Bisede me ateistet!

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Te flasesh nje here eshte pak... te flasesh dy here eshte shume Truth. Te uroj naten e mire gje gjume te embel ty dhe babait tend... Atij real
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Asnjehere nuk do besoja se ekziston nje ent, qe krijoi gjithcka dhe disa i paisi me me sensore ndjeshmerie per te besuar krijuesin dhe disa te tjere jo, sikunder do hipotezoja se natyra rastesisht krijoi nje qenie qe arrin te mendoje racionalisht dhe nje qenie qe beson domosdoshmerisht. [/qb]
As une asnjehere, por besimi nuk varet ne sensor. Une besoj ne dike qe i ploteson kushtet e besimit, si psh nuk shkel asnjehere (relativisht per njerzit) premtimet. Si psh, nena, babi, motra, nje shok i ngushte. Nje nivel me lart qendron Zoti, Ai i ka mbajtur gjithmone premtimet...
Si mos ti besoj dikujt qe i mban gjithmone premtimet???

Une
 

bona

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

William James: The varieties of relegion.

ai thote si ka mundesi qe ne kur duam nje shkenctar tia pranojme teorine e tij kerkojme per Proof, ne laborator dhe kur flasin njerzit e fese ne e marrim kallup se cfare thone pa i kerku vertetim.

PS: une personalisht nuk dua te hy ne diskutim ka God or not but njerzit qe play god apo njohin god nuk i besoj.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Bona,

Une si besimtar po te them qe nuk pranoj asgje qe cdo njeri thote, qofte keta edhe besimtaret!!! Ajo qe the ti (ose me sakte qe citove) vlen per ata njerez qe nuk duan te mendojne per veten e tyre dhe pranojne cdo gje kallep, persa kohe qe dikush thote se eshte nga Zoti. Kjo nuk eshte e drejte, as e mire, por s'e ka fajin Zoti per kete. Ekstremi tjeter eshte ana qe thote, per shkak te kesaj une s'dua t'ja di fare per Zotin apo te degjoj per te, per shkak se shume veta abuzojne ne emer te Zotit. Indiferenca nuk eshte justifikim per paditurine. Sa mire ne i dime te gjitha ceshtjet e tjera dhe jemi te mireinformuar per to! Sa mire shqiptaret i dine cilet politikane i genjejne, sa pallate ka secili, ne emer te kujt i ka, me cfare parash i beri, sa pislliqe ka bere, etj, etj. Atehere si nuk qenkemi ne ne gjendje te dallojme se cili na thote te verteten per Zotin?

Zoti nuk pret qe ne te besojme cdo njeri qe flet ne emer te tij, perkundrazi na paralajmeron gjithmone t'i kontrollojme ato qe njerezit thone.

Ceshtja ne kete debat ama ka te beje me shume me eksiztencen/mosekzistencen e Zotit sesa me ndonje doktrine specifike.
 

zog

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

drejt per zotin foli niçe. prandaj eshte ai qe duhet besuar.

ndersa ti truth dukesh si komisar partie qe flet me nje devotshmeri te verbuar.

ndersa po ta dinim se bota rrotullohej qe 3000 vjet perpara, si thua ti pse e dogjen (njerezit si ty, besimtaret qorra) xhordano brunon?

sa per shkencen dhe lidhjen e saj me shpirteroren, kete e tregojne drogat e ndryshme. njeriu perfundon ne droge pikerisht per probleme te shpirtit, pra shkenca e çon njeriun ne te njejtin cak po si feja.

problemi ngelet vetem te zgjedhim, ndermjet nje te fandaksurit nga zoti (si puna jote e disa te tjereve) ose nje te fandaksurit nga droga. cili eshte me i parrezikshem per shoqerine, ketu eshte çeshtja.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

drejt per zotin foli niçe. prandaj eshte ai qe duhet besuar.
Lere Nicen rehat, se tani jam i sigurt se ka nderruar mendje...


ndersa ti truth dukesh si komisar partie qe flet me nje devotshmeri te verbuar.
:confused: :confused: :confused: Ne me duket se po flasim per nje teme te caktuar, fol me fakte nese mendon se arsyetimet e mija jane te verbuara.


ndersa po ta dinim se bota rrotullohej qe 3000 vjet perpara, si thua ti pse e dogjen (njerezit si ty, besimtaret qorra) xhordano brunon?
Xhordano Brunon e dogjen katoliket, une s'jam katolik, as qe bie dakord me nje fe si ajo qe hedh poshte Biblen ne me shume se 90% te ceshtjeve. Meqe ra fjala, Bibla thote se Toka rrotullohet, qe 3000 vjet me pare, prandaj po te kishin ndjekur Biblen njerezit nuk kishin pse e vrisnin ate. Krishterimi Biblik nuk ka asgje te perbashket me ate katolik. I tere emri i keq i krishterimit vjen nga katolicizmi, mesjeta, kryqezatat, inkuizicioni, dhe deri tek abuzimet e prifterinje sot. Ata dogjen edhe besimtaret si une, meqe ra fjala, ata qe besonin Biblen dhe jo papen, keshtu qe citoi pak faktet drejt te lutem, mos u trego ti i verber.

sa per shkencen dhe lidhjen e saj me shpirteroren, kete e tregojne drogat e ndryshme. njeriu perfundon ne droge pikerisht per probleme te shpirtit, pra shkenca e çon njeriun ne te njejtin cak po si feja.
Nuk e marr vesh cfare po thua ketu...

problemi ngelet vetem te zgjedhim, ndermjet nje te fandaksurit nga zoti (si puna jote e disa te tjereve) ose nje te fandaksurit nga droga. cili eshte me i parrezikshem per shoqerine, ketu eshte çeshtja.
Une nuk di te kete ngelur ndonje problem. Ti me duket shume qarte se e ke bere zgjedhjen tende, dhe padyshim qe meqe ti nuk mund te zgjedhesh nga ata te "fakdaksurit nga zoti", atehere meqe ti na dhe vetem dy alternativa, na mbetet vetem te kuptojme se cilen ane ke zgjedhur...
 

zog

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

ka mundesi ta postosh tekstin ku flitet mbi rrotullimin e tokes.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

O Truth, me cilën Bibël hec ti se te ajo që kam unë në shtëpi nuk thotë gjëkundi që toka është e rrumbullakët! Po na habit fare mi goc! Unë për vete kam një version shqip (i cili nuk besoj se është përkthyer keq)!

Dhe kur ti flet për fenë katolike e din besoj se Biblën që ajo përdor e kanë shkruar Profetët dhe se priftërinjtë lexojnë çdo ditë pjesë nga ajo si dhe nuk ka pjesë të ndaluara të Biblës!
Për më tepër, inkuizicioni është bazuar në njohuritë e kohës dhe këto të mbështetura në Bibël dhe jo në Papë!

Përsa i përket teorive të lashtësisë, duhet ta dish besoj se një pjesë e madhe e tyre është zhvilluar nga filozofët grekë, romakë e më parë akoma egjyptjanë e persë!
Kjo ka qenë shkenca e atëhershme të cilën njerëz me mend e arkivuan (shkruajtën) për ta ruajtur si dëshmi (pak a shumë si bëhet edhe sot)! Dhe nuuk është e vërtetë që janë shkruajtur 2600 vjet para Krishtit por 600 vjet para Krishtit!
Po të kishin qenë të dhëna nga Zoti në atë kohë, ti mendon se njerëzit do kishin vazhduar të besonin në shumë Zota?

Dhe një fakt madhor që as ti dhe askush tjetër, sado i sëmurë, nuk mund ta hedhi poshtë!

Zoti, i cili krijoi njerëzimin, kishte të zgjedhur popullin e Izraelit. Po popujt e tjerë ç'ishin? Dështimet e Zotit? Përse në radhë të parë duhej të kishte popuj të ndryshëm :shrug: !

Ato pjesë të Biblës që lexon ti, kanë të bëjnë me popullin e "zgjedhur" të Izraelit dhe ne e dijmë fort mirë se sa radikalë janë çifutët në fe! Ata janë në gjendje të thonë marrëzitë më të mëdha mbi prejardhjen e tyre si dhe mbi histarinë e tyre. Kjo nuk është më e keqja nëse konsiderojmë shovinizmin e treguar nga ky popull (përgjithësisht) ndaj Palestinës!
Pra edhe njëherë, Zoti në të cilin ti beson, i krijuar nga një popull nomadësh për të ngritur vlerat e vetes dhe që në Bibël quhet "Zoti i Izraelit" është pikërisht krijuesi i çdo gjëje?

Truth, ta kam thënë dhe po ta përsëris! Bibla nuk është përgjigje për asgjë sado që ti apo kushdo të përpiqet ti forcojë faktet!

Matematikën bëje mirë përsa i përket atyre probabiliteteve që ke bërë më lart! Mos u mundo ti mbushësh mendjen vetes!

Të lutem mos u përgjigj nëpër tym sikur nuk kupton apo duke anashkaluar përgjigjet!

Është hera e fundit që shkruaj sepse e di që do të nxjerrësh gjithfarë idiotlliqesh për të nxjerrë që Bibla është LIBRI, që Izraeli është një shprehje frazeologjike dhe nënkupton njerëzimin, etj.!
Pra, mos hajde të më thuash mua, pasi ke lexuar libra të fallsifikuar (ose i transformon si të kesh qejf), që babai yt real është ai që thuhet në Bibël! Me këtë mënyrë llogjikimi ti i hap padashur rrugën njerëzve të "inkuizicionit"! Mos bjer pre e manipulatorëve fetarë (dhe në asnjë mënyrë mos u bë e tillë sepse sot vetëm humbet)!

Me dashamirësi, Kondrapedali :wave:
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Bibla eshte ndryshuar se se kan zbuluar fetaret rrutullimin e tokes para shkenctareve. Bibla eshte ndryshuar me qindra here.
 

zog

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

kondrapedali ka mundesi nje citim te bibles ku thuhet qe "çifutet jane populli i zgjedhur prej zotit."
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

O Truth, me cilën Bibël hec ti se te ajo që kam unë në shtëpi nuk thotë gjëkundi që toka është e rrumbullakët! Po na habit fare mi goc! Unë për vete kam një version shqip (i cili nuk besoj se është përkthyer keq)!
Isaia 40:22

Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin e tokës...

Ja dhe ne anglisht:

It is he that sits upon the circle of the earth...

Circle/rruzull do te thote e rrumbullaket...


Për më tepër, inkuizicioni është bazuar në njohuritë e kohës dhe këto të mbështetura në Bibël dhe jo në Papë!
Une nuk thashe qe katoliket nuk perdorin biblen, une thashe qe mesimet e tyre kundershtojne 90% te atyre qe meson Bibla. TE perdoresh dhe te ndjekesh Biblen jane dy gjera te ndryshme. Inkuizicioni nuk eshte bazuar ne njohurite e kohes, por ne doktrinat katolike. Kjo eshte e pamohueshme, po deshe te debatosh per kete vazhdojme tek teologjia, ketu nuk ka vend ky diskutim.

Përsa i përket teorive të lashtësisë, duhet ta dish besoj se një pjesë e madhe e tyre është zhvilluar nga filozofët grekë, romakë e më parë akoma egjyptjanë e persë!
Kjo ka qenë shkenca e atëhershme të cilën njerëz me mend e arkivuan (shkruajtën) për ta ruajtur si dëshmi (pak a shumë si bëhet edhe sot)! Dhe nuuk është e vërtetë që janë shkruajtur 2600 vjet para Krishtit por 600 vjet para Krishtit!
Nuk e di per cfare e ke fjalen. Nese thashe 2600 vjet para Krishti ishte typo, dmth duhet 2600 vjete me pare, ose 600 vjet para Krishtit.

Po të kishin qenë të dhëna nga Zoti në atë kohë, ti mendon se njerëzit do kishin vazhduar të besonin në shumë Zota?
Pa asnje pike dyshimi! Mos do te thuash ti qe meqe sot njerezit kane tere kete informacion per Zotin, e pranojne ate? Besimi varet nga zemra, jo nga mendja, inteligjenca, apo mungesa/bolleku i fakteve.

Zoti, i cili krijoi njerëzimin, kishte të zgjedhur popullin e Izraelit. Po popujt e tjerë ç'ishin? Dështimet e Zotit? Përse në radhë të parë duhej të kishte popuj të ndryshëm !
NEse lexon Zanafillen 11 e di pse kishte popuj te ndryshem (Kulla e Babelit). Zoti zgjodhi Izraelin, per cfare? Zoti zgjodhi Izraelin per te cuar lajmin e mire ne te gjithe boten, per kete e zgjodhi, jo per parade mode para kombeve te tjera.

Nuk ja vlen te debatojme kete per Izraelin. Nese do, eshte nje teme e hapur tek teologjia per kete.


Truth, ta kam thënë dhe po ta përsëris! Bibla nuk është përgjigje për asgjë sado që ti apo kushdo të përpiqet ti forcojë faktet!
Per mua eshte pergjigje per pyetjet me te rendesishme ne jete: nga erdhem, kush jemi, ku do te shkojme, ty nuk te duket e rendesishme kjo?

Matematikën bëje mirë përsa i përket atyre probabiliteteve që ke bërë më lart! Mos u mundo ti mbushësh mendjen vetes!
Kondra i dashur, nuk po mundohet ta mbush mendjen aspak. Nese ke deshire te bejme nje mesim propabiliteti, e bejme eshte e thjeshte fare, dhe ta sqaroj se si dola tek ai numer. Pastaj ti pse e refuzon direkt kete nqs nuk e kupton per cfare flitet?

Të lutem mos u përgjigj nëpër tym sikur nuk kupton apo duke anashkaluar përgjigjet!
Te lutem fol konkretisht, cfare kam anashkaluar?

Pra, mos hajde të më thuash mua, pasi ke lexuar libra të fallsifikuar (ose i transformon si të kesh qejf), që babai yt real është ai që thuhet në Bibël! Me këtë mënyrë llogjikimi ti i hap padashur rrugën njerëzve të "inkuizicionit"! Mos bjer pre e manipulatorëve fetarë (dhe në asnjë mënyrë mos u bë e tillë sepse sot vetëm humbet)!
Se kush po flet ne tym, hajde ta marrim vesh tani! Per cfare e ke fjalen se s'po te marr vesh fare... :wave:
 

zog

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

isaia 40:22

Egli è colui che sta assiso sul globo della terra, i cui abitanti sono come cavallette; egli distende i cieli come un velo e li dispiega come una tenda in cui abitarvi.

po mbi kete nje tekst interesant:

"Nel suo tentativo di propagandare l'ateismo, l'autore del libro di cui abbiamo parlato ha affermato che esiste una prova talmente schiacciante che da sola basta a dimostrare la falsità del Cristianesimo. La prova consisterebbe in un'affermazione del teologo Agostino, il quale nell'anno 350 scrisse che affermare che la Terra è rotonda è un'eresia: "Se si potesse dimostrare che la Terra è tonda", scriveva Agostino, "allora si sarebbe dimostrato che il Cattolicesimo è in errore".
Si noti anzitutto che Agostino si riferiva al Cattolicesimo (religione, precetti, dogmi e interpretazioni del clero romano), non al Cristianesimo (la fede cristiana così come la troviamo nella Bibbia).
Il Cattolicesimo, interpretando letteralmente alcune figure poetiche (il riferimento ai "quattro angoli della terra", inteso come i quattro punti cardinali), insegnava che la Terra è piatta, e che dire il contrario era un'eresia.
È evidente che questa è solo un'interpretazione religiosa, priva di fondamento biblico. La Bibbia, infatti, nel libro di Isaia, scritto ben 8 secoli prima di Cristo - dunque molto prima di Galileo, di Giordano Bruno, della scienza moderna, e della chiesa romana - dichiara che Dio "è Colui che sta assiso sul globo della terra" (cfr. Isaia 40:22; alcune traduzioni in italiano stravolgono questo verso, ma le parole del testo originale, "hug ha arez", significano proprio "globo della terra"), e conferma questo concetto dicendo che Dio "sospende la terra sul nulla" (la gravità, cfr. Giobbe 26:7).
"

teksti ne latinisht:

isaiah 40:22

qui sedet super gyrum terrae et habitatores eius sunt quasi lucustae qui extendit velut nihilum caelos et expandit eos sicut tabernaculum ad inhabitandum


siç mund ta shohim kemi:

GYRUM (lat) = GLOBO (it) = CIRCLE (eng) = CERCLE (fr) = RRUZULL (shqip).

tani sa i perket frengjishtes fjala CERCLE do te thote RRETH dhe jo RRUZULL, eshte SPHERE qe do te thote rruzull.

rrethi dhe rruzulli jane dy gjera te ndryshme, e para eshte SIPERFAQE ndersa e dyta VELLIM.

sa i perket shprehjes latine SUPER GYRUM do te thote shprehimisht SIPER GURIT.

dhe guri nuk eshte rreth por sfere ose vellim.

ne fakt nga te gjitha anet po ta kapim, del se ne ate kohe e kishin idene e tokes te ngjajshme me tonen. pra njerezit s'qene koqe fare siç mund ta mendojme ne sot.

GUR = GYRUM = GLOBE = GRAVITET.

te forte shqipot /pf/images/graemlins/laugh.gif

ps; bravo trutho qeke me vertet vajze (tani e morra vesh ket) e squt. te fala.
 

Fation

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Me te vertete, ne krijimin e qiejve dhe tokes,ne nderrimin e dites dhe te nates , ka argumente per njerezit me mendje te shendoshe.Te cilet permendin Allahun me perkujtim, kur jan ne kembe , kur jane te ulur , kur jane te shtrir dhe mendojn rreth krijimit te qiejve e te tokes.(duke then):Zoti yne, te gjitha keto ti nuk i krijove kot! I Lartesuar qofsh ti! Ruajna prej denimit te zjarrit!.
(Sure Ali-Imran:191)


Materializmi nuk mund te pretendoje me teper, jetegjatesin e tij si filozofi shkencore.
(Artur Kestler.)

Pershendetje , S6.Desha te thoja pak fjale meqe e ke hapur temen , edhe po me pelqen menyra se si po e mbron veten.Tek shkrimet e tua lexova se lindja dhe vdekja jan dicka normale pra ke ardh nga hici edhe ke hici do shkosh , por nqs ti mendon ndryshe do kesh tjeter mendim .Askush ne bote nuk vjen me deshiren e tij , askush ne bote nuk vdes me deshiren e tij , pra eshte nje krijese , qe eshte mbi gjith keto gjera.Me respekt te them , ik e lexo pak per Big Bang , edhe pastaj do e vertetosh a ka Zot apo jo.E lus Allahun te ma shtoje sa me shum besimin , edhe dijen edhe te mos me lei te bie ne kthetrat e kenaqesive te kesaj bote.
Peace to u people.
 

usastudent

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Akus po te lexoja me vemendje dhe realisht nuk me pelqen hic logjika jote e bindur pa baze. Ok po te them se ne nuk dime si erdhi realisht krijimi... ndoshta rastesia solli themi ne me dyshim... nderkohe qe ti je i bindur qe gjithcka ka qene e qellimshme dhe eshte krijuar e ndertuar me nje obiektiv te caktuar... ndoshta me te njejtin obiektiv qe krijuam Zotin per ti dhene pergjigje pyetjeve tona. [/qb]
Me falni mor njerez po spo e kuptoj dot se ku qendron gabimi i llogjikes time. Une nuk linda i bindur qe gjithshka ishte e qellimshme, por ate po e shoh vazhdimisht kudo. Si mund te me akuzosh se po llogjikoj pa baze????Une po te jap shembuj qe ju as nuk jeni munduar ti pergjigjeni.Pa tjheter qe e kam konsideruar elementin rastesi por ai dalengadale shuhet kur rastesite behen te pafundme dhe eshte teper e thjeshte te dalesh ne perfundim se dikush ka ne dore telat.

Une po perdor nje llogjikim teper te thjeshte. Une po verej cdo gje qe me rrethon dhe sa vjen e me shtohet bindja se dikush qendron pas ekulibrit te mahnitshem te cdo gjeje qe na rrethon nga me te medhate e deri tek me te voglat, dhe te dhashe si shembull nje numer faktesh te cilat une i quajta "koincidenca" por harrova ti ve ne thonjza dhe Kondra se kuptoi dot kte dhe me keqkuptoi duke thene se une paskam nenkuptuar qe jeta lindi nga koincidencat.Jo mer plak, per mu koincidencat nuk existojne me pasi u ben i mal i madh dhe filluan te merrnin kuptim.

Llogjika ime eshte fare e thjeshte. Une them qe ne ndertimin e nje makine ka patur patjeter inxhiniere. Ju ftoj te me vertetoni se ato "koincidencat" qe permenda une dhe qe do permend ne vazhdim jane veper e rastesise.

Kondra filloi shpjegimin e fushave magnetike etj etj. O Kondre, ta tha edhe Truthi, po atomet mer plak, nga dolen aq perfekt? Pastaj kalo te te tjerat.

Nuk ka shkenctare qe besojne ne Zot the ti konder?
PO ti rreshtoj ca kokrra i her sa per meze.
Nicholas Copernicus (1473-1543)

Johannes Kepler (1571-1630)

Galileo Galilei (1564-1642)

Rene Descartes (1596-1650)

Isaac Newton (1642-1727) ("The most beautiful system of the sun, planets, and comets, could only proceed from the counsel and dominion on an intelligent and powerful Being." ) Upps , paska pas i menie me mu ky /pf/images/graemlins/smile.gif

Robert Boyle (1791-1867)

Michael Faraday (1791-1867)

Gregor Mendel (1822-1884)

Kelvin (William Thompson) (1824-1907)

Max Planck (1858-1947)

Albert Einstein (1879-1955) ( edhe pse asnjehere nuk ju perkushtua ndonje besimi fetar , ai e pranoi pamundshmerine e nje universi jo-te krijuar.)
Edhe ky do ket qene i pallogjikshem si puna ime se ska mundsi tjeter , apo jo konder, si thu ti S6?

Deri heren tjeter, ja kalofshi mire, e Zoti ju udhezofte.

Peace
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Materializmi nuk mund te pretendoje me teper, jetegjatesin e tij si filozofi shkencore.
(Artur Kestler.)

Pershendetje , S6.Desha te thoja pak fjale meqe e ke hapur temen , edhe po me pelqen menyra se si po e mbron veten.Tek shkrimet e tua lexova se lindja dhe vdekja jan dicka normale pra ke ardh nga hici edhe ke hici do shkosh , por nqs ti mendon ndryshe do kesh tjeter mendim .Askush ne bote nuk vjen me deshiren e tij , askush ne bote nuk vdes me deshiren e tij , pra eshte nje krijese , qe eshte mbi gjith keto gjera.Me respekt te them , ik e lexo pak per Big Bang , edhe pastaj do e vertetosh a ka Zot apo jo.E lus Allahun te ma shtoje sa me shum besimin , edhe dijen edhe te mos me lei te bie ne kthetrat e kenaqesive te kesaj bote.
Peace to u people.
----------------------------------------------------------------------
Kur Zoti Hesht Mund ti thuash cfare te duash. (J.P Sartre)

Te falenderoj qe me lexon... desha te te them i dashur mik se Zoti, babai i monoteizmit hebreik patriarkal tashme ka vdekur. Per ata qe perballen me pasojat, Zoti-At nuk eshte vetem armiku i lirise te shenjte, por eshte i perfshire edhe ne te keqe ose i mungon aftesia per ta kontrolluar ate. Per ne Zoti eshte vetem pika e zjarrte e interesit tone te fundem, dhe na therret te perballemi me ate qe neve ne te vertete jemi. Ai i heq fese karakterin e ndyre iluzionist. Nuk mund t'i lutemi Zotit per te stabilizuar nje raport Une-Ti.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Akus!

Vetem idea qe nje qenie personale si Zoti (sic shprehet teizmi) krijoi boten nga asgje eshte nje absurditet kolosal qe bie ne kontradikte me bindjen absolute qe nga asgjeja nuk krijohet asgje. Keto gjera mund te besohen, thote filozofi, por jo te mendohen...
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Vetem idea qe nje qenie personale si Zoti (sic shprehet teizmi) krijoi boten nga asgje eshte nje absurditet kolosal qe bie ne kontradikte me bindjen absolute qe nga asgjeja nuk krijohet asgje. Keto gjera mund te besohen, thote filozofi, por jo te mendohen...
(Zoti krijoi universin) = (asgjeja krijoi universin) ?????

Satan, s'e marrim vesh se cfare po thua. Ti je ai qe beson se asgjeja krijoi universion, teizmi beson se Zoti krijoi gjithcka! Zoti nuk eshte asgje!

Ti paske bindjen absolute (sic thua vete) se nga asgjeja krijohet asgjeja, por nga ana tjeter ti beson se universi u krijua nga asgjeja!!!

A nuk e sheh se po kontradikton veten?

Ti thua:

1. Bindje absolute: Asgjeja krijon asgje.
2. Universi u krijua nga asgjeja.


Ke rene vete brenda me kembet e tua me duket...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Mat 7 here dhe prit 1 here (keshtu bente nje robaqepes ne lagjen time qe i ka ecur goxha bisnesi...) desha te te them qe mundohu te kuptosh ate qe kam shkruar, dhe pastaj jep nje pergjigje me te mencur.

Naten Truth pafsh endrra te bukura (qe te na i tregosh neser)
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Thenie e mire ajo e matjes dhe prerjes, vetem se ne nuk po presim gje, madje pas 23 faqesh diskutimi me duket se asnje vrime ne uje s'e kemi bere akoma :lol:

...bie ne kontradikte me bindjen absolute qe nga asgjeja nuk krijohet asgje...
OK, atehere le ta analizojme ngadale kete qe po thua ti:

Bindje Absolute: Nga asgjeja nuk krijohet asgje

Meqe universi u krijua, atehere nuk mund te kete ardhur nga asgjeja, ne te kundert kundershton bindjen tende absolute (ti sikur nuk besoje ne bindje absolute!!!)

Atehere, na e shpjego ti se nga erdhi universi meqe nga asgjeja nuk ka ardhur dot.

Te lutem, leri perrallat per kalamajte ama, na thuaj ndonje gje me kuptim tani, nga erdhi universi, meqe nga asgjeja nuk kishte si te vinte?
 
Top