Aparatet fotografik dixhital

renea

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Fillimisht postuar nga SkErDi:
[qb] e mora kete une :
S5000_l.jpg


/pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
sa kushtoi, nja $700 ?
 

^_^

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Duqi!

Shife car po nxjerr fuji , akoma nuk eshte hedh ne treg. http://www.fujifilm.com/JSP/fuji/epartners/ProductImage.jsp?WEBID=711071

Features:
APS size 12 megapixel (S-pixel: 6.45 million, R-pixel: 6.45 million) Super CCD SR sensor technology for high image quality with wide dynamic range
Produces 12.1 Million (4256 x 2848) recorded pixels or choice of (3024 x 2016), (2304 x 1536) and (1440x 960) pixels
Professional Digital SLR with durable polycarbonate body with F-mount lens fitting
Dual horizontal & vertical shutter release
Dual Slots for xD Picture Card and IBM Microdrive (CF II slot)
CCD-RAW, JPEG recording modes

s3.jpg
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Renea : 400 Eu ben me aksesoret minimale.

O Face : Po c'ta dua une ate mer bab? per ate pune qe e dua une ky s500 eshte yll fare. Keto qe thua ti jane per ty ishalla , per mu jo /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

ndersa une zgjodha ket, s'me ka ardh akoma :cry:
flip-d70.jpg
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Aparatet fotografik dixhital

pic19590.gif


Une kam marre ket gjene ketu... mendoj se per ato pak gjera qe me duhet mua eshte e mjaftueshme /pf/images/graemlins/smile.gif

• Resolution: 2048 x 1536 pixels
• Zoom: 5x digital zoom, continuous
Great shot-to-shot performance, easy to use: HP 3.1 effective MP digital camera with 5x digital zoom.
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

[/b]Pershendetje te gjitheve!
E shof se jeni te apasionuar pas Hi-Tech dhe me pelqen ky forum per Fotografine Digjitale ose me sakte Aparatat Digjitale.

E shoh se duke lundruar ne iternet ju shifni shume gjera,sepse qellimi i ketyre web siteve eshte qe te provokojne qe te blesh,prandaj them se duhet qe ta masni doren nese keto paisje i blini me PARATE TUAJA.Nuk e kam fjalen per ato qe jetojne ne Tirane dhe ja BLEN ZYRA KU PUNOJNE APO ATO QE JANE NE ANEN TJETER TE DETIT " E I GJEJNE POSHTE COLOSEUT /pf/images/graemlins/wink.gif RASTESISHT /pf/images/graemlins/wink.gif .

Nji aparat Digjital blihet ne funksion te perdorimit,nese eshte per hobby apo per pune,nese te duhet me rezolucion te larte apo te ulet,nese te duhet i shpejte apo normal,nese te duhet me funksione normale apo specifike,etj...por qe te gjitha ndikojne tek CMIMI.Konkluzionet nxirrni vete edhe pse dikush mund te thote erdhi te na jape leksion.

Mendoj se kur eshte per mire ndoshta edhe leksione mund te japesh, sepse jam nga ato qe kam perdorur dhe kam ne koleksionin tim qe nga LAICA screw,e vitit 1935(qe kushton edhe sot nder koleksioniste me shom se disa digjital te ri).serite Ruse te ngjashme,PRACTIKA e kohes se monizmit,ZENITH Ruse,NIKON-et e pare ne Shqiperi mbas atyre te ATSH,MINOX profesional"just" per 007 e deri tek "new age" NIKON D70 OUTFIT(nji nder 50 aparatet e para te shitura ne Michigan.
Faleminderit nese audienca i shef pozitivisht cfare shkruva me siper. Jam i gatshem sa here te keni nevoje,t'ju ndihmoj me ndonji keshille. [/b]
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Ti me pyet me Djallezi...
Por une po te pergjigjem si Mik...

Nese lexon shkrimin tim siper edhe ju keshilloj ,jo me vetveten,qe te bleni ne baze te nevojave te punes,dhe jo ne baze te hobby-t.

Une jam Fotograf Profesionist me se paku 23 vjet experience dhe duhet te kuptosh se vetem nje dasem per sezon po te kem, me nxjerre parate e gjysmes se aparateve qe mund te blej...OK

Por pelqej edhe koleksionizmin,por vec me aparatet klasik,mbasi "vererat e vjetra te shijojne"
 

renea

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Teo, na thuja dicka me teper per kameren qe perdor te lutem. Kam nje ketu, dhe eshte nja $300, si thua ja vlen si kamer, a kapen foto qarte etj. Gjera si keto
, flm
 

DriniS

Ecejak
Re: Aparatet fotografik dixhital

Iola, sa e more kete? Une kam Oly C740 UZ. Kam mangut mikrofonin, remote control dhe vendin e blicit te jashtem si dhe 800 KiloPixels ne krahasim me tenden /pf/images/graemlins/smile.gif .

Per karte, mos e co ndermend ta blesh ne Shqiperi. Me mire eshte ta blesh ne amerike, ti thuash dikujt nga keta te forumit qe do vije ne vere ne tirane, qe te bleje kete karte per ty dhe te ta jape kru te vije. Une 256 MB xD Picture Card e mora per 124$
 

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Drinis,me sa pashe nga kerkimi qe bera,digjitali juaj olympus c-740 nuk ka nevoje per softwar per procesimin e formatit RAW thjesht sepse aparati juaj nuk e posedon kete format por posedon vetem JPG dhe TIFF.
Nese ti e ke blere aparatin pa softwar-in origjinal atehere ti mund ta download-esh nga web-siti i olympusit:
www.olympusamerica.com/cpg_section/cpg_downloads.asp?Category=Digital+Camera&Product=909&O S=Win
Por nga eksperienca mendoj se per nevojat e tuaja eshte i mjaftueshem edhe formati JPG i cili te jep mundesi te shkruash me shum foto ne karte dhe suportohet nga shumica e programeve perpunuese grafike.Nese ke Photoshop ti mund te perdoresh edhe formatin TIFF,por duhet te kesh dicka parasysh se nese ti don ti stamposh ne dyqanet fotografike,atje nuk suportohet formatet RAW dhe TIFF por vetem JPG dhe jo file me te medha se 3000 e sa me 2000 e sa se per momentin nuk po me kujtohet saktesisht.

shpresoj qe te kem ndihmuar dhe jo te tekem krijuar me shum problem
 

TEO

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Per renean:
Renea mua me pelqen shume si kamera por per mendimin tim eshte overpriced. Por sidoqofte eshte e mire goxha. Do te te coj ca foto ti shohesh nqs do. Mua me pelqen se eshte e vogel si kamera dhe e fut tek xhepi kemishes e e marr me vete ne disko and stuff like that. Mund te gjesh aparat digital te te njejtes cilesi me cmim me te lire nga ndonje kompany tjeter por mua me pelqejne sony per vete dhe deri tani s'me kane zhgenjyer. c'do gje pak a shume Sony e kam:
Laptop(Vaio), PDA(Clie), Camcorder, digital camera, voice recorder etj... dhe me leverdis shume se komunikoj me memory sticks. Me pelqen gjithashtu qe fotot i shpeton direkt ne formatin jpg dhe s'kam nevoje te perdor ndonje program per ti kthyer ne formate qe dua une. Gjithashtu ke dhe movie mode te cilat i shpeton ne formatin MPG 640x480 me duket cilesia eshte perfekte dhe i fut drejt e ne computer. Jane cik te medhaja si files ama me duket se ishin 10 MB per 30 seconda a nje gje e tille. Nje funksion tjeter i aparatit eshte qe mund ta perdoresh si webcam. Une paskam vene foton gabim te kameres aty tani e pashe se kam 3.2 megapixels jo 5 megapixels. Per mendimin tim 3.2 eshte perfect s'ke nevoje te marresh 5 sepse dhe nje shoku im qe ka 5 mp e perdor vetem tek 3.2. Avantazhi i vetem i 5 mp eshte qe i nxjerr pak me te medhaja fotot por mua mu duk gje minimale qe t'ja vlente te harxhoja 100 dollare me teper.
Per momentin tek best buy ky aparati im modeli P8 eshte $279 dollare (jepnin dhe $25 gift card me te po ka mundesi te jete vetem ketu ne shtetin tim) por do te keshilloja nje memory stick 128 MB. Kjo vjen me 16 megs qe s'eshte gje fare, ajo 5 mp vjen me 32 megs qe dhe ajo s'eshte gje. Fotot qe bej une tani ne pergjithesi jane 1.1-1.3 MB si size ne formatin JPG. Dalin shume te medhaja ama 2000 x 1800 a nje gje e tille dhe mbasi i editoj me photoshop ne madhesine 800x600 dalin rreth 200-300 KB. Nejse e zeme sikur jane te gjitha 1.3 MB ne nje memory stick 128 MB ze 100 foto + nja 15 te tjera tek 16 MB vajten 115 foto. Nqs ti mendon se do besh me teper se 115 foto ne nje seance ate konsidero 256 MB ose 512 MB. Po s'te dolen as ato kane dale dhe 1 GB keto kohet e fundit qe jane sa qimet e kokes te shtrenjta. Mua per vete me del e me mjafton 128 MB ti bej si te duash
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

mua më ndihmoi shumë Digital Photography Review në zgjedhjen e aparatit që bleva vjet

i hidhni një sy po patët plan për të blerë http://www.dpreview.com/

aparati im:
Canon G3, 4 megapixel, 4x optical zoom
zakonisht mbaj me vete dy karta, 512MB dhe 256MB (CompactFlash); kam edhe origjinalen 32MB, po e përdor jashtëzakonisht rrallë

më pëlqen shumë, do vë ca fotografi të reja së shpejti -- meqenëse na ka ardh pranvera dhe kanë çelur lulet, besoj se do vë ca foto me atë temë
/pf/images/graemlins/smile.gif


Iola,

po deshe të bësh atë sugjerimin e Drinit, ta blej unë një kartë se janë më lirë këtu në Amerikë; në Shqipëri vij në 23 korrik


çmimet e kartave ndryshojnë shpesh, prandaj ia vlen të kontrolloni http://www.pricegrabber.com/ çdo ditë po patët plane për të blerë
 

renea

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

Teo faleminderit shume per shpejgimin e detajuar. PO kerkoj nje aparat dixhital qe ta perdor per faqet ne internet, keshtu qe po shikoj nje kamer qe kap imazhe te qarta, tipi i imazheve qe kap Drini.
Sasia e megapixel, tregon madhesine e fotos vetme apo dhe qartesine ?
Flm
 

Darien

Primus registratum
Re: Aparatet fotografik dixhital

renea,

Rezolucioni ai është, numri i pikselave (pixel = picture element); zakonisht, sa më i lartë rezolucioni, aq më shumë detaje mund të shihen në foto.

Nga ana tjetër, qartësia varet edhe nga fokusimi; aparatet dixhitale zakonisht nxjerrin fotografi të pastra dhe të qarta kur ke dritë të mirë. shumica e aparateve e nxjerrin fotografinë sikur të kishe film ISO 50, me ca përjashtime që përdorin ISO 100. Kam patur shumë raste që doja të nxirrja fotografi brenda dhe dilnin si të mjegulluara sepse nuk kishte dritë të mjaftueshme që të fokusohej mirë aparati. Duhet të ndryshoja nja-dy parametra që të qartësohej fotoja.

Në zgjedhjen e aparatit ka shumë rëndësi edhe për çfarë do e përdorësh. Unë zgjodha një që më jep më shumë mundësi për kontroll sepse dua të mësoj diçka për artin e fotografisë. Po mos ta kisha me aq qejf do kisha blerë një aparat me pothuajse të njëjtat aftësi, veçse të automatizuara, dhe do kurseja nja 100 dollarë.

Si mendon se do e përdorësh ti?
 
Top