Azilkërkuesit Në Gjermani, Schmidt: Nuk Kanë Asnjë Mundësi, Mund Të Kthehen Vizat

Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen vizat.
schmidt.jpg
Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt ka bërë një pasqyrë të situatës aktuale të azilkërkuesve në Gjermani, ku vetëm në pak kohë, 30 mijë prej tyre janë nga Shqipëria. E ky numër është shqetësues.
“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë mundësi shumë të pakta për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani. Arsyet që paraqesin ata për të kërkuar azil janë shumë të dobëta”, tha Manfred Schmidt.

Për sa i përket shtetasve shqiptarë që janë aktualisht në Gjermani, Schmidt ka siguruar se ata do të kthehen.

“Ne kemi filluar procesin e përshpejtimt të procedurave për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendin e tyre. Për një muaj janë marrë rreth 5000 vendime negative dhe azilkëkuesit do të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, ka edhe një marrëveshje mes landeve të Gjermanisë, që aplikuesit për azil do të qëndrojnë në shtëpitë e strehimit ku vendosen fillimisht, e nuk do të shpërndahen nëpër komuna të tjera, pasi për ta do të merret vendim i shpejtë. Jemi duke shqyrtuar çështjet e azilkërkuesve, që vijnë nga Shqipëria dhe kanë arsye shumë të dobëta. Atyre do t’u ndalohet të hyjnë më në Gjermani dhe nuk do t’u mundësohet më leja e qëndrimit”, u shpreh më tej Schmidt.

I pyetur lidhur me pagesat, që janë ofruar deri më tani nga lande të ndryshme të Gjermanisë, për kthimin vullnetar të azilkërkuesve, presidenti Schmidt ka saktësuar se kjo gjë ka ndodhur vetëm në një komunë të Gjermanisë. Por, ai shtoi se Enti Federal për Migrimin dhe Refugjatët, për të gjithë ata azilkërkues që kthehen vullnetarisht në Shqipëri, përmes organizatës IOM, merr përsipër shpenzimet e udhëtimit.

“Azili iu refuzohet shqiptarëve”

Manfred Schmidt: Zgjidhje vetëm nëpërmjet lejeve të punës

Duke u ndalur te disa propozime të ardhura nga parti të ndryshme në Gjermani, për dhënien e vizave të punës, Schmidt ka dhënë një sinjal pozitiv në këtë drejtim.
“Ekzistojnë mendime dhe debate, që ne si shtet të zgjerojmë rregullat për të dhënë leje qëndrimi. Siç dihet, Gjermania ka sistemin më liberal ndër vendet e Europës Perëndimore, sa i përket lejes së qëndrimit. Gjithashtu, dihet që Gjermania ka një sistem dual sa i përket profesioneve, sistem të cilin shumë shtete të tjera nuk e kanë. Po diskutohet që, kriteret që kemi për të fituar një leje qëndrimi, duam t’i lehtësojmë pak për rastet nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi për të përfituar më lehtë një leje qëndrimi, nëpërmjet profesionit të tyre në Gjermani. Por kjo masë është edhe për të sinjalizuar se, azili është rruga më e gabuar për shqiptarët për t’u integruar në Gjermani”, deklaroi Schmidt.

Manfred Schmidt ka folur dhe për konferencën, që pritet të mbahet në fillim të shtatorit mes krerëve të landeve të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel.

“Kjo është konferenca e dytë mes Kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve. Konferenca e parë është zhvilluar më 18 qershor dhe aty janë diskutuar çështjet e kërkesave për azil, të cilat u shtuan në mënyrë drastike, në mënyrë që t’i bënim sa më optimale proceset e azilkërkimit dhe për t’i përshpejtuar ato. Janë diskutuar gjithashtu proceset teknike, ndërsa tashmë në konferencën e dytë do të diskutohet nëse qëndrojnë ato dhe çfarë rezultatesh kanë sjellë, si dhe nëse është e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të tjera”, tha Schmidt.

Nëse situata vijon të jetë e tillë dhe numri i azilkërkuesve të jetë i lartë, zoti Schmid nuk ka përjashtuar as kthimin e regjimit të vizave.

“Kjo pyetje është shumë reale dhe e pranishme në Gjermani. Po diskutohet në mënyrë gjithnjë e më të shpeshtë. Vetë fakti, që brenda një kohë shumë të shkurtër kanë ardhur 30 mijë aplikues nga Shqipëria, është shumë shqetësues. Kështu që, nëse numri i azilkërkuesve vazhdon të jetë i lartë, ka mundësi që këto masa ne t’i ndërmarrim për të ndalur ardhjen e azilkërkuesve, të cilët nuk kanë asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, paralajmëroi Manfred Schmidt.

E në fund, presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, u ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve, që po mendojnë të udhëtojnë për të kërkuar azil drejt Gjermanisë.

“Ju lutem mos u besoni thashethemeve të gabuara, që vijnë nga trafikantë të qenieve njerëzore, sipas të cilave Gjermania ofron azil për rrethanat për të cilat mbizotërojnë në Shqipëri. Të informohen mbi mundësitë ligjore që kanë shtetasit shqiptarë për të ardhur në Gjermani. Kërkesa e tyre për azil në Gjermani i çon ata në një fatkeqësi”, përfundoi Schmidt.
 
hareid

Papirus rex
Jo mer se e ke gabim. Ata qe ikin per azil ne gjermani jane nga greqia.
Kshu thote qeverria..

Sikur edhe nga Greqia te ikin, po te jen shtetas shqiptare qeveria gjermane i kthen ne Shqiperi, por po te jene shqiptare me nenshtetesi greke dhe gjejne pune ne Gjermani, e marrin menjihere lejen e qendrimit....
 
h3o

Mire tjua bej se qeveria ka hap 300 mije vende pune. Po iken kush do punoj ne Shqiperi? :(
 
Universal

AnonymouS
Jo mer se e ke gabim. Ata qe ikin per azil ne gjermani jane nga greqia.
Kshu thote qeverria..

Vet Edi Rama kishte ardhur ne Berlin qe shqiptaret te kthehen,ndonese shpresat jane minimale per ne, ne nuk ikim Shqiperia nuk behet.
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
mos shko azilante,se nuk ke shance o ylli.
Ç'dua azilante une me ..Andej shkojne ata te cilet skane asnje shprese ne SHQIPERI..Ose skane nivel ta perballojne jeten se eshte bere si AMERIKE shqiperia me..Vendi i mundesive..Kap cekic e lopate e bej Pallate :D
Ma beni hallall e qe dola nga tema..Mgjth dhe aq skam dale jo ..:p
 
  • Like
Reactions: h3o

Balahk

Locus omnem

po ca thua,hallall do ta bej:p ato qe kane shkuar,jane te deshtuarit qe mbahen me shpresa te kota,si ne cdo vend:D
 
Mirabel

Locus omnem
dhe per me teper na nxijne edhe ne faqen....doja te ikja per krishlindje ne gjermani , po e kam me siklet se mos me akuzojne per azilkerkuese....edhe pse une e kam pass plot me hyrje e dalje atje ...

kthehuni o njerez dhe jepini mundesite vetes atje ku duhet se nje cope buke edhe qeni e ha,...e ju spo beni asgje me shume :(
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
po ca thua,hallall do ta bej:p ato qe kane shkuar,jane te deshtuarit qe mbahen me shpresa te kota,si ne cdo vend:D
Ti mund te flasesh me kunja e mir ben por 30.000 sjane te deshtuar, jane per nje jete ne te mire. Te siguroj qe mua ne Al sme mungon gje, te pakten nga jetesa normale dhe isha gati te nisesha :)
Po e quaj dhe veten te deshtuar me kete rast :)
 
  • Like
Reactions: h3o

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ti mund te flasesh me kunja e mir ben por 30.000 sjane te deshtuar, jane per nje jete ne te mire. Te siguroj qe mua ne Al sme mungon gje, te pakten nga jetesa normale dhe isha gati te nisesha :)
Po e quaj dhe veten te deshtuar me kete rast :)
Ok..
Me thuaj se per cfare do nisesh ti??Perderisa ne Al ste mungoka asigje???
Per cfare do shkosh per AZIL ti me thuaj te lutem!??
Ose me sakte cfare nenkupton ti ME AZIL KERKUES?:D
Une jame rikthyer ne SHQIPERI dhe te them te drejten i jap te drejte asaj shprehjes..GURI I RENDE PESHON NE VEND TE VET!
Por ketu po them dhe diicka qe medalja ka dy ana ama!!;)
 
nuk po te kthej prgj se nuk kam kohe.;)
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
Ok..
Me thuaj se per cfare do nisesh ti??Perderisa ne Al ste mungoka asigje???
Per cfare do shkosh per AZIL ti me thuaj te lutem!??
Ose me sakte cfare nenkupton ti ME AZIL KERKUES?:D
Une jame rikthyer ne SHQIPERI dhe te them te drejten i jap te drejte asaj shprehjes..GURI I RENDE PESHON NE VEND TE VET!
Por ketu po them dhe diicka qe medalja ka dy ana ama!!;)
Qe kur te pjell e te krijoj familje mos te me filloj cuni cigaren qe 10 vjec te cepi shkolles, qe zysha mos haj pul te pjekur ne klase, qe shkollat mos kerkojne 10mij lek ne shkolle per nje roje qe pi, qe kur te vi nga puna te kem uj ne dush per tu lare, dhe te kem uj te pijshem mos pres makinat te therrasin HAJDE UJ SELITE dhe mos shoh plaken te rri me prizen e pompes ne dore te ruj oren e ujtit kur vjen te mbushi depoziten se si dihet kur vjen uji prap.
Dhe mbi te gjitha te siguroj qe sjetoj ne ndonje lagje si babrruja ne tr por lagje apo zone goxha e zhvilluar :)

Megjithate dhe ata qe kane ikur sdo te thote qe kane pasur kushtet qe kam une, ka akoma me keq :)
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Qe kur te pjell e te krijoj familje mos te me filloj cuni cigaren qe 10 vjec te cepi shkolles, qe zysha mos haj pul te pjekur ne klase, qe shkollat mos kerkojne 10mij lek ne shkolle per nje roje qe pi, qe kur te vi nga puna te kem uj ne dush per tu lare, dhe te kem uj te pijshem dhe mos shoh plaken te rri me prizen e pompes ne dore te ruj oren e ujtit kur vjen te mbushi depoziten se si dihet kur vjen uji prap.
Dhe mbi te gjitha te siguroj qe sjetoj ne ndonje lagje si babrruja ne tr por lagje apo zone goxha e zhvilluar :)

Megjithate dhe ata qe kane ikur sdo te thote qe kane pasur kushtet qe kam une, ka akoma me keq :)
Ok..
Pse ti mendon qe ai femiu yt sdo ta filloj cigaren atje ku do shkoje??
Pse ti mendon qe atje do te japin nje apartament me 1o dhoma??
Pse ti mendon qe per te shkolluar nje femije sdo investim?
Pse ti mendon se do te dergonje ne mes te Berlinit?
Pse ti mendon se do te gjesh Karrigen e te ulesh afer Merkelit??
A TE LUTEM ME KTHE PRGJ..:D
 
moj ti...cke qe mia thyen endrrat misterios....ai do iki dhe me pas do me marri e mua -kshu me ka thene .
me koken pas do iki dreqi e di :p
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
Ok..
Pse ti mendon qe ai femiu yt sdo ta filloj cigaren atje ku do shkoje??
Pse ti mendon qe atje do te japin nje apartament me 1o dhoma??
Pse ti mendon qe per te shkolluar nje femije sdo investim?
Pse ti mendon se do te dergonje ne mes te Berlinit?
Pse ti mendon se do te gjesh Karrigen e te ulesh afer Merkelit??
A TE LUTEM ME KTHE PRGJ..:D
Po mendoj se ka edukim me te mire, mjafton te shikojme femijet e njerzve qe kemi tanet.
Sme intereson karrigia afer Merkel dhe e dim qe do bejme pune te lodhshme por do jete me e vlersuar por dhe nese nuk esht cfar do humbim? Ato qe jane ketu prap ketu rrin, njerzit e provojne, kam nje shok qe ka ikur me azil, shkoj me 300€ po vjen me 2000€ pasi punoj ne te zeze, normalisht ky seshte vlersim se pune tedores fundit ka ber por dhe ketu si qen punonte per 3000€/vit :)
Nqs sgabohem ti ke jetuar jasht duhet ti dallosh ndryshimet.
Shiko protesten e nxensve, shiko ndodhit me.te fundit, sbesoj se te paguash taksat sti sjellin sherbimet, un kam pa uj sa eshte caktuar admin i komunes ku jetoj, mbi 5 muaj qe ble uj me makina depo, dhe te vij kush te doj te kontrolloj nese kam 1 muaj pa e paguar atehere sdua uj gjithe jeten :)
 
Mire pra dhe une thashe..qe cdo medalje ka dy ane!!!
Por tani mos thoni qe atje eshte parajsa!!
Se atje .Me falni per shprehjen..Te del B***a veni per ato euro ;)
 
Top