Aparatet fotografik dixhital

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

:thumbsup: Faleminderit per sqarimin por ishte thjeshte gabim DREJTESHKRIMOR dhe jo "DREJTEKUPTIMOR" :thumbsup:
E rendesishme eshte te qendrojme ne temen e APARATEVE DIXHITALE...
 

Dua

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Ne krahasim me Canon dhe Nikon, Olympus ka me shume zhurme ne fotot e veta.

O Drini cfare quan 'zhurme' ne fotografi? Paqartesine ne foto? :rolleyes:


D.
 

DriniS

Ecejak
Re: Aparatet fotografik dixhital

Zhurme = noise

Nje fotografi me 'zhurme' ndodhet ketu (1.7 MB madhesi)
Ky fenomen ndodh zakonisht me Iso te larte dhe ne ambjente ose pjese objektesh me pak drite.

Olympus e ka nje mundesi te Noise Reduction brenda ne aparat, por ndonjehere une refuzoj ta perdor per shkak se merr shume kohe ne procesimin e fotografise se shkrepur, duke me lene te pres disa sekonda perpara se te bej shkrepjen e rradhes.

Nje nga arsyet e forta pse me pelqen ta mbaj Olympus C740 qe kam, eshte per faktin se mund te fotografoj gjera te vogla me goxha madhesi nga nje distance e konsiderueshme.
Fotot e meposhtme i kam marre nga nje videoklip qe bera per te regjistruar levizjet e merimanges pasi kishte kapur prene e saj (nje insekt) ne rrjeten e vet.
Videoklipi vete eshte 11 MB ndaj nuk e pashe te arsyeshme ta vija ne web.

merimanga1.jpg


merimanga2.jpg


merimanga3.jpg


Fotot e mesiperme jane marre nga videoklipi me 320*240 15fps, ndaj dhe nuk jane shume te pastra, nderkohe nje nga fotografite 2048*1536 e prere per te treguar qartesine me Macro Lens eshte bashkangjitur meposhte.
merimanga4.jpg



P.S. Blendi, na trego pershtypjet e Panasonic. Me pelqeu qe mund te komandosh fokusin nepermjet unazes prane lentes. Ofron mundesi per ti vendosur lente te tjera shtese?
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Aparatet fotografik dixhital

di ndonjeri ku mund te gjej nje SONY CYBERSHOT (cfaredo model) ne Tirane me cmim te pranueshem /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Nga kontaktet e punes qe kam patur para se te vija ne Amerike,mendoj se paisje dixhitale fotografike,(por jo vetem te tilla),mendoj se mund te gjesh ne Tirane Ne Foto KUMI qe ndodhet tek ish blloku perballe zyres konsullore Kanadeze dhe mbrapa 15-katshit ne rrugen e trenit(emri dyqanit spo me kujtohet per momentin).
Por duke i njohur mire,mendoj se cmimet duhet ti kene shum-shum te kripura...
 

Dua

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Drini, fotoja nuk me hapet, por me sa kuptova e ke fjalen per pakjartesine ne foto.


D.
 

DriniS

Ecejak
Re: Aparatet fotografik dixhital

Dua, flas per pixels qe nuk jane ne realitet dhe qe aparati i krijon. Ato jane zhurme, dhe jo keqfokusimi i nje pjese te objektit. Kur televizori nuk kap nje stacion mire me vale, dalin 'mizat', dhe keto 'miza' quhen zhurme ne anglisht. Fotografia e pare qe kam postuar ne kete faqe, tregon ca miza djathtas, pavaresisht se petalet jane jashte fokusi ne ate pjese te fotos. Keto miza perseriten ne cdo vend ku ka pak drite.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Zhurma Në Fotografi
Shpjegim i thjeshtë i shkakut

Tek kjo faqe http://www.dpreview.com/reviews/sigmasd10/page13.asp mund të shihni një ilustrim të mirë të zhurmës.

10d_iso3200.jpg

Në realitet drejtkëndëshat e fotografuar këtu janë njëngjyrësh (i kuq, jeshil, blu), ndërsa në foto kanë dalë me njolla.

Siç tha Drini, zhurma është më shumë problem kur po përdor ISO të lartë. Siç thuhet në faqen e mësipërme, në aparatet dixhitalë ISO rritet 'duke i ngritur zërin' përforcuesit të sinjalit që vjen nga sensori fotografik (CCD në shumicën e aparateve, CMOS në një numër të vogël).

Po e zëmë se fotografon një sipërfaqe njëngjyrëshe blu. Teorikisht sinjali i matur nga aparati duhet të jetë (0,0,x) (zero për ngjyrën e kuqe, zero për jeshilen, një vlerë e madhe për blunë).

Praktikisht ke gjithmonë devijime dhe sinjali do jetë (3,5,x) në një pikë, (7,2,x) në një pikë tjetër, e kështu me radhë. Kur ke shumë dritë, vlera e x-it është e madhe (3-byte number, maximum value 16 777 215) dhe këto nuk prishin punë. Kur ke pak dritë vlera e iksit është shumë herë më e vogël. Që ta rritësh vlerën detyrohesh të përdorësh ISO më të lartë; me fjalë të tjera e shumëzon sinjalin me një numër. Sa më e lartë ISO, aq më i madh shumëzuesi, aq më shumë mundësi ka që të përfundosh me tre vlera të larta. Kështu krijohet zhurma.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Tek dpreview.com ke një analizë me shumë hollësi të Sony DSC-F828. Më shumë përshtypje më bënë faqet 16, 19, dhe 20.
http://www.dpreview.com/reviews/sonydscf828/page16.asp
http://www.dpreview.com/reviews/sonydscf828/page19.asp
http://www.dpreview.com/reviews/sonydscf828/page20.asp

Nuk është aparat i keq, po për atë çmim mund të marrësh një më të mirë, për shembull Canon EOS-300D. http://www.dpreview.com/reviews/specs/Canon/canon_eos300d.asp
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

tek ato shpjegimet për zhurmën më sipër vlera maksimale e x-it është gabim; shumica e aparateve përdorin 1 oktet (byte) për çdo ngjyrë... duhet të thoja 255, jo 16 milionë e ca; numri bëhet tre oktete në (24-bit truecolor) kur shton informacion për dy ngjyrat e tjera
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Drini:
P.S. Blendi, na trego pershtypjet e Panasonic. Me pelqeu qe mund te komandosh fokusin nepermjet unazes prane lentes. Ofron mundesi per ti vendosur lente te tjera shtese
.............

Tek tema e fotove spontane kam vendosur disa foto qe bera me Panasonic fz10

Ketu po ve nja dy ng ato, jane te paprekura me photoshop.
Perdorimi eshte goxha i thjeshte, nuk koklavitesh teper ne menu. Fokusi manual arrin shpejt dhe kollaj. Me pelqen sh. thellesia e fotove me aperture te llogaritur. Lentia Leica lejon sh. drite.
Aparati vjen me nje hood qe ndihmon ne ditet me diell te forte. Ky hood lejon te montosh macro/micro lente dhe filtra.

Ngjyrat me pelqyen goxha, kam karte 256 qe nxe plot ne format te madh.
patat.jpg



Macromode eshte sh e mire, afrohesh deri ne 4-5 cm.
tastiera.jpg


egjypt.jpg
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Blendi, me fal se ndoshta pyetja e ime nuk ishte formuluar drejte. Une nuk e kisha fjalen per aparatin qe jane realizuar fotot, por per autorin e fotove qe ju postuat...?
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

A ka ndonji ekspozite arkeologjike me objekte nga Egjipti i lashte ne kete kohe ne Massachusetts apo ke qene ne Egjipt per pushime??
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Keto fot jane bere ne pavjonin e Egjiptit ne Metropolitan Museum of Art (NYC) ku ka nje pavion qe duhet nje jave e tere ta shijosh me imtesi. Kalova 4 ore atje dhe nuk pash as 1/10 me kujdesin qe do kisha deshiruar. ia vlen patjeter nese ke pasion si une, Egjiptin e lashte.
 
Top