastësisht as nën atë që ata e quajnë "kushte tokësore fillestare" e as t’i formojnë ato në laborator me pajisjet më të sofistikuara. Përkundrazi, me përpjekjet e tyre për gjetjen e provave për evolucionin ata vetëm kanë demonstruar se asnjë proces evolutiv nuk ka ndodhur e as që mund të ndodhte kurrë në tokë.




Evolucioni nuk mund të vërtetohet as në të ardhmen

Duke e parë këtë, evolucionistët mund të ngushëllojnë veten vetëm duke ëndërruar, se shkenca do t’i zgjidhë në të ardhmen problemet e tyre. Megjithatë shkenca kurrë nuk ka për të vërtetuar, sado kohë të kalojë, thënie të tilla, jo vetëm krejtësisht të pabazuara, por edhe të palogjikshme. Përkundrazi, progresi i shkencës i bën akoma edhe më të qarta thëniet e palogjikshme të evolucionistëve.

Nuk ka si të jetë ndryshe. Sa më shumë detaje që zbulohen rreth strukturës dhe funksioneve të qelizës, aq më shumë bëhet e qartë se qeliza nuk është një kompozim i thjeshtë i formuar rastësisht, ashtu siç mendohej të ishte sipas arsyetimit biologjik primitiv të kohës së Darvinit.

Në këtë situatë që nuk ka nevojë për koment, mohimi i krijimit, ve- ndosja e origjinës së jetës mbi rastësi të pamundura, si dhe këmbëngulja me insistim në to mund të bëhen burim poshtërimi. Sa më tepër që del në pah fytyra e vërtetë e evolucionit aq më tepër opinioni publik shikon të vërtetën. Nuk do të kalojë shumë kohë, kur avokatëve miopë e fanatikë të evolucionit do t’u vijë turp të dalin mes njerëzve.




Pengesa më e madhe e evolucionit: Mendja

Ka shumë specie në botë që ngjasojnë me njëra-tjetrën. P.sh. ka shumë gjallesa që i ngjajnë kalit apo maces dhe shumë insekte mund të duken si njëri-tjetri. Këto ngjashmëri nuk çudisin asnjë. Ngjashmëritë sipërfaqsore midis njeriut dhe majmunit në një farë mënyre tërheqin vëmendjen. Kjo gjë ndonjëherë shkon aq larg, saqë disa njerëz besojnë në evolucion vetëm prej kësaj. Në fakt ngjashmëritë sipërfaqësore midis njeriut dhe majmunit nuk do të thonë asgjë. Brumbulli rinoceront dhe rinoceronti kanë disa ngja- shmëri sipërfaqsore, por është qesharake të kërkosh të sajosh ndonjë lloj lidhjeje evolutive midis këtyre dy krijesave, një insekt dhe një gjitar, në bazë të ngjashmërive.

Përveç ngjashmërive sipërfaqsore, për majmunët nuk mund të thuhet se janë më afër njeriut sesa kafshët e tjera. N.q.s. do të merrnim për bazë inteligjencën, atëherë bletët që ndërtojnë strukturën e mrekullueshme gjeometrike të hojeve apo merimanga që ndërton mrekullinë inxhinierike të rrjetës së saj, mund të thuhet se janë më afër njeriut. Bile në disa aspekte ato janë më superiore se vetë njeriu.

Ka një diferencë të madhe midis majmunit dhe njeriut. Majmuni është kafshë dhe nuk është i ndryshëm nga kali apo qeni, në lidhje me nivelin e ndërgjegjes. Ndërsa njeriu është i ndërgjegjshëm, krijesë me vullnet të fortë që mendon, flet, kupton, vendos dhe gjykon. Të gjitha këto kategori janë funksione të mendjes që njeriu zotëron. Mendja është diferenca më e madhe midis njeriut dhe kafshëve.

Asnjë ngjashmëri fizike nuk mund ta mbushë këtë hendek midis njeriut dhe kafshëve. Në natyrë e vetmja krijesë që ka mendje është njeriu.




Allahu krijon sipas dëshirës së Tij

A do të kishte mundur të ndodhte ndonjëherë skenari i propozuar nga evolucionistët? KURRE. Arsyeja është se çdo fazë e përpunuar dhe e deklaruar nga evolucionistët, duke u bazuar në rastësi, do të mund të kishte ndodhur vetëm si rezultat i ndonjë mrekullie. Edhe n.q.s jeta do te shfaqej gradualisht nëpërmjet fazave të propozuara nga evolucionistët, çdo fazë do të kishte ardhur pas tjetrës vetëm me ndërhyrjen e një ndërgjegjeje të vullnetshme. Këto faza nuk mund të shfaqen si pasojë e rastësisë. Kjo nuk është vetëm e pabesueshme, por edhe krejtësisht e pamundur.

N.q.s. thuhet se një molekulë proteine është formuar nën kushtet atmosferike fillestare, duhet të kujtojmë se është treguar tashmë nga ligjet e probabilitetit, bioligjisë dhe kimisë se kjo nuk mund të realizohej rastësisht. Por meqë ajo tashmë ekziston, atëherë nuk ka rrugë tjetër por të pranojmë se ajo (proteina) ia detyron ekzistencën e saj një Krijuesi. E njëjta logjikë aplikohet në të gjitha hipotezat. P.sh. s’ka asnjë provë paleontologjike, fizike, kimike, biologjike apo justifikim të logjikshëm që provon se peshqit kaluan nga uji në tokë, duke formuar kafshët e tokës. N.q.s. dikush nuk mund t’i ketë këto prova, ai duhet të pranojë ekzistencën e Krijuesit, i Cili ka fuqi të krijojë çfarë të dojë vetëm duke thënë "Bëhu". Çdo shpjegim tjetër për ardhjen e krijesave në ekzistencë është në kundërshtim të hapur me principet e arsyes.

Realiteti është i qartë dhe i dukshëm. E gjithë jeta është produkt i një projektimi perfekt. Kjo siguron prova konkrete për ekzistencën e Krijuesit, i Cili është i Gjithëdijshëm e i Plotpushtetshëm. Ky Krijues është Allahu, Zoti i tokës e i qiejve dhe i gjithçkaje midis tyre.
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Probabiliteti që proteina të formohet nga rastësia eshtë zero


Ka tre kushte bazë për formimin e një proteine të dobishme:


Kushti i parë: Të gjitha aminoacidet në zinxhirin proteinik duhet të jenë të tipit të duhur dhe në sekuencën e duhur.


Kushti i dytë: Të gjitha aminoacidet duhet të jenë të majta.


Kushti i tretë: Të gjitha aminoacidet duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën me lidhjen peptide.


Që proteina të formohet rastësisht, të tre kushtet duhet të plotësohen njëkohësisht. Kështu, probabiliteti i formimit të rastësishëm të proteinës është i barabartë me produktin e probabiliteteve të realizimit të të tre kushteve.


P. sh. Për një molekulë mesatare me 500 aminoacide:


1. Probabiliteti që aminoacidet të jenë në sekuencën e duhur:


Ka 20 lloje aminoacidesh që përbëjnë proteinën. Sipas kësaj:


- Probabiliteti që secili aminoacid të jetë zgjedhur ashtu siç duhet midis 20 aminoacideve
= 1/20

- Probabiliteti që të 500 aminoacidet të jenë zgjedhur siç duhet
= 1/20^500= 1/10^650
== : 1 rast në 10^650

--------------------------------------------------------------------------------


2. Probabiliteti që aminoacidet të jenë të majta:


- Probabiliteti që një aminoacid të jetë i majtë
= 1/2

- Probabiliteti që të gjitha 500 aminoacidet të jenë të majta në të njëjtën kohë
= 1/2^500 = 1/10^150
= 1 rast në 10^150

--------------------------------------------------------------------------------



3. Probabiliteti që aminoacidet të kombinohen me një "lidhje peptide".

Aminoacidet mund të kombinohen me njëra-tjetrën me anë të lidhjeve të ndryshme kimike. Që të formohet një proteinë e dobishme të gjitha aminoacidet duhet të kombinohen me një lidhje të veçantë që quhet "lidhje peptide". Eshtë llogaritur se probabiliteti që një aminoacid të kombinohet me lidhje peptike është:


- Probabiliteti që dy aminoacide të lidhen me një lidhje peptide
= 1/2

- Probabiliteti që 500 aminoacide të lidhen me lidhje peptide
= 1/2^499 = 1/10^150
= 1 rast në 10^150

PROBABILITETI TOTAL = 1. X 2. X 3.
= 1/10^650 X 1/10^150 X 1/10^150
= 1/10^950
=1 rast në 10^950




10950 =
100.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.
000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000000.

Probabiliteti i formimit të një proteine mesatare me 500 aminoacide është 10950. Ne mund ta shkruajmë këtë numër duke shtuar 950 zero pas 1-shit

protein-4.jpg
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Gabimi yt i vetem eshte se nje proteine ka shume gjasa te formohet rastesisht. Jo menjere, jo me procesin analogjik femijenor tendin "po te perplasim dy kile hekur krijohet nje grirese mishi". Aminoacidet jane faktoret kryesore, substanca qe heret a vone rastesia i favorizon si komponente te qendrueshme kimikisht te afta per t'u replikuar si shabllon. Prej aty e me tutje balanca rastesise eshte fiktive sepse nje popullim aminoacidik nuk eshte me neutral. Dikur te tera ato kushte qe permende realizohen, kohe per kete ka patur sa te duash. Prej aty... lexoji librat shkencore per ate qe jane dhe jo per ate qe do ti... E kam fjalen per njohurine e paster pa driten interpretuese qe je mesuar t'i shohesh. Lere interpretimin (nganjehere te pakten) per kengen e hoxhes ne 4 te mengjesit.


--------------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

O Shkencetar po flasim per SEKUENCEN E DUHUR per Proteinen edhe jo se konformime stabilizuese ...mer vesh ca bio-kimia ti??? Edhe nje Cope hekur meqe e permende ti....ben reaksione te ndryshme me materiale te tjera ne natyre....por ne po flasim analogjisht se sa reaksione te rastesishme kerkohen qe te fromoje nje skelet Mercedesi apo BMW edhe jo nje "NRDRYSHK" i favorizuar nga Oksigjeni???....Me sa duket ti duhet te lexosh ca nga shkenca....se qenke trullosur me "RASTESINE"!!!!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Ore DAW!

Une e di qe nuk te mbushet mendja ty sepse me probabilitetin me te madh ti nuk ke nje te tille.

Po te shohesh me vemendje postimet e mija te fundit ke nje "peme gjenologjike" qe zbret deri ne homosapiens si dhe provat materiale per seicilin nga speciet paraardhese dhe paralele te njeriut.

Sikunder keto prova qe te sjellin "gjysmenjeriun", jane dhe ato te evoluimit te specieve te tjera (ato qe ti i quan gjysemzog, gjysemamfib apo gjysemzvarranik si pasoje e injorances)...

Te siguroj qe evolucioni nuk eshte gjithperfshires dhe meshirmadh (si Zoti yt), pasi po te vesh re me kujdes speciet si puna jote i ka harruar, dhe i ka lene prehe te mentalitetit te vjeter e te genjeshtert.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

S6 besoj se je koshinet qe po flet per nje teori apo jo????Qehet Teoria e evolucionit, ashtu si per ty mendimi im mund te jete vetem teoria e Krijimit. Shkenctaret e medhenj ndahen ne kreacionizte e evolucioniste por mbeten shkenctar.

Eshte konfutuar shume here ...teper, po s'besoj se je i axhiornuar, prova "kafke" sepse shumica jane kafka specie majmunesh te zhdukur tashme shumica fantazia e shfrenuar e te sajuarit te nje kafke e nje rrace nga nje dhemb, apo djallezia e te venit bashke copa derrash me copa gorillash e te thenit..."Ja njeriu i lashte".


Nese ti do te kishe lexuar ato çka ti beson se jane argumentat e llogjikes tende do te hasje shpesh ne librat e evolucionit habine me te madhe ...qe dhe vete Darvini ne "Origjinen e Specieve" e shpreh fuqishem :

Ka qene (nese ka qene) shume e gjate faza e kalimit, e metamorfozes, aq sa bota e nendheu duhet te jete plot e per plot me fosile te ndermjetme te lloj lloj speciejeje....Por fatkeqsisht duhet tre elementet e mesiperme, illuzion, fantazi dhe deshire per te besuar ate qe besohet per te gjetur diçka nga ato foto- provat e tua te mesiperme.


Nese Varka e Nuhut ishte prej druri apo jo, kjo s'dihet. Feja jote ben analiza te thella per nje ndertim te mrekullueshem te nje mjeti me nje motorr ndoshta me avull. KA gjurme per te ne nje verset Kur'anor.


Nese eshte apo jo ajo varka...trasmetimet e te treja feve e vene zbritjen e nuhut ne Malin Ararat ose ne AgirDag ne Turqi....E atehere po u pare gje me Satelit.


Mendoj se nje rrenjoj e tille, vlen te pakten sa nje kafke e mesiperme ...per te thene qe "ka dhe keshtu".
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

... krahasimi nuk vlen i nderuar *nahar* pasi as une dhe as ti nuk e dime se kush e ka ndertuar ate varken ne malin Arafat (ndoshta pasionantet biblike), nderkohe qe tek skeletet e gjetur, eshte lehtesisht e vertetueshme qe jane humanoide por qe nuk jane njerez (si ky i sotshmi). Pastaj te siguroj se nuk ka asnje njeri ne bote qe do te "krijonte skelete fallco" per te mbeshtetur evolucionizmin dhe frymen qe ai percjell pasi nuk ka njeri mbi dhe qe nuk do deshte te ishte i perjetshem...
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Pastaj te siguroj se nuk ka asnje njeri ne bote qe do te "krijonte skelete fallco" per te mbeshtetur evolucionizmin dhe frymen qe ai percjell pasi nuk ka njeri mbi dhe qe nuk do deshte te ishte i perjetshem...

Fraud in Anthropologic Research
Early in the 20th century amateur geologist William Dawson claimed to have discovered the "missing link" between ape and man - Piltdown Man. The scientific community readily accepted his claim as it was consistent with theories popular at the time.

It was later discovered that the fossil was a hybrid fabricated, aged, buried and "rediscovered" by the perpetrator. The myth of Piltdown Man was exploded.


img007.gif



Nebraska man: A single tooth, discovered in Nebraska in 1922 grew an entire evolutionary link between man and monkey, until another identical tooth was found which was protruding from the jawbone of a wild pig. This fossil was part of the evidence entered to substantiate evolution in the famous "Scopes Monkey Trial" (source: Henry M. Morris & Gary E. Parker, What Is Creation Science?, [Master Books 1987], pp.155-156)


Java man: Initially discovered by Dutchman Eugene Dubois in 1891, all that was found of this claimed originator of humans was a skullcap, three teeth and a femur. The femur was found 50 feet away from the original skullcap a full year later. For almost 30 years Dubois downplayed the Wadjak skulls (two undoubtedly human skulls found very close to his "missing link"). (source: Hank Hanegraaff, The Face That Demonstrates The Farce Of Evolution, [Word Publishing, Nashville, 1998], pp.50-52)


Orce man: Found in the southern Spanish town of Orce in 1982, and hailed as the oldest fossilized human remains ever found in Europe. One year later officials admitted the skull fragment was not human but probably came from a 4 month old donkey. Scientists had said the skull belonged to a 17 year old man who lived 900,000 to 1.6 million years ago, and even had very detail drawings done to represent what he would have looked like. (source: "Skull fragment may not be human", Knoxville News-Sentinel, 1983)


Neanderthal: Still synonymous with brutishness, the first Neanderthal remains were found in France in 1908. Considered to be ignorant, ape-like, stooped and knuckle-dragging, much of the evidence now suggests that Neanderthal was just as human as us, and his stooped appearance was because of arthritis and rickets. Neanderthals are now recognized as skilled hunters, believers in an after-life, and even skilled surgeons, as seen in one skeleton whose withered right arm had been amputated above the elbow. (source: "Upgrading Neanderthal Man", Time Magazine, May 17, 1971, Vol. 97, No. 20)


v4i6g7.jpg



Ky eshte problemi S6, qe ti mua nuk mund te me sigurosh asgje...se s'po flasim per gjerat ne monopolin tend.Eshte aq e therrmuar e copetuar dhe hipotetike kjo teori sa...me fjalet e dikujt me siper, eshte si te besosh plakun e vitit te ri.


Une nuk kerkoj shume, kerkoj vetem te mos jemi me evolucionist e darvinist se Darvini vete dhe te lejoni te drejten e dyshimit ashtu si beri Darvini ne pjesen "Difficulties of the theory" te masterpieces te tij!


Studiuesit e varkes se noes jane kerkues amerikane e europiane, ne nje mendim pothuaj te njejte jane dhe nje ekip rus qe kesaj vere po ne Ararat vertetuan fosile qe jane te varkes se Nuhut sipas tyre. Per mua nese ajo eshte varka e nuhut apo jo...s'ndryshon asgje S6, per ty nese ato kafka jane te sajuara apo jo ka nje perjetesi diference.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

*Nahar* e di qe nuk do te ndreqesh cfardo lloj gjeje qe te te them pasi ti tashme beson dhe potenciali i te menduarit te gjithkujt ndalet pikerisht ne ate moment. Keshtu qe lloqet jane te kota mendoj.

PS. Kush ishte plaku i vitit te ri?! :lol: Ai tek i cili ti ke mbeshtetur besimin te siguroj se i ngjan me shume...
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Ishte e natyrshme te terhiqeshe S6. Flm per biseden, le te mbetem une ai me arsyetim te manget...fundja kjo mund te shqetesoje nje relativist si ti jo nje absolutist si une /pf/images/graemlins/smile.gif

Pozita e te mos besuarit me nje llogjike socio - ekonimike mbetet Pareto ineficente dhe s'eshte nje pike optimale. Nuk ka llogjike ne çdo lloj fushe ku te mos jete me e arsyeshme, natyrshme, optimale,domosdoshme te besosh( eshte teper irrealiste, do te thoja "te njohesh") Zotin.

Dit te mbare!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Jo absolutisht nuk te vleresova si nje njeri me arsyetim te manget, por ne kendveshtrimin tim ke nje arsyetim te gabuar dhe kaq.

Dite te mbare...

PS. Te keshilloj te mos e kthesh besimin si qellim te vetes se do ecesh qorrazi.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

O NJEREZ! O KRIJESA, SA TE MIRA AQ EDHE TE KEQIA!

JINI PAK ME MIRENJOHES PER ATE SE "MERRNI FRYME"!
 

Fleterrufeja

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Skuptoj llogjiken se pse duhet te vihet ne prove njerezimi se Adamit i donte ***** te hante mollen?!

PS. Alsayed dike te shruash?!
 
Top