Re: Arti abstrakt!
cfare eshte e kjarte asht dhe e sakte, vec duhet me pas sy per me e pa /pf/images/graemlins/wink.gif . (absi) :tipsy:
Arti abstract asht aq i thjeshte (mund te pikturoje/zhgarravisi secili), dhe i `komplikuar` per tu kuptuar…
nje pyetje tjeter, po musika klasike, a kuptohet nga secili?
qe diçka te jete e drejte duhet te jete universale
simbas meje universale eshte dhe dicka qe s eshte e drejte...
ne lidhje me prerjen e arte (konkreten/vizualen/ estetiken) te ciles misterioziteti i emocioneve (botes se mrenshme) qe del ne kte rast ne plan te dyte, s do ishte kaq terheqese/perfekte sa eshte.
ndersa arti abstract, konkretizon kte `misteriozitet`, kshtu e gjej.
mendoj se konkretja dhe abstractja jane te lidhura bashke, ne nje rast ka perparsi njera ne rastin tjeter tjetra. Kufini asht individual dhe variabel simbas veshtrimit dhe gjendjes momentale emocionale.
...fjala ishte me shume tek vepra. psh ti pelqen diçka,
e une diçka tjeter...po pastaj ...a mund te themi se keto dy vepra kane te NJEJTEN VLERE. pra te dy gjykimet tona jane te drejta.
simbas meje te dy gjykimet jene te drejta. Akceptimi i mendimit e gjykimit te tjetrit, e anasjelltas.
shkembimi e gjykimi i dypalshem `rrit/zhvillon/progreson` mendimin e secilit ne vetvehte dhe kundrejt njeri tjetrit, duke rujt dhe indivualitetin e secilit.
Ktu qendron pika e `dobet, ne mes atyre te dyve qe njeri e ka taman tjetri e ka gabim!
Kte hapsir te `ngushte`...mendoj se abstractizmi e balancon …
Hapsira akceptuese dhe bashkshkembyese ne mes times e tandes, asht kufini qe e ndien secili…ne intensitetin e tij, shpeshhere e shprehura e tij ne fjale nuk eshte ne nuancen e duhur te te ndieres…
…nga te gjitha pikturat e prezantuara ketu vetem ajo qe na LIDH te dyve, eshte me te vertet e BUKUR, pra universale.
Universale per mua nuk eshte vec e bukura, e cila eshte e pashkeputur nga e `shembtuara` simbas meje…vecse syri deshiron te shohi vec te bukuren… `e shembuara` injorohet ose spostohet me dhe pa vetdije, nga ktu, simbas meje, lind crregullimi, keqkuptimi, mos toleranca, e komunikimit ( shijeve dhe…)
neqofte se ti nuk e pelqen mona lizen , çfare humb ajo? (tablloja).......po ti?
pervehte s do kerkoja te mendoj se kush humb, por te marr arsyen/argumente pse ajo s te pelqen, nga argumentet fiton secila pale...pra s ka humbes.
---------------
vej re se tendenca jo vlersuese per talentin e artistave jo `te medhenj` te kategorive te ndryshme.
psh, sa prinder ruajne me kujdes ne albumin vetiak pikturat e para te femijve te tyre te vegjel...per kto prinder mendoj,ato piktura kane ngjalle emocione , dhe piktori(a) e vogel e tyre eshte nje `genie` ...
…ne nje kend tjeter veshtrimi, a s do ishte bota e "varfer" vetem me kaq pak gjeni?
simbas meje, ne kte rast ka VEND dhe per artista jo gjeniale…qe dhe ato na emocionojne.
Pse duhet te mendohet perhere per artistin qe shijon/dhuron VEC vepren e tij?
Po artdashesi qe vlerson/adhuron ate?e i jep jete vepres se tij, nuk eshte po aq i perjetshem ?
Kjart qe ky i fundit eshte i pa indentifikuar sic eshte artisti genial i dentifikuar e i rradhe, i pakte, i pavdekshem…
Simbas meje…njera pa tjetren asht joreale…
---------------------
gjeniu eshte gjithnje fisnik, ai pergjigjet vetem perpara vehtes (balzak)