Poezi

tropojanja

Çike Malsie
Ecte koha, unë dhe ti...
Dorë për dorë në udh' të jetës...
Rreth e qark veç dashuri...
Por shumë larg ndaj së vërtetës...

LIKE LIKE!! :)
Ka dhe kështu kjo bota jonë...
Më shumë se koha asgjë nuk zgjat...
Mbas një ''afati'' çdo gjë mbaron...
Veç në kujtime nuk gjen ''afat''...!
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk di cfar te bej me ty


Fillim i mbar
por ne fund i vrar
dashuri e papar
po prap te ndar!!!

duhemi kshtu se paku mendojm
me gjelozi a thua vall ku do shkojm
npole tkunderta jetojm
por smund te jemi tqet ku njeri tjetrit i mungojm

kur te kam pran perlahëmi
puthëmi ledhatohëmi por ne fund shahëmi
vrapoi nga dera ik me lot
provon t’me harrosh por lodhesh kot

harron se per ty ska tjeter
dashuria kurr s’behet e vjeter
kah te shkojsh gjithmon me kujton
dhe telefonin nga dora se leshon

kur me sheh me shoqe mbushesh meri
po gjelozia s’ka vend nese per mua ndjen dashuri
harron se edhe un te dua prandaj ste tradhtoj
por smundem ne qdo qast ket ta kujtoj
me ty a pa ty nuk ndjehem rehat.
 

Hektor12

Locus omnem
Kah po të shpien udhët ?


Kah po të shpien udhët ?
U heshtën fjalët; më nuk flasim, dremis në melodin e nji kange
që i thot të gjitha.

Flatroj në krahët e saj te enderr’t
gjithandej kah do të doje të isha.
E po të ndjek,

do e kudo që me shpien flatrimet,
kah unë po thurr nji anderr meridiane .
Por sërish e sërish,
po më k’puten fije t’mëndafshta,
e po më shthuren
para vështrimit tënd të perhumbun.

- Kah po të shpien udhët ?
- I dashuri im, kah po të bien petale shprese?
O i vojtuni im !

Nga veriu në jugë, rrahin udhet pa mua,
dete e bjeshkë shpupuris,
dhe gjej gjurmët e njoma te ditve të blerta.

Nuk asht hovi, jo .
Asht vrulli ai që i shemb të gjitha muret;
beso,lutu e beso,se mu aty lind mrekullia.

…Je lodhur.
Je lodhur për vehte, por tani vazhdo për mua,
jam fundi i labirinthit tënd, ne fund te territ.jam drita
dhe aty,oh aty të piqemi dua!
Aty si pranveren po te pres.
 

Hektor12

Locus omnem
Melodi

download-150x150.jpg


Ti , tejçon sembim në shpirtin tim
më deh me fjalë me nota muzikore
nga do-ja të si-ja thurën
të thëna e të pathëna fjalë
Ti nën ritmin muzikor
pakuptimsisht të dërgon në të panjohurën mendim
mendim çmendurak apo i trisht
kjo per ty s’ka më rëndësi

Sa keq!
Doja të të takoja
Të të pyesja
24 orë me ty të flisja
Se egër më sillesh
Në Lucifer më dërgon
E me përdallosje në qiell të shtatë po prapë më çon
 

Hektor12

Locus omnem
Edhe boten te ma falin une prap do vuaj
Kur e di se dora jote mban unaz te huaj
I kujtoj buzet e tua dhe pyes veten
A me genjeve ti apo genjeva veten
Shko jeto larg meje edhe pse te dua
Un s’isha per ty dhe ti s’ishe per mua
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk dua të të prishet grimi i buzëqeshjes virtuale
Në krahëror kur përeken hemisferat afshërore
Yllësinë barte si mallëngjim i amshueshëm
Nostalgjinë si remnishencë jetësore

Ndreq grimin edhe pas dozës së parë të ekstazës
Përmendu se në një fluturim
Me grimca imazhesh do të bëjë ikonën
Mos më len të thyhem të copëzohem si pasqyrë

Hepohem duke kërcyer atë vals
Aureolë ndjenjash në ekuinoks celebrimi
Najadë bëhu e fortë dhe svilo prajshëm
Kulmo në jehonë po deshe shkunde dhe amshimin
 

Hektor12

Locus omnem
Jeto per te dashuruar!



Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar!
Duhet t’u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa kemi frymë, gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër,


lind arsyeja më e fortë
kundër së cilës jemi të detyruar të luftojmë
me gjithë forcat e brendësisë!
Duhet t’u themi se ka mundësi të zgjedhësh

ndërmjet dashurisë dhe dështimit, sepse
po e le të ikë dashuria e ke lënë të ikë vetë jeta!
Ka një tokë të të gjallëve dhe
një tokë të të vdekurve,
ura lidhëse është dashuria!
Ajo është e vetmja mbijetesë,
e vetmja domethënie!
 

Hektor12

Locus omnem
Si Ndihem Pa Ty



Ku me ike ku humbe ku u trete

një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet
Se di c’me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.
S’e di se c’ndjen kur me ke prane
Kur të dy vetëm rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im

S’e di a e ndjen shpirtin tim ?!
S’e di c’mendim ke ti për mua
Kur të shtrengoj por s’them të dua
Kur them se vdes për buzet e tua
S’e di a me beson ti mua?
S’e di c’do të ndodhë me ne të dy
Sikur të mos jem me me ty
Sikur kjo ender të ndalet një ditë
S’e di a do të shoh me o drite?
S’e di pa ty çdo bëj o yll
Pa ty kjo botë me duket një pyll
Pa ty kjo botë s’do këtë kuptim
S’e di o fiksim i trurit tim.
S’e di valle a do të duroj
Pa e puthur me atë goje
Pa e prekur me atë dorë
S’e di a do ndjej me nxehte a bore.
S’e di sa gjatë do të vazhdoje
Por di sa shumë të dëshiroj
E di sa shumë ti me gezon
Kur pak vëmendje me kushton.
E ndjej se shumë do të të dua
Sa kohe këto buze do me puthin mua
Sa kohe që zemra do t’me punoje
Emrin tënd do të kem ne goje.
S’e di sa shumë do të zgjase kjo jetë
S’di si do shkoje ne të vërtetë
Por diçka di me siguri
Mendova se isha drita jote ne erresire
Gezimi jot ne trishtim
Zjarri jot ne grice
mengova gabim e di
me the vet ti,e pash
me fal shum për bezdisjen
nëse të thash se je airi im
jeta ime shpirti im
gjysma ime që sjetoj dot paty
por un jetoj dhe pa ty mos ke frikë
crendesi ka nëse jeta ime është shkretire
nëse shpirti sme buzeqesh
nëse dhimbja me trete
rëndësi ka që jetoj dhe pa ty
mos ne buzeqeshje ne trishtim
Po shkoj me the
dhe dy pika loti t’nrine ne sy!
Po shkoj me the
atje ku malli do t’me trete për ty!
Do shkosh të thash
po un cfar të t’jap si kujtim?
Para se t’nisesh
trete n’zemër mallin tim!
Sa herë që shuhet 1 yll ne qiell
2 pika loti m’ndrijn ne sy!
Ne shpirtin tim nuk ka me diell
por ka veç mall, veç mall për Ty
 

Hektor12

Locus omnem
Shpirt me mungon



Shpirt me mungon
akoma dhe
sot te kujtoj shpirti im po
vajton se ska pran dashurin qe kerkon
larg je kete e di
dhe ndoshta me ke
harruar pergjithnji
por un akoma te mendoj.
 

Hektor12

Locus omnem
Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
 

Hektor12

Locus omnem
Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
 

Hektor12

Locus omnem
Shembja e nje nate dashurie:

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
 

Mystique

Larg
U dashurova me një grua pothuajse të bukur,
Ajo është herë-herë pothuajse e çuditshme!
I pëlqen sidomos shtëpia e muzgut,
Ku gjithçka është pothuajse lunatike!
U dashurova me një grua pothuajse të këndshme,
Ajo është herë-herë pothuajse e pazakonshme!
Është e pa arsye po unë,pikërisht për këtë,
E kam ngritur kasollen në pyllin e saj të flokëve!
U dashurova me një grua pothuajse të rrallë,
Ajo është herë-herë pothuajse e pakuptimtë!
Njëlloj si unë që jam kjo re e bardhë,
Që e mbështjell të gjithën se s’dua të më ikë!

Skender Rusi
 

Hektor12

Locus omnem
Do të kthehem

Do të kthehem.
E kujtoj ende tragetin që la bregun.
Ti qeshje dhe lotët me shami i thaje fsheht.
Si do të mundem unë nje vit pa ty?
Pritmë, shkruam, koha kalon shpejt.

Do të kthehem.
Sa ika, ngjaj me një artikull
Rrethuar me vetmi.
Tani edhe një çast më duket shekull
Do të kthehem, do t’më kesh, tek ty do të vi.

Qenka vështirë të mbetesh vetëm.
Do të kthehem,
Se vetëm ti je jeta ime.
Dua ta jetojë,
Nuk kam jetë tjetër.
 

Hektor12

Locus omnem
Kërkoj ndjes’

Kam nevojë që sot të shprehem
Dhomën plotë, ta mbush me fjalë,
Si prift, murit ti rëfehem
E në fund ti them, më fal !

Do t’shplodh shpirtin e rënduar
Ti dëgjomë me imtësi
Heshtja ime ka filluar
Të t’tregoj një histori.!

Natë dhjetori.! I ftohtë i hidhur
Në acar tërhiqja zvarr
Shiprtin tim, duke u dridhur
Edhe zemrën në “litarë”.

Për një gjest, një fjalë të bukur..
Për një “mos”që gjë s’kushton
N’egoizëm thellë i strukur
Përtej hundës nuk shikon..!

Ajo iku!.Unë vështroja..
Kthehu kokën me ngadalë
Pse nuk renda t’a ndaloja !?
E në gjunjë t’i them më fal.!

Edhe kurr s’i thash cfarë ndjeja
Egoizmi s’më lëshonte
Mënyrë s’gjeta ta gënjeja,
Kërkoj ndjes, në mur unë sonte.!
******************************************

Bledi Ylli
@Kur shpirti flet
 

Mystique

Larg
IDENTITETI I NENKUPTUAR I VETMISE

Do vijë një tjetër. Gjithnjë vjen një tjetër.
Një tjetër e lyer me një tjetër bojë.
Të tjerat janë aq shumë kësaj bote të vjetër,
sa kanë filluar të më duken të gjitha njëlloj.

Një ditë i lodhur nga ikjeardhjet e tyre
kokën do të mbështes mbi të fundit “tjetër”
dhe po atë ditë hidhurazi do të besoj
se një jastëk vlen më shumë se njëmijë shtretër…

Artan Gjyzel Hasani
 
Top