Aparatet fotografik dixhital

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Drini,

Ke kontrolluar për ndonjë 'firmware update' të C740Z? Ndoshta i kanë ndrequer ato problemet që thua.

Në lidhje me fotot e shpejta për të kapur foton në sekondën e duhur më ka hyrë në punë 'rapid shoot mode' me blic të fikur. Nxjerr të paktën 2 foto në sekondë dhe nuk mendohet aq shumë.

G5 është modeli pasardhës i G3 që kam unë. (G4 nuk u përdor si emër se numri katër tingëllon si fjala vdekje në kinezçe.) Nuk e bleva sepse ka të njëjtin sensor drite si G3, po e kanë ndarë në 5 milionë elementë. Në pamje të parë kjo është 25% më shumë sesa 4 milionë elementët e G3, po çdo element është më i vogël dhe humbet pak më shumë sipërfaqe në ndarjet midis elementëve. Si përfundim, informacioni i kapur është vetëm 10-15% më shumë se G3 dhe mendova se nuk ia vlente të pagoja 120 dollarë më shumë për këtë diferencë.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

'digital zoom' e kam fikur fare në aparatin tim

Kur përdor 'digital zoom', aparati ruan në fotografi vetëm një pjesë të dritës që bie në sensor. Për shembull, ke një aparat 2 megapiksel (nxjerr foton 1600x1200). Kur i afrohesh me digital zoom 2.5X, aparati do ruajë vetëm 640x480 në qendër të fotografisë, dhe këto do i përpunojë që të duken më mirë.

Përpunimi bëhet më i saktë në kompjuter ku ke proçesor më të shpejtë dhe programe me më shumë aftësi, prandaj për mendimin tim nuk ia vlen të lësh aparatin ta përpunojë.

Digital zoom ka vetëm dy përfitime:
1) në disa raste, digital zoom lejon aparatin të qartësojë mjegullën e shkaktuar nga lëvizja e ajrit të nxehtë ("heat haze"), gjë bëhet me më pak cilësi më vonë në kompjuter
2)kursen vendin në memorje se nuk po ruan informacion që s'të duhet (po ndoshta të duhet, gjërat duken ndryshe në ekran të madh)
 

Mark

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Shife pak kete. Une jam Fan i Minoltas dhe aparatin 35mm e kam Minolta.

Anti Shake eshte njera prej vecorive qe duhet pare me kujdes.
MINOLTA MOVIE
Features
• 8MP, 2/3-type interlace scan CCD for highest image quality
• 7x optical/2x digital zoom, apochromatic f/2.8-3.5 lens (28-200mm equivalent)
• Super-fine .44" electronic color LCD viewfinder and 1.8" TFT color LCD monitor
• Advanced anti-shake system and 3D predictive focus control with subject tracking
• CxProcess II technology and advanced LSI circuit that optimize essential image qualities
B0001G6UAW.16._SCLZZZZZZZ_.jpg
 

renea

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Si pas jush ,a ja vlen c-750 apo ka te njejtat problem dhe si c740 ?
 

DriniS

Ecejak
Re: Aparatet fotografik dixhital

Renea, te jete per mua, ja vlen. Sikur te kisha njeri qe t'ia shisja kete qe kam, do merrja c750 ose c765.

Mos u dekurajo nga ato qe te shkruaj une, cdo aparat ka te mirat dhe te keqijat e veta. Sigurohu qe kur ta blesh, porosit dhe nje karte xD 256MB ose 512 MB. Keshtu mund te shkrepesh fotot me rezolucionin me te larte dhe prape te kesh plot vend per foto te tjera.


Darien, firmware update per C740 eshte vetem PictBridge, per stampim nga aparati drejt e ne printer. Sa per shpejtesi midis fotografimit, perdor sequence mode qe me lejon 11-12 foto derisa zihet buffer memory. Ceshtja ishte se kur te del dicka perpara dhe eshte dicka ne levizje, normal qe duhet kohe sa te behet gati aparati qe te fillosh fotografimin, kur e ke patur brenda ne cante.

d
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

asaj s'ke ç'i bën Drini, aparatin gjithmonë gati s'e mban dot; do jetë ndonjëherë në çantë kur do doje ta kishe në dorë - edhe me aparatin me film më ka ndodhur
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Pavaresisht se cfare planifikoni te blini, Aparat Dixhital apo Kamera mos u mashtroni nga "Digital Zoom" e cila eshte nje menyre per ta bere me interesante paisjen e per ta shitur.
Zoom-i Dixhital eshte vetem nje interpolim artificial pa asnje vlere praktike per ato qe kerkojne cilesi.
Gjithmone duhet te kerkoni se sa eshte vlera OPTIKE e objektivit apo e Zoom-it, pavaresisht se ne paisjet e "lira" lentet mund te jene plastike, qe gjithsesi jane eshte me mira se zoom-i dixhital.
Nje keshille per problemet me Whithe Balance.Mund te zgjidhet shume thjeshte me nje metode "antike",duke mbajtur ne qanten e aparatit nje karton te bardhe.Shtypeni shkrepesin e aparatit ne gjysem sa per te aktivizuar ekspozimetrin e paisjes dhe jeni "OK".Per kamerat ju duhet te ndezni kameren ne Camera Mode dhe te ekpozoni kartonin perballe objektivit te Kameras sa nderroni ambient.
Sa per shpejtesine e pergatitjes se aparatit dixhital per pune ajo eshte ceshtje e prodhuesit se ske cfare i ben.E vetmja kompani qe e ka shkurtuar kohen ne zero virtuale eshte Nikon me prodhimin e fundit Nikon D70,dhe nga ekperienca qe kam me te mendoj se eshte reale dhe jo spekullim.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Kam krahasuar te dhenat e disa kamerave qe jane ne te njejten grup cmimesh. Me sakte
Olympus C750 UZ, Fujifilm S5000, dhe Minolta DiMage Z2. Fuji e humb davane heret, duke filluar qe nga MegaPixels; 3.2 krahasuar me 4.2 dhe 4.22.

Kane qe te tre 10X Optical Zoom. /pf/images/graemlins/wink.gif

Krahasimi side by side gjendet ketu:

http://www.shopping.com/xSBS-Digital_Cameras~PG-1~NCP-3~PRDLT-20700855-20983318-21884343


Me fort konkurojne Olympus dhe Minolta. Olympus ka epersine e nje trupi metalik ndersa Minolta eshte plastike e argjendte, e meta e vetme e C-750 ne krahasim me Dimage Z2 ishte qe nuk ka Self Timer. Pra duhet te kesh dike qe t'a shkrepe gjithmone, dhe une personalisht e perdor Selftimer shpesh.

z2-frontleft.jpg
olympus_camedia_c750.jpg
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Nje faqe tjeter thote se C-750 ne fakt ka Self Timer. ? Shpresoj te kete, por konsideroni dhe Minolta, une kam eksperienca te shkeqlyera me kete aparat dhe per 35 mm perdor vetem Maxxum htsi plus.
401buyers.11.jpg
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Nuk e kisha parë këtë modelin Z2 të Minoltës. Kur po shikoja për vete vjet, mendova të bleja Z1 dhe arsyeja kryesore që nuk e doja ishte preferenca ime për CompactFlash.

renea,
po nuk pate blerë akoma, hidhi një sy, ndoshta të pëlqen më shumë se C-750


një rekomandim i përgjithshëm
çfarëdo aparati të bleni, mundohuni të gjeni një dyqan lokal dhe ta shikoni, ta mbani në duar; ndonjëherë habitesh sa ndryshim ka nga ideja që krijon vetëm duke e studiuar 'online'; s'është e thënë ta blesh atje, mjafton ta shikosh një herë
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Ishte pak e cuditshme te zbuloja pasi shkrova keto postimet me lart se edhe Steve nga "Steve's Digicamereas" i vendos shume afer njera tjetres.

Deshiroj te di edhe mendimet e disave prej jush mbi kete model. Drini ty si te duket?
Cmimi lekundet midis $ 330 - $400

STEVE'S THOROUGH REVIEW
z2_c750.jpg

The DiMAGE Z2 and the Olympus C-750 Ultra Zoom, both are 10x and 4.0 megapixel.

Me pelqen gjithashtu ndertimi futurist i Z2. Ata qe e perdorin gjithmone theksojne se eshte nj nga kamerat me te kollajta per tu perdorur, ndersa Minolta mburret se eshte kamera me fokusimin me te shpejte dhe te zgjuar qe egziston. pra ndihmon per ato mementet e vecanta qe kalojne shpejt. Per sa i takon filmit, Z2 eshte e vetmja qe ofron mundesine te xhirosh 800X600, pra me ekran te plote per ata qe zgjedhin 800X600 si display settings.

z2_back.jpg
z2_top.jpg


DiMAGE Z2 Features:
10x Mega-zoom (38-380mm coverage) with high-speed autofocus and Super Macro
4.0 megapixel imager for images up to 2272 x 1704 pixels
1.5-inch color LCD with 113,000 pixels
Color eyelevel viewfinder with 98% coverage
Ultra High Speed 1280x960 capture at 10fps
Program AE with Shift, Aperture priority, Shutter priority and Manual exposure modes
Shutter speeds from 15 seconds to 1/1000 in Shutter priority and Manual exposures modes
Digital Program modes: portrait, sports, night portrait and sunset
Multi-segment, center-weighted and spot metering modes
640x480 and 320x240 motion video at 30fps with audio, length limited only by SD card capacity
World's first 800x600 SVGA motion video at 15fps with audio
Automatic noise-reduction for one second or longer exposures
5 white-balance settings including custom settings
Digital Effects Control for contrast and sharpness
Color modes: Natural, Vivid, B&W, Sepia
ISO Sensitivity: Auto, 50, 100, 200, and 400 equivalents
Flash shoe for Minolta external speedlights
Playback/QuickView with histogram feature
Data imprinting that records date, time and descriptive information on an image.
Powered by four standard AA type batteries
USB connectivity for Windows and Mac OSX
PictBridge, Exif Print, and Epson PRINT Image Matching II compatible
 

DriniS

Ecejak
Re: Aparatet fotografik dixhital

Blendi, C-750 duhet ta kete se s'ben self-timer perderisa C-740 i im e ka dhe eshte me i vjeter.
Selftimer eshte 12 sekonda (me duket se mund ta kthesh dhe ne 2 po nuk jam i sigurte pasi s'e kam kontrolluar ne manual).
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

E ka, e pash ne nje fotografi qe e kishte butonin. Ia kishin fut kot ata tek shopping.com

Shife pak Review'n e Steve's Digcams per Minolta Dimage z2. Looks so good, po lepij buzet. /pf/images/graemlins/tongue.gif
DiMage Z2
 

DriniS

Ecejak
Re: Aparatet fotografik dixhital

Po shikoja specifikimet e Minolta Z2 dhe shume gjera i gjen njesoj dhe tek C750. Kjo e filmit eshte dicka plus per formatin 640*480 kur Olympus e ka 320*240 per 30 fps.

Me ate qe shoh nga fotografite, me duket se lentet e te dyja aparateve jane shume te ngjashme, per te mos thene identike. Do ishte me e besueshem akoma nese do kishin te njejtin grup thjerrezash brenda. Arsye te tjera qe me bejne ta mendoj kete nuk eshte vetem 10x optical zoom por edhe mundesia per "Super"-macro dhe jo thjesht Macro. Do me pelqente ta provoja per ca kohe Dimage Z2 per te pare sa e qendrueshme eshte ne noise reduction. Me intereson dhe fakti qe paska autofokus te shpejte per rastet e papritura kur nuk ke kohe te perdoresh manual settings.

Blendi perpara se ta blesh, shih nese ka edhe pjese shtese qe mund ti blesh gjithashtu. Flas per lente per makro, wide angle apo tele lens.
Une per vete pata prish 500$ per C-740 dhe cmimet tani jane kaq poshte...(*sniff*)
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Paul ke t'drejte. Ata e kishin vene N/A, ishte e cuditshme.

Per Z2 po shikoja se si ka nje 0.75 wide converter lens, qe shton kapjen e kendit te gjere deri ne 28 mm. Lentja ka dhe fileto per te shtuar te tjera, POR nuk eshte e stabilizuar ndaj per ta perdorur tamam duhet te kesh nej tripod ose te pakten nje nga ata monopodet qe jane si bastun gjyshi ne miniature.

per punen e shpejtesise drino. Nga momenti kur shtyp POWER per ta ndezur deri sa shkrep foton e pare kalojne vetem 2.7 sekonda, shumica e te cilave eshte per te hapur zoomin. Shpejt me duket.
me pelqen edhe nje feature qe queht Exposure Bracketing cka do te thote qe aparati mund te shkrepe deri ne 5 foto te njepasnjeshme duke ndryshuar aperture, pastaj ti zgjedh aperturen me te arritur.
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Ke te drejte. Ndodh qe "N/A" ta perdorin edhe kur mungon edhe kur nuk kane informacionin e duhur.
Meqe qenke edhe ne Massachusetts.sa per aparat bombe me reth 400$ mbas rebat-it ke ne kete kohe oferte per Fuji S7000. 12 megapiksel plus pa limit movie ne vartesi te kartes qe perdor.Per me shum informacion ke nje shokun tim qe sapo e ka ble dhe eshte shume i kenaqur,edhe ai ne Boston(altinluli@yahoo.com)
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Aparatet si tennologji kane mundesine e Self timer dhe te remote control,por vete paisja e remotes mund te jete optional e duhet te blihet ne vehte
 
Top