Azilkërkuesit Në Gjermani, Schmidt: Nuk Kanë Asnjë Mundësi, Mund Të Kthehen Vizat

Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen vizat.
schmidt.jpg
Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt ka bërë një pasqyrë të situatës aktuale të azilkërkuesve në Gjermani, ku vetëm në pak kohë, 30 mijë prej tyre janë nga Shqipëria. E ky numër është shqetësues.
“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë mundësi shumë të pakta për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani. Arsyet që paraqesin ata për të kërkuar azil janë shumë të dobëta”, tha Manfred Schmidt.

Për sa i përket shtetasve shqiptarë që janë aktualisht në Gjermani, Schmidt ka siguruar se ata do të kthehen.

“Ne kemi filluar procesin e përshpejtimt të procedurave për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendin e tyre. Për një muaj janë marrë rreth 5000 vendime negative dhe azilkëkuesit do të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, ka edhe një marrëveshje mes landeve të Gjermanisë, që aplikuesit për azil do të qëndrojnë në shtëpitë e strehimit ku vendosen fillimisht, e nuk do të shpërndahen nëpër komuna të tjera, pasi për ta do të merret vendim i shpejtë. Jemi duke shqyrtuar çështjet e azilkërkuesve, që vijnë nga Shqipëria dhe kanë arsye shumë të dobëta. Atyre do t’u ndalohet të hyjnë më në Gjermani dhe nuk do t’u mundësohet më leja e qëndrimit”, u shpreh më tej Schmidt.

I pyetur lidhur me pagesat, që janë ofruar deri më tani nga lande të ndryshme të Gjermanisë, për kthimin vullnetar të azilkërkuesve, presidenti Schmidt ka saktësuar se kjo gjë ka ndodhur vetëm në një komunë të Gjermanisë. Por, ai shtoi se Enti Federal për Migrimin dhe Refugjatët, për të gjithë ata azilkërkues që kthehen vullnetarisht në Shqipëri, përmes organizatës IOM, merr përsipër shpenzimet e udhëtimit.

“Azili iu refuzohet shqiptarëve”

Manfred Schmidt: Zgjidhje vetëm nëpërmjet lejeve të punës

Duke u ndalur te disa propozime të ardhura nga parti të ndryshme në Gjermani, për dhënien e vizave të punës, Schmidt ka dhënë një sinjal pozitiv në këtë drejtim.
“Ekzistojnë mendime dhe debate, që ne si shtet të zgjerojmë rregullat për të dhënë leje qëndrimi. Siç dihet, Gjermania ka sistemin më liberal ndër vendet e Europës Perëndimore, sa i përket lejes së qëndrimit. Gjithashtu, dihet që Gjermania ka një sistem dual sa i përket profesioneve, sistem të cilin shumë shtete të tjera nuk e kanë. Po diskutohet që, kriteret që kemi për të fituar një leje qëndrimi, duam t’i lehtësojmë pak për rastet nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi për të përfituar më lehtë një leje qëndrimi, nëpërmjet profesionit të tyre në Gjermani. Por kjo masë është edhe për të sinjalizuar se, azili është rruga më e gabuar për shqiptarët për t’u integruar në Gjermani”, deklaroi Schmidt.

Manfred Schmidt ka folur dhe për konferencën, që pritet të mbahet në fillim të shtatorit mes krerëve të landeve të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel.

“Kjo është konferenca e dytë mes Kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve. Konferenca e parë është zhvilluar më 18 qershor dhe aty janë diskutuar çështjet e kërkesave për azil, të cilat u shtuan në mënyrë drastike, në mënyrë që t’i bënim sa më optimale proceset e azilkërkimit dhe për t’i përshpejtuar ato. Janë diskutuar gjithashtu proceset teknike, ndërsa tashmë në konferencën e dytë do të diskutohet nëse qëndrojnë ato dhe çfarë rezultatesh kanë sjellë, si dhe nëse është e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të tjera”, tha Schmidt.

Nëse situata vijon të jetë e tillë dhe numri i azilkërkuesve të jetë i lartë, zoti Schmid nuk ka përjashtuar as kthimin e regjimit të vizave.

“Kjo pyetje është shumë reale dhe e pranishme në Gjermani. Po diskutohet në mënyrë gjithnjë e më të shpeshtë. Vetë fakti, që brenda një kohë shumë të shkurtër kanë ardhur 30 mijë aplikues nga Shqipëria, është shumë shqetësues. Kështu që, nëse numri i azilkërkuesve vazhdon të jetë i lartë, ka mundësi që këto masa ne t’i ndërmarrim për të ndalur ardhjen e azilkërkuesve, të cilët nuk kanë asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, paralajmëroi Manfred Schmidt.

E në fund, presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, u ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve, që po mendojnë të udhëtojnë për të kërkuar azil drejt Gjermanisë.

“Ju lutem mos u besoni thashethemeve të gabuara, që vijnë nga trafikantë të qenieve njerëzore, sipas të cilave Gjermania ofron azil për rrethanat për të cilat mbizotërojnë në Shqipëri. Të informohen mbi mundësitë ligjore që kanë shtetasit shqiptarë për të ardhur në Gjermani. Kërkesa e tyre për azil në Gjermani i çon ata në një fatkeqësi”, përfundoi Schmidt.
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ose kush nuk ja del dot e behet parazit kerkon AZIL :D
Dhe dicka jo te gjithe ata qe kthehen ne AL...Se mua me pelqen ti theme ashtu si ty,SHQIPERI ne fakt me pelqen :),Jo se nuk e perballojne jeten atje por atje vertet ka shume mundesi e kete ska nevoje ta themi as une e as ti se jane gjera te dukshme,ama ne AL..Kthehet njeriu per arsye nga me te ndryshmet por me beso kur them qe jo se nuk e perballojne ATJE..
Por vertet eshte mire te shkollohesh diku ATJE ee te kontribosh ketu ne AL,,;)
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum

E di qe eshte qesharake por po vazhdoj dhe pak... Tani qe po flasim, po pi dhe kafen ne fakt po pres re me vij kamioni ujit te shpija per te mbushur depon :), qesharake e

Ka lloje lloje njerzish, ka nga ata qe ikin ne azil per te mar ca qindarka, ka nga ata qe regjistrohen qe mos te jene ilegal azili ne vetvete kete te mire ka se per ato qindarka sme ben bileta per ta bler pavarsisht se thone qe sdo ja u japin leje qendrimin...

Se di cpune ben ti por ketu dhe te kesh nje rroge normale nuk ja vlen me, velesh, neveritesh :)
 
Qesharake vertet..Kur lexoj shkrime te tilla nga nje person qe 'NUK I MUNGONTE ASGJE' ketu ne Al :D
Pikerishte ndaj sdo behemi njerez ne,,Se ne dhe halene duhet te vije kryemistri te na e zhbllokoje ;)
Me kupton besoj?:)
 
h3o

Papirus rex

Ncuq:(
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
Qesharake vertet..Kur lexoj shkrime te tilla nga nje person qe 'NUK I MUNGONTE ASGJE' ketu ne Al :D
Pikerishte ndaj sdo behemi njerez ne,,Se ne dhe halene duhet te vije kryemistri te na e zhbllokoje ;)
Me kupton besoj?:)
Mua sme mungon gje kur vjen puna per ekonomi apo kushte jetese qe kam mundesi tja plotesoj vetes por kjo sdo te thote qe un te furnizoj dhe lagjen time me uj (dje skishim drita nja 7 ore) se sjam as administrator zone dhe as ujsjelles, mos te behemi hipokrite :)
 
  • Like
Reactions: h3o

Me fal po ku jeton ti mo ??
Kam te pakten 10muaj qe jam kethyer ne AL...E sme kane munguar as drita e as uje!!:)
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
Me fal po ku jeton ti mo ??
Kam te pakten 10muaj qe jam kethyer ne AL...E sme kane munguar as drita e as uje!!:)
Brenda ne qytet jetoj, as mua sme kane ikur me pare por ja qe iken dje po spo qan njeri per dritat se na bejn nostalgjik po ujin? E kupton sa patetike dukej fushata e kryetarit te bashkise te luftojme zhulin e tiranes ku un 10m me tutje, po e njejta bashki ble ujin me depozita ne mes te veres per mos mbajtur ere zhuli?
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ahe..mos ti hyjme politikes tani.:)
Por por ne si popull duhet te ndergjegjsohemi vete ne rradhe te pare..E filloi mire ai me gjoba qe nga hedhja e plehrave e deri tek 'shurrimi' ne ambjente publike :p
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
Ahe..mos ti hyjme politikes tani.:)
Por por ne si popull duhet te ndergjegjsohemi vete ne rradhe te pare..E filloi mire ai me gjoba qe nga hedhja e plehrave e deri tek 'shurrimi' ne ambjente publike :p
Moda fillon nga shtresa e larte e cila duhet te frymezohet ndonjehere nga shtresa e ulet. Per aq kohe sa kemi dembela dhe hajduta siper, te njejtin shembull do ndjekin dhe ata poshte.
 
  • Like
Reactions: h3o

Balahk

Locus omnem
Po ska gje, pergjigjen tende e kuptoj pa e shkruar :)
jo nuk mund ta kuptosh pa e shkruar. Tani kam kohe dhe po te pergjigjem.Nje person duhet te niset azilant kur eshte i komunitetit gay,kur eshte ne gjak,kur ndihet i diskriminuar me nje fjale.dhe jo kur shqiperia nuk ka asnje lufte civile,dhe askujt nuk i mohohen te drejtat civile.akush,por askush nuk do qendroj nese nuk ploteson kerkesat e azilantit.nese nje personi nuk i mungon logjika e te kuptuarit,asesi nuk do kerkoj azil.por ndjek rruge te tjera,psh kontrate pune,etj etj.keshtu qe i them kusheririt tim,kthehu,mos rri se je i pa shpres:D
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Moda fillon nga shtresa e larte e cila duhet te frymezohet ndonjehere nga shtresa e ulet. Per aq kohe sa kemi dembela dhe hajduta siper, te njejtin shembull do ndjekin dhe ata poshte.
Po mire pra..Po cme kalon dege me dege tani??/:)
Ishime tek azili e tek kushtet qe na ofrohen atje,..:D
Sikur nuk e di une se cfare behet ne AL ..:p
 
MysteriousMan

Valoris scriptorum
jo nuk mund ta kuptosh pa e shkruar. Tani kam kohe dhe po te pergjigjem.Nje person duhet te niset azilant kur eshte i komunitetit gay,kur eshte ne gjak,kur ndihet i diskriminuar me nje fjale.dhe jo kur shqiperia nuk ka asnje lufte civile,dhe askujt nuk i mohohen te drejtat civile.akush,por askush nuk do qendroj nese nuk ploteson kerkesat e azilantit.nese nje personi nuk i mungon logjika e te kuptuarit,asesi nuk do kerkoj azil.por ndjek rruge te tjera,psh kontrate pune,etj etj.keshtu qe i them kusheririt tim,kthehu,mos rri se je i pa shpres:D
Opo rrofsh, si se dinim kete ne? :D
Na ke dhen nje info perle :D
 
Top