A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

vlera

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

Larg shtepise je dy here i huaj.

Te jetosh ne nje vend te huaj me nje gjuhe dhe kultur te ndryshme nga e jotja, me nje mentalitet krejt tjeter, normalisht qe je i huaj ndihesh i huaj.
Dhe pamundesia qe nuk mund te jesh ne vendlidje sa here qe ti te duash te takohesh me aferm dhe me shoqeri, te bene te huaj apo mysafire, apo i perkohshem.
Kur nuk je ne rrjedha kur nuk e di se cfare be dje e cfare behet tani ne keto momente, kur del dhe ralle shef ndonje njeri qe e njef, normalisht qe je nje i huaj.
Ky eshte mallkimi i te gjithe atyre qe jetojne jashte atdheut te tyre: pra jane dy here te huaj, apo me mend diku tjeter e me trup diku tjeter sic thote edhe nje fjale e urte popullore, apo te kujtosh me nostalgji vendin tende vitet e bukura qe ke kaluar atje.
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

100 % i huaj !!! Gjerat ... qe nga 90-ta ... kane ndryshuar shume .... me shume sesa duhet biles ... po per keq !!!
 

nel

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

nje gje eshte e sigurt, qe sa here qe kthehem ne shqiperi nuk e gjej me veten si perpara ne ate mjedis. Edhe kur flas me njerezit ndonejhre me duket sikur mendimet tona vetem perplasen tere kohes...Pervec kesaj eci rrugeve, e nuk njoh me asnjeri. Me merr malli te pershendes njerezit rrugeve apo te ndaloj here pas here e te bej muhabet me nerjezit qe takoj, por kjo nuk ndodh me...
 

largesi

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

Vetem nje gje eshte e sigurte dashuria per vendin tim nuk shuhet kurre,dhe a ndihem e huaj kur shkoj ne Shqiperi ajo varet nga ambjenti dhe njerezit qe ke andej,nese je larguar me kohe nga Shqiperia dhe i ke harruar te gjithe dhe kur shkon atje s'njeh njeri, patjeter qe do ndjehesh i huaj,ama nese ke se me ke te rrish dhe te kalosh kohen nuk ke pse te ndihesh i huaj.
Shqiperia me sjell qetesi shpirterore dhe jo te ndihem e huaj!
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

Edhe une jam shume konfuz qe do te kthehem tani ne Shqiperi. Po jo per keq aman. Kjo mbase ndodh per faktin se kam filluar te integrohem shume ne jeten e ketushme (ku une jetoj) dhe do te me duhet kohe te marr veten ne Shqiperi.
:shrug: :thumbsup: :angel: :confused: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eis

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

Ahhh vetem te shkoj njehere se pastaj do ju tregoj.Ju qe nuk doni me shku hidhni pak ndihme humanitare ketej nga ne se e cmojme shume.
Kalofshi mire!
 

Dani83

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

edhe mua me ndodh dicka e ngjashme.. ndoshta jo i huaj por me revoltojne disa sjellje tonat ne shqiperi.. kjo me ben te ndjehem jo plotesisht i sintonizuar.

per ata qe kane shume vite jashte Shqiperise sigurisht qe do ta kene paksa te veshtire te rihyjne ne shoqerine shqiptare..
plage e rende eshte per ata qe shkojne qe te vegjel.. dhe nuk i konsiderojne as plotesisht shqiptar dhe as te vendit ku rriten..
kjo kontribuon ne formimin e getove me problemet e tyre te krizes se identitetit.


(nje nga pengjet e egzekutuara ne Irak ishte nje irakien qe jetonte prej vitesh ne Itali..
tashme edhe nenshtetas italian, me pashaporte dhe i martuar me italiane.
Rrembimi dhe egzekutimi i tij per çudi nuk beri buje sikurse ndodh per italianet e tjere..
Qeveria Italiane e quante irakien kurse pengmarresit italian..)
/pf/images/graemlins/confused.gif
 

aida85

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

Kisha dashte me shku ne Shqiperi i here pastaj me e pa si ndihem se u thava per ate Shkoder!!!!
 

eli

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

Po.

Sepse te kerkojne leke, m'falni euro /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Leshatuku

Primus registratum
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

po per ate se une jetoj ne shekullin XXI e Shqiperia ende i takon shekullit XVIII ne krahasim me Berlinin e Wienen apo Romen
 
H

harap

Guest
Re: A ndihesh si i huaj kur kthehesh ne shqiperi dhe perse?

Sjam ndjere kurre.gjithmone e kisha me qejf
 

ana karenina

Primus registratum
A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

Asnjehere. Ndjehem e shushatur javen e pare po pastaj me kalon. Se c'ka dicka ne pisllikun e ajrit qe e ben ate te rende e kur marr fryme me mbushen mushkerite si askund tjeter, nje frymemarrje e thelle qe me ushqen gjithe qelizat.

Tamam tamam ndjehem ndryshe, duhet te mesohem, po jo si nje i huaj qe duhet te mesoje nga A'ja tek Zh'ja. Une e nis te pershtaturit nga shkronja ku e lashe heren e fundit para se te ikja.
 

GRiZhLa

Primus registratum
Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

E huaj? Kurre!

Ndjehem 'ndryshe' (s'gjej fjalen e duhur ta pershkruj), nje sensacion qe provon ditet e para, ditet e interrogatorit (lol)
-('si te duket jeta atje, sa paske ndryshu, si paske ba kte/ate, ca t'pelqen-ca s'te pelqen, adoptimi...etc)

Te shofin njerezit atje me nje sy te madh, sikur 'kthimi' do jete nje 'transformim global' por pas rehabilitimit cdo gje kthehet ne normalitet.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

ndihem jo ne linje me te tjeret.megjithate kjo eshte larg nga te ndjehurit e huaj.nuk ndihem dot e huaj sepse,kur jam atje,kam te bej me nje vend dhe me nje realitet shoqeror e kulturor qe e njoh mjaft mire e sado "ndryshe" te jem une prapseprap e ndjej qe i perkas e me perket.nuk di si ta shpjegoj ne menyre tjeter.
 
S

Scorpion

Guest
Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

Ndihem njeriu me i lumtur /pf/images/graemlins/smile.gif
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

Sme ka ndoshur ndonjehere .. sepse nuk jam kthyher ndonjehere por besoj se patjeter do ndihesh i vetmuar... Malli per atdheun eshte shume i madh kur e perjeton ate ... por me keto kushte qe jane dhe atje tani ....

Cudia me e madhe 3 dite zgjat ... Sa per te takuar ato familjare dhe te aferm dhe sigurisht shoqerine nqs nuk te kane harruar ... Se kam idene se si do shkoje vetem shpresoj qe te mos pendohem per ato 1200 Dollare bilete qe do shpenzoj.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

mjafton çmallja me familjen per te mos u penduar /pf/images/graemlins/smile.gif
by the way,seriali vizatimor ne avatarin tend me ka pas pelqyer shume kur kam qene ne vit te paregjimnaz. /pf/images/graemlins/wub.gif
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

e di prandaj e kam zgjedhur historia dashurise ..... /pf/images/graemlins/smile.gif

Rosana .... Nje vajze si ajo du ne jeten time por kuptohet se te tilla jane vec trillimet dhe jo realiteti...

ai eshte i hidhur dhe duhet pranuar sic vjen.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?

Ajo periudha pyetjeve , lol, eshte aq lodhese, duhet me pergatit nofullat dhe mendjen per seanca te gjata .......
opsss fakti qe po shkruj ke kjo tema tregon qe ka filluar te me marre malli , e di po me lindi ideja skam per ti rezistu dot , ceshtje muajsh mbetet ......
 
Top