Bisede me ateistet!

lir

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

mendoj se virtytet e nje besimtari te vertete bien kunder menyres se folur plot hidherim e nganjehere keqdashje te disa forumistave.
Une do te doja te dija se cfare eshte zoti?, pergjigje te tilla si eshte mirsia, bukuria pastertia etj etj jane te regjura me uje, pasi i kap deformohen e te ngelin vec kujtim.
Kur ju vet ta kuptoni, zbuloni se cfare eshte zoti, atehere lind e drejta per te folur per te..
:wave:
per shume njerez ne kete bote zoti eshte jeta ne toke, energjia qe kjo bote ka, energjia qe transormohet & riciklohet..(nje rast tipik ne te cilat bazohen shume fe ne bote)..
Ne, ne keto kohe nuk duhet te diskutojme se ne cforme e shikojme zotin, pra ate qe eshte me e madhe se ne, por se si besimi qe ne kemi influencon jeten tone, mardheniet me njerezit e tjere, dhe sidomos me ata qe nuk mendojne si ne. nje nga arsyet qe bota ka arritur ne kete nivel te degraduar, eshte dhe feja( ti leme detajet), besimi ne te njejten gje por ne forma e spektre te dnryshme, si dhe besimi te dollari /pf/images/graemlins/laugh.gif :lol: :lol:
 

to-mega-therion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ketu eshte tema "Bisede me ateistet" dhe jo "si e zbulova islamin". Tema ne fjale ndodhet tek Forumi Teologjia. Jeni jashte teme.
 

to-mega-therion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

I nderuar anetar, per pyetjet tuaja ka nje forum te vecante qe quhet Teologjia. Aty zhvilliohen perjgigjet e pyetjeve te karakterit tuaj dhe me shume se kaq. Ketu duhet t'i permbaheni temes.Shpresoj ne mirekutpim!
 

fairy

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

A eshte e mundur Dawa Caller qe te mos e perdoresh me ate shprehjen arabisht sa here qe poston, ne kete teme te pakten? Respekto dhe vullnetin e te tjereve jo vetem kapricot e tua.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Truth_Matters:
[qb]
Evolucioni i dashur Dawa beri ate qe:

1. Disa i la majmune
2. Disa i beri njerez, por qe mendojne si majmune
3. Disa i beri njerez
Ajo qe s'eshte akoma e qarte Satan eshte se deri ne c'pike ka arritur evolucioni me ty /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Ndodh e dashur Truth qe njeriu disa veprime i ben per dashuri ndaj Zotit dhe disa te tjera per dashuri ndaj vetes... Une nuk bej asgje per dashuri ndaj Zotit dhe bej shume gjera per dashuri ndaj vetes dhe njeriut (keshtu pra shkalla e evoluimit tim eshte shume e perparuar), nderkohe qe dhe tek ti po shoh qe po ben dhe gjera per dashuri ndaj vetes edhe pse ne kurriz te te tjereve (ti e di perse e kam fjalen konkretisht). Por qe te arrish maksimalen e evolucionit duhet te shporresh Zotin, moralin mesjetar.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Pra sipas teje shkalla e evolucionit eshte me e larte kur njerezit jane egocentriste dhe cdo gje e bejne per perfitimin e tyre? Ky nuk eshte evolucion, ky eshte degradim, megjithese perputhet me teorine e Darvinit te mbijetimit te me te fortit, ne aspektin social eshte degradues.

Cilat qenkan keto gjera qe une paskam bere ne kurriz te te tjereve? Mosperputhje mendimesh nuk do te thote demtim i te tjereve. Toni eshte si puna e sinusit, shkon lart edhe poshte. Pastaj ne nuk po flasim me kolopuca, besoj se jemi ne gjendje qe filtrojme ato qe thuhen nga kushdo apo cfaredo qofte.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Dawa Caller.
Tema nese te ka rene ne sy, quhet "bisede me ateistet." Une nuk di qe kjo shprehje te jete ekuivalente me "Perhapja e besimit midis te pafeve." Pozitive ne tere kete histori eshte se te pafete, ateistet, te keqinjte madje' nese te cliron shpirterisht kjo shprehje, jane ne gjendje te shohin dhe vleresojne pa ndihmen e nderhyrjes se paleve te treta se cili eshte me apo pa respekt per te tjeret ne ate qe thone dhe shkruajne. Negative nderkohe, eshte qe te "feshmit" nuk marrin parasysh as kerkesat, as preferencat dhe as arsyetimet e kujtdo qe s'ka te njejtin mendim me ta. Jane edukuar dhe me kalimin e kohes brumosur qe te jetojne ashtu sic jetojne duke kultivuar frike nga nje ferr perrallor, sforcohen te "bejne mire" sepse naivisht jane bindur qe do te marrin nje harem me virgjeresha si shperblim per tere kete mohim gati absolut te vetvetes... shkurt jetojne me friken ndershkuese dhe meshiren femijenore te nje pale te trete.
Ne kete teme, nje nder anetaret qe me diplomaci te ka kerkuar te lesh menjane nje shprehje te caktuar shabllone tenden, jam dhe une. Fatkeqsisht une nuk jam i mbinatyrshem, nga une nuk mund te kesh as ferrin ndershkues as virgjereshat e shumekerkuara. Eshte e qarte, sic tha dikush dhe me lart, qe te heqesh dore nga nje kaprico jotja per arsyen e thjeshte se bezdis te tjeret, nuk perkon aspak me konceptin "mos bej keq nga frika dhe bej mire nga shperblimi" me te cilin ti je dukshem i indoktrinuar. Jo se ka ndonje gje te keqe qe jeta te shihet ne fund te fundit si nje tregti marrje dhe dheniesh ne cdo aspekt te saj, por duhet te shohesh me thelle se sa ideja qe ateistet jane kafshe ndersa besimtaret jo, ateistet jane femijet e keqinj ndersa besimtaret te miret. Kesaj i thone te trajtohen femijet si njeri i nenes e tjetri i njerkes.
Postimi doli i gjate, por konsiderojeni dhe ne nje fare menyre si "shpjegim alternativ i motiveve dhe menyres se jeteses se nje besimtari fondamentalist".
Shkoni o njerez te mire dhe diskutoni per fene ne temat e saj perkatese, mos infektoni forumin ne cdo cep me idete tuaja sepse jo te tere mendojne njesoj (fatmiresisht ka nga ata qe mendojne akoma), lejoni njerezit te bejne zgjedhjet vetjake te lire dhe pa stresin tuaj mbi koke. Ne kete menyre do te jeni me pak te perbuzur!


-------------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Truth_Matters:

Pra sipas teje shkalla e evolucionit eshte me e larte kur njerezit jane egocentriste dhe cdo gje e bejne per perfitimin e tyre? Ky nuk eshte evolucion, ky eshte degradim, megjithese perputhet me teorine e Darvinit te mbijetimit te me te fortit, ne aspektin social eshte degradues.

Te kam thene dhe nje here tjeter se sa me shume fetar eshte njeriu, aq me shume beson; sa me shume beson, aq me pak di; sa me pak di, aq me injorant eshte; sa me injorant eshte, aq me i qeverisshem behet...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Kordele e nderuar!

Nuk eshte nevoja qe prej nje druri te shtrember te djegim gjithe pyllin.
Tema mendoj se eshte interesante dhe me e frekuentuara ketu tek filozofia. Te gjithe mbrojne ne njeren forme apo tjetren mendimet e tyre duke analizuar ekzistencen apo jo te krijuesit, faktoret e mosbesimit apo te besimit.

Qellimi i anetarit Dawa-Caller eshte mbyllja e kesaj teme pasi kjo pa duket qarte mendoj une, dhe nese ti e ben pak a shume ke realizuar qellimin e tij.

Anetari ne fjale ka perdorur dhjetra fyerje dhe ne mbi 500 postimet qe ka, 3/4 i ka jashte teme per kete arsye. Pra si perfundim mendoj qe nuk eshte e nevojshme te mbyllim nje teme qe per te gjithe eshte utilitare por te raportoj administratoret qe ti japin BAN anetarit
 

soni2

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

o admin te nderuar mendoj se duhet te beni njeçike pastrime kendej nga forumi dhe te beni ne mynyre qe rregullat te respektohen te merren masa ndaj atyre qe si respektojne edhe ndaj meje nqs si respektoj .

tema ishte me se e drejte sepse kapte nje mori njerezish dhe situatash .
por ca perhapes te feve perkatese shohin ne çdo teme nje mynyre te perhapin fene e tyre ..
pak na e merziten me ullah nahdin gjenem e rreledin.
nqs nuk mund te diskutohet ne forum per temen e hapur mendoj se nuk ka vend me per forum

flm ne avance nese ju i merrni parasysh kto ankesa.
p.s e di qe ka nje faqeankesash por desha te them ktu se na prishen temen me interesante :smash: :smash: :smash:
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Une pranoj shume lehte se davaja eshte mjat irritues, provokues e me gjithe sinqeritetin e tij, une do te preferoja te mos shkruante aq sa ben, por, Gurax, mua me duket dyfytyresi ( pa dashur te ofendoj, po vetem te jap ndjesine qe pata) kur kerkon tolerance mendimi, mendjegjeresi per nje teme "bisede..." duke folur per ato qe mendojne (ti) e ato qe s'mendojne ( kush beson), te indoktrinuarit (ato qe kane nje parim) e mendjegjeret (ato qe kane, fundja nje parim tjeter), te perbuzurit (...) e perbuzesit (me besim apo pa besim, te perbuzesh s'eshte asnjehere humane).

Nuk di çka shkruar ai, po hipokrizia me rri maj ... hundes!
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Te kam thene dhe nje here tjeter se sa me shume fetar eshte njeriu, aq me shume beson; sa me shume beson, aq me pak di; sa me pak di, aq me injorant eshte; sa me injorant eshte, aq me i qeverisshem behet...
Satan,

Nuk bie dot me shume dakord me ty. Ajo qe ti nuk po shikon ne kete mes eshte qe ky pershkrim i pershtatet nje ateisti shume here me pare sesa nje teisti. Thjesht sepse ti nuk beson ne Zotin e Bibles nuk do te thote qe nuk beson ne Zot, apo nuk je fetar. Ti je shume here me fetar sesa une. Zoti ne te cilin ti beson eshte rastesia, evolucioni, c'rregulli. Asnje nga keto nuk mund te bazohet ne asnje ligj shkencor, prandaj ti je me shume fetar sesa ne, dhe ke me teper besim sesa kemi ne.

Prandaj kur flasim per njerezit fetar mos e perjashto veten nga ky grup, pasi ju qendroni ne krye te ketij grupi, ju thjesht besoni ne nje zot tjeter, por ama besoni, shume me teper se ne, madje pa prova fare.

Ky nuk eshte egzagjirim, por fakt. Per kete kemi folur gjate dhe besoj se te dyja palet rame dakord ne kete pike.
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

se di se per cfare po flet truth po un njehere besoj vetem ne vete. Dhe besoj se eshte shume me mire se sa ti varesh shpresat e te besosh ne dicka qe se ke pare ndonjehere me sy, qe vetem fjalet e thena jane prova e ekzistences.
 

Poseidon

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Tema ka marr kot fare kendej

Nejse nje pyetje kisha une dhe ti pergjigjej kush te donte.

Dikush mund te jete ateist pa qene ne te njejten kohe njohes i shkelqyer i teologjise?
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

se di se per cfare po flet truth po un njehere besoj vetem ne vete.
Te mos i ngaterrojme gjerat. Ti beson vetem ne vete per cfare? Nuk po flasim vetem si jeton jeten, se pari po flitet per ekzistencen/mosekzistencen e Zotit. Pra nese ti nuk beson se nje Zot e krijoi universin, jeten, dhe gjithcka tjeter, atehere ti beson se rastesia, mickie-mouse, apo gogoli e krijoi universin. Moskokecarja, mosinteresimi, indiferenca ndaj kesaj ceshtje nuk eshte zgjidhje e temes. Ti mund te thuash nuk e di nga erdhi gjithcka, por duke bere kete tregon se beson ne nje zot qe quhet mosinteresim apo indiference. Keto atribute nuk e zhdukin problemin.

Dhe besoj se eshte shume me mire se sa ti varesh shpresat e te besosh ne dicka qe se ke pare ndonjehere me sy, qe vetem fjalet e thena jane prova e ekzistences
Ti beson ne plot gjera qe s'i ke pare me sy, madje do apo nuk do ti, i beson apo nuk i beson ti, ti ashtu si edhe te tjeret, je subjekt i ligjeve te caktuara nga krijuesi, nese ti i beson ato apo jo, apo nese vendos ti injorosh faktet. Ti mund te mos besosh ne forcen e rendeses sa te duash, dhe te mendsosh se je zot i vetes, por ti je si subjekt i atij ligji, do apo nuk do ti, megjithese nuk e sheh dot ligjin me sy. Nese do te debatosh me kete, atehere te sugjeroj te hidhesh nga tarraca e nje pallati 5 katesh (une s'mbaj pergjegjesi penale per pasojat /pf/images/graemlins/smile.gif ). Pastaj hajde dhe me thuaj dhe beson vetem ne gjerat qe shikon.


S'eshte aspak e vertete qe fjalet qenkan e vetmja prove e ekzistences se Zotit. Fjalet jane nje prove e fuqishme, por s'jane vetem ato.

Nese ti shkon diku ne shkretetire dhe gjen nje shtepi aty ku s'banon njeri, a do mendosh ti se kjo u ndertua vete, nga evolucioni apo rastesia? Vetem nje i marre do mendonte ashtu. Atehere ti arrite ne konkluzionin qe ajo shtepi ka nje krijues megjithese ti s'e ke pare ate. Pse qenka kaq e veshtire per ju te besoni se gjithe kjo mrekulli qe shohim ne univers nuk u krijua vete?

Si shpjegohet qe ju kuptoni shembullin e shtepise ne shkretetire por nuk kuptoni krijimin e universit? Pse qenka krijimi i universit me ndryshe, kur madje eshte me i veshtire dhe mrekullueshem?

Sic kemi thene disa here, barra bie mbi ju te provoni se s'ka nje krijues, sepse te gjitha provat deshmojne se ai ekziston.
 
Top