Azilkërkuesit Në Gjermani, Schmidt: Nuk Kanë Asnjë Mundësi, Mund Të Kthehen Vizat

Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen vizat.
schmidt.jpg
Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt ka bërë një pasqyrë të situatës aktuale të azilkërkuesve në Gjermani, ku vetëm në pak kohë, 30 mijë prej tyre janë nga Shqipëria. E ky numër është shqetësues.
“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë mundësi shumë të pakta për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani. Arsyet që paraqesin ata për të kërkuar azil janë shumë të dobëta”, tha Manfred Schmidt.

Për sa i përket shtetasve shqiptarë që janë aktualisht në Gjermani, Schmidt ka siguruar se ata do të kthehen.

“Ne kemi filluar procesin e përshpejtimt të procedurave për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendin e tyre. Për një muaj janë marrë rreth 5000 vendime negative dhe azilkëkuesit do të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, ka edhe një marrëveshje mes landeve të Gjermanisë, që aplikuesit për azil do të qëndrojnë në shtëpitë e strehimit ku vendosen fillimisht, e nuk do të shpërndahen nëpër komuna të tjera, pasi për ta do të merret vendim i shpejtë. Jemi duke shqyrtuar çështjet e azilkërkuesve, që vijnë nga Shqipëria dhe kanë arsye shumë të dobëta. Atyre do t’u ndalohet të hyjnë më në Gjermani dhe nuk do t’u mundësohet më leja e qëndrimit”, u shpreh më tej Schmidt.

I pyetur lidhur me pagesat, që janë ofruar deri më tani nga lande të ndryshme të Gjermanisë, për kthimin vullnetar të azilkërkuesve, presidenti Schmidt ka saktësuar se kjo gjë ka ndodhur vetëm në një komunë të Gjermanisë. Por, ai shtoi se Enti Federal për Migrimin dhe Refugjatët, për të gjithë ata azilkërkues që kthehen vullnetarisht në Shqipëri, përmes organizatës IOM, merr përsipër shpenzimet e udhëtimit.

“Azili iu refuzohet shqiptarëve”

Manfred Schmidt: Zgjidhje vetëm nëpërmjet lejeve të punës

Duke u ndalur te disa propozime të ardhura nga parti të ndryshme në Gjermani, për dhënien e vizave të punës, Schmidt ka dhënë një sinjal pozitiv në këtë drejtim.
“Ekzistojnë mendime dhe debate, që ne si shtet të zgjerojmë rregullat për të dhënë leje qëndrimi. Siç dihet, Gjermania ka sistemin më liberal ndër vendet e Europës Perëndimore, sa i përket lejes së qëndrimit. Gjithashtu, dihet që Gjermania ka një sistem dual sa i përket profesioneve, sistem të cilin shumë shtete të tjera nuk e kanë. Po diskutohet që, kriteret që kemi për të fituar një leje qëndrimi, duam t’i lehtësojmë pak për rastet nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi për të përfituar më lehtë një leje qëndrimi, nëpërmjet profesionit të tyre në Gjermani. Por kjo masë është edhe për të sinjalizuar se, azili është rruga më e gabuar për shqiptarët për t’u integruar në Gjermani”, deklaroi Schmidt.

Manfred Schmidt ka folur dhe për konferencën, që pritet të mbahet në fillim të shtatorit mes krerëve të landeve të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel.

“Kjo është konferenca e dytë mes Kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve. Konferenca e parë është zhvilluar më 18 qershor dhe aty janë diskutuar çështjet e kërkesave për azil, të cilat u shtuan në mënyrë drastike, në mënyrë që t’i bënim sa më optimale proceset e azilkërkimit dhe për t’i përshpejtuar ato. Janë diskutuar gjithashtu proceset teknike, ndërsa tashmë në konferencën e dytë do të diskutohet nëse qëndrojnë ato dhe çfarë rezultatesh kanë sjellë, si dhe nëse është e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të tjera”, tha Schmidt.

Nëse situata vijon të jetë e tillë dhe numri i azilkërkuesve të jetë i lartë, zoti Schmid nuk ka përjashtuar as kthimin e regjimit të vizave.

“Kjo pyetje është shumë reale dhe e pranishme në Gjermani. Po diskutohet në mënyrë gjithnjë e më të shpeshtë. Vetë fakti, që brenda një kohë shumë të shkurtër kanë ardhur 30 mijë aplikues nga Shqipëria, është shumë shqetësues. Kështu që, nëse numri i azilkërkuesve vazhdon të jetë i lartë, ka mundësi që këto masa ne t’i ndërmarrim për të ndalur ardhjen e azilkërkuesve, të cilët nuk kanë asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, paralajmëroi Manfred Schmidt.

E në fund, presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, u ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve, që po mendojnë të udhëtojnë për të kërkuar azil drejt Gjermanisë.

“Ju lutem mos u besoni thashethemeve të gabuara, që vijnë nga trafikantë të qenieve njerëzore, sipas të cilave Gjermania ofron azil për rrethanat për të cilat mbizotërojnë në Shqipëri. Të informohen mbi mundësitë ligjore që kanë shtetasit shqiptarë për të ardhur në Gjermani. Kërkesa e tyre për azil në Gjermani i çon ata në një fatkeqësi”, përfundoi Schmidt.
 
Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen
Gati të kthehen 1400 azilkërkues. Ambasada Gjermane publikon kalendarin

https://www.youtube.com/watch?t=40&v=NYbT8ZYcHF4

Që Shqipëria është një nga vendet me numrin më të madh të azilkërkuese në Gjermani, këtë e tregon qartë numri i të kthyerve në atdhe. Deri në fund të shtatorit është bërë plani për rikthimin e të paktën 1400 azilkërkuesve dhe më shumë se gjysma e tyre janë nga Shqipëria.
Ambasada Gjermane shpërndau një listë me datat kur azilkërkuesit do të kthehen, numrin e tyre, si dhe kombësinë. Shumica dërrmuese janë shqiptarë dhe kosovarë, më pak serbë dhe maqedonas. Ambasada Gjermane bëri të ditur se kjo listë është pjesë e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar të azilkërkuesve shqiptarë.

Gjatë ditës, Ambasada Gjermane në Tiranë sqaroi edhe një pretendim të shfaqur nga disa azilkërkues në mediat shqiptare, sipas të cilëve autoritetet gjermane nuk i kishin informuar përpara fluturimit të kthimit për në Shqipëri, por u kishin thënë se po i zhvendosnin drejt një qendre tjetër brenda Gjermanisë. Përfaqësia diplomatike gjermane thotë se ky është një pretendim i rremë. Personat që janë subjekt i rikthimit apo i dëbimit nga Gjermania në kuadër të procedurave të azilkërkimit informohen rreth masave të synuara në përputhje me të gjitha parimet e shtetit ligjor përmes policisë dhe me asistencën e përkthyesve, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Zyra e saj në Tiranë sqaroi se “autoritetet përkatëse gjermane janë të pranishme gjatë gjithë procesit të dëbimit dhe u përgjigjen pyetjeve të azilkërkuesve të refuzuar me mbështetjen e përkthyesve, që do të thotë se azilkërkuesit informohen plotësisht rreth të gjitha masave që kanë të bëjnë me ta."

Riatdhesimi i azilkërkuesve do të bëhet me avionë “charter” si më poshtë:

20.08.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
26.08.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
02.09.2015 - rreth 70 shqiptarë (data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht)
03.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
10.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
15.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas
16.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë
17.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
22.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
29.09.2015 - rreth 70 shqiptarë
30.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
 
hareid

Papirus rex
Edhe ketu ku jetoj une jane disa familje shqiptare, te ardhur para disa muajsh me shprese se nepermjet azilit do te e fitojne te drejten e qendrimit. Javen e kaluar u erdhi vendimi perfundimtar qe brenda dy javeve te e leshojne Gjermanine, perndryshe do te deportohen....Dikur procedura ndaj azilkerkuesve zgjate me shume se nje vjet, kurse tani me ardhjen e numrit te madhe te refugjateve nga vendet ku ka lufte, procedurat pershpejtohen. Azikerkuesit nga vendet ballkanike nuk kane pothuajse asnje shanse per te e fituar te drejten e azilit ne Gjermani....
 
Solaris

Suadade...

Po , me te drejte autoritet Gjermane kane sqaruar qe ata qe pranohen do jene vetem azilkerkues nga vende qe kane lufte , nderkohe qe Shqiperia nuk rezulton problematike (jo lufte , por edhe ketej ka probleme te tjera ). Por disa shprehen qe kane arritur te fitojne te drejten per te qendruar?Ekziston mundesia?Apo eshte kategorikisht e ndaluar?! (Meqe ju jeni me prane burimeve te aferta)
 
Raste te vecanta, kur dikush ka fituar te drejten e qendrimit nepermjet kerkeses per azil, mundet edhe te kete (ketu ku jetoj une nuk njoh asnje rast). Proceduren e azilit e njoh mjafte mire, pasi qe edhe punoj te zyra per integrimin e migranteve.. Mundem te them se gjasat e shqiptareve per te e fituar te drejten e qendrimit nepermjet kerkeses per azil jane shume, shume te vogla. Para disa viteve egzistonte mundesia per fitimin e azilit ne baza humanitare per ata qe vinin dhe thonin se kane ikur per arsye te gjaqeve, mirepo tani edhe kjo arsye nuk vlen me. Te gjitha vendet ballkanike jane rradhitur ne listen e vendeve te sigurta dhe eshte gati e pamundur per te e fituar te drejten e azilit. Me lehte eshte te e fitosh te drejten e qendrimit nese gjen nje vend pune dhe nepermjet ambasades gjermane ne Tirane e ben kerkesen per lejen e qendrimit dhe te punes se sa nepermjet kerkeses per azil....
Ne kohe te fundit eshte folur qe te sillet nje vendim qe personat qe deshirojne te emigrojne ne Gjermani (pa marre parasysh nga cili vend jane) duhet mbushur formularet per emigrim.. Ne baze te te dhenave personale, vleresohet formulari me pike (procedure e ngjajshme me ata qe emigrojne ne Kanada) Psh. Ata qe kan mbaruar shkolle te larte dhe kan profesion do te vleresohen me mire se ata qe kane vetem disa klase shkolle dhe nuk kane fare profesion.....
 
Last edited:

Faleminderit!
Jemi bere cdo familje shqiptare ka te pakten nga nje te aferm qe eshte larguar per azil ne Gjermani. Gjithsesi , me aq sa kam pare keto zhvillime nga pala Gjermane kam konstatuar me teper korrekte , kane dhene mundesi te sqarohen gje qe bie ne kundershtim me autoritet shqiptare qe qendrojne indiferent dhe poshterojne permes deklaratave te tyre , sikur s'ka ndodhur asgje. Nderkohe qe kane marrur rruget nje numer i madh Shqiptareve! E drejte e lexova ne nje artikull gazete , qe tanime Gjermania do te ofronte mundesi punesimi ne zanate te ndryshme. Alternativa te mira.

Danke.
 
Qeveria duhet te bej pak me shume dhe ta informoj opinionin qe shansat per te e fituar azilin ne Gjermani jane shume te vogla, pothuajse aspak reale….

Para disa javeve ministri i mbrendshem gjermanThomas de Maiziere e theksoi se refugjatet qe nuk kane shanse per azil ne te ardhmen do te kthehen shume shpejte. Deri tani kethimi dhe procedura zgjaste me muaj, ne disa raste edhe me vite per arye se shume azilkerkues shperndaheshin neper vise te ndryshme te Gjermanise dhe aty e prisnin vendimin. Vendimet zvariteshin per arsye se ne zyren federale per migrim kishte shume pak punonjes. Tani e tujtje tha de Maiziere, pasi qe ne zyren Federale per migrim jane hapur 2000 vende te reja pune, procedura do te pershpejtohet. Azilkerkuesit qe vijne nga vendet e sigurta dhe nuk kane shanse per te fituar azilin do te strehohen bashke ne nje kamp per refugjate dhe prej aty do te kethehen, deportohen brenda disa javeve….
 
hareid

Papirus rex
Pyetja eshte se kush i mashtroi shqiptaret me premtime boshe se Gjermania ka nevoj per emigrante...!!?? Nese Gjermania ka nevoj per forca pune, atehere ata kerkojne persona qe i plotesojne kushtet, ose me mire me thene persona qe jane te kualifikuar. Cdo person i tille kerkesen duhet ta bej nepermjet ambasades Gjermane ne Tirane dhe jo te e marre rrugen per te kerkuar azil....
 
Balahk

Locus omnem

Shqipetari genjen veten,kapi nuk kapi,tamam si nje loje bixhozi.por duke u nisur nga ato qe njoh personalisht,mendoj se ato qe iken,jane ajo pjesa dembele e shoqeris shqipetare,edhe qe nuk jane te zote ta sigurojn mbijetesen ketu ne vendin tone,edhe menduan se atje do ja hidhnin lehte,me ndihme sociale,e te rrinin pa pune.ky eshte mendimi im.
 
Universal

AnonymouS
Kthehen 243 azilkërkues nga Gjermania

14471527401446818501azi.jpg

Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të riatdhesohen 243 shtetas shqiptarë.

Sot, në orën 14:15 do të kthehen 160 persona.

Ndërkohë, ditën e enjte pritet rikthimi i 83 personave të tjerë.

/ Top Channel
 
hareid

Papirus rex
Shpresoj qe mediat shqiptare tani dhe ne te ardhmen ta informojne me shume opinionin publik ne lidhje me veshtiresite e kerkimit te strehimit politik ne Gjermani dhe vendet tjera europiane...
 
h3o

Jo mer se e ke gabim. Ata qe ikin per azil ne gjermani jane nga greqia.
Kshu thote qeverria..
 
Top