Ti beson se e kuptove per se behet fjale. Ok.. po ta leme besimin menjane, duke lexuar qe ne faqen 1 te kesaj teme, do te mesosh qe ajo qe ti i quan nje opinion i bazuar ne fakte reale, ne fakt mund te kete qene nje opinion i bazuar ne spekullime. Faktet reale flasin per tjeter gje, komplet te kundert me kete qe je shprehur. Qe ne teori, pjesa e 'vrimave te zeza' ka qene nje spekullim komercial, dhe ne praktike eshte demostruar qe te jete nje perralle qe ne nentor te 2009.
Tere keto keqkuptime te tuat do te ishin evituar nese do te kishe shpenzuar me shume kohe per te mesuar me shume per te verteten dhe me pak per te nxjerre nje perfundim personal te bazuar ne sensacione per fushata elektorale.
Nese te kane ndodhur te tera ato qe the, duke ndjekur po ate linje argumentimi qe ke propozuar me lart (Cituar: "Arritjet e shkences s'jane perdorur asnjehere per mire ne historine njerezore") ke thene qe thika e bukes dhe brisku i rrojes nuk sherbejne per asgje te mire sepse te presin, bicikleta nuk ben asgje te mire sepse rrezohesh prej saj, shkrepsja dhe cakmaku jane te keqia sepse te djegin.
Une nuk e di cfare moshe ke, por fakti qe fjale te tilla si: "Shkence" apo "asnjehere" apo "histori njerezore", i perdor me mendjelehtesi ne nje teme qe merret me nje arritje dhe nivel njohje te nayres prej nesh si njerez qe nuk meriton asnje fjale me te vogel pervecse Madheshtore, me ben te mendoj qe je shume, shume i ri.