Re: ABORTI!
Ceshtja eshte delikate, nuk mund te zgjidhet vetem me nje "po" te thjeshte ose me nje "jo" te thjeshte. Une jam nga ata persona qe jane per te drejten e zgjedhjes, por nuk duhet harruar se liria pa mase te ben dem.
Nuk kam deshire ti fus gjerat ne rrethe virtuoze, por ajo c'ka na ngel per te bere, eshte arsimi i njerezve ne menyre te tille qe ato te jene ne nje nivel te tille te marrjes se vendimeve sa me te sakta, sesa psh ta ndalojme abortin me ligj, duke e quajtur rritjen e tij si rritje kriminalitetit me ligj dhe nga krahu tjeter te behemi vete kriminele duke detyruar femrat te abortojne jashte klinikave me menyra mesjetare.
Aborti nuk mund te ndalohet apo te lejohet me ligj. Nqs do te behet nje i tille atehere ai duhet te parashtroje ne menyre specifike rastet, duke filluar qe nga 1. aborti prej shtatzanise qe vjen si pasoje e perdhunimit, duke vazhduar me pas tek 2. aborti si pasoje e gjendjes ekonomike, duke kaluar tek 3. aborti si pasoje e keqformimit te femijes. Ndryshe do te arsyetoja tek i pari dhe ndryshe tek i dyti. Pra, duhet nje ligj kompleks, i cili i merr rastet nje per nje sepse edhe ceshtja eshte me te vertete delikate sic eshte jeta dhe asnjeri nga ne nuk mund te marri rolin e gjykatesit suprem.
Dicka qe doja te prekja eshte fakti se nuk jam dakort me llogjiken e marrjes se vendimit vetem nga nena. Ne fund te fundit nena eshte personi qe ka sjelle femijen ne jete, por te mos harrojme se nuk e beri vetem.
Une keshtu e mendoj /pf/images/graemlins/smile.gif