ABORTI!

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: ABORTI!

Ti mendon shume drejte dhe me vjen mire qe ka djem te tille si ty ne Shqiperi,qe kane mend per te mbajtur pergjegjesira mbi koke si edhe ata qe kane shkrujt me lart Hartini apo Torero Shume mire se edhe femrat ndjehen me te sigurta keshtu /pf/images/graemlins/smile.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: ABORTI!

Epo tani Dahlia, duhen pare dhe rrethanat e kushtet qe te cojne ne kete gje, gjithmone te shkojme tek me e mira, jo tek ekstremja /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: ABORTI!

Te me falesh scorpio por sbesoj se aborti do ligje kaq komplekse pasi nuk ka te beje aspak me llojin e situates por thjesht me aplikimin e nje procedure. Kush do, e ben, kush nuk do, nuk e ben. Komplekset e vendimeve i perkasin vetem pjesemarresve te aktit te kryer.

Personalisht, jam pro abortit dhe madje do e beja nqs nuk do kisha rrugezgjidhje tjeter. Pse? Arsyet jane te shumta duke filluar qe nga menyra se si do me bente te ndjehesha mu dhe efektet qe do kishte tek jeta ime (mund edhe te arrija te mos ta doja femijen deri ne nje pike per menyren se si ka influencuar mbi jeten time) si dhe tek menyra se si femija do rritej.

Mendoj se nje prinder duhet te mbaj nje femije vetem kur atehere ai ose ajo e do me te vertete dhe kur e dine se mund ta mbajne ashtu sic duhet. Por per mendimin tim me e rendesishme se gjithcka tjeter eshte deshira per ta pasur kete femije pasi kjo deshire mund te plotesoje mangesite e tjera.

Mgjth, une dua te shtroj nje pyetje. Cfare mendoni per femrat qe kane bere abort per nje arsye apo tjeter? Po ju cfare do benit po te ishit ne nje pozicion te atille (dmth keni te beni me nje shtatzani)?
 

zog

Primus registratum
Re: ABORTI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po te jap nje shembull/ Nje djale me i ri ne moshe se partnerja e vet gati 5-6 vjet e le kete te fundit sepse njohu dike tjeter. Ne momentin qe ndahen kjo vajza eshte shtatezane.Meqe eshte pak e madhe ne moshe per te bere femije dha ka pasur probleme gjinekologjike qe e re, atehere patjeter qe do ta mbaje kete femije eshte i vetmi shanc qe po i jepet ne jete.Por ky djale nuk do qe ajo te mbaje femijen sepse nuk do qe te paguaje gjithe jeten per nje femije qe e ka bere me dike qe nuk e do me.
E shikon sa egoiste jemi ne,qeniet njerezore?
Kujt i jep te drejte ti ketu?

[/ QUOTE ]

e thjeshte, vajza e ka te drejten e zgjedhjes, kurdohere, ne bark te saj zhvillohet femija, mashkulli duhet ta pyese veten perpara.
njesoj sikur puna atij qe vret e qe mbrapa behet pishmon per aktin e tij, pavaresiht nga kjo ai duhet denuar sepse duhej perpara te bente kujdes e jo mbrapa.

si dhe them qe sa i perket foshnjeve ose embrioneve, meshkujt s'duhet te kene asnje te drejte ligjore, perveç rastit kur femra eshte e paafte menderisht. vetem atehere duhet te merret parasysh deshira ose roli i mashkullit.
meshkujve fiziollogjikisht nuk i behet vone per femijen, e thelle thelle as nuk i duan ata.

ne mitollogjine greke ka plot raste kur zotat meshkuj (zeusi, etj) i hanin femijet e tyre. ndersa historia tregon se shume prijesa (agamemnon, etj) i kane bere fli, per nder te kauzes se tyre.
agamemnoni e theri vajzen e vet publikisht qe te merrte me te mire perendite si dhe te tregonte vendosmerine e tij perpara njerezve, perpara sulmit mbi trojen.
 
S

Scorpion

Guest
Re: ABORTI!

Eshte nje teme aq komplekse sa nuk i jepet ndonje zgjidhje ndonjehere.

Po jap 3 raste po jap ketu:

1- Ne shtepi hyn disa veta grabisin vrasin burrin(ose jo ,se nuk me kujtohet filmi) dhe perdhunojne gruan qe ngelet shtatzane.Mos duhet ta mbaje kete femije ajo?

2-Mjeku qe ne fillim i thote qarte qe shtatezania ka marre keq dhe lindja rrezikon jeten e nenes.

3- Femija nuk eshte normal.

Atehere si duhet te veprohet ne keto raste?????


Por nqs flasim me gjuhe ligjore ka njerez qe argumentojne se (aborti) deshtimi eshte vrasje.
 

AMANI

Primus registratum
Re: ABORTI!

Aborti:

1) ne rradhe te pare duhet kuptuar qe ka arsye te ndryshme qe njerzit marrin vendimin final per te abortuar nje femije. (ka keq por ka edhe me keq)
2) dhe e dyta –problemi qendron shume me heret…

1) disa arsye per abortim sic jane permendur dhe me pare jane; kur jeta e nenes eshte ne rrezik, kur femra eshte perdhunuar, kur fale teknologjise se re mesojme qe femija ka ndonje difekt ose sic eshte shume e perhapur ne Kine pa perjashtuar ketu edhe vendet e tjera, kur mamija na thote –“urime ju do keni nje vajze” dhe njerzit pa e menduar dy here I drejtohen abortit; dhe sigurisht mos harroj arsyen me ‘kryesore’ –thjesht shtatzani e padeshiruar.

Sigurisht qe te tera nuk mund ti fusim ne nje thes (ka keq por ka edhe me keq). Ne e dime shume mire qe sot e kesaj dite rralle here degjojme per rastet e vecanta dhe me e perhapura eshte ajo e fundit, ne Shqiperi po flas se ketej ku jemi nuk ben lajm fare. Femrat shkojne me shpesh tek doktori per kete arsye se sa tek dentisti per te rregulluar dhembet.

Ka shume qe thone –“abort ne cdo rast”, e drejta e femres mbi cdo gje, ju nxi jeta asaj 17 vjecares e kshu me rradhe. Nuk me cudit fare qe nuk eshte dhene mendimi nga shume prej jush per deri kur te lejohet aborti. Arsyeja (ne pergjithsi flas gjithmone) eshte frika dhe egoizmi. Per shumicen qe jane ne shqiperi thone –do me vrasi baba, vllai apo edhe burri nese femijen e kane me ndonje tjeter, kurse per te tjerat qe jane kaq te liberalizuara sa qe nuk i shan njeri per asgje, gjeni pretekse te tjera –trupi im i bukur, shkolla, kariera, 1 majft e kam e kshu me rradhe.

Dhe te gjitha keto arsye ju cojne me lehtesi apo veshtiresi te merni vendimin final. Krim, vrasje thone disa –te tjeret –Jo. Perderisa nuk e shihni, eshte aty mrena nuk ju duket vrasje, packa se femija mund edhe te jete krijuar tamam.

Fakt: muskuli I pare qe krijohet eshte zemra, femija I hap syte, e thith gishtin, degjon, dallon diten nga nata shume perpara 6 muajve. Luan futboll e noton aty mrena me shume se sa kur del. Ne fillim na duket si cope mishi me dy sy por eshte thjesht I lodhur nga lindja dhe mundohet ti pershtatet abmjentit te ri.

Fakt tjeter; dikush qe e njoh ketu e lindi vajzen e saj pa i mbushur 5 muaj akoma. Ajo ndenji nen kujdesin e mjekeve ne spital per kohe te gjate pastaj ju kthye nenes ne shtepi.

Nga shqiperia e mbaj mend kur kam pas shkuar ne fshat per pushime degjuam qe kishin gjetur nje femije te porsalindur me kordonin paprere akoma, te mbuluar me dhe. Tjeter, ne lajme –ne elbasan njera e kishte lene beben e saj 2 muajshe te koshi I plehrave, kishte vdekur, ishte blu komplet. Dhe sa raste te tjera ka me…
Kur eshte limiti? Mjaft me me rrugezgjidhje te shkurtra, por merrni pergjegjsi per veprimet tuaja!
---------------
2) problemi qendron shume me heret…
Mbi te gjitha edukimi, dhe jo vetem I femrave. Nje problem I tille eshte sa I femres po aq edhe I mashkullit. meshkujt jane ekspert tashme, krenohen per numrin e femrave qe kane pas etj, por kur vjen puna te perballen me nje problem te tille –e kane nigju nje fjale abort, dhe o burra! Pa pune e madhe fort per gjendjen emocionale dhe fizike te femres. Ta respektosh, ta mbrosh, ta kuptosh –ta duash me kuptimin e plote te fjales e jote te abuzosh me te duke shfrytezuar pikat me te dobta te saj.
Dhe femrat –kurre te mos e vini veten ne nje situate te tille, sic tha edhe Dottssa, nese keni respekt per veten tuaj!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

dikush e ka thene me lart dhe ndoshta postimi im po perserit pozicione tashme te njohura. Kur flitet per kesisoj temash behet fjale ne fakt per te marre nje pozicion qe ekziston dhe une mund te them se jam nga ana e atyre qe besoj se qenia njerezore eshte e tille qysh ne fazen e pare embrionale. ky eshte mendimi im i influencuar dhe nga interpretim qe nje pjese e shoqerise dhe me sakte pjesa e krishtere praktikante. Ne nje shtet laik ama besoj se ligji duhet ta parashikoj si nje gje te pranueshme ne raste te veçanta. Mbi te gjitha shteti duhet te bej politika sociale te tilla qe te arrij te kufizoj sa me shume qe te jete e mundur kete fenomen dhe jo te bej retorike boshe me ndihma qe jane te pallogaritshme.
Gjeja tjeter qe ka te beje eshte dhe niveli i shoqerise ne te cilen jeton. Ndoshta ne perendim njerezit kane kohe te dikutojne per çdo gje dhe te luftojne per ideale qe seicili i quan fisnik. Ne shumicen e vendeve te botse njerezit nuk e dine nese te nesermen do te jene akoma dhe nuk e dine nese ne darke do te çojne diçka ne shtepi. keshtu qe çdo gje duhet lexuar dhe interpretuar ne baze te rrethanave ne te cilen ndodh.
 

Prespa

Primus registratum
Re: ABORTI!

Ju niseni duke thene:Te isha une ne vendin e atij/asaj, por asnjehere ju nuk e dini si do te vepronit po t'ju ndodhte juve. Eshte ndryshe te imagjinosh situaten dhe ndryshe te ndodheni realisht ne te.Eshte shume e lehte te japim mendimet tona, por....
 

AMANI

Primus registratum
Re: ABORTI!

me ate vendim mos u perballte askush. une kam vetem nenvizuar situaten ne shqiperi dhe me habit shume fakti qe sa normale eshte bere ajo gje. qe eshte vendim i veshtire per shume te tjere edhe kjo dihet, por askund ne shkrimin tim se kam thene tamam se cfare do beja une po te isha ne ate situate...(??!!)
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

nuk eshte fjala per "te isha un ne vendin e saja" por (te pakten per sa me perkete) behet fjale per "sikur nje gje e tille te me ndodhte mua " /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: ABORTI!

Amani, ti kur thua cfare do beja une po te isha ne ate situate, e thua duke e pare nga kendveshtrimi i mashkullit apo i femres?
 

AMANI

Primus registratum
Re: ABORTI!

hahahahahaha, me shkrive fare!!!! nga cilido kendveshtrim qe ta shofesh problemi nuk duhet te jete 'une' por femija. problemi eshte qe qofsh mashkull a femer duhet te marresh pergjegjsi per veprimet e tua. Kaq! Si thua ti?
 
S

Scorpion

Guest
Re: ABORTI!

Personalisht jam kunder abortit!
Asnje jete, nuk ka te drejte te marre jeten e dikujt tjeter!
Le te mendojme se nga erdhem ne Jete?!!!
E perse duhet te shkurtojme nje Jete te re?!
Aborti = vrasje! - Ajo femer qe ben abort,eshte kriminelja numer 1!
Thjesht mendimi im! /pf/images/graemlins/smile.gif

Por perjashtoj rastet kur rrezikohet shendeti i nenes, apo eshte vertetuar qe femija qe do te linde nuk ka zhvillim normal.
 

blabla

Primus registratum
Re: ABORTI!

Nuk e di nese esht permendur qepari, por Prochoice v. Prolife debat esht siperfaqesor ne mendimin tim. As edhe nji nga grupet e interesuara nuk konsideron pyetjen themelore qe e nxit kte debat--e cila esht: Pse njerezit (femrat) detyrohen te bejne abortion...Pergjigja: sepse sexi tani per njerezit eshte kthyer ne dicka primitive si vaktet e ngrenies. Megjithese un jam prochoice per veten time, mendoj se nqs vajzat adoleshente nuk do kishin mundesine me bere abortion, athere numri i aborteve do te zvogelohej ne mase, duke qene se shumica a njerezve qe bejne abort, per arsye jo shendetesore, jan vajzat e reja, te pamartuara, etc.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Mendoj se nje prinder duhet te mbaj nje femije vetem kur atehere ai ose ajo e do me te vertete dhe kur e dine se mund ta mbajne ashtu sic duhet. Por per mendimin tim me e rendesishme se gjithcka tjeter eshte deshira per ta pasur kete femije pasi kjo deshire mund te plotesoje mangesite e tjera.

Mgjth, une dua te shtroj nje pyetje. Cfare mendoni per femrat qe kane bere abort per nje arsye apo tjeter? Po ju cfare do benit po te ishit ne nje pozicion te atille (dmth keni te beni me nje shtatzani)?

[/ QUOTE ]

Persa i perket nje cifti eshte shume e veshtire te perballen me abortin,por dhe me mbajtjen e nje femije.Mund te me thuash pak cfare mendon ti me mbajtjen e femijes kur e do ai ose ajo me te vertete?? Edhe une e dua shume nje femije,nuk kam moshen e duhur mendoj,ama e dua me te vertete.Nese nisemi nga te qenit gati me te vertete per te pasur nje femije,prinderit sjane asnjehere gati,jo njehere puna,jo nje here partneri,jo gjendja ekonomike,gjithmone do gjenden justifikime,ndaj sjam dhe aq dakort me kete qe ke cituar.

Per sa i perket mendimit qe kam per ato femra qe kane bere abort,me vjen vertete keq per to qe kane perjetuar kete traume per cfare do lloj arsye.Jam e sigurt qe e vuajne me shume se kushdo,dhe me vjen vertete shume shume keq,sepse shume prej aborteve nuk behen me deshire.Ne menyre absolute nuk i meshiroj keto njerez,mendoj qe keto femra duhen mbajtur shume prane e te mos gjykohen nga shoqeria.Nese do isha ne nje pozicion te tille sdo kisha rrugedalje tjeter duke u nisur nga kushtet vec te abortoja,ama me nje dhimbje te paimagjinueshme ne shpirt qe veshtire se do harrohej ndonjehere.
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: ABORTI!

Aborti .... Shume shume shpifese dhe pa vlere...

Aborti eshte nje mjet qe shkaterron jete dhe asnjehere nuk mund te jete i justifikueshem .. per cdo arsye qe mund te kete /pf/images/graemlins/smile.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Personalisht jam kunder abortit!
Asnje jete, nuk ka te drejte te marre jeten e dikujt tjeter!
Le te mendojme se nga erdhem ne Jete?!!!
E perse duhet te shkurtojme nje Jete te re?!
Aborti = vrasje! - Ajo femer qe ben abort,eshte kriminelja numer 1!
Thjesht mendimi im! /pf/images/graemlins/smile.gif



[/ QUOTE ]

Me keto qe shkruan ketu,bie ne kundershtim me shkrimet e tjera dhe aq me teper ,te thuash qe ai qe vret eshte kriminel eshte shume absolute dhe prekese.Mos harro qe mund te lendosh shume persona te akuzosh ne ate menyre.(keshille me teper kjo )
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: ABORTI!

Kur shkruani ne kete teme ,pls shkruani me pergjegjesi dhe me seriozitet sepse eshte goxha teme delikate dhe mund te fyeni shume persona ne kete menyre.Mond Crystal me teper te referohesha ty.Me habite.
 
S

Scorpion

Guest
Re: ABORTI!

Por perjashtoj rastet kur rrezikohet shendeti i nenes, apo eshte vertetuar qe femija qe do te linde nuk ka zhvillim normal.


Lexoje dhe kete Lips, e disa shkrime te tjera me pare e pastaj me komento /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top