Aparatet fotografik dixhital

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Njeri nga aparatete rinj qe ka hyre ne treg para pak kohesh eshte
SONY Cybershot DSC W1
E kam perdorur per prove dhe them se eshte i shkelqyer. Eshte nje nga aparatet "mini", jo me i madh se nje pakete cigaresh dhe ofron kontrroll te plote manual dhe macro mode.

Argjend
02.jpg


I zi
06.jpg



E vecanta me e madhe DSC-W1 eshte ekrani "gjigand" po ta krahasosh me kamera te te njejtit nivel. Eshte Plot 2.5 inch, ekrani me i madh i deritanishem per nje kamera dixhitale. Cmimi rreth 320 USD.
04.jpg

07.jpg
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Aparatet fotografik dixhital

sonydscp100.jpg


Ky eshte aparati im, por i kuq /pf/images/graemlins/tongue.gif . Shume praktik, i pajisur me nje memory stick 256MB - qe do te thote foto pa fund - dhe bateri litium deri 3 ore pune...

Eshte aparati me "profesional" per nje "amator" /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Hi mjeshtra te dixhitaleve :)

Kam ne plan qe te marr nje aparat dixhital,tani qejfi ma ka 4 mega pixel....
Do u dija shume per nder nqs do me keshillonit ndonje mundesisht te shoqeruar me link.

Thnx

p.s mundesisht cmimi te mos e kaloj 400 :)
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Mr AMD vizito kete faqe
http://www.steves-digicams.com/hardware_reviews.html

STEVE'S DIGICAMS ka pershkrimet me te plota per te gjitha kamerat ne treg. Do e gjesh faqen shume informative.

Po te me pyesje mua personalisht do te te thoja se SONY DSC W1 ofron vleren me te mire per leket e shpenzuara.
Ver re dicka. Madhesia e ekranit nga prapa eshte e pamohueshme. Nej ekran i vogel (1 inch) sic ofrojne shumica nuk ben derman. Si do mund te kompozosh nje fotografi te rregullt me nje ekran piciruk??

Ekrani i DSC W1 eshte 2.5 inch dhe aparati pervec kesaj ofron perdorim manual pervec atij Automatik. kjo do te te lejoje te behesh me krijues me aparatin tend.


Krahaso pak me sy:
07.jpg


a340_back.jpg
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Thnx Blendi megjithe mend qenka nam si aparat,qenka dhe 5 mega pixel...tani nje pyejte kisha une,mos eshte lire 300$ per nje aparat si ky me 5 mega pixel?Si shume lire me duket,kisha iden se do kushtonte me shume....nejse megjithate thnx


Tani me qe jam ketu kisha dhe nje pyetje tjeter :)...me duhet dhe nje kamera dixhitale nga ato te voglat fare po s'ja kam iden se care te marr...ndonje ide?Qejfi ma kishte ndonje Sony por te gjitha qe kam pare karakteristikat afersisht te gjitha te njejta i kane por cmimet ndryshojne shume deri ne 200$ diference
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Cmimi i nje DSC W1 ne dyqan varion midis 329 deri 369 dollare amerikane. Kamerat dixhitale nxjerrin modele te reja vazhdimisht ndaj dhe cmimet ne Amerike bien gati nje here ne muaj.
DSC W1 ofron vleren me te mire per parate e shpenzuara. Nuk ka asnje difekt serioz apo difekt te perhapur te raportuar nga konsumatoret. Pra beso ne cilesine e emrit SONY.

Per sa i perket aparateve te vegjel. Canon Digital Elph eshte njeri nga me te vegjlit qe egziston. CASIO dhe PENTAX gjithashtu prodhojne aparate mini te cilesise se larte.
z4_s4.jpg


Aparatet Exilim qe prodhon Casio jane akoma me te vegjel se aparatet Elph te Canon me thuajse te njejtet parametra cilesore. Cmimi varion nga $250 ne $400. Kij parasysh qe mund te hasesh disa aparate te vegjel qe kushtojne rreth $30/40. Keta aparate me emra te panjohur jane te nje cilesie teper te dobet dhe shkrepin foto te turbullta, te harrueshme dhe nuk kane fare ekran nga pas.
z3_inhand.jpg
sd300_size.jpg

Sic e sheh nga fotografia me poshte. Te gjithe prodhuesit jane orientuar drejt zmadhimit te ekranit dhe ruajtjes se nje peshe te vogel. Shiko si ka evoluar Canon Powershot Elph nga SD200 ne SD300.
sd300_s410_back.jpg
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Blendi thnx lal por kur thoja per kamera dixhitale te vogla nenkuptoja te ketij llojit
C925-1144.jpg


Digital Video Cameras (DV)


kurse per sa i perket aparatit them te marr kete DSC-W1 qe me the ti,keto dite e pashe dhe aparatin dhe fotot e bere nga ai dhe mu duken shume mire...

Thnx dhe njeher
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Eshte ngase ne Amerike me Digital Camera nenkuptojme Aparatin Fotografik dixhital. S'eshte faji yt, mua me ndodh te ngaterrohem shpesh. Nga Video Camerat *(Camcorders)* nuk marr vesh fort por mendoj se www.camcorderinfo.com do te te ndihmoje.
 

giapar

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Me ka dalur mundesia per te marre kete aparat fotografik. kodak dx6490
dx6490_270x189.jpg


Kam nje njohuri te pergjitheshme lidhur makinave fotografike, nese ndonjeri ka me shume eksperinece cmund te me thote per karakteristikat e kesaj makine! linku eshte ky.
 

zog

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

varet sa e merr, çmimi eshte kryesori.

po te ishte per mu, nuk do ta deshiroja nje model te tille, sepse ai s'eshte as i vogel e as i madh.

dhe nuk ka me keq kur je i mesem /pf/images/graemlins/laugh.gif

jo jo ta kam fjalen ai nuk eshte aq i madh sa duhet, po deshe te "dukesh" ose te besh foto profesionistesh.

por nuk eshte as aq i vogel sa duhet, per te bere foto diskrete pra pa rene ne sy te "viktimave". /pf/images/graemlins/laugh.gif

megjth siç e thashe varet e gjitha tek çmimi.

sa ta kan ofru ?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Ne fakt jo gjitcka varet tek cmimi, me mire na thuaj me pare se cfare deshiron ti te besh me aparatin tend dhe une do mundohm te te sugjeroj nje aparat te pershtatshem, me nje cmim te pershtatshem. Per se do ta perdoresh? Per kujtime personale, per pune, per art?

Sidoqofte 300 Euro jane shume per kete aparat. Te pakten per tregun Amerikan ku 300 Euro perkthehen sot per sot me $420. Me $420 mund te blesh ne SHBA nje aparat goxha me te mire se ky.
 

zog

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

per ça e do aparatin thote, po per foto per çfare tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif

pastaj kur thu s'eshte i mire, ku mbeshtetesh ?

ps; ne paret jane kryesorja, asgje tjeter. po t'ja kishin FAL (dhurate ene nje fik, e pranon ne mreti, thote poplli.)
ai djali s'do e merrte mundimin te pyeste ketu.
ndersa kur vjen puna me BLE, vijme verdalle e pysim gjithanej ngaqe nuk duam te zhgenjehemi mbrapa.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Dihet qe e do per te bere fotografi. /pf/images/graemlins/laugh.gif Por po te ishin nevojat njelloj do kishim ne shitje vetem nje model aparati per cdo njeri ne planet. Por eshte per shkak te nevojave te ndryshme qe kemi pastaj modele dhe cmime te ndryshem. :smash: :smash:

Ne rast se ai don te shkrepe fotografi per kujtime personale apo familjare ai nuk ka nevoje te shpenzoje 300 euro per nje aparat teper te sofistikuar. Ndoshta do i mjaftonte nje Kodak DX 4530 qe kushton rreth $160 ne SHBA, pra 260 dollare me pak.

kodak_dx4530.jpg
kodak_dx4530_docking.jpg


Kodak DX 4530 eshte nje prej aparateve me ekonomike ne treg, e pajisur me nje lente cilesore qe zmadhon Optik 3X dhe me 5.1 megapixels per cilesi teper te larte. Ky aparat eshte perfekt per dike me pak ose aspak eksperience dhe do t'ju lejoje te beni fotografi plot ngjyra dhe shume te qarta.

Sa per modelin tjeter. Nuk eshte aspak i keq. Por per 300 euro mund te gjesh aparat akoma me te mire se ky.
 

giapar

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Kerkoj dicka me teper se nje makine kompakte,doja te kaloja ne nje makine profesionale.
Blendi cmund te me keshillosh me ate cmim per nje makine me te mire?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Ky kushton tek 400/450 Euro.
NIKON COOLPIX 8800
10X Optical, 8 Megapixels
8800_front_blk.jpg


8800_chassis.jpg


8800_back.jpg
8800_back_closed.jpg


8800_side_lt.jpg
8800_top.jpg
 

giapar

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Blendi, ky eshte nje cmim dyqani apo e ke gjetur ne internet "shop"? Sidoqofte mua me pelqeu si makine dhe jam i interesuar.
 

giapar

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Blendi mund te biem dakort, nese vendos ta blej?
Per me teper informazione, shkembehemi me pm.
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

O mjeshtra siq ju kam thene dhe me perpara kam vendosur te marr nje kamera te tille
i
Sony ...tani kisha qejf qe dhe ta perdorja si kamera por ne te njejten kohe dhe te beja foto (kuptohet jo foto profesionale:)...po kerkoj nje kamera qe te kete te pakten 2 mega pixel per foto...

Care modeli Sony me keshilloni ju?

Thnx people
 
Top