Azilkërkuesit Në Gjermani, Schmidt: Nuk Kanë Asnjë Mundësi, Mund Të Kthehen Vizat

Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen vizat.
schmidt.jpg
Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt ka bërë një pasqyrë të situatës aktuale të azilkërkuesve në Gjermani, ku vetëm në pak kohë, 30 mijë prej tyre janë nga Shqipëria. E ky numër është shqetësues.
“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë mundësi shumë të pakta për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani. Arsyet që paraqesin ata për të kërkuar azil janë shumë të dobëta”, tha Manfred Schmidt.

Për sa i përket shtetasve shqiptarë që janë aktualisht në Gjermani, Schmidt ka siguruar se ata do të kthehen.

“Ne kemi filluar procesin e përshpejtimt të procedurave për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendin e tyre. Për një muaj janë marrë rreth 5000 vendime negative dhe azilkëkuesit do të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, ka edhe një marrëveshje mes landeve të Gjermanisë, që aplikuesit për azil do të qëndrojnë në shtëpitë e strehimit ku vendosen fillimisht, e nuk do të shpërndahen nëpër komuna të tjera, pasi për ta do të merret vendim i shpejtë. Jemi duke shqyrtuar çështjet e azilkërkuesve, që vijnë nga Shqipëria dhe kanë arsye shumë të dobëta. Atyre do t’u ndalohet të hyjnë më në Gjermani dhe nuk do t’u mundësohet më leja e qëndrimit”, u shpreh më tej Schmidt.

I pyetur lidhur me pagesat, që janë ofruar deri më tani nga lande të ndryshme të Gjermanisë, për kthimin vullnetar të azilkërkuesve, presidenti Schmidt ka saktësuar se kjo gjë ka ndodhur vetëm në një komunë të Gjermanisë. Por, ai shtoi se Enti Federal për Migrimin dhe Refugjatët, për të gjithë ata azilkërkues që kthehen vullnetarisht në Shqipëri, përmes organizatës IOM, merr përsipër shpenzimet e udhëtimit.

“Azili iu refuzohet shqiptarëve”

Manfred Schmidt: Zgjidhje vetëm nëpërmjet lejeve të punës

Duke u ndalur te disa propozime të ardhura nga parti të ndryshme në Gjermani, për dhënien e vizave të punës, Schmidt ka dhënë një sinjal pozitiv në këtë drejtim.
“Ekzistojnë mendime dhe debate, që ne si shtet të zgjerojmë rregullat për të dhënë leje qëndrimi. Siç dihet, Gjermania ka sistemin më liberal ndër vendet e Europës Perëndimore, sa i përket lejes së qëndrimit. Gjithashtu, dihet që Gjermania ka një sistem dual sa i përket profesioneve, sistem të cilin shumë shtete të tjera nuk e kanë. Po diskutohet që, kriteret që kemi për të fituar një leje qëndrimi, duam t’i lehtësojmë pak për rastet nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi për të përfituar më lehtë një leje qëndrimi, nëpërmjet profesionit të tyre në Gjermani. Por kjo masë është edhe për të sinjalizuar se, azili është rruga më e gabuar për shqiptarët për t’u integruar në Gjermani”, deklaroi Schmidt.

Manfred Schmidt ka folur dhe për konferencën, që pritet të mbahet në fillim të shtatorit mes krerëve të landeve të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel.

“Kjo është konferenca e dytë mes Kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve. Konferenca e parë është zhvilluar më 18 qershor dhe aty janë diskutuar çështjet e kërkesave për azil, të cilat u shtuan në mënyrë drastike, në mënyrë që t’i bënim sa më optimale proceset e azilkërkimit dhe për t’i përshpejtuar ato. Janë diskutuar gjithashtu proceset teknike, ndërsa tashmë në konferencën e dytë do të diskutohet nëse qëndrojnë ato dhe çfarë rezultatesh kanë sjellë, si dhe nëse është e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të tjera”, tha Schmidt.

Nëse situata vijon të jetë e tillë dhe numri i azilkërkuesve të jetë i lartë, zoti Schmid nuk ka përjashtuar as kthimin e regjimit të vizave.

“Kjo pyetje është shumë reale dhe e pranishme në Gjermani. Po diskutohet në mënyrë gjithnjë e më të shpeshtë. Vetë fakti, që brenda një kohë shumë të shkurtër kanë ardhur 30 mijë aplikues nga Shqipëria, është shumë shqetësues. Kështu që, nëse numri i azilkërkuesve vazhdon të jetë i lartë, ka mundësi që këto masa ne t’i ndërmarrim për të ndalur ardhjen e azilkërkuesve, të cilët nuk kanë asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, paralajmëroi Manfred Schmidt.

E në fund, presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, u ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve, që po mendojnë të udhëtojnë për të kërkuar azil drejt Gjermanisë.

“Ju lutem mos u besoni thashethemeve të gabuara, që vijnë nga trafikantë të qenieve njerëzore, sipas të cilave Gjermania ofron azil për rrethanat për të cilat mbizotërojnë në Shqipëri. Të informohen mbi mundësitë ligjore që kanë shtetasit shqiptarë për të ardhur në Gjermani. Kërkesa e tyre për azil në Gjermani i çon ata në një fatkeqësi”, përfundoi Schmidt.
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
E kemi si natyre forumiste kete zgjuarsine ne :D
Po pate ndonje shoqe qe do cuna inteligjent sille ketu, ja e sheh ti? Ti dole mir, gjynah te qahesh :p
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Që situata është e vështire në vendin tonë pavarsisht potencialeve të mëdha që ekzistojnë për të mos qenë kaq "mbrapa" gjendja është vërtet për të ardhur keq! Më vjen keq ta them megjithë sforcon e madhe për ta zbukuruar e për të qene optimiste , nuk e gjej një vend të tille motivues dhe shpresëdhënes! Përkundrazi , sa vjen edhe më shumë rendohet...e vetmja zgjidhje që na ka mbetur të largohemi.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Unë se di Lisa por kam njohur gra , familjare që punojne me 150 lekë. A mbahet një familje me një rroge kaq të ulet!
 
Balahk

Locus omnem
Unë se di Lisa por kam njohur gra , familjare që punojne me 150 lekë. A mbahet një familje me një rroge kaq të ulet!
une mendoj se ti/ju e keni keqkuptuar temen.tema eshte per ato persona qe zgjedhin azilin si menyren me te gabuar,sepse eshte e qart si e zeza mbi te bardhe,qe nuk do perfitojn kurre leje qendrimi.edhe qe nuk duhet te largoheshin masivisht si "delet".por nese cdo kush gjene nje rruge te ligjshme qe mund te perfitoj leje qendrimi,pse jo,gjithkush ka te drejte te kerkoje me te miren per veten,por ne rrugen e duhur,jo duke mbushur kampet,e te jetosh me nje asistence qesharake,dhe ne kushte jo normale...
 
ti rrofsh qe na hap syte por temat marin zhvillim dhe ndonjehere pak transformim ne te kunderten do thoshim te gjithe nga nje mendim statik dhe do i mbyllnim si tema.
Azilantet ikin per nje arsye dhe nje demostrim te mire e ke ne video, nese te gjithe do permbushnin kushtet e nje kontrate qe ketu perfshihet dhe gjuha atehere te gjithe qe do largoheshin do ishin inxhiniera, un se ve ne dyshim qe shumica e kane nje diplome por diplome "kristali", nje pjese e mire e tyre ikin dhe per murator, hekurthyes, magazinier, kopeshtar etj, keta mbase skane nje profesion ne Shqiperi por shpresojne qe te zhvillohen andej, ka dhe persona qe kane nevoje per hapesira te reja per tu shprehur, psh si nje hu gardhi qe atje mund te vlej si nje Security ne ndonje lokal nate etj... shembuj te tjere do?

Megjithate per Lisen apo "Lisat" e tjera mendoj se kane folur per veten apo per komshinjte e tyre ne mes te tiranes por jo te gjithe kane te njejtin realitet, informacion apo kushte emigrimi.
Pastaj shpresa eshte gje e madhe :)
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Në fakt mendimi i shkruar është rrjedhë e asaj cfare është shkruar nga parafolësit sepse i lexova.
Nuk me duket se dola nga tema nëse e vëren mirë po flitet për një tematike shqetesuese , një faktor nxitës që në thelb po ndikon masivisht në psikologjinë e njerëzve që jetojnë këtu dhe sidomos atyre qe po largohen me shpresa për një të ardhme më të mire ,
pra varfëria!
Unë mendoj se shumë gjëra janë përcjellur në mënyra të ndryshme nga mediat gjë që nuk e përforcon shumë argumentat e mia personale pa e kaluar apo parë vetë këtë situate. Jam mjaftuar me disa artikuj me disa foto edhe kaq.

Shumica janë edhe "gënjyer" apo janë edhe ata që kanë shfrytëzuar rastin duke perfituar në kurriz të tjerëve (flas për ata që kanë mundësuar transportin i kanë marre lekët i kanë keqinformuar)...Dhe ata që janë larguar janë nga zona të varfëra ,. nga fshatrat , nga qytetit gjithashtu sa më siguron ti mua që andej ka jetë?Ka investime?Ka punë në fshat?!
Gjithsesi me vjen keq por nuk është faji i tyre përse ky vend ofron disavantazhe kaq të madheja sa i detyron njerëzve të ndërmarrin inciativa të tilla plot dëshperim!

Ka një hendek kaq të madh , të pasur dhe të varfër dhe kjo nuk është shenjë e mirë jo!
 
Balahk

Locus omnem
ti rrofsh qe na hap syte por temat marin zhvillim dhe ndonjehere pak transformim ne te kunderten do thoshim te gjithe nga nje mendim statik dhe do i mbyllnim si tema.
Azilantet ikin per nje arsye dhe nje demostrim te mire e ke ne video, nese te gjithe do permbushnin kushtet e nje kontrate qe ketu perfshihet dhe gjuha atehere te gjithe qe do largoheshin do ishin inxhiniera, un se ve ne dyshim qe shumica e kane nje diplome por diplome "kristali", nje pjese e mire e tyre ikin dhe per murator, hekurthyes, magazinier, kopeshtar etj, keta mbase skane nje profesion ne Shqiperi por shpresojne qe te zhvillohen andej, ka dhe persona qe kane nevoje per hapesira te reja per tu shprehur, psh si nje hu gardhi qe atje mund te vlej si nje Security ne ndonje lokal nate etj... shembuj te tjere do?

Megjithate per Lisen apo "Lisat" e tjera mendoj se kane folur per veten apo per komshinjte e tyre ne mes te tiranes por jo te gjithe kane te njejtin realitet, informacion apo kushte emigrimi.
Pastaj shpresa eshte gje e madhe :)
une nuk jam kunder asgjeje qe ke shkruar,por jam kunder te shkuarit si azilant,sepse u pa qe qe nje hap qe i ktheu dy hapa pas,edhe te jene edhe me keq se kur iken.
 
Top