Re: Bisede me ateistet!
Citim nga Satanai
Nje gje qe me ka bere shume pershtypje eshte qe besimtaret gjate te gjitha kohrave kane dashur te nxjerrin prova per te vertetuar ekzistencen e Zotit. Dhe nayrisht te gjitha provat qe kane nxjerre kane qene te pamohueshme per ata qe i perdorin. Fatkeqsisht jane keshtu vetem per ata. Provojne vetem qe ata besojne ne Zot, dhe mbetet gjithcka aty...
Kjo vlen edhe per ateistet, asnje prove te afte per te argumentuar mosekzistencen e Zotit nuk kane sjelle deri me tash. Sidoqofte, edhe sikur provat e teisteve te mos ishin te pamohueshme, ata kane prova, ndersa ateistet nuk kane prova te tilla. E vetmja gje qe perpiqen te bejne ateistet eshte te kundershtojne provat e atyre qe e pranojne Zotin. Por nga aspekti filozofik edhe nese pranohen “difektet” e provave per ekzistencen e Zotit (gje qe eshte shume e diskutueshme filozofikisht, pasi varet edhe nga ajo se cfare quan prove), te pakten po kaq e pamundur eshte edhe hedhja poshte e ketyre provave (Kanti). Ajo qe mbetet karakteristike e arrogances ateiste, e cila I ben te mbeten te shurdhet veshet e tyre, eshte iluzioni se ateizmi eshte filozofia e lirise dhe arsyes, ndersa pranimi I Zotit eshte filozofia e mungeses se arsyes si dhe ndrydhjes se vetvetes, pra mungeses se lirise. Dhe per Satanain (sic shprehet vete diku me lart) kjo eshte e qarte. Kurse une them se e kunderta eshte me afer realitetit. Kete mund t’a argumentoj shume mire, por do te hapeshim shume, pasi do te na duhej te sqaronim mjaft koncepte te tjera, qe lidhen me kete teme. Per sa I perket racinalitetit, ajo qe besimtari ka superioritet ndaj nje ateisti te tille (si satanai dhe te tjere, pasi ka mjaft ateiste sot qe mbajne nje qendrim me te ekuilibruar), eshte se teisti I njeh kufinjte e arsyes, dhe ne kete menyre njeh edhe kufinjte njerezore (gje qe shpie ne nje njohje me te plote te natyres njerezore, “zotit” te Satanait). Arsyeja me e shendoshe eshte ajo qe njeh kufinjte e vet dhe ne kete menyre, duke njohur mundesite e veta nuk merr persiper ate qe s’e mban dot. Ky eshte racionalitet me I shendoshe se tendenca absurde e ateistit te llojit tuaj qe perpiqet te racionalizoje edhe tansendencen.
Me lart te citova Dostojvskin, per te vene ne dukje nje gje. Aty qartesohet mjaft utopia jote Satan dhe ajo e shekullit XX qe lame prapa. Tendenca jote per te ngritur nje bote te re larg religjionve historike, eshte nje kulle e re e babelit qe po shembet qe ne katin e pare. Sot mjaft filozofe, sociologe, mendimtare, kane vene ne dukje se ideali I botes racionale I iluminizmit po shfaq deshtimin e vet. Sfidat e globalizimit me te cialt po perballet se fundmi njerezimi kane deshmuar qe bota, me zhvillimin shkencor, nuk ka aritur ne racionalizimin e synuar, perkundrazi, sot bota eshte bere me iracionale dhe me e pakontrollueshme se kurre. Efektet e ketij fenomeni te ri (globalizimi) po behen gjithmone e me te pakontrollueshme duke lene sfida te reja, mjaft veshtira per t’u zgjidhur per shoqerine njerezore (Antony Gidens, Stanley Hofman).
Pra profetizimi shoqeror I Dostojevskit sot eshte me I realizuar se kurre. Bota sot eshte vertete ajo qe ai ka parashikuar pra nje qind vjetesh, dhe gjendet me e hutuar se kurre. Dhe kjo per mua vjen pasi religjionet historikisht kane luajtur nje nga rolet kryesore ne ruajtjen e themeleve te shoqerise. Dhe ky rol eshte strukturimi I vlerave social-kulturore, te cilat me topitjen e tyre jane zbehur duke tronditur themelet e shoqerise. Por une sot ka mjaft shpresa te cilat shihen ne ridimensionimin e religjoneve dhe ne mjaft tendenca qe duken sot per te rimarre ne dore ndikimin shoqeror, aq te domosdoshem ne funksionimin e nje shoqerie.