Arti abstrakt!

Nella

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

/pf/images/graemlins/smile.gif
Pikerisht tek kjo liria qendron rrezikshmeria, pasi kufiri midis te bukures dhe te shemtuares shkrihet ne nje. Nuk e di si e perjetojne te tjeret nje krijim artistik, por une si vezhguese mendoj se arti i mirefillte eshte "arresting"!!! Arti eshte gjithcka qe realiteti nuk eshte, dmth ideali, prandaj dhe duhet te jete i persosur.

Tani me vjen nder mend "Moisiu" i Mikelanxhelos, per te cilin dikush eshte shprehur: "Nese ky titan do te ngrihej ne kembe, bota do te kish marre arratine!" Por c'mund te thuash per nje skulpture pa trajte e forme sic jane keto modernet? Jo shume! Sepse nese Mikelanxhelo i dha Moisiut tipare mitike, gati sa nuk e beri zot kur e portretizoi kaq energjik, sikur do te levize nga momenti ne moment, keta te artistet e sotem ja kane zhdukur fare trajtat; e kane rrezuar qe nga olimpi per ta zvarritur ne toke.

Ndoshta kjo eshte arsyeja qe shpesh artistet i kthejne syte nga antikiteti per te gjetur ate "naivite" (classical purity) Konceptin qe kishin helenet per te bukuren, askush nuk e ka patur gjer me sot. Kane qene te zgjuar njerzit asokohe; kurre nuk shkuan ne ekstreme por mbajten nje balance midis racionales dhe ideales. Ndryshe ndodh ne kohet tona kur bota gati sa nuk po cmendet nga racionalizmat. Dhe arti abstrakt (megjithese jo teresisht)kete ka bere.

Mua me duket se arti abstrakt eshte nje perzgjatje e manerizmit, dhe asgje me teper.Njeriu nuk e di me se c'fare eshte! Perjashtime ka kuptohet, por jane te pakta. Ndersa klasikja, rilindja gjithashtu, ka pasur qe qender te kozmosit njeriun ne nje bukuri tragjike.

ps. mbase dola ca nga tema kur fola per skulpturen por besoj se idea eshte e njejte. Ndoshta ngaqe skulptura eshte art me perfekt se piktura duke konsideruar dimensionet.
 

blabla

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

Arti abstrakt!
...B.S. in my opinion. It only emphasises one's (artist's) ability to express themselves logically.
 

disku

UNI
Re: Arti abstrakt!

Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb] Arti abstrakt!
...B.S. in my opinion. It only emphasises one's (artist's) ability to express themselves logically. [/qb]
Jo te gjith din te emphasisis the ability to be logical...Prandaj un e ti sjena artista abstrakt. Arti eshte art cfaredolloj qofte forma e tij e jo te gjithe jane artista. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

blabla

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

*inability...

ps. art has many forms--one of which is to make someone have it your way,,,
 

abs

nuk e di...
Re: Arti abstrakt!

te dashur bashkforumista, me lejoni thjesht, t ju baj nje komplimet, per menyren se si e komunikoni ate qe ndieni.(psh: ato karrigat s jane art ...)e shume si ato, por...!

arti abstract (ne kte rast ai i piktures) asht nje nder artet qe `konkretizon`ndienjen, dhe i jep nje mundesi me te hapur/tolerante diskutimit, nuk dua te them me kte, se eshte ma i `miri`, asht thjesht preferenca ime!

Paris-Abstract-Artists_67-69_30.jpg


psh ky bild, asht per mu si ju, si atmosfera ne kte forum, germat jenu ju (une) pa definicion, e une du fort shume prej jush, per ate qe jeni/qe mund te thoni/bani, pa e ditur konkretisht se kush jeni, dhe se as qe dua ta di, sepse koha e programit te jetes time asht i kufizuar, prandaj! por prap pa perkufizim, pa mbyllur asnje dere.


--------------------

ne kte cast...
 
Re: Arti abstrakt!

Kurse mua ajo qe me duket e rrezikshme eshte kjo puna e kufirit imagjinar te cilin arti abstrakt po e cenon. Ku tamam eshte kufiri universal midis te bukures dhe te shemtuares? Cilat piktura e kalojne lumin e dalin ne breg te te bukures e cilat ngelin ne klase? Kaq i rrezikshem me duket ky kufir imagjinar qe vetem universal nuk mund te jete por i bazuar ne Shije te grupacioneve te ndryshme, sa sikur te ishte implementuar sic eshte tentuar shume here gjate evolucionit te artit, ne nuk do te kishim sot as Monet, as Gaugin, as Miro, as Van Gogh, as Picasso as Kandinsky. Imagjino te deprivosh boten nga gjeniu qe ishte Picasso....


Problemi me artistet eshte se jane largpames, e vetem 2-3 gjenerata me vone, fillojne njerezit te kuptojne magjine e tyre, ne kohe te vete s'ja varr njeri qurret. Dhashte zoti mos qensha une qe ta ve kufirin tek thana e te privoj femijet a niperit e mbesat e mija nga puna e dikujt qe mund ti fale kaq kenaqesi e stimulim.
 
Re: Arti abstrakt!

E gjithekoheshme por e cuditshme me ne njerezit eshte fakti se i japim precedent njerit nga senseve tona (atij te shikimit) kur e bukura mund te exprience ne shume dimesione e nga gjithe snset e tjera. E bukura qe ta ndjen shpirti eshte po aq e bukur sa ajo qe ta shikon syri.


Me kujtohet kur kam pare nje pikture nga seria Farm Street te Robert Natkin (qe se gjej dot ne internet), me eshte mbajtur fryma per nje moment, e kam ndjere ate boshllekun ne fund te stomakut qe njerzit ndiejne kur jane ne rollercoaster ose kur bien ne dashuri :tipsy: . Magical!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

Me te than te drejten,nuk me pelqen HIQ arti abstrakt!!!Mandej,kur asht qujt art edhe abstraktsionizmi,asht nji nen-teme /pf/images/graemlins/wink.gif e artit,kjo po,sidomos kur ja nxjerrin bitht nji femne ka kryt ,e kryt ka kamt,uuuuuuu nuk ke qa me pa/kuptu ma,kyt un e quaj masakrim ne menyren abstrakte.Kush e shpiku i pari artin abstrakt????? :tipsy:
 

zog

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb]
arti abstract (ne kte rast ai i piktures) asht nje nder artet qe `konkretizon`ndienjen, dhe i jep nje mundesi me te hapur/tolerante diskutimit, nuk dua te them me kte, se eshte ma i `miri`, asht thjesht preferenca ime!
[/qb]
une them porno e stimulon ndjenjen me shume.............eshte preferenca e ime.

e po masnej......do thoni ju......bile mund ta mendoj dhe vete......dhe pikerisht ketu fillon çeshtja.
 

zog

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

jo jo, thelbi ishte tek " e po pastaj", sepse qe diçka te jete e drejte duhet te jete universale, dmth duhet ti lidhe njerezit ne nje fare menyre, neqofte se ti pelqen diçka specifike, une po ashtu, nje tjeter njesoj, pa i lidhur pelqimet tona asnje pike e perbashket, atehere ajo çfare pelqejme mbetet specifike e jona per rrjedhoje e vdekshme bashke me ne.

ndersa verejme se arti i madh, eshte universal, kjo veti e ben ti rrezistoje kohes, mos te kete vdekje, dhe te jete i pelqyer GJITHNJE e nga shume gjenerata.

ne te gjitha koherat, te gjithe piktoret jane munduar te gjejne PRERJEN E ARTE, kujto ate figuren e famshme te Da Vinçit me ate njeriun me krahe te hapura te lidhura nga nje rreth, nje katror e shume drejteza. pikerisht prerjen e pelqyer UNANIMISHT nga te gjithe.

pak a shume si ne matematike 2 + 2 = 4, e cila ka nje vlere te pranuar nga te gjithe.

prandaj nje piktor nje dite me tha; arti eshte shkence e sakte, dmth ajo qe eshte e bukur per ty, duhet te jete patjeter e bukur edhe per mua, ose ndryshe njeri nga ne eshte ne gabim.

kjo do te thote, nga te gjitha pikturat e prezantuara ketu vetem ajo qe na LIDH te dyve, eshte me te vertet e BUKUR, pra universale.

per ta perforcuar kete qe shtrova shih nje shprehje te bukur nga ajnshtajni: kur nje ekuacion matematik nuk eshte i BUKUR ai nuk eshte i drejte.

ngaqe ajnshtajni kur shkruante diçka ne tabele me shkumes kur kjo nuk i dukej e bukur e fshinte pa u munduar fare ta zgjidhte, ngaqe sipas tij ishte e pazgjithshme, pra shtruar gabim.
 

bebi

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

fillimisht postuar nga zog
arti eshte shkence e sakte, dmth ajo qe eshte e bukur per ty, duhet te jete patjeter e bukur edhe per mua, ose ndryshe njeri nga ne eshte ne gabim
shume e vertete. jam dakort me pjesen ne italic (pjerrtazi), por jo me vazhdimin.
jo te gjithe e gjykojne te sakten me te njejten sasi saktesie, e mbasi kena t'bajme me saktsi VIZIVE, dmth me shijen e njerzve, nuk mundena me than se dikush e ka gabim, thjesht, ka shije jo dhe aq te mire dhe nivel ma te dobet gjykimi.
gabimi mundet me qendru tek zhdervillimi i narratives por kurrsesi tek gjykimi.

shija ne art percakton shum gjana tek personi /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

fjala "gabim" (perdorimi im) eshte metafore, pra jo se meriton burgun ngaqe je ne gabim. duke qene gabim fare mire mund te jetosh deri ne vdekje (bile dhe pa dit qe 2+2=4). ideja e tokes se rrafshte (nje gabim) nuk i pengoi te vjetrit te jetonin te lumtur, te krijonin kryevepra te artit e letersise, etj.

pra..........

tjeter kund qellova. fjala ishte me shume tek vepra. psh ti pelqen diçka, e une diçka tjeter.........po pastaj (éternel question)......a mund te themi se keto dy vepra kane te NJEJTEN VLERE. pra te dy gjykimet tona jane te drejta.

neqofte se ti nuk e pelqen mona lizen , çfare humb ajo? (tablloja).......po ti?

kush humb me shume?

ketu ishte çeshtja.


ps; sa me e madhe te jete perpjekja, aq me e madhe behet vepra, aq me shume i rreziston kohes ajo.
 

bebi

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

zog, sa te lezetshme e zgjedh menyren me ra dakort me tjetrin, pa kundershtu vedin por thjesht tuj ken ne paradoks me kete te fundit. /pf/images/graemlins/tongue.gif
ma siper ishe ma i ashper me shijen e te tjerve, ma poshte ke perdor perkdhelje angleze. /pf/images/graemlins/laugh.gif
un tek e fundit jam dakort, edhe pse zakonisht diskutoj edhe e baj te madhe gjane kur bahen cilsime e zgjedhje t'gabume (jam shum kritike me opinionet ne art).
gjithsesi, postimi jot te cilin e kam citu pjeserisht asht bajagi korrekt.
ke fillu me lujt poker qe te asht zbut dora? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

Nigjo,arti abstrakt asht dicka abstrakte /pf/images/graemlins/laugh.gif ,dhe kuptohet vetem prej njerezve abstrakt /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nella

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

Fillimisht postuar nga Nelk@:<br />[qb]
Problemi me artistet eshte se jane largpames, e vetem 2-3 gjenerata me vone, fillojne njerezit te kuptojne magjine e tyre, ne kohe te vete s'ja varr njeri qurret. Dhashte zoti mos qensha une qe ta ve kufirin tek thana e te privoj femijet a niperit e mbesat e mija nga puna e dikujt qe mund ti fale kaq kenaqesi e stimulim. [/qb]
Nelke, nuk eshte fjala per te privuar dikujt artin. E merr me mend se c'mund te ishte nje bote me Mendelejeve dhe Ajshtajne? Nje cmendine e vertete! E njejta gje mund te thuhet dhe per artin; nje bote me Picasso apo Da Vince do te ishte sketerre. E kam fjalen, edhe arti superior dhe ai i dobet jane te domosdoshem.

Jo te gjithe artistet jane largpames, dhe jo te gjitheve u njihet puna pas disa gjeneratave. Largpames jane vetem GJENITE dhe keta jane me kokrra, ndersa artistet me miliona. Psh, Mikelanxhelos nuk ju deshen gjeneratat hic, se si atehere edhe sot e kesaj dite, kritiket i referohen artit te tij me nje fjale te vetme - TERRIBILITA!

Kur per here te pare u ndertuan gradacielat, njerezia mendoi se ishin te shemtuara. Sot, keto vazhdojne te ndertohen dhe konsiderohen si te bukura. Pse? Sepse shumica e njerezve PRETENDON se pelqen dicka (dmth shkon me turmen)dhe kjo ndodh shpesh me artin, se po te ishte ndryshe, ende do te ndertoheshin ndertesa ne stilin e Brunelleschit.

Tani vertet e pati thene ai Irlandezi qe bukuria eshte ne syte qe e shikojne, por ai tha edhe ate tjetren qe "ai qe nuk gjykon sipas aparences eshte budalla" dhe me kete ja beri gropen arsyes racionale. Dua te them, qe te ta pelqeje mendja, duhet me pare te ta pelqeje syri, pasi tek njeriu ndjesia eshte me e forte se arsyeja, me karnale.

Ishte thjesht bindja ime qe greket e lashte kishin zbuluar sekretin e te bukures (nese do ta quaja keshtu) i cili qendron ne balancen midis arsyes dhe ndjenjes. Gjithsesi, une nuk mund ta mohoj qe c'do rryme ka origjinalitetin e vet, si dhe bukurine e vet.
 

zog

Primus registratum
Re: Arti abstrakt!

nuk pelqen syri, pelqen mendja. popullore /pf/images/graemlins/laugh.gif

zemra e artistit eshte ne koke. wilde.
 
Top