Re: A ndihesh i huaj kur kthehesh ne Shqiperi?
U be tashme gati 1 vit qe ne tirane nuk ka ndryshuar asgje, ka vetem pluhur dhe balte, projekte te mbetura ne gjysem te punes. Sot ne tirane vetem nje gje degjon POLITIKE te thuash ti se shqiptareve nuk u duhet as te hane as te punojne, vetem te rrine ne kafene e te degjojne ctha Berisha dhe si ia ktheu Rama.... Per mua eshte kthyer ne nje situate acaruese, e perse te shkosh atje? Ne te gjitheve na merr malli per shqiperine por shqiperia jone nuk eshte ne gjendje te mirepresi bijte e saj qe ndodhen larg se eshte e lidhur kembe e duar nga politikanet e papergjegjshem qe shofin vetem si te pasurohen dhe harrojne se po denojne nje popull te tere. Prandaj dhe kur iki ne Tirane shkoj direkte ne shtepi dhe nuk dua as te degjoj, as te shof asnje gje qe me rrethon. Tirana eshte kthyer si ne kohen e Haxhi Qamilit, duan pushtetin e sulltaneve.
Nqs vazhdojne keshtu nje 97 tjeter na pret. /pf/images/graemlins/smash.gif