Bisede me ateistet!

Singapuras

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Adel duket qe nuk asht sensi jon i mall i dashnis, ose
pashkollsia jon infinite qe na diferencon ne te dyve prej studentit. Asht mosbamja dashni me arusha ...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Sepse ekziston vdekja, ndaj nuk ekziston Zoti.

Thotë Bataille, erotizmi është njohja e jetës brenda gjirit të vdekjes, por kjo nuk do të thotë prani e Zotit. Përkundrazi njeriu mbi shtratin e seksit ka ngritur erotizmin në lartësinë e vet, si qenie e arsyeshme. Dhe si e tillë veçohet nga të tjerat jo për një dëshirë hyjnore, por natyrale. Kafshët janë shfaqur në planet 500 milion vite më parë, atëhere kur kushtet klimatike e lejuan diça të tillë; shtimi i sasisë së oksigjenit në nivelet e sotme, nëse nuk gabohem rreth 21 përqind të ajrit. Nga ai çast e deri më sot, vihen re dy tendenca: e para ajo e kafshëve të cilat në përgjithësi janë të programuara gjenetikisht, psh mjaft insekte kanë mbetur njësoj si njëqind milionë vite më parë, ose krokodili, kohanik i dinosaurëve etj, dhe njeriu, margaritari i kurorës së botës së gjallë, thotë Shekspiri te Hamleti (të thuash pse nuk ka shpirt, ose ta bëjmë me shpirt, psh një copë gur, tregon miopi, për faktin e thjeshtë se ne jemi ndërtuar nga atome sikundër edhe gurët e çdo formë tjetër e saj në gjithësi, por pikërisht u deshën miliarda vjet që kjo materie të organizohej e diferencohej në organike e joorganike, e thënë në gjuhën vulgare, me shpirt e pa shpirt. Çdo formë e materies është përbërë nga atome – vija e drejtë që na lidh dhe shpirti apo të menduarit, si veti e saj, merr fund sëbashku me të) pra, njeriu si qenie jo e programuar sepse ai ka ndryshuar veten në vartësi të mjedisit, sikundër citohet nga mjaft studiues të biologjisë molekulare, njeriu është “epigjenetik”. Koncept në realitet, i përdorur nga Aristoteli që besonte te epigjeneza si një zhvillim i formave jetësore jashtë modeleve të dhëna. Për të mbrritur te përkufizimi i Conrad Waddington më 1942 se epigjeneza është ajo rrymë e bilogjisë që studion ndërveprimin rastësor midis gjeneve dhe pasojës e që përcakton në to fenotipin (fenotip – bashkësi e vetive të një individi, grupi ose popullsie) përkufizim i pranuar pa hezitim nga bota shkencore, thelbi i të cilit gjendet në të gjitha enciklopeditë.

Kjo parantezë disi e gjatë bëhet për të thënë se njeriu ndryshon veten dhe përrethsinë. Këtu nuk ka të bëjë erotizmi, më shqip, dashuria, por seksi, sepse është ai që siguron vazhdimësinë, jo dashuria (një term mbi të cilin hipokrizia kristiane spekullon gjerë, për arsye se kasta fetare katolike e ka të ndaluar të kryejë marrdhënie seksuale e për të gjetur ngushëllim, termin dashuri përpiqet ta përcjellë te Zoti duke e identifikuar madje me dashurinë për Zotin si më sublimja. Tallje, asgjë shumë. Hakmarrje, ndër të tjera, e katolicizmit ndaj shoqëriosë njerëzore. Provo të hapësh krahët e të përqafosh Zotin, çfarë përqafimi është ai kur mungon një trup qenieje brenda. Zotit as që i kërcet fare menderja nëse e duan njerzit apo jo, përndryshe do t’i kishte pajisur me këtë dashuri që në lindje dhe mbi të gjitha do ta privonte nga dyshimi – armiku numër një i vetë Zotit), pra jo dashuria, por intimiteti riprodhon jetën, përndryshe femrat do të mbeteshin shtatzëna edhe me një pasion të ushqyer nga larg, pasion që jemi mësuar ta quajmë dashuri platoniane e që jetës i vlen aq sa edhe një byzylyk në dorën e femrës. Flutura kur bën pjalmimin kalon lule më lule. Mjaft kafshë nuk i dorëzohen partnerit të parë, por më të fortit, domethënë përzgjedhin. Dhe këtu nuk ka të bëjë shpirti. Përndryshe nuk do të shpjegonim dot se si bota e gjallë është ende gjallë dhe pse (ku përfshihen si bimët edhe kafshët, të cilat qëndrojnë vetëm dy shkallë më posht nesh), pra, pse kjo botë nuk u zhduk me kohë? Sepse edhe bima ka mënyrën e saj për të jetuar e mbijetuar. Bima nuk ka këmbë për të lëvizur, as edhe për të emigruar, ose ndërruar mjedis, atëhere duhet të gjejë një mënyrë që ajo të shtohet. Një prostitutë në rrugë, gjysmëlakuriq, trupbukur, fytyrë tërheqëse, e godet vëmendjen tonë dhe kur kjo goditje shndërohet në turbullire, ngacmon aq sa ndalon. Bima është si prostituta, bën një frut të bukur, të shijshëm dhe kafsha apo njeriu i parë, që kalon e këput, e ha dhe farat i pështyn gjetiu. Rasti i kundërt është kërpudha helmuese. Ajo me helmin e vet mbrohet dhe shtohet brenda llojit. Gjithë kjo ka inteligjencien e vet brenda llojit që siguron vazhdimësinë e kolektivit, jo të individit. Është këtu humnera që thotë Niçe e cila po e vështrove edhe ajo të shikon ty. Humnera si sinonim i vdekjes të cilën vetëm individi mund ta shikojë. “Kjo humnerë hapet, psh midis meje që flas e ju që dëgjoni, - thotë Bataille në një konferencë. – Ne tentojmë të komunikojmë por asgjë e tillë midis nesh nuk do të jetë në gjendje kurrë të fshijë ndryshimin përbërës. Nëse ju vdisni, nuk jam unë që vdes. Jemi ju dhe unë qenie fragmentare...”
Përse flasim për jetesë e mbijetesë?
Sepse në natyrë, në të gjitha nivelet, shfaqet një dukuri e pashmangëshme sikundër është vdekja. Veti dominuese. Shkatërruese dhe krijuese e universit. Sikur të mos ishte vdekja, jeta nuk do të ekzistonte, si një pa-mundësi simbiozë; në të parmen “pa” mohuese mbillet fara dhe në të pasmen lind, hapësira midis është vetëm ballafaqim i simbiozës, dmth jeta. Ndaj edhe e përkufizojmë pa humbur sikurse ndodh kur përpiqemi të përkufizojmë pafundësinë. E pamundur ta përfshijmë, e pamundur ta imagjinojmë dhe biem ne tautologji sepse në fund themi: Pafundësia është pafundësi. Prania e vdekjes e rrëzon këtë mur vicioz dhe me gurët e tij shtron udhën lineare.

Zoti vdes me vdekjen e njerzve që e besojnë ekzistencën e tij.
Jeta e Zotit ka këtë vlerë, të kalbë njeriun në ujra kënetore. Mjafton të hidhni një sy në histori. Për mijëra vjet njeriu është dëfryer me perënditë, e keqja erdhi kur sajimi u jetërsua. “Merita” i përket fesë monoteiste; shkak i një tragjedie, aktet e të cilës luhen ende sot. U deshën thuajse dymijë vjet që njerëzimi të ndante të paktën istitucionet shtetërore nga feja dhe në veçanti të mos dënohej për faktin më të thjeshtë se ai nuk besonte në dokrra. (Çdo mëtim sot nga besimtarët për respekt është qesharak sepse këta, për dymijë vjet kanë ngrohur duart në zjarrin që digjte njerzit e pafajshëm dhe dijetarët vetëm pse guxonin. Pranojmë ekzistencën por respekt nuk meritojnë. Dje, në Gjermani referendumi që kërkonte të bëhej mësimi i fesë i detyruar nëpër shkolla, pësoi fiasko. E shkreta Merkel që u rradhit në anën e obskurantistëve!) Dysheku i rëndë i Zotit do të zgjatë në kohë sepse flasim për një koncept bosh dhe kjo e vështirëson realizimin por nuk e bën të pamundur. Vdekja nuk është koncept bosh sepse është vetë asgjëja dhe këtë e manifeston çdo herë, ndërsa Zoti po, është një koncept bosh sepse nuk është në gjendje të manifestojë të kundërtën. Kur ideja e Zotit të pranohet si patologji, refuzimi është çështje formale, gjë që do ta shndërojë vdekjen në ontologji, atëhere njeriu do t’i kushtohet jetës tokësore e jo qiellore si një humbje kohe e pazëvendësueshme. Jemi vite dritë nga një progres i tillë, thotë profesori francez, Michel Onfray te vepra e tij shumë e shitur (200 mijë kopje në një javë); “Traktati i ateologjisë”.

Ekzistenca e vdekjes është kocka që mbetet në grykën e besimtarit sepse atë nuk ka mundur kurrë ta kundërshtojë, e rrjedhimisht provon se Zoti është sajim i njeriut për t’iu kundërvënë vdekjes. Demenca, ankthi, frika, krijuan diçka që në realitet nuk ekziston por që e dëshirojnë si një mjetë kundërvënieje. Motivin ia dha vetë vdekja me pavdekësinë e saj. Krijoi Zotin për të kundërshtuar vdekjen, natyrën e saj asgjësuese. Është dëshira tonë si një përpjekje e dëshpëruar për ta shndruar pa-mundësinë në mundësi por harrojmë që kemi një simbiozë e jo një fenomen të vetëm, nuk kemi “pamundësi”, por “pa – mundësi”.
Nëse i kthehemi vajtimit. Ka lindur me njerëzimin dhe kjo është një nga provat që besimi te Zoti është i pasardhur. Vajtimi tregon se njeriu kur shikonte trupin e të afërmit të ngrirë nga fryma e vdekjes, shpërbërjen e tij, ndjente një dhimbje të thellë të cilën e shprehte në atë mënyrë që nuk ka ndryshuar ende sot e kësaj dite. (madje duhet thënë se kur lepuri ikën me vrap, e ndjekur nga qentë, ose gazella nga leopardi, është instikti i jetës që e nxit ta ruajë, si diçka vlerën e ti cilit në një mënyrë e di, përndryshe nuk do të vraponte, por do ta shikonte indiferente gjahtarin e vet. Ndërsa sorkadhes i pikojnë lot nga sytë kur është duke vdekur, etj).
Vajtimi është reagimi ndaj një humbjeje të parikthyeshme. Gjë e njohur edhe nga bota e kafshëve. Një grup majmunësh të këqyrur vazhdimisht, dënuan një individ sepse u bë shkak që të vdiste një majmun i vogël. Grupi e braktisi dhe e la në mëshirën e fatit e natyrisht përfundoi në dhëmbët e një tigri. Ideja e vdekjes si humbje e pariparueshme është rrënjosur thellë në botën e gjallë si ide natyrale e trashëguar me të.
Nëse ideja e Zotit do të ishte e lindur e primare, atëhere është tepër e kuptueshme që njeriu nuk do të vajtonte sepse që atëhere ai do të mendonte në mënyrë natyrore se vdekja nuk është ikje e përgjithmonëshme, asgjësim përfundimtar dhe i pashpresë, por kalim diku tjetër, në një botë më të mirë!!!. Kur di të ardhmen, moskokëçarja bëhet veti. Pra do të kishim tjetër qëndrim e reagim ndaj vdekjes. Në fakt nuk do të ekzistonte koncepti i humbjes së përherëshme dhe as nevoja e ngushëllimit - ideja e Zotit si e tillë.
Qielli nuk ka preferenca, - thotë Remarku te romani i tij me të njëjtin titull.
Vdes që vdes, përse duhet të besosh? Cili është përfitimi? Asgjë! Humbja? e jashtëzakonëshme, shpërdoron jetën duke e rrethuar veten me dogma të kota. I përgjuar në çdo hap, i diktuar në çdo mendim, hipokrit, sepse do t’i përpunosh sjelljet e tua, shtijak dhe moralist. Kini ngrënë fasule? Sigurisht, të paktën njëherë në jetën tuaj. Të bësh pordhë më pas, nuk është dëshirë por detyrim. Mirëpo, ideja e Zotit në këtë rast është pikërisht ajo anë qesharake e moralit që të detyron, (ideja e mëkatit) edhe pse të pjerdhurit është nevojshmëri. Thotë mirë doktor Adhami: Kur t’u vijnë mos i mbani.
Çlirojeni jetën nga dogmat.
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Intimiteti riprodhon jeten? Jeta riprodhohet edhe pa intimitet, ke degjuar per riprodhim jo-seksual qe perdoret nga shume gjallesa edhe bimet kur i do qefi?

Dashuria qenka pak a shume hipokrizi kristiane? Ndoshta edhe urrejtja eshte hipokrizi kristiane prape? Te thoje njeri qe te do per ty eshte njesoj sikur te thoje qe te urren?

Frika, trimeria, sinqeriteti, inteligjenca, hipokrizia per ty ndoshta jane 'hipokrizira', por edhe nqs hipokrizia qenka 'hipokrizi', atehere s'ka gje per te folur...se kemi te bejme me paradoks llogjike ne mendim.

Edhe mua me vjen keq qe po ngordh bimet apo kafshet dhe i bej te vdes po do jetojme. Me problematike eshte te barazosh kete gje me njeriun. Nejse ketu ndoshta del kuptimi i fjales "te trajtohesh si bime" apo eshte "kafshe"? Ndoshta njesoj eshte edhe sikur te trajtohesh si 'bakterie'.
 
F

Florian Meta

Guest
Re: Bisede me ateistet!

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Shkenca ne lidhje/apo opozite me Krijuesin.

Pike se pari as nje ATEIST nuk e pranon se "Kompjuteri me te cilin po lexon kete mesazh" eshte "krijuar" nga evolucioni....apo thene ndryshe nga "shancet". Atehere si ka mundesi qe nqs nje gje qe krijohet me ane te mendjes edhe intelektit njerezor paska shume here me pak mundesi ose mundesi minimale te krijohet se sa nje objekt qe eshte ne Egzistence edhe asnje nuk eshte i mundur ta "Krijoje", po flasim per "njeriun"? Pra nuk kerkon ndonje llogjike te madhe per te kuptuar se njeriu eshte krijuar prej Zotit, i Gjithdijshem, i Palindur, i Pa-vdekshem, qe Krijon gjithcka edhe Vete nuk eshte i krijuar. Analogjite ndermjet Krijuesit dhe Krijesave nuk jane shume te pikatura....sepse jane gjera qe nuk kane te njejten baze. Krijesa eshte dicka qe ka fillim, dmth eshte ne kufizimet e kohes dhe hapesires, te cilat jane vete te krijuara....kurse Krijuesi nuk eshte i tille. Pra kur nuk ka as hapesire as kohe....atehere nuk ka as pyetje te tilla "Kush e 'krijoi' Krijuesin?" sepse kjo pyetje ka KOHEN e KALUAR edhe Bazohet se Krijuesi ka fillim....gjera kontradiktuese me Krijuesin....! Pra eshte sikur nje te pyesi "Sa ishte ora perpara krijimit te Kohes?" ose "Sa minuta me para ndodhi nje gje para krijimit te Kohes?" keto pyetje mungojne llogjistiken pyetese.

Nje sqarese tjeter:

Kur u permed se Shiu bie nga Qielli edhe "nuk krijohet nga krijuesi".....a mos kerkonte te thoshte se "Krijuesi mban na nje kove edhe hedh uje edhe se rete jane per zbukurim"? Sigurisht keto jane gjurmet e lena ne psikologjine e njerezve qe jane ndikuar nga MITOLOGJIRAT Greke...ku nje "perendi mitologjike" terhiqte Dieliin me Karroce rreth tokes. Pra i ke atribuar Zotin karakteristika ose barazuar me njeriu....i cili do kishte nevoje per karroce te terhiqte diellin nqs kjo do ishte e mundur.... Por le t'i kthehemi nje fakti shkencor:
"Shume njerez e njohin Gravitetin, Forcen Terheqese te tokes, pa te cilen nuk do kishte me jete ne toke" Por kur nje person shikon dicka qe bie ne toke thote "Rra per shkak te gravitetit". Shume dakort! Por edhe kur nje person pyet "Pse ka gravitet?" Atehere pergjigja eshte "Sepse ky objekti bie" edhe kur Pyetet "Pse ky objekti bie?" atehere pergjigja eshte "Sepse ka gravitet",edhe "Pse ka gravitet?" atehere sepse "Ky objekti Bie." edhe keshtu vazhdon....Pra "Graviteti u zbulua sepse dicka binte" edhe "Dicka bie se ka Gravitet".....Pra "Nqs Dicka s'do binte skishte as GRAVITET" edhe "kur s'ka Gravitet s'ka as rrenie". Pra nuk eshte se "Shkenca krijon lidhjen midis rrenies dhe gravitetin" por shkenca vetem sa studion si gjerat qe "kane funksiunuar pergjithmone sa ka pas kohe edhe hapesire" funksionojne ne detaje dhe principe matematikore. Pra edhe njehere "Pse bie molla?" ---"Sepse ka gravitet."
"Pse ka gravitet?"---"Sepse molla bie"
Pra eshte dicka qe nuk determinon lidhjen midis asaj qe ndodh edhe asaj qe shkenca i jep definicion. Pra kush VENDOSI qe "ky ligj te jete i tille"??? Kush "vendosi" qe molla te mos largohet kur shkeputet nga Dega....edhe te shkoj ne kozmos??? Natyrisht po te kishte ndodhur ashtu atehere "Bye Bye Gravitetit, s'ka as gravitet as nje gje." Pra shkenca vetem shpjegon "Si,qysh,pershkruan, jep definicion nje gjeje, kupton me mire" por asnjehere nuk jep Pergjigje "Se kush e Vendosi qe te ndodhi Keshtu sic eshte?".

Pra nqs se Ligji qe formon Shiun (ne te cilin hyjne shume ligje, avullimi, kondesimi, ulja e temperatures, etj..etj...) nuk eshte se eshte krijuar nga Shkenca apo VENDOSUR nga Shkenca....por vetem sa eshte Zbuluar nga Shkenca...por Shiu nuk filloi te bieri kur nje shkencetar e kuptoi si funksionon, as molla nuk filloi te bieri kur Newtoni zbuloi ligjin e Gravitetit, por Shi edhe Molle ka rrene shume kohe me pare. Pra kur thuhet se "Zoti e Krijon Shiun" nuk do thote se se perendia mitologjike hedh na nje kove me uje apo ndonje fanatzi tjeter si po qan apo....kushedi....por do thote se Zoti vendosi ligjet qe kur ka diell te avulloje uji...edhe vazhdoj te jete subjekt ligjesh konform ca ka vdendosur ai. Edhe Toka dhe Dielli ecin ne Orbite konforme ligjeve te Vendosura nga Zoti....edhe nuk devijojne nga ligjet...se atehere po te devijonin do ndoshnin katastrofa te paimgjinueshme.

Kurse Njeriu shume jo-mirenjohes eshte ndaj te mirave te Zotit, edhe shume i ka borxh, por krenaria ia zbukuron ate udhen e shejtanit, e cila eshte udha e krenarise edhe mos-mirenjohjes ndaj te mirave te Krijuesit.
 

agim40

Valoris scriptorum
Edhe un i përshëndes këta që i besojnë asgjësë. Bravo! Jeni të vetmit që besoni se nga asgjëja del diçka...:D
Ehhh un i shkreti kur qohem në mëngjez shof menjiher përfund jastëkut se mos del diçka....por asgjë hiq:p
 

agim40

Valoris scriptorum
Hë pra, edhe unë ashtu mendoj por kur bisedoj me ata që i besojnë asgjësë m'duket sikur nga jastëku ka për të dal diçka....:p
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ou , mbase e ke nga mosnjohja e platmorfës së ateizmit!
Ne përkundrazi , absorbojmë material dhe jemi të gatshem ti sjellim ato baza të shëndosha me arsyetime shkencore edhe ateherë kur skepticizmi i besimtareve është shkelur me këmbë si një dërrasë e kalbur nga pseudofetarët e zakonshëm.
 

joetisti_

Locus omnem
Asnjeri s'do te bente dot pa tjetrin, po te marrim si fakt se vetem keto dy rryma ekzistojne, por ka shume dhe eshte me mire.
Edhe nje ateist do te gjendej ndonje dite nga ana e besimit dhe edhe ndonje besimtar do te hidhej te ajo gje qe e mohoi me aq vrull per kohe te gjate. Secili beson se eshte e drejte ajo qe ai beson. Dhe perderisa asnjehere s'do te kete nje perfundim ku te themi se njeri apo tjetri pati te drejte, le ta besojme ashtu sic na ben te ndihemi me rehat. Dhe ta kundershtojme njeri-tjetrin sa dhe si duam.

Aty ku i gjejme nje "te mete" nje besimi duhet ta dime se edhe asaj qe besojme i gjenden po aq te meta dhe mos me shume.
 

agim40

Valoris scriptorum
Ou , mbase e ke nga mosnjohja e platmorfës së ateizmit!
Ne përkundrazi , absorbojmë material dhe jemi të gatshem ti sjellim ato baza të shëndosha me arsyetime shkencore edhe ateherë kur skepticizmi i besimtareve është shkelur me këmbë si një dërrasë e kalbur nga pseudofetarët e zakonshëm.
me ateistë u lodha duke biseduar pë çdo dit, (dy i kam shok pune) por s'ma mbushin mendjen dot....;)
Unë nuk besoj ashtu siç besojnë shum fetar, ama besoj në një fuqi mbinatyrore që çdo gjë ka planifikuar dhe krijuar.
 

joetisti_

Locus omnem
Une faleZotit jam ateist, s'besoj :)
Mendojme per ata/ato qe e besojne ndyshe nga ne vete - dhe e kam fjalen per cdo besim fetar dhe jofetar - sikur vuajne ne ate qe mendojne dhe besojne dhe na duken budallenj. Kemi besimin se po te na degjojne ne ate qe themi heret a vone do te shohin 'te verteten' dhe do te ndryshojne duke thene "sa gabim qe besoja".
Une kam bindjen - i ndikuar edhe nga pervoja - se edhe kur dikush nderron besim nga fjalet bindese te dikujt, me ne fund mbetet ai/ajo qe gjithmone ishte. Sepse ate besim nuk e krijoi spontanisht, por e ka te nderthurur ne gjithe qenein e vet.

Prapeseprape te gjithe e kemi deshiren te besojme se mund ta ndryshojme besimin e tjetrit, duke e pare si te kote.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk e kam te ushqyer ndjenjen per tu ndjere inferiore apo superiore rreth besimit tim ateist karshi te tjereve ,
njerezit jane shume pak te informuar dhe te jesh ateiste do tu duket tejet djallezore jo perkundrazi, zgjedhja ime per tu bere e tille ka qene krejtesisht individuale e sprovuar dhe me se shumti edhe per shkak te shembujve te pseudofetareve qe ma merr mendja nuk eshte se ndikojne me shume tek mua se sa tek feja e tyre dhe ata qe deshirojne ti besojne me pastertine me te madhe pa ndikur ne zgjedhjet e te tjereve , apo pa kaluar ne ekstremitete te patolerueshme.

Mendoj se femijet duhet te rriten pa u indoktrinuar rreth besimeve fetare deri ne momentin qe te jete vete te afte e te vetedijesuar per ta bere ate kur te jene ne nje moshe te maturuar dhe te pjekur!
 

katsune

cherry blossom
Studimi: Fëmijët fetarë janë më egoistë se fëmijët ateistë!

View attachment 3286
View attachment 3287
Edhe ky eshte nje studim i cili sikurse shume te tjere te ngjashem paraqet per te disaten here faktin qe feja (personalisht shkoj akoma me tej duke ia ngjitur fajin besimit tek nje qenie imagjinare te plotefuqishme, si shkakun kryesor prej te cilit shpiken fete e ndryshme) sjell me shume deme sesa te mira.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
11817130_419187171598744_6490507307424347372_n.jpg

Kjo eshte e mira e "fese" pra! Ne keto troje cdo gje lejohej por vetem te flitej shqip Jo! Prandaj do jem kunder gjithmone!
 
Top