Re: Ahmet Zogu tradhetar ?
Subject: Me rastin e 7 Prillit.........
Ketu me poshte do te gjeni skeden e A. Zogut, ashtu sic eshte botuar ne
Fjalorin enciklopedik te politikes. Eshte nje veshtrim personal mbi
(mbase) shqiptarin me te suksesshem te shekullit te kaluar.
Zogu Ahmet (1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit.
Pati funksione te ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne
fillim si minister i Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u
emerua kryeminister i vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita
e mbledhur rrotull priftit e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne
fuqi rreth gjashte muaj me vone, gje qe do te cilesohet si triumf i
legalitetit. Atentatet, pabesite reciproke, merite e familjeve te medha,
mungesa e stabilitetit dhe rivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte,
sikunder kishte ndodhur me Bonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i
pushtetit do rriste autoritetin e do ta bente me te larget per lakmite
e te tjereve. Drejt ketij vendimi do ta kete shtyre edhe nje realitet
tjeter i natyres gjeopolitike: Ne perendim ai kishte nje nga mbreterite
me te shkelqyera te kohes, ate te Savojes, ne juge vendi tij kufizohej
nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri po ashtu gjendej Jugosllavia,
por edhe ne lindje kurorat bullgare e rumune mbreteronin prej qindra
vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e monarkise se fundit
ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund nje gjendjeje "anormale".
Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do te qendroje ne fronin e
Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te vitit 1939, kur vendi do
te pushtohet nga trupat e Italise fashiste. Zogu ne politike do te
bente ate qe ben cdo kryetar shtetit qe njeh mire dobesine, prapambetjen,
e mbi te gjitha nevojat e medha te nje populli qe nuk kishte nxjerre
ende nje klase politike qe te dinte te formulonte nevojat e tij. Si nje
monark i ri e dinamik, ai se pari pajisi vendin me nje Ligj Kushtetues,
me Kod Civil, Penal e Tregtar, qe edhe sot cilesohen nga me
interesantet e kohes. Por vendi nuk kishte nje borgjezi te vertete qe te
financonte nje industri per te qene. E duke mos patur ate industri e as nje
bujqesi qe te meritonte te quhej e tille, atij, mbretit, detyrimisht qe
do ti mungonin parate per te vene ne jete projektet e tij. Dhe sic
behej shume kohe para tij e sic behet edhe sot, shume kohe pas tij, ai
kerkoi borxhe e per kete trokiti te fqinja me e pasur, te mbreteria
italiane. Eshte nje kohe kur vete italianet nuk e dinin se cfare u kishte
rezervuar e nesermja, por heperhe kane mendimin se ajo de te jete e
shkelqyer. Por pak kohe me pas AZ do te jete nga te paret burra shteti qe do
ta ndjeje se ne Rome qielli po behej gjithnje e me kercenues. Mbreti
i ri i shqiptareve kishte mundur ti vinte fre banditizmit e kusarise
rrugeve malore te Shqiperise, por ndaj banditeve te rinj te Evropes
ishte i pafuqishem. Por, jo aq sa tu trembej atyre. Keshtu ai nuk iu perkul
as kerkeses per kontrollin italian te doganave shqiptare, dhe as
kerkeses per vendosjen masive te koloneve italiane etj. Shkoi edhe me tej
mbreti i shqiptareve. Per te ulur prepoderancen e Romes, nenshkroi
Marreveshje ekonomike me Greqine e Jugosllavine, gje qe i kushtoi nje
demonstrim force te trupave te Musolinit perballe portit te Durresi. Por
mbreti i shqiptareve (dhe kjo harrohet gjithmone) paralajmeroi gjerarket e
larte fashiste se trupat e tij do te hapin zjarr kunder cdo ushtari
italian qe do te vinte kemben ne token shqiptare. Roma u terhoq e kerkoi
falje duke thene se nje nepunes i Ministrise se Jashtme kishte harruar
te paraqiste kerkesen per nje vizite miqesore... Mbreteria e brishte
shqiptare rezistonte ne nje kohe kur fuqite evropiane si Franca apo Anglia
nuk po kundershtonin asnje nga manovrat politike te fashizmit e
nazizmit ne arenen nderkombetare dhe kaluan ne heshtje Marreveshjen e
Munihut, qe copetoi Cekine apo manovrat e Stalinit per aneksimin e vendeve
baltike. Harrohet shpesh se shtete shume me fuqishme nuk i rezistuan
presionit dhe u bene pjese e Aksit (shih) si Bullgaria, Hungaria,
Finlanda, Rumania etj.. Vete A. Zogu, ne fjalimin e fundit para parlamentit te
vendit jep nje fakt teper komprometues per fuqite e kohe: " Britania e
Madhe, sic ua kam shpjeguar, me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas
Hohler, bashke me Ministrin e akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet
haptazi me thane per t'u marre vesh me Italine se jeni krejtesisht te
izoluar ". Por ne te vertete, pavaresisht nga kjo atmosfere pragqameti,
ne kete periudhe Shqiperia nuk krijoi terren per krijimin e asnje
partie fashiste, ndonese nga qarqet fashiste u bene perpjekje te ethshme ne
kete drejtim. Per te kuptuar perpjekjet e tij te kesaj periudhe ne
fjalimin e lartpermendur merr vlere edhe ky paragraf: "... qysh ne Nentorin
1926 e kam kuptuar haptas qellimin e erret te Musolinit kunder
Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne ta. .. Nuk kam lene mjet pa perdorur
per sigurimin e Shqiperise, qysh ne vitin 1934. I kam propozuar
ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene edhe Shqiperia brenda. I jam
lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri Greqise e Jugosllavise, qe
kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej edhe Shqiperia." AZ.,
megjithate vazhdoi me hedhjen e themeleve per nje administrate
funksionale shqiptare, per bazat e nje arsimi modern, diskutoi mundesite e
projekteve te zhvillimit me plane pesevjecare, per fuqizimin e nje banke qe
do te lehtesonte transaksionet e brendshme e te jashtme, nxori ligje qe
synonin qyteterimin e shoqerise shqiptare, madje per kete periudhe
studiuesi R. Elsie (libri "Nje fillim dhe nje fund") thote se ka patur edhe
nje "pranvere te arte te kultures shqiptare", ku ishin te pranishme e
diskutoheshin rrymat me te ndryshme kulturore-letrare e madje edhe ato
sociologjike e filozofike. E gjitha kjo kur nderkohe, p.sh. Karoli i
II-te i Rumanise merrte frymezimin nga Roma dhe vendoste ne vend nje
diktature korporatiste. Shpenzimet e oborrit te mbreterise shqiptare kurre
nuk e kapen 2 % e buxhetit te shtetit, perqindja me e ulet midis
familjeve mbreterore evropiane. Por atij cdo dite i duhej te blinte grure,
per te shmangur zine e bukes (regjimi komunist do te vazhdoje te
importoje edhe per me shume se 30 vjet te tjera), e nganjehere, per te
mbajtur te lidhur pas vetes feudalet e pabese, ndonjerit duhej edhe ti
premtonte se do ti merrte vajzen per grua. Dhe kur kjo pune po shtyhej si
shume, ai e degjoi si kerciten mekanizmat e atentateve dhe komploteve
kunder tij. Per ate qe ndodhi me 7 prill 1939, veprimtaria e AZ. nuk
kishte lene asnje shkas ne gjysme fushen e politikes shqiptare. Kriza e
fundit me Italine ishte kapercyer nga qeveria e M. Frasherit rreth dy vjet
me pare. Katastrofa e 7 prillit, pushtimi i vendit, ishte pasoje e
zhvillimeve nderkombetare qe e tejkalonin se tepermi rolin e tij modest.
Ceshtja se po te mos kishin nderhyre aq shume italianet ne strukturat e
shtetit shqiptar, ngjarjet do te kishin marre zhvillim tjeter, ka te
ngjare te jete vetem nje menyre per te genjyer vetveten, sikunder i tille
eshte edhe mendimi se perseri do te kishin zhvillime te tjera po qe se
Zogu vete do te vihej ne krye te qendreses ne portet shqiptare. Ai, ne
kushtet e njohura, iku nga vendi. Te njejten gje pas tij beri edhe
mbreti norvegjez Hakon, sapo nuhati pushtimin e vendit nga gjermanet, ai
madje mori edhe te gjithe qeverine me vete. Pas tij rrugen per ne Londer
e mori edhe mbreteresha e Holandes, ndersa familja e Dukeshes se Madhe
te Luksemburgut gjeti nje lloj strehimi ne Portugali. Pjetri i Dyte i
Jugosllavise beri te njejten gje ne prag te pushtimit fashist, gje qe do
te shfrytezohet mire nga Tito, i cili do ta shpalle ate dezertor.
Ndersa mbreti Leopoldi i II-te i belgeve fitoi urrejtjen e popullit te tij
dhe pas L2B., vuri ne medyshje vazhdimesine e monarkise, sepse duke
ndenjur ne vend gjate pushtimit (duke mos ikur me qeverine) ai u detyrua te
nenshkruaje kapitullimin e vendit te tij e pastaj u internua ne menyren
me ordinere ne Gjermani nga Hitleri. Ne kete veshtrim marrin nje kuptim
profetik fjalet e P. Evangjelit, kryetarit te Parlamentit shqiptar, i
cili duke iu lutur mbretit te largohej tha: "... ky vendim nuk eshte
marre per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht". Po
te mos kishte ndodhur kjo shqiptaret nga ana e tyre, ne vend te varrit
te nje mbreti rob ne Itali (Gentit), do te kishim dy. Dhe asgje me
shume.