Re: ABORTI!
Aborti:
1) ne rradhe te pare duhet kuptuar qe ka arsye te ndryshme qe njerzit marrin vendimin final per te abortuar nje femije. (ka keq por ka edhe me keq)
2) dhe e dyta –problemi qendron shume me heret…
1) disa arsye per abortim sic jane permendur dhe me pare jane; kur jeta e nenes eshte ne rrezik, kur femra eshte perdhunuar, kur fale teknologjise se re mesojme qe femija ka ndonje difekt ose sic eshte shume e perhapur ne Kine pa perjashtuar ketu edhe vendet e tjera, kur mamija na thote –“urime ju do keni nje vajze” dhe njerzit pa e menduar dy here I drejtohen abortit; dhe sigurisht mos harroj arsyen me ‘kryesore’ –thjesht shtatzani e padeshiruar.
Sigurisht qe te tera nuk mund ti fusim ne nje thes (ka keq por ka edhe me keq). Ne e dime shume mire qe sot e kesaj dite rralle here degjojme per rastet e vecanta dhe me e perhapura eshte ajo e fundit, ne Shqiperi po flas se ketej ku jemi nuk ben lajm fare. Femrat shkojne me shpesh tek doktori per kete arsye se sa tek dentisti per te rregulluar dhembet.
Ka shume qe thone –“abort ne cdo rast”, e drejta e femres mbi cdo gje, ju nxi jeta asaj 17 vjecares e kshu me rradhe. Nuk me cudit fare qe nuk eshte dhene mendimi nga shume prej jush per deri kur te lejohet aborti. Arsyeja (ne pergjithsi flas gjithmone) eshte frika dhe egoizmi. Per shumicen qe jane ne shqiperi thone –do me vrasi baba, vllai apo edhe burri nese femijen e kane me ndonje tjeter, kurse per te tjerat qe jane kaq te liberalizuara sa qe nuk i shan njeri per asgje, gjeni pretekse te tjera –trupi im i bukur, shkolla, kariera, 1 majft e kam e kshu me rradhe.
Dhe te gjitha keto arsye ju cojne me lehtesi apo veshtiresi te merni vendimin final. Krim, vrasje thone disa –te tjeret –Jo. Perderisa nuk e shihni, eshte aty mrena nuk ju duket vrasje, packa se femija mund edhe te jete krijuar tamam.
Fakt: muskuli I pare qe krijohet eshte zemra, femija I hap syte, e thith gishtin, degjon, dallon diten nga nata shume perpara 6 muajve. Luan futboll e noton aty mrena me shume se sa kur del. Ne fillim na duket si cope mishi me dy sy por eshte thjesht I lodhur nga lindja dhe mundohet ti pershtatet abmjentit te ri.
Fakt tjeter; dikush qe e njoh ketu e lindi vajzen e saj pa i mbushur 5 muaj akoma. Ajo ndenji nen kujdesin e mjekeve ne spital per kohe te gjate pastaj ju kthye nenes ne shtepi.
Nga shqiperia e mbaj mend kur kam pas shkuar ne fshat per pushime degjuam qe kishin gjetur nje femije te porsalindur me kordonin paprere akoma, te mbuluar me dhe. Tjeter, ne lajme –ne elbasan njera e kishte lene beben e saj 2 muajshe te koshi I plehrave, kishte vdekur, ishte blu komplet. Dhe sa raste te tjera ka me…
Kur eshte limiti? Mjaft me me rrugezgjidhje te shkurtra, por merrni pergjegjsi per veprimet tuaja!
---------------
2) problemi qendron shume me heret…
Mbi te gjitha edukimi, dhe jo vetem I femrave. Nje problem I tille eshte sa I femres po aq edhe I mashkullit. meshkujt jane ekspert tashme, krenohen per numrin e femrave qe kane pas etj, por kur vjen puna te perballen me nje problem te tille –e kane nigju nje fjale abort, dhe o burra! Pa pune e madhe fort per gjendjen emocionale dhe fizike te femres. Ta respektosh, ta mbrosh, ta kuptosh –ta duash me kuptimin e plote te fjales e jote te abuzosh me te duke shfrytezuar pikat me te dobta te saj.
Dhe femrat –kurre te mos e vini veten ne nje situate te tille, sic tha edhe Dottssa, nese keni respekt per veten tuaj!