ABORTI!

S

Scorpion

Guest
Re: ABORTI!

Mendoj se asnje femer ne bote nuk deshton thjesht nga deshira per te hedhur nje femije tutje.. jo. E jam i sigurt qe cdo femer qe ka deshtuar, eshte prekur moralisht e shpirterisht e ai kujtim i hidhur do e shoqeroje per gjate gjithe egzistences.. Por ja qe fatkeqeshit jetojme ne nje bote jo te persosur, jo per momentin te pakten...
 

deax

Primus registratum
Re: ABORTI!

te kesh nje femije eshte gjeja me e bukur ne bote, por vetem nqs e deshiron vertet.

mendoj se detyrimi me kryesor qe kemi si qenie njerezore eshte te jetojme jeten tone ne menyren me te plote. te kesh nje bebe te ndryshon jeten dhe eshte vendim qe duhet marr duke patur parasysh rrethanat. mua me duken me te papergjegjshem njerezit qe kane femije dhe pastaj nuk dijne ti japin asgje.

eshte e kote te bejme moralizma qe nuk vlejne aspak kur gjendemi ne nje situate te tille, kur cfaredo vendimi qe te marresh do te te ndryshoje jeten.
 

annamaria

Primus registratum
Re: ABORTI!

Nese mendoni se per nje akt te tille kaq te perhapur, dhe deri diku te domosdoshem do te mjaftonte nje ligj per ta ndaluar, gaboheni. Edhe ne kohen e diktatures kur ka qene i ndaluar me ligj, ka pasur mjaft nena qe i jane drejtuar tjeterkujt per ta bere nje gje te tille. E pra, nuk ishin pak ato qe edhe kane humbur jeten pikerisht prej kesaj. Dhe ne ate kohe, ky quhej nje krim dhe mund te themi se kishte goxha efekte edhe pas vdekjes. Kur degjon raste te tilla, qe shume femije kane mbetur jetime pikerisht sepse nena (ne shumicen e rasteve me pelqimin e babait) eshte perpjekur qe ta pengoje ardhjen e nje krijese tjeter ne familje. Imagjinoni se cfare traume mund te kete qene per keta femije. E pervec kesaj, jo vetem humbja e nenes, por kushdo prej tyre kur ka arritur moshen madhore me siguri ka humbur edhe ate dashuri qe i ka mbetur, ate te babait. Cili prej jush do t'ia falte humbjen e nenes? A nuk do te mendonit se perse nuk mendoi ai me pare edhe per pasojat. Keshtu qe te flasesh per ndalim me ligj te abortit eshte e pavend. Me beri pershtypje pergjigja e Geshtenjezes, ne mos gaboj, nuk duhet ta ndalojme, por duhet ta parandalojme ate. E per te bere parandalimin ma merr mendja se nuk ka ndonje person sot qe nuk e di se c'do te thote. Por problemi qendron gjetiu. Ne radhe te pare, me kete perqindje te larte abortesh qe kemi ne vendin tone, nuk mund te kuptohet asgje tjeter pervec pakujdesise dhe papergjegjshmerise. Ne sensin qe edhe ketu nuk leme rast pa shfaqur se sa te afte jemi per te deleguar pergjegjesite te te tjeret. Askush nuk thote te pakten nje here te vetme ishte gabimi im......
Sa shume na duhet per ta arritur nje gje te tille? Do te isha shume e lumtur sikur te dija te percaktoja nje kfi kohor, por nuk mundem..
 

Sirena

Primus registratum
Re: ABORTI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk ekziston asnje fakt shkencor qe thote se fetusi eshte femije...nuk ka asnje ligj gje i mbron te drejtat e fetuseve, por ka ligje qe i mbrojne te drejtat e femijeve, e perderisa fetusi nuk eshte femije, atehere asnje ligj nuk e mbron ate(fetusin) nga "shkatrrimit".

[/ QUOTE ]
A cja ke futur kot fare.Ka qe cke me te ligje qe embrionin e konsiderojne femije dhe si te tille i japin te drejta ligjore.Here tjeter mos fol me kaq kompetence pa u siguruar me pare /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ala

Forumium praecox
Re: ABORTI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Atehere po nisem nga kushtet reale te miat.Une jam studente,jetoj me prinderit ,dhe pavarsisht puneve part -time ata me heqin pothuajse te gjitha shpenzimet qe kam.Shkolla do dhe pak vite te mbaroj,ndaj me duhet shume vullnet ,kohe e perkushtim qe ta perfundoj keshtu sic e kam nisur.I dashuri im pak a shume me te njejtat kushte si une.Nese do ngelesha shtatezene,me cfare do ushqeja femijen tim? Me cfare do e rrisja,me rrogen e prinderve te mi ,qe mjafton sa per te jetuar normalisht?! Me se do i blija veshjet,nderresat,panolinat,te paguaja vaksinat,doktoret,analizat etj etj .Pse kaq e lehte eshte te rrisesh nje femije? Nese do vendosja ta lindja,do hiqja perfundimisht dore nga shkolla,nga jeta qe bej,sepse do i perkushtohesha komplet femijes tim,dhe sigurisht nje dite do e bej,por kur te kem mundesite te pakten financiare per te mbajtur femijen tim sic duhet,qe nje dite te jete krenar per mua e jo te me mallkoj qe e solla ne jete.
Persa i perket faktit derisa muaj do ishte e drejte te abortoja,sa me shpejt aq me mire per mendimin tim.Cdo dite qe kalon eshte nje dite me shume tmerr per nenen qe ngrihet ne mengjes me idene qe brenda vetes po rritet nje qenie njerezore,e kshu pa asnje dyshim deri ne fund te muajit te dyte duhet te jete limiti i diteve qe vendos per te abortuar.Nuk i kam informacionet e sakta,por mesa di po kalove muajin e trete kthehet ne rrezik dhe per nenen.

[/ QUOTE ]
jam shume dakort me ty
nuk eshte aspak e lefte te rritesh femije dhe sidomos ne nje moshe fare te re.

un per vete kam paguar nje here 200$ ishte i mi apo ndonje tjetri nuk isha shume i sigurt. kisha dyshime qe me kishte shkuar me tjeter. por gjithse si ajo e kuptoi tek periodat qe i munguan dhe me trgoi shpejt ee ishte shatatzane.une si tip qe i gjej zgjidhjet shpejt e shpejt i thashe abort.
ajo u tremb. kam frike tha.ok i thashe nese do mbaje un do ti bej adn kur te lindi po doli i imi skemi rruge tjeter te martohemi bashke nese e ke me tjeter ik pirdhu nuk ma ndjen fare.
ishte momenti me i veshtire i jetes se saj nuk dinte cfare te bente po binte ne depresion te vertet.kaluan tre dite dhe nuk fliste fare asgje. per te paren here me ka ardhur vertet keq dhe bera zgjidhje te shpejt. kam nje shok infermier i tregova hallin dhe i mora narkoz, pa dijenin e te dashures ja dhash me gjumesht. e zuri gjumi me vrap tek nje gjenekolog privat qe kisha biseduar me perpara ja hoqa. kur u ngrit po thoshte me dhemb barku dhe tre dite mbrapa i ka dhimbur barku. kur i thashe se kaq ishte e hoqe femijen , nuk me besonte mbas treditesh beri testin e shtatzanise doli negativ, ajo nuk dinte se cfare te bente aq e lumtur ishte sa u hut edhe ne pune per te me shlyer paret qe kisha paguar un.
mbas kesaj medova tre gjera
shpetova nje femije qe ndoshta sdo e njifte te atin dhe do rritej me shtatqind mije llafge e tortura.
shpetova te dashuren nga depresioni.
shpetova dhe veten nga hallet qe ne kete moshe .

[/ QUOTE ]
 

ala

Forumium praecox
Re: ABORTI!

O ZOT SI KE MUNDUR TA BESH DICKA TE TILLE??????????'
ke marre guximin dhe ke i ke bere abortin pa lejen e saj?????
gjithsi eshte teper e frikshme te mendosh qe nje njeri i tille te bie per pjese,pa dashur te te ofendoj,poir te arrije deri ketu i dashuri!!!

Sdi cte them,tani kam nje vajze dhe e dua si syte e ballit.por me pare,e vetmja gje qe sdoja kurre te me ndodhte ne jete,dhe qe e perjetoja shpirterisht sapo lexoja dicka ne lidhje me te,ishte pikerisht aborti.
sapo lexoja dicka neper gazeten intervista qe ka qene atehere i vetmi burim informacioni i sakte per kte problem me ngjethej mishi,dhe me hiptenje frike e ankth i pashpjegueshem...
dhe pas disa vitesh do te me ndodhte mua nje gje e tille,sigurisht e papritur.
Isha 5javeshe dhe nje mengjes te bukur mu desh te shkoja me urgjence ne spital,pasi rrezikoja te humbja bebin tim.pas disa diteve atje e humba perfumnidmisht,pa shkak...ishte nje raume e vertete,dhe frika me e madhe per mua ishte se kihs adegjuar gjithfare gjerash per veshtiresi ne mbetjen serisht shtatzene.ka qene nje periudhe teper e veshtire,dhe tani qe e kujtoj them o zot mos e provofte njeri.eshte vertet e dhimbshme te humbesh nje femije,por nga ana tjeter kur gjendesh ne shqiperi,me ato kushte te veshtira te mentalitetit vrases e degjenerues eshte me mire nje seks i mbrojtur sesa nje dhimbje pas...
 

ciroku

Primus registratum
Re: ABORTI!

Aborti eshte nje problem pak kontrakdiktor. Nese flasim per Shqiperine ku nje pjese e mire e popullsise ende nuk e dine cfare eshte planifikimi familjar dhe ka gra qe lindin ende neper shtepira do thoja qe aborti vjen si pasoje e nje sere faktoreve dhe rrjedhimisht duket sikur eshte normale kur e kryen ate. Nese flasim per vendet e zhvilluara nuk e shoh te arsyeshme te behet aborti pasi niveli ekonomik eshte normal per te rritur nje femije, por them se jashte abortet nuk behetn per shkaqe ekonomike si ne vendin tone por per arsye te tjera. Perfundimisht mbetem e mendimit qe aborti nuk duhet bere.
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: ABORTI!

Abortin nje femer e ben sepse ka disa arsye te valide per ta hequr femine. nuk eshte se gjithcka i shkon lule dhe me qense nuk do te prishi rinine e saj e heq femijen. Nese ajo vajze nuk e ka te dashurin te vendosur per te bere nje familje... ti rrije mbrapa dhe te kujdeset per familjen... atehere ajo mendon per te ardhuren e bebit te saj. kshu qe duke mos qen e sigurte per lumturine e ardhshme te foshnjes ne te gjitha aspektet atehere eshte e lire te abortoj... keto jane gjera qe edhe llojikohen, jo vetem ndjehen!
 

nejse

Primus registratum
Re: ABORTI!

Kunder Abortit.

Prinderit e nje bebe te ardhshme, duhet te sakrifikojne ne cdo menyre ,te bejne te pamunduren per ta mbajtur ne jete. Pse duhet te vritet nje krijese e pafajshme per justifikime si:Ne nuk mundemi dot, skemi cfare bejme , ska rruge tjeter etc , etc
PSE? Apo ngaqe krijesa qe mund te sillte ne jete nuk ka goje te flase dhe te protesoje per ekzistencen e saj te privuar.
Vetem ne raste fanatizmi te familjeve te te dy paleve mendoj qe mund te ndodhin krime te tilla.
Duhet te dini qe nje femer , nqs ajo ka ne shtatezani femijen e pare dhe do ta abortoje atehere pasojat do te jene edhe me te medha sepse rrezikon qe te mos linde me femije ne jeten e saj , mund te mbetet sterile.
Nuk e perkrah ne asnje lloj menyre nje krim te tille.
 

karamel

Primus registratum
Re: ABORTI!

Nje minut: mbas perdhunimit spermatik, qeliza veze (e cila fillimisht ishte vetem nje pre-ovule) fillon frymarrjen ne menyre intensive, konsumacioni ne oksigjen rritet si gjithashtu edhe temperatura e mbrendshme, nderkohe qe tensioni dhe konduktiviteti elektrik zbresin mbi siperfaqen e saj. Sado banale mund te duket nga pikpamja strukturale kjo qelezi dhe po aq ordinere si cdo qelize tjeter te trupit, organizacioni i saj mbetet teper delikat dhe interesant; berthama e saj permban 46 chromosome (= transmetuesit e materialit gjenetik nga nje brez ne tjetrin) ku midis ketyre 23 vijne nga mami, dhe 23 te tjerat nga berthama e spermatozoidit fatlum qe arriti te hy mbrenda. Edhe pse ne fund te fundit chromosome nuk jane gje tjeter pervec se molekula kimike komplekse, jane ato qe do pergjigjen per formimin dhe krijimin e nje organizmi te ardhshem i cili deri ne kete stade mund te konsiderohet si INDIVID VIRTUAL dhe mbi te gjitha i VECANTE.

Vetem 3 ore: mbas fekondimit qeliza veze fillon ndarjet e para: nga qeliza fillestare 4 qeliza goca lindin (secila ka te berthama e vet nga 46 kromozome, te transmetuara nga qeliza mam), pastaj nga 4 do behen 8,.. 32 e kshu me radhe derisa qeliza veze merr nje pamje kompakte. Kur mbrenda saj numri i qelizave goca ka arritur deri ne 64 gjithesej, atehere veza nis rritjen dhe zmadhohet.

Nga dita e 11: perdoret termi embrion per te destinuar qelizen veze.

Ne diten e 18: fillon formimi i "le sillon neural": baza e vendosjes dhe te zhvillimit te sistemit nervor.

Mbas 3 javesh: embrioni eshte afersisht pak ne shume se nje milimeter i madh.

Javen e 5: tubi neural bashke me kolonen vertebrale jane pothuajse te kompletuara, dhe embrioni ne kete stade (afersisht 3-5 mm) ka pamje prej nje kafshe te vogel te cuditshme me bisht. Zemra e tij,ne forme tubi rref, dhe eshte e lidhur me dy arterje ne pjesen e trurit.

Javen e 6: ( rreth 6-11 mm) duken kemet dhe duret e vogla /pf/images/graemlins/smile.gif, syte, brimat e hundes, truri i zmadhuar, zemra akoma primitive,edhe buzet ne formim.

Javen e 7: (18-25 mm): embrioni fillon dhe merr pamje humane: me nje goje te plote dhe syte te hapur.Koka e tij eshte e madhe dhe trupi i vogel,ndersa duret dhe kembet kane te po njejten gjatesi.Ai ka fytyren e nje plaku te vjeter me faqe te rrudhura,dhe gjithashtu manifeston edhe reflekset e tij te para.

Mbas javes se 7 embrioni konsiderohet si foetus ai nuk eshte gje tjeter pervec se nje njeri i vogel prej 2.5 cm, i kompletuar nga ana anatomike dhe te cilit i duhet tani vetem te ushqehet dhe te zhvillohet deri ne daljen e tij.

Ne France abortimi eshte i mundeshem deri ne javen e 14 te amenorrhoeas (ndalimi i ciklit te femra)
Ne Hollade lejohet deri ne muajn e 5.
Ne Kine, Japoni dhe disa shtete ne US, abortimi mund te praktikohet edhe ne simestrin e fundit te shtatzanise.

Eshte nje nga te drejtat fondamentale te cdo njeriu te vendosi mbi trupin e tij, por personalisht e kam te veshtire ta kuptoj pse akti i abortimit gjykohet akt jo-kriminal dhe pranohet nga etika medikale, atehere qe kerkimi dhe perdorimi i qelizave te embrioneve (10 diteshe) ne Genetic Enginnering eshte rreptesisht i ndaluar dhe konsiderohet biles metode naziste!
 
G

gentjana

Guest
Re: ABORTI!

Aborti:

1) ne rradhe te pare duhet kuptuar qe ka arsye te ndryshme qe njerzit marrin vendimin final per te abortuar nje femije. (ka keq por ka edhe me keq)
2) dhe e dyta –problemi qendron shume me heret…

1) disa arsye per abortim sic jane permendur dhe me pare jane; kur jeta e nenes eshte ne rrezik, kur femra eshte perdhunuar, kur fale teknologjise se re mesojme qe femija ka ndonje difekt ose sic eshte shume e perhapur ne Kine pa perjashtuar ketu edhe vendet e tjera, kur mamija na thote –“urime ju do keni nje vajze” dhe njerzit pa e menduar dy here I drejtohen abortit; dhe sigurisht mos harroj arsyen me ‘kryesore’ –thjesht shtatzani e padeshiruar.

Sigurisht qe te tera nuk mund ti fusim ne nje thes (ka keq por ka edhe me keq). Ne e dime shume mire qe sot e kesaj dite rralle here degjojme per rastet e vecanta dhe me e perhapura eshte ajo e fundit, ne Shqiperi po flas se ketej ku jemi nuk ben lajm fare. Femrat shkojne me shpesh tek doktori per kete arsye se sa tek dentisti per te rregulluar dhembet.

Ka shume qe thone –“abort ne cdo rast”, e drejta e femres mbi cdo gje, ju nxi jeta asaj 17 vjecares e kshu me rradhe. Nuk me cudit fare qe nuk eshte dhene mendimi nga shume prej jush per deri kur te lejohet aborti. Arsyeja (ne pergjithsi flas gjithmone) eshte frika dhe egoizmi. Per shumicen qe jane ne shqiperi thone –do me vrasi baba, vllai apo edhe burri nese femijen e kane me ndonje tjeter, kurse per te tjerat qe jane kaq te liberalizuara sa qe nuk i shan njeri per asgje, gjeni pretekse te tjera –trupi im i bukur, shkolla, kariera, 1 majft e kam e kshu me rradhe.

Dhe te gjitha keto arsye ju cojne me lehtesi apo veshtiresi te merni vendimin final. Krim, vrasje thone disa –te tjeret –Jo. Perderisa nuk e shihni, eshte aty mrena nuk ju duket vrasje, packa se femija mund edhe te jete krijuar tamam.

Fakt: muskuli I pare qe krijohet eshte zemra, femija I hap syte, e thith gishtin, degjon, dallon diten nga nata shume perpara 6 muajve. Luan futboll e noton aty mrena me shume se sa kur del. Ne fillim na duket si cope mishi me dy sy por eshte thjesht I lodhur nga lindja dhe mundohet ti pershtatet abmjentit te ri.

Fakt tjeter; dikush qe e njoh ketu e lindi vajzen e saj pa i mbushur 5 muaj akoma. Ajo ndenji nen kujdesin e mjekeve ne spital per kohe te gjate pastaj ju kthye nenes ne shtepi.

Nga shqiperia e mbaj mend kur kam pas shkuar ne fshat per pushime degjuam qe kishin gjetur nje femije te porsalindur me kordonin paprere akoma, te mbuluar me dhe. Tjeter, ne lajme –ne elbasan njera e kishte lene beben e saj 2 muajshe te koshi I plehrave, kishte vdekur, ishte blu komplet. Dhe sa raste te tjera ka me…
Kur eshte limiti? Mjaft me me rrugezgjidhje te shkurtra, por merrni pergjegjsi per veprimet tuaja!
---------------
2) problemi qendron shume me heret…
Mbi te gjitha edukimi, dhe jo vetem I femrave. Nje problem I tille eshte sa I femres po aq edhe I mashkullit. meshkujt jane ekspert tashme, krenohen per numrin e femrave qe kane pas etj, por kur vjen puna te perballen me nje problem te tille –e kane nigju nje fjale abort, dhe o burra! Pa pune e madhe fort per gjendjen emocionale dhe fizike te femres. Ta respektosh, ta mbrosh, ta kuptosh –ta duash me kuptimin e plote te fjales e jote te abuzosh me te duke shfrytezuar pikat me te dobta te saj.
Dhe femrat –kurre te mos e vini veten ne nje situate te tille, sic tha edhe Dottssa, nese keni respekt per veten tuaj!
 

joetisti_

Locus omnem
Ceshtje shume delikate. Personalisht mendoj se nuk duhet t'i takoje vendimi per t'u marre dikujt per ceshtjen e dikujt tjeter. Ai person qe do ta beje e ben per veten e vet dhe i merr vete pergjegjesite. Dhe ai qe e ben e ka sigurisht nje arsye te forte qe per kete askush s'duhet ta paragjykoje. Por pranoj se te vrasesh nje krijese njerezore eshte mizori. Vetem se kujtdo mund t'i vije rasti kur do t'i duhet te marre nje vendim te tille. Se po apo jo, se mire apo keq, le t'i perkase vete personit qe do ta kete kete HALL.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Pro, pro, pro, pro! Po ajo vajza që u përdhunua kafshërisht e që mbeti shtatzanë, a ka të drejtë ajo të dështojë fëmijën? Nëse ajo e ka këtë të drejtë, përse femrat e tjera, të cilat i gjykojnë arsyet e tyre po aq të rëndësishme, të mos e kenë këtë të drejtë? Tek e fundit, për sa kohë fëmija nuk ka lindur ai ndodhet në trupin e nënës dhe ajo (nëna e mundshme) bën ç'të dojë me trupin e saj. Fëmija nuk ka lindur akoma dhe nuk ka askush të drejtë t'ja nxijë jetën atij dhe prindërve (më shpesh të jëmës) duke detyruar një lindje të padëshiruar.
Personalisht, në ksuhtet që jam, nuk e çoj nëpër mend të kërkoj apo të bie dakord me dështimin e një fëmije por, jo të gjithë janë në të njëjtat mundësi e kushte e jo të gjithë e vlerësojnë jetën njëlloj.
Së fundi, uroj mos të keni vendim të tillë për të marrë.
 

Sonia007

Papirus rex
Pro, pro, pro, pro! Po ajo vajza që u përdhunua kafshërisht e që mbeti shtatzanë, a ka të drejtë ajo të dështojë fëmijën? Nëse ajo e ka këtë të drejtë, përse femrat e tjera, të cilat i gjykojnë arsyet e tyre po aq të rëndësishme, të mos e kenë këtë të drejtë? Tek e fundit, për sa kohë fëmija nuk ka lindur ai ndodhet në trupin e nënës dhe ajo (nëna e mundshme) bën ç'të dojë me trupin e saj. Fëmija nuk ka lindur akoma dhe nuk ka askush të drejtë t'ja nxijë jetën atij dhe prindërve (më shpesh të jëmës) duke detyruar një lindje të padëshiruar.
Personalisht, në ksuhtet që jam, nuk e çoj nëpër mend të kërkoj apo të bie dakord me dështimin e një fëmije por, jo të gjithë janë në të njëjtat mundësi e kushte e jo të gjithë e vlerësojnë jetën njëlloj.
Së fundi, uroj mos të keni vendim të tillë për të marrë.
Une ne ate kuptim e them qe jam kunder,sepse nena ben cte doje me trupin e saj por a quhet me NENE ajo femer :/
 
Top